spot_img
E martë, 5 Maj, 2026
16:31
Home Blog Page 1783

Hovenier-Kurtit: Bashkëpunimi i ngushtë hap rrugën për ndihmën e SHBA-së ndaj Kosovës

0

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka njoftuar se sot ka zhvilluar takimin lamtumirës edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Image

Hovenier ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar dhe për progresin e Kosovës përgjatë mandatit të tij si ambasador dhe për nevojën e bashkëpunimit të ngushtë, bashkëpunim i cili do t’i mundësonte SHBA-së që të në mënyrë me efikase të lobojë që Kosova të marrë vendin e merituar në strukturat evropiane dhe euro-atlantike.

Image

“Ne diskutuam përparimin e Kosovës gjatë mandatit tim dhe bashkëpunimin e ngushtë që do t’i mundësonte Shteteve të Bashkuara të avokojnë në mënyrë më efektive që Kosova të zërë vendin e saj të merituar në strukturat evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Hovenier.

U gënjye nga prindërit për Babagjyshin, letra e vajzës bën gjiron e botës

0

Një vajzë 8-vjeçare nga Arizona ka shkruar një letër plot zemërim për prindërit e saj pasi zbuloi të vërtetën për Babagjyshin dhe për Krishtlindjet.

Pas një diskutimi në shkollë, kur një bashkëmoshatar i tha se Babagjyshi dhe Elfët nuk ishin të vërtetë, ajo u ndje e tradhtuar dhe kërkoi të dinte nga prindërit e saj nëse kjo gjë ishte e vërtetë.

Ata, të gjendur përballë kësaj situate, i zbuluan të vërtetën, por vajza, e zemëruar, i akuzoi ata si gënjeshtarë dhe e quajti një tradhti të madhe.

Letra e saj, e cila është shpërndarë në Reddit, u bë shumë virale për sinqeritetin dhe gjithçka që ajo shprehte aty.

Ajo shkroi:

Më keni gënjyer për tetë vjet! Nuk mund t’ju fal!

Duke i quajtur prindërit “shkatërrues të ëndrrave” dhe “tradhtarë”.

Pjesa më e rëndësishme e letrës ishte kur ajo shprehu hidhërimin dhe dhimbjen e saj, duke e mbyllur me një mesazh të ashpër:

P.S. Kurrë mos falni një gënjeshtar dhe një tradhtar.

Megjithatë, ndonëse disa përdorues të Reddit dyshuan për autenticitetin e letrës dhe menduan se mund të ishte një shpikje për të tërhequr vëmendje, prindërit e vajzës i hodhën poshtë këto akuza.

Ata e pranuan se ishte një moment i vështirë për vajzën, por gjithashtu e konsideruan këtë shprehje të forcës dhe sinqeritetit si një shenjë të mrekullueshme të aftësisë së saj për të shprehur emocionet.

Prindërit e saj po e ruajnë këtë letër për t’ia treguar kur të rritet, si një kujtim të një momenti që e ka ndryshuar të gjithë perceptimin e saj për festat dhe traditat e familjes.

“Enciklopedia shqiptare”, mbyllen punimet 3-ditore të redaksive Shqipëri-Kosovë

0

Qendra e Botimeve Enciklopedike Albanologjike (QBEA), në bashkëpunim me redaksitë vendore Tiranë-Prishtinë, organizoi takimet e dakordësuara mes drejtuesve të redaksive vendore gjegjëse dhe redaktorëve përgjegjës të disa redaksive.

Këto takime, me redaksitë e 8 grupeve të fushave, ishin pjesë e fazës përmbyllëse për finalizimin e punës me Fjalësin e bashkuar.

Në këto takime morën pjesë 32 përfaqësues të redaksive vendore, drejtuesit e redaksive dhe, aty ku ishte e nevojshme, morën pjesë edhe disa prej anëtarëve të redaksive të fushave (redaksia Mesjeta, Bizanti, Periudha osmane dhe Rilindja; redaksia e Arteve Skenike, Pamore dhe Multimediale) apo anëtarë të redaksisë vendore (Lashtësia).

Raundi i parë i këtyre takimeve bëri bashkë për 3 ditë, 8 redaksi, të cilat kishin ende problematika dhe çështje për të dakordësuar mes tyre.

Takimet u drejtuan nga akademiku Mehmet Kraja, njëherazi drejtues i redaksisë vendore Prishtinë, dhe zëvendëskryeredaktor i projektit Enciklopedia shqiptare, akad. Vasil Tole dhe dr. Arian Leka, drejtues i QBEA-së dhe anëtar i redaksisë vendore Tiranë.

