spot_img
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
18:47
Home Blog Page 1724

Egzon Lekaj, ylli që po shndrit çdo ditë e më shumë në futboll

0

Egzon Lekaj, 22-vjeçari nga Deçani, aktualisht është pjese e ekipit Fc Besa Peja në Ligën e Parë të Kosovës.

Ai ka filluar karrierën në klubin e moshave të reja në FC Ardhmëria, duke kaluar kështu në ekipin e tij të parë profesional në FK Kukësi në Shqipëri, ku për një vit e gjysmë ai ishte pjesë e tij.

Pas rrugëtimit një vit e gjysmë me klubin e FK Kukësi, Egzoni rikthehet tek Liga e Parë e Kosovës duke u bërë gardiani i portës së ekipit të FC A&N.

Tre vitet e kaluara në FC A&N, vulosen një tjetër sukses për djaloshin e ri. Angazhimi i tij i solli edhe të mira, ai mori ftesën nga Përfaqësuesja e Kosovës për moshat U19.

Egzoni tregon se ishte një moment i paimagjinueshëm ftesa nga Përfaqësuesja, pasi ky hap do t’i sillte shumë të mira rrugës.

E kjo vlen edhe sot, pasi që nga ftesa e parë, Egzoni ka qenë i ftuar vazhdimisht nga Përfaqësuesja, ku tashmë është tek grumbullimet e radhës i ftuar nga Afrim Toverlani për moshat U21 ku në këtë muaj, dardanët e rinj pasi u përballen me Poloninë, i pret kundërshtari tjetër Estonia.

Dy vitet e fundit Egzoni i kaloi në ekipin e FC Istogut duke kontribuar në sukseset e klubit bardhë e kaltër.

Egzoni njihet për aftësitë në pritje vendimtare të topit, duke e bërë kështu portierin e parë të Ligës së Parë të ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës.

Ndryshe Egzoni ka arritur që brenda këtyre viteve të fitojë tre trofe në ekipet që ka qenë i angazhuar.

Me FC Ardhmërinë ka fituar trofeun “Lidhja Rajonale e Futbollit U17”, me ekipin FC A&N ka fituar trofeun “Kampion 2020/2021 Liga e Parë Junior” dhe poashtu ai ka fituar një trofe “Gjenerata U17 Liga Superiore” me ekipin FK Kukësi.

Në fushën e gjelbër gjithçka që ka rëndësi për një ekip, është gardiani i portës, i cili motivon dhe shtyn tutje skuadrën e tij, e kjo më së miri u pa të dielën e kaluar në lojën e Trepça’89 dhe FC Besa Peja.

Në këtë ndeshje, Trepça’89 u mposhtë nga FC Besa Peja me rezultatin 1-3, duke ia mundësuar kështu klubit dukagjinas renditjen e 5-të në tabelë.

Egzoni përkundër sukseseve në fushën e gjelbër, ka arritur të ndërtojë një të ardhme të mirë në shkollimin e tij, ku tani është edhe i diplomuar në baçelor në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB.

Nuk mjafton më kaq ai pritet të vazhdoj edhe masterin në po të njëjtën degë.

Synimet e Egzonit kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë që të arrijnë sa më lartë me sukseset e tij dhe pse jo të vazhdoj më vonë të luaj për ndonjë ekip në Evropë.

Mancinit i dridhet pankina, ja kush mund ta zëvendësoj

0

Rezultatet negative kanë bërë që te Arabia Saudite të mendojnë largimin e trajnerit Roberto Mancini.

Në kualifikueset e Kupës së Botës, skuadra e drejtuar nga Mancini në 4 ndeshje, ka marrë vetëm 5 pikë.

Drejtuesit e Federatës po mendojnë për pasuesin.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, arabët duan të ulin në pankinë Zinedine Zidane, me trajnerin francez që është pa skuadër që nga koha kur u “divorcua” me Real Madrid.

Zidane ka refuzuar shumë oferta kohëve të fundit, por një propozim faraonik nga Arabia Saudite mund t’i ndërrojë mendjen. Sesi do shkojnë gjërat, mbetet të shihet.

Personi i arrestuar për sulm të mundshëm ndaj ish-presidentit: Unë jam mbështetës i Trump-it nga 2018

0

Mediat amerikane kanë raportuar se 49-vjeçari i arrestuar me armë në tubimin e kandidatit republikan, Donald Trump, u ka thënë policisë se ai ishte duke shkuar për të marrë pjesë në këtë tubim, pasi ishte mbështetës i Trump-it.

Ai ka mohuar se kishte në plan të bënte atentat ndaj ish-presidentit.

Vem Miller, 49 vjeç, tha se ai ua raportoi armët autoriteteve, me të cilat ai thotë se gjithmonë udhëton pavarësisht se nuk i përdor ato, ndërsa mohoi se pretendimet për dokumente e raportuara që janë false.

