spot_img
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
11:24
Home Blog Page 1728

Lëndimi i Saka-s alarmon Arteta-n

0

Sulmuesi anglez, Bukoyo Saka është dëmtuar gjatë ndeshjes së kombëtares së “3 luanëve”, duke u larguar menjëherë nga grumbullimi.

Situata do të vlerësohet në fillimin e javës që vjen, me “Gooners” që shpresojnë që Saka të mos ketë asnjë problem serioz.

Lojtari në fjalë është pjesë stabël e formacionit të Artetës, me teknikun që e shikon atë si mjaft të rëndësishëm për skuadrën.

23-vjeçari luajti 53 minuta në ndeshjen Angli-Greqi, të zhvilluar pak ditë më parë. Ai numëron 42 ndeshje me përfaqësuesen dhe 12 gola të realizuar.

Astma mund të rrisë shanset për abort dhe infertilitet te gratë, zbulon studim i fundit

0

Të kesh astmë mund të rrisë gjasat për abort dhe problemet me fertilitetin tek gratë, tregon një studim i ri danez.

“Ne zbuluam se gratë që plotësonin përkufizimin e astmës kishin një shkallë më të lartë të humbjes së fetusit dhe një përdorim më të madh të trajtimit të fertilitetit. Sa më e rëndë të ishte astma dhe sa më shumë shpërthime të përjetonin gratë, aq më shumë kishte gjasa që ato të kishin nevojë për trajtim të fertilitetit“, tha autorja kryesore e studimit Dr. Anne Vejen Hansen nga departamenti i mjekësisë së frymëmarrjes në Spitalin Universitar të Kopenhagës.

Ekipi i saj prezantoi gjetjet e tij të martën në Vjenë në takimin vjetor të Shoqatës Evropiane të Frymëmarrjes (ERS).

Studimi i ri u fokusua në të dhënat e pothuajse 770,000 grave daneze të lindura nga viti 1976 deri në 1999 dhe më pas u gjurmuan nga 1994 deri në 2017, gjatë viteve të tyre primare riprodhuese

Vija e kontrabandistëve…

0

Vija e gjelbër, atraktive për kontrabandë: Policia arreston të dyshuarin në Kllokot

Storm•/Policia: Vija e gjelbër në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë një pikë atraktive për tentimet e kontrabandimit me mallra. Sipas burimeve të Storm•, një rast i tillë është regjistruar edhe sot, kur një tentativë kontrabande është ndaluar nga Policia e Kosovës, e cila mbron këtë vijë kufitare.

I dyshuari dhe mallrat e kontrabanduara janë kapur nga forcat policore dhe, sipas informacioneve të siguruara nga Storm•, i dyshuari është proceduar menjëherë në stacionin e Policisë së Kosovës në Kllokot. Prokurori kujdestar ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të nisin procedurat hetimore sipas ligjit.

‘Pirati’ rikthehet fuqishëm nga lëndimi, shënon gol për Mallorcan

0

Vedat Muriqi ka shënuar gol me fanellën e Mallorcas.

Sulmuesi dardan ka realizuar ndaj Vallecanos së Balliut, në ndeshjen e La Liga.

Në minutën e 76-të, lojtari dardan dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën vendase në Estadi Mallorca Son Moix (Palma de Mallorca).

Rikthim fantastik i Muriqit, pasi vjen nga një dëmtim që e la jashtë fushe për disa javë.

Në këtë sezon, 30-vjeçari numëron 2 gola me Mallorcan. Për të, ky është edicioni i katërt te ky ekip.

 

Dy “Problematikët”

0

storm•/Hungari: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet për një vizitë zyrtare në Hungari, ku pritet të takohet me homologun e tij, kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Takimi mes dy liderëve do të mbahet paraditen e së premtes, dhe sipas informacioneve të Top Channel, pritet nënshkrimi i një marrëveshjeje në sektorin e bujqësisë.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Hungarisë janë të konsoliduara dhe kanë njohur përparim gjatë viteve të fundit. Në vitin 2021, kryeministri Rama vizitoi Budapestin, ndërsa dy vite më vonë, Viktor Orban erdhi në Tiranë, ku u nënshkruan disa marrëveshje dypalëshe.

Në Hagë ftohet Shukri Buja, thotë se po shkon pa dëshirën e tij

0

Shukri Buja, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Nerodimës, ka njoftuar se ka udhëtuar për në Hagë pasi është ftuar nga Dhomat e Specializuara.

Përmes një postimi në Facebook, Muja ka shkruar se ka udhëtuar pa dëshirën e tij.

Po ashtu, ai ka deklaruar se beson në pafajësinë e bashkëluftëtarëve, derisa ka vlerësuar që po mbahen padrejtësisht në burg.

“Të nderuar bashkëluftëtarë, miq dhe dashamirë, të nderuar qytetarë! Me ftesë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, sot pa dëshirën time, me ftesë të detyruar të paraqitjes, udhëtova për në Hagë. UÇK-ja ishte e shenjtë, ishte kundër pushtuesit, falë luftës së saj të armatosur dhe falë përkrahjes së aleateve në veçanti nga SHBA-të ne e gëzojmë lirinë sot. Lufta çlirimtare në Kosovë ishte e imponueshme, e domosdoshme dhe e drejtë, ngaqë ishte e drejtuar kundër një pushtuesi, i cili përpiqej me zjarr dhe hekur të kryente spastrimin e përgjakshëm etnik të Kosovës. Lufta çlirimtare solli lirinë dhe pavarësinë që shumë po e gëzojnë sot, ndërsa bijtë më të mirë të këtij vendi u akuzuan dhe po mbahen padrejtësisht në burg. Besoj në pafajësinë e bashkëluftëtarëve!” – ka shkruar ish-kryetari i Lipjanit në Facebook.