Në fund u dhanë udhëzimet përkatëse që të gjitha redaksitë të plotësojnë me shënime sqaruese artikujt e propozuar, aty ku artikulli shfaqet jo i plotë, duke dhënë shpjegime mbi argumentin se çfarë përfaqëson artikulli i propozuar pse duhet të jetë artikull më vete apo përmbledhës në enciklopedi.

U dakordësua në parim që të ketë një tjetër raund takimesh në janar për redaksitë e Gjuhësisë/Albanologji, Arsimimit, Sistemet politike, Historisë ushtarake, Ekonomisë, disa redaksi të shkencave natyrore dhe shkencave ekzakte, përfshi këtu saktësimet përfundimtare re propozimet e ardhura nga redaksia e posaçme e Maqedonisë së Veriut, drejtuar nga prof. Aziz Pollozhani dhe prof. Valbona Toska.

U vendos që afati i dorëzimit të Fjalësit të jetë jo më vonë se 15 janari 2025. Versioni i Fjalësit të dorëzuar të jetë përfundimtar: i konverguar, i integruar dhe i njësuar.

Hartimi i “Enciklopedisë shqiptare” është një projekt i përbashkët i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, i mbështetur dhe bashkëfinancuar nga qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës. Ajo është konceptuar si një tërësi njësish enciklopedike me rreth 300 artikuj të mëdhenj; 2000 artikuj të mesëm; 7000 artikuj të vegjël e rreth 600 artikuj përmbledhës. /atsh

Muzika na ndihmon që të ndryshojmë mënyrën se si ne kujtojmë ngjarjet e caktuara

0

Njerëzit shpesh i mendojnë këto kujtime muzikore si “fragmente të fiksuara” të së kaluarës, por hulumtimi i fundit i kryer nga Jiren Ren, një studiues psikologjie në Institutin e Teknologjisë në Georgia dhe kolegët e tij, ka treguar se dëgjimi i këngëve jo vetëm që mund të shkaktojë kujtime, por edhe për të ndryshuar mënyrën se si njerëzit i kujtojnë ato.

Mentori i Wren, Thackery Brown, dhe studiuesit e Universitetit të Kolorados, Sofia Mehdizadeh dhe Grace Leslie gjithashtu morën pjesë në studim, i cili analizoi lidhjen midis muzikës, emocioneve dhe kujtesës.

Ata projektuan një eksperiment tre-ditor për të testuar hipotezën e tyre. Në ditën e parë të studimit, pjesëmarrësit u ngarkuan të mësonin përmendësh një seri tregimesh të shkurtra, emocionalisht neutrale.

Të nesërmen, ata i kujtuan ato histori duke dëgjuar muzikë pozitive ose negative ose duke qëndruar ulur në heshtje.

Ditën e tretë dhe të fundit ata duhej të kujtonin përsëri historitë, por këtë herë pa muzikë.

Duke bërë këtë, shkencëtarët monitoruan vazhdimisht aktivitetin e tyre të trurit me ndihmën e rezonancës magnetike funksionale, e cila regjistroi furnizimin me gjak në pjesë të caktuara të trurit.

Doli se pjesëmarrësit që dëgjonin muzikë emocionale ndërsa kujtonin histori neutrale kishin më shumë gjasa të shtonin elemente emocionale në histori.

Një gjetje tjetër ishte se të gjithë pjesëmarrësit e studimit që dëgjuan muzikë kishin aktivitet të shtuar në amigdalë dhe hipokampus, pjesët e trurit përgjegjës për emocionet, të mësuarit dhe kujtesën.

“Aktivizimi nervor i ndryshuar” u regjistrua edhe kur kujtonin histori të shoqëruara me muzikë, ndryshe nga pjesëmarrësit që rrinin në heshtje.

Me fjalë të tjera, muzika është gjetur të ketë aftësinë për të futur detaje emocionale në kujtime që nuk ishin domosdoshmërisht të pranishme kur ndodhi ngjarja.

Në një kolonë të publikuar në faqen e internetit Conversation, Wren vë në dukje se zbulimi ka “implikime emocionuese për jetën e përditshme dhe mjekësinë”, duke treguar potencial veçanërisht në trajtimin e depresionit dhe PTSD, por pranon se nevojiten më shumë kërkime.

Rasti “Toka”, lirohet Azem Syla

0

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim ndaj Azem Sylës dhe 17 të akuzuarve tjerë në rastin “Toka”. Ish-deputeti Syla, Gazmend Gashi, Avni Maxhuni, Elheme Uka, Lumnije Sopjani, Nyrtene Brajshori, Sami Maqedonci, Ndue Palushi dhe Ramadan Mavraj, u liruan nga akuzat.