Arrestimi i tij me akuza për armë ndezi spekulime, pas dy tentativave për vrasje ndaj Trump-it që nga korriku.

“Unë gjithmonë udhëtoj me armët e mia të zjarrit në pjesën e pasme të kamionit tim”, tha Miller për Fox Neës Digital në një intervistë telefonike.

Ai tha se filloi t’i mbante armët me vete, kur filloi të kërcënohej me vdekje.

“Unë nuk kam qëlluar kurrë me armë në jetën time. Unë nuk di asgjë për armët. Unë jam përtej një fillestari”, tha Miller.

“Po, unë jam 100% një mbështetës i Trump-it” tha Miller, duke shtuar se ai ishte me Trump-in deri në vitin 2018.

“Ky është një njeri që unë e admiroj thellësisht, sepse unë isha një individ për sa i përket bindjeve të mia, sepse punoja në Hollyëood. Ndërsa politika ime filloi të ndryshonte, kur kuptova se Hollyëood është një komunitet homogjen”, vazhdoi Miller.

Krisja e marrëdhënies së Princ Harryt dhe Meghan, del detaji i ri që konfirmon informatat

0

Meghan Markle dukej më magjepsëse se kurrë kur doli pak ditë më parë, e veshur me një këmishë shambray, pantallona të bardha dhe rrip kafe. Por një detaj i rëndësishëm i mungonte veshjes së saj: unaza e fejesës.

Gishti i unazës së fejesës nuk e kishte diamantin e zakonshëm që dukesha e Sussex e tregonte në çdo dalje. Kjo u pa gjatë një vizite në Girls Inc. Në Santa Barbara.

Ajo ndihmoi në nisjen e një programi të ri dixhital me qëllim për mbrojtjen e vajzave në internet dhe që të sigurojë se ato dinë t’i përdorin rrjetet sociale në mënyrën e duhur.

Megjithatë përtej punës së mirë të dukeshës, ajo që vërtetë tërhoqi vëmendjen ishte unaza.

Nuk e dimë nëse kjo është një indikacion se marrëdhënia e Harryt dhe Meghan është në një krizë më të thellë se sa mund ta mendonim.

Meghan ishte e gjitha e buzëqeshur në këtë ngjarje, por fansat mbretërorë vunë re se ajo nuk kishte veshur unazën 150,000 £ me të cilën Princi Harry propozoi në 2017.

E dizenjuar nga vetë Princi, unaza përmban një diamant që vlerësohet të të jetë midis 2.5 dhe 3 karat, që Harry e kishte marrë nga Botsvana, ku çifti bëri pushimet e tyre të para së bashku – dhe ku, Harry tha që atëherë, ai vendosi se donte të martohej me Meghan.

Marko Kepi merr një mbështetje të rëndësishme nga kongresmeni i njohur

0

Kongresmeni republikan Lee Zeldin ka mbështetur shqiptaro-amerikanin, Marko Kepi për senatin amerikan.

“Jam krenar që qëndroj me Marko Kepin, një koleg veteran, anëtar krenar i NYPD (Departamenti i Policisë së Nju Jorkut) dhe republikan punëtor, për Senatin e Shtetit të Nju Jorkut në Distriktin 23. Tani më shumë se kurrë, Nju Jorku ka nevojë për një ekip republikanësh për të shkuar në Albany dhe për të ndaluar lëvizjen “Defund the Police” dhe axhendën prokriminale. Do të punojë me Presidentin Trump për t’i dhënë fund kësaj krize emigrantësh që po shkatërron shtetin tonë dhe kombin tonë”, ka deklaruar Zeldin.

O’Brien: Kosova nuk u anëtarësua në KE shkaku i moskoordinimit

0

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, tha për transmetuesin publik serb se kërkon që të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë të respektohen.

Në intervistën për RTS-në, O’Brien tha se sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe është e rëndësishme që të respektohen marrëveshjet. Në këtë drejtim, ai tha se duhet që në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës të kalojë një draft-statut për Asociacionin.

Zyrtari i lartë amerikan tha po ashtu se duhet të ketë një diskutim më të gjerë lidhur me integrimin e serbëve që jetojnë në Kosovë.

“Asociacioni është një hap i rëndësishëm. Është e rëndësishme të shënohet përparim edhe para formimit të Asociacionit. Është e rëndësishme që njerëzit të jetojnë normalisht, të regjistrohen martesat, fëmijët që lindin dhe në të gjitha këto të punojmë njëkohësisht. Obligimet ekzistojnë që nga viti 2015, kur u nënshkrua [marrëveshja për Asociacionin]. Nuk mund t’iu ofroj një afat kohor, por më e rëndësishmja është që serbët të jetojnë sikurse qytetarët evropianë”, tha O’Brien.

O’Brien tha se për moskoordinim të veprimeve të Prishtinës me Uashingtonin “ka pasoja, dhe pasoja më e madhe ishte që shtetet në Evropë nuk mundësuan pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. E gjithë kjo për shkak të moskoordinimit”.