Kafja dhe çaji, mund të kenë një efekt magjepsës në zemrën tuaj, zbulon studimi i ri

0

Kafja është një nga pijet e nxehta më të adhuruara në shumë vende të botës.

Pa konsumin e saj nuk niset mëngjesi për shumë persona.

Po me aq rëndësi për shumkë është edhe çaji, i cili në shumicën e rasteve konsumohet gjatë ditës apo në mbrëmje.

Një studim i fundit ka zbuluar se këto dy pije që janë shumë të përdorura edhe tek shqiptarët, mund të na ndihmojnë të menaxhojmë shëndetin e zemrës.

Studiuesit e Universitetit Sapienza të Romës u kërkuan 31 pjesëmarrësve që vuanin nga sëmundja e quajtur lupus, që t’u përgjigjen pyetësorëve.

Lupusi është një sëmundje inflamatore reumatizmale, si artriti reumatoid. Kjo sëmundje mund të ndikojë në rritjen e rrezikut të goditjes në tru dhe sëmundjeve të zemrës.

Shkencëtarët mendojnë se kafeina e gjetur në çaj dhe kafe mund të ndihmojë në zvogëlimin e këtyre rreziqeve.

Ata tashmë kanë nisur kërkimet e mëtejshme për të parë nëse me të vërtetë funksionon apo jo.

Sipas drejtueses së studimit, Dr Fulvia Ceccarelli, përveç efektit të mirënjohur stimulues në trup, kafeina ushtron edhe një efekt anti-inflamator sepse lidhet me receptorët e shprehur në sipërfaqen e qelizave imune.

Pas gjurmimit të konsumit të ushqimit dhe kafeinës së pjesëmarrësve në studim për një javë, ata morën gjakun e tyre për të parë sesi konsumimi i tyre ndikonte në shëndetin e tyre kardiovaskular.

Ata po kërkonin të shihnin se sa të shëndetshme ishin qelizat e tyre paraardhëse endoteliale (EPC). Këto janë qelizat përgjegjëse për riparimin dhe mirëmbajtjen e mureve të enëve të gjakut.

Studiuesit gjetën një lidhje pozitive midis marrjes së kafeinës dhe sasisë së EPC-ve që qarkullojnë nga një person.

Ekipi donte të mësonte më shumë për atë lidhje, kështu që ata morën qeliza EPC nga njerëzit pa lupus, i trajtuan këto qeliza me serum nga pacientët me lupus për të imituar efektet e sëmundjes dhe më pas shtuan kafeinë.

Ata zbuluan se kafeina ndihmoi në përmirësimin e formës së qelizave, rriti numrin e qelizave të shëndetshme dhe reduktoi numrin e qelizave që vdisnin.

Kafeina gjithashtu dukej se i ndihmonte qelizat të funksionojnë më mirë duke nxitur një proces të quajtur autofagji, që është mënyra se si qelizat pastrojnë pjesët e dëmtuara.

Mbi 80 të vrarë, misioni i OKB-së reagon ashpër ndaj Izraelit

0

Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thanë se të paktën 84 njerëz u vranë në qytetin verior të Beit Lahia të shtunën mbrëma dhe në orët e para të së dielës, derisa shumë të tjerë nuk dihen nëse kanë shpëtuar, pasi kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Numri i palestinezëve të vrarë në Gazën veriore që nga e premtja mbrëma, e çon në më shumë se 100.

Hamasi tha se Izraeli kishte në shënjestër ndërtesat e banimit në Beit Lahia, duke shtuar se shumica e të vrarëve ishin gra dhe fëmijë.

Ushtria izraelite tha se numri i të vdekurve të lëshuar nga autoritetet e Gazës ishte i ekzagjeruar sipas vlerësimit të saj fillestar, duke shtuar se kishte goditur një objektiv të Hamasit.

Por Tor Wennesland, koordinatori special i OKB-së për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, tha se skena të tmerrshme po shpalosen në Gazën veriore.

“Makthi në Gaza po intensifikohet. Unë dënoj sulmet e vazhdueshme ndaj civilëve. Kjo luftë duhet të përfundojë, pengjet e mbajtura nga Hamasi duhet të lirohen, shpërngulja e palestinezëve duhet të pushojë” tha ai në një deklaratë.

Situata me ushqimin në FSK, Osmani i thërret në takim Maqedoncin dhe Jasharin

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është e shqetësuar për situatën e krijuar sa i përket furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së.

E lidhur me këtë e para e vendit ka kërkuar takim për ta diskutuar këtë çështje edhe më në detaje me komandantin e FSK-së, Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kështu bëri të ditur këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani ka përcjellë me shqetësim situatën e krijuar ditëve të fundit sa i përket furnizimit me ushqim të ushtarëve të FSK-së, ndaj menjëherë ka kërkuar raport të detajuar nga komandanti i FSK-së. Poashtu i ka ftuar në takim për ta diskutuar këtë çështje edhe më në detaje komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Jashari, por edhe Ministrin e Mbrojtjes z.Maqedonci. Presidentja angazhohet, brenda kompetencave të saj, në funksion të zgjidhjes së problemit të shfaqur që ndikon