Ndërsa, Shaban Syla, Shpresim Uka, Lubisha Vujoviq, Ilaz Syla, Arton Vila, Ramadan Uka, Avdurrahman Brajshori, Sabedin Haxhiu dhe Vidosav Novakoviq, u dënuan me 39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë (së bashku).

Aktgjykimi u shpall të enjten nga kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti.

Në këtë rast, të akuzuar janë: Azem Syla, Shaban Syla, Arton Vila, Shpresim Uka, Ramadan Uka, Avdurrahman Brajshori, Gazmend Gashi, Lubisha Vujoviq, Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Elhame Uka, Lumnije Sopjani, Nyrtene Brajshori, Sami Maqedonci, Ndue Palushi, Ramadan Mavraj, Ilaz Syla dhe Vidosav Novakoviq.

Sipas aktgjykimit, është vërtetuar tjetërsimi i pronave për disa të pandehur, ndërsa për disa të tjerë nuk është arritur të vërtetohet një gjë e tillë.

Azem Syla dhe Gazmend Gashi u liruan nga akuza për krim të organizuar dhe mashtrim. Po ashtu, Azem Syla, Shpresim Uka dhe Gazmend Uka lirohen nga akuza për shtytje në vepër penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Shaban Syla u shpall fajtor për krim të organizuar, legalizim të përmbajtjes së rreme, mashtrim dhe pastrim të parave në vazhdimësi, duke u dënuar me 7 vite burgim dhe 50 mijë euro gjobë.

I akuzuari Shpresim Uka u shpall fajtor për krim të oganizuar, legalizim të përmbajtjes së rreme, mashtrim dhe pastrim të parave në bashkëkryerje, ku u dënua me 7 vite burgim dhe 50 mijë euro gjobë.

I akuzuari Lubisha Vujoviq u shpall fajtor për krim të organizuar, mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme dhe u dënua me 4 vite burgim dhe 20 mijë euro gjobë.

Për të akuzuarin Ndue Palushi është hudhur aktakuza për legalizim të përmbajtjes së rreme, për shkak se ka arritur parashkrimi.

Kurse, i akuzuari Ilaz Syla u shpall fajtor për pikat 23 dhe 24 të aktakuzës për pastrim të parave, mashtrim dhe krim të organizuar, dhe u dënua me 3 vite burgim dhe 10 mijë euro gjobë.

I akuzuari Arton Vila u shpall fajtor për krim të organizuar dhe pastrim të parave, u dënua me 5 vite burgim dhe 40 mijë euro gjobë.

Kurse, Ramadan Uka u shpall fajtor për krim të organizuar, mashtrim, pastrim të parave në bashkëkryerje, duke u dënuar me 5 vite burgim dhe 40 mijë euro gjobë.

Në anën tjetër, Abdurrahman Brajshori u shpall fajtor për krim të organizuar, mashtrim dhe pastrim të parave dhe u dënua me 3 vite burgim dhe 30 mijë euro gjobë.

I akuzuari Sabedin Haxhiu u shpall fajtor për shpërdorim të pozitës zyrtare, kurse u lirua nga akuza për marrje ryshfeti në vazhdimësi dhe për pastrim të parave. Ai u dënua me 1 vit burgim.

Kurse, Vidosav Novakoviq u shpall fajtor për krim të organizuar dhe mashtrim, u dënua me 4 vite burgim dhe 20 mijë euro gjobë.

Të akuzuarit Avni Maxhuni, Lumnije Sopjani, Elheme Uka, Sami Maqedonci, Nyrtene Brajshori, Ndue Palushi dhe Ramadan Mavraj, u liruan nga akuza për pastrim të parave. Po ashtu, Shaban Syla, Azem Syla dhe Avni Maxhuni u liruan nga akuza për shmangie nga tatimi.

Në seancën e 10 qershorit 2022, Azem Syla dhe të tjerët janë deklaruar të pafajshëm lidhur me veprat penale që iu viheshin në barrë. Kurse, i akuzuari F.G., nuk ishte deklaruar me arsyetimin e avokatit të tij, Gëzim Kollqaku, se klienti i tij ka ekspertizë psikiatrike që vërteton se nuk është i aftë për ta kuptuar aktakuzën.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur dy aktakuza, njëra me 17 persona dhe tjetra me 22 persona, ku në këtë të fundit, që ishte ngritur më 24 tetor 2016 përfshihet edhe ish-deputeti i PDK-së Azem Syla, që sipas PSRK-së, ai kishte qenë edhe udhëheqës i këtij grupi.