Zyrtari amerikan po ashtu e mirëpriti vendimin e Qeverisë së Kosovës për hapjen e pikëkalimit kufitar në Merdarë për mallrat serbe, ndalesë që ishte vendosur në korrik të vitit 2023.

O’Brien më 20 tetor ka qëndruar në Serbi, ku është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. Ai raportohet se të hënën do të qëndrojë në Kosovë.

Arbana përfundimisht s’do jetë prezantuese e BBVIP Kosova 3

0

Numër i madh i fansave kanë pritur për kohë të gjatë lajmin e madh, por as këtë herë nuk do të ndodh.

Fjala është për angazhimin e prezantueses së njohur Arbana Osmani në drejtimin e edicionit të ri të Big Brother Vip Kosova 3.

Ky spektakël do nis të premten e kësaj jave, derisa prezantuesit do mbesin të njëjtit e edicionit të kaluar, Alaudin Hamidi dhe Jonida Vokshi.

Ka qenë Alaudini që ka shuar zërat për një angazhim të mundshëm të Arbanës në program.

Burime të Storm kanë bërë të ditur se për angazhimin e Arbanës ka pasur negociata të shumta, por se nuk dihet cilat kanë qenë pengesat për mos finalizimin e bisedimeve.
Big Brother Vip Kosova 3 do nis të premten më 18 tetor.

Ekskluzive/ E gjithë familja e ngushtë Meta nën hetim për pastrim parash dhe fshehjen e të ardhurave

0

Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë dhe njëkohësisht ish-bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi, është ftuar për intervistim nga Byroja Kombëtare e Hetimit.

Burime të Storm kanë bërë të ditur se e njëjta mund të arrestohet.

Dyshimet janë se edhe “divorci” është si shkak pasojë e idesë për t’i ikur kapjes dhe arrestimit

Ftesa ndaj Kryemadhit ndodh pak kohë pasi SPAK arrestoi ish-bashkëshortin e saj, Ilir Metën.

Ushqimi i ushtrisë, komandanti Jashari i shkruan ministrit: Do detyrohem t’i ndalë aktivitetet

0

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari i është drejtuar me një kërkesë ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonici lidhur me çështjen e ushqimit të ushtarëve.

Ai ka kërkuar zgjidhje konkrete, në të kundërtën do të detyrohen të marrin masa.

Jashari i është drejtuar me datën 7 tetor ministrit me kërkesën, duke i sqaruar se personeli në kuzhina i angazhuar nga institucionet e tjera ka theksuar se deri me datë 11 tetor do të paraqitet në punë.

Si rrjedhojë nga kjo datë mbesin pa kuzhinierë, ndaj sipas tij ata do të detyrohen t’i ndërpresin të gjitha aktivitetet.

“Të nderuar, Me datën 07.10.2024 ju kam njoftuar lidhur me shqetësimet e shërbimit me ushqim për personelin e FSK dhe kam kërkuar që të merrni të gjitha masat, konform legjislacionit në fuqi, që t’i jepni një zgjidhje çështjes së ushqimit në mënyrë që FSK të vazhdojë realizimin e planifikimeve të saj. Sipas raporteve të fundit (me të cilat jeni edhe ju të njoftuar) në njësitë e FSK-së janë paraqitur shqetësime lidhur me shërbimet me ushqim, konkretisht me kuzhinierë (vonesa të ndryshme dhe ka raste kur nuk paraqiten në punë). Përveç mungesës së personelit të kuzhinave, e që ka ndikim në kualitetin e ushqimit dhe probleme të furnizimit me artikuj ushqimor, kemi edhe probleme sanitare, e kjo e fundit paraqet rrezik në helmimin dhe përhapjen e infeksioneve tek personeli i FSK- së”, thuhet në kërkesën e tij

Sipas tij, krejt këto probleme po ndikojnë në kryerjen e detyrave.

“Të gjitha këto probleme ndikojnë për FSK-në, në kryerjen e detyrave operacionale për përmbushje misionit, kurseve zhvillimore, stërvitjeve fushore dhe aktiviteteve tjera, konform planifikimit. Për më tepër, personeli në kuzhina të cilët janë të angazhuar nga institucionet tjera, kanë deklaruar që deri me datën 11.10.2024 do të paraqiten në punë, pastaj nuk do të paraqiten në kuzhinat e FSK-së“.

Lajmi i fundit/ Arrestohet Ilir Meta

0

Arrestohet me urdhër të SPAK kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ai ndodhej afër qendrës tregtare Casa Italia në Tiranë në momentin e ekzekutimit të urdhrit të SPAK.

Meta kishte njoftuar një konferencë për shtyp në orën 13.40, si çdo të hënë nga selia e Partisë së Lirisë.

Lidhur me arrestimin e tij ka reaguar edhe ish-kryeministri Berisha që e ka quajtur persekutim politik.