Bashkë me Sylën, në këtë proces janë gjykuar edhe Shaban Syla, Arton Vila, F.G, Shpresim Uka, Ramadan Uka, Avdurrahman Brajshori, Gazmend Gashi, Lubisha Vujoviq, Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Elhame Uka, Lumnije Sopjani, Nyrtene Brajshori, Sami Maqedonci, Ndue Palushi dhe Ramadan Mavraj.

Pjesë e kësaj aktakuze kanë qenë edhe N.U., Sh.M., Ilaz Syla, Mustafë Haliti dhe Hajrullah Berisha, por për dy të parët është pushuar procedura pasi ata kanë ndërruar jetë, ndërsa për shkak se gjykata nuk ka arritur të sigurojë prezencën e Ilaz Sylës, Mustafë Halitit dhe Hajrullah Berishës, për të njëjtit është veçuar procedura. Por, gjykatësi Arben Hoti, jashtë seancës ka bashkuar procedurën për të akuzuarin Ilaz Syla dhe Vidosav Novakoviq, ku për këtë të fundit ka thënë se provat janë të ndërlidhura dhe rasti është i njëjtë.

Aktakuza i ngarkonte të pandehurit me vepra penale “krim i organizuar”, “pastrim i parave”, “marrje të mitos”, “mashtrim i rëndë”, “mashtrim në detyrë”, “nxjerrje të vendimeve gjyqësore të kundërligjshme”, “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “legalizimi i përmbajtjes së falsifikuar” dhe “evazion fiskal”.

Gjithashtu, të pandehurit akuzoheshin se në bashkëpunim, përmes veprimtarive kriminale i kanë privuar Kosovës pronat shoqërore, duke përfshirë falsifikimin e vendimeve dhe dokumenteve zyrtare, mashtrim dhe veprime tjera korruptive. Hetimet në këtë rast ishin bërë edhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë për Krim të Organizuar në Beograd. /BetimipërDrejtësi

Ushtria e Kosovës bëhet me kuzhinier

0

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se nga data 16 dhjetor ka filluar punën stafi i ri i rekrutuar i kuzhinierëve profesional dhe teknik duke përmbyllur, siç tha, suksesshëm periudhën kalimtare të përgatitjes së ushqimit nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Qendra e Studentëve.

Me këtë rast ai i ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan vullnetarisht dhe mundësuan sipas tij që as edhe një ditë të mos ndërpritej shërbimi i ushqimit për pjesëtarët e ushtrisë.

“Gjersa në publik ngriheshin me apo pa vetëdije teori të ndryshme dhe shpërndaheshin dezinformata të dëmshme, Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Qendra e Studentëve ishin ata që vullnetarisht mundësuan që as edhe një ditë të mos ndërpritej shërbimi i ushqimit për pjesëtarët e ushtrisë sonë, gjersa po jetësohej koncepti i ri i shërbimit me ushqim. Shpirti atdhetar e kontributdhënës i tyre që shoqëroi çdo ditë nga tetori deri me datën 16 dhjetor të këtij viti është i paçmim, andaj jam tejet i lumtur që sot prita në ministri, Drejtorin e Qendrës së Studentëve – Ekrem Rudari, Drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës – Ismail Dibrani, Drejtorin e Mensës – Fahri Osmani, si dhe njëzet e pesë vullnetarët, kuzhinierët dhe stafi mbështetës nga këto dy institucione. Falënderues ndaj secilit prej tyre që me punë përmbyllën suksesshëm këtë periudhë kalimtare, gjersa jam i ngazëllyer të jap lajmin se nga data 16 dhjetor ka filluar punën stafi i ri i rekrutuar i kuzhinierëve profesional dhe teknik”, ka shkruar ministri Maqedonci.

Ministri ka thënë se ngritja e kapaciteteve të vetë qëndrueshmërisë është faktor i rëndësishëm i sigurisë së një vendi.

“Pena, pushka, buka janë themelet e një shteti në çdo shoqëri, e po të tria këto elemente ruajnë balancën e ushtrisë profesionale. Ministria e Mbrojtjes kishte vizion të qartë që fundi i vitit 2024 do të shënonte fillimin e një etape të re, atë të ngritjes së kapaciteteve vetanake të resurseve humane profesionale për përgatitjen e ushqimit në kazermat e FSK-së”, ka shkruar më tej ai.

Rikthim spektakolar i Brojës në fushën e blertë

0

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka bërë një paraqitje fantasitke në ndeshjen e sotme përballë Manchester Cityt, e cila u mbyll në barazim 1-1.

Broja i aktivizuar në minutën e 70-të të ndeshjes, u kthye menjëherë në “tmerr” për mbrojtjen e Cityt.

Dy episode në veçanti ishin interesante për Brojën.

Fillimisht Foden që u detyrua ta ndalë me faull në shtesë, për të cilin dhe u ndëshkua me karton të verdhë.

Në anën tjetër dhe episodi i minutës së fundit që mund t’i jepte fitoren Evertonit dhe ishte Broja që krijoi gjithçka me kundërsulm.

Kujtojmë se Evertoni ndodhet në vendin e 15-të.

Në anën tjetër Siti i Guardiolës mban vendin e gjashtë pas 18 javësh dhe rrezikon ta humbë në përfundim të sfidave të tjera.

Dy banorët nga Kosova lënë papritur Big Brother

0

Banorët janë zënë të befasuar kur nga Gili u njoftuan se ajo bashkë me djalin e saj, kanë vendosur ta lënë përfundimisht shtëpinë e famshme.

Ajo i njoftoi banorët se Redoni kishte dalë më herët nga shtëpia pasi nuk po mund të përballonte izolimin.

Ky vendimi i ka zënë në befasi banorët, të cilët në shumicë nuk u besonin fjalëve të Gilit, fillimisht duke menduar se ajo po luante ndonjë lojë.

Egli, e cila dukej se kishte filluar një pëlqim me Redonin, u step nga ky hap, ndërsa gjithë kohën thoshte se ai nuk i kishte thënë asnjë fjalë për një largim të mundshëm.

Ajo shpërtheu në vaj në një nga dhomat, ndërsa në një diskutim me njërën nga banoret, ajo tha se kishte kërkuar sqarime në dhomën e rrëfimit dhe ia kishin thënë të njëjtën informatë që ia kishte thënë edhe Gili.

“Mua më thanë që Redoni ka qenë ai që ka marrë vendimin për të dalë jashtë pasi s’ka mundur ta përballoj izolimin, më pas ky informacion i është dhënë Gilit. Të paktën doja që Redoni të më përqafonte fortë e të më jepte ndonjë indikacion që do dilte”, tha Egli e përlotur.

Për arsyet e largimit kishte edhe një debat të madh brenda banorëve, shumë prej të cilëve kishin dyshime nëse ato që i ka thënë Gili ishin të vërteta.

Gili mund të bëhet vjehërr brenda Big Brother

0

Megjithëse ka pak ditë që ka nisur Big Brother Vip Albania 4, një romancë duket se është në horizont.

Fjala është për banorin nga Kosova, Redonin dhe atë nga Shqipëria, Eglin, shkruan Storm.

Dyshja gjatë gjithë kohës po qëndrojnë bashkë e madje me a po pa dashje po kanë edhe lëvizje që dëshmojnë një pëlqim mes tyre.

Redoni është djali i këngëtares së njohur Gili, ku të dytë kanë hyrë bashkë si një banor në këtë format.

Nga ana tjetër Egli Tako është bërë e njohur nga lidhja e saj e gjatë e dashurisë me aktorin dhe këngëtarin, Olsi Bylyku.

Kjo e fundit në një diskutim me Rozanën kishte thënë se ajo nuk ka hyr në këtë program për të gjetur dashurinë, por që publiku ta njihte anën tjetër të saj.

E Gili para se të shkelte në shtëpi, kishte thënë me shaka se ka ardhur që t’ia gjejë djalit të saj një nuse.

Sido që të jetë, Redoni dhe Egli po pëlqehen shumë nga publiku, derisa numër i madh i videove të tyre bashkë, janë duke u shpërndarë vazhdimisht në rrjetet sociale.

Lajmi i fundit: Aeroplani në Azerbejxhan u rrëzua nga raketa ruse

0

Burimet e Euronews brenda qeverisë së Azerbajxhanit, kanë konfirmuar të enjten se një raketë ruse tokë-ajër, shkaktoi rrëzimin e avionit të Azerbajxhanit Airlines në Aktau.

Raketa ra në Aeroplanin 8432 gjatë një aktiviteti ajror me dron mbi Grozny dhe copëzat goditën pasagjerët dhe ekuipazhin e kabinës, ndërsa shpërtheu pranë avionit në mes të fluturimit.

Burime qeveritare i kanë thënë Euronews se avioni i dëmtuar nuk u lejua të ulej në asnjë aeroport rus pavarësisht kërkesave të pilotëve për një ulje emergjente dhe u urdhërua të fluturonte përtej Detit Kaspik për në Aktau të Kazakistanit.

Sipas të dhënave, sistemet e navigimit GPS të avionit u bllokuan përgjatë rrugës së fluturimit mbi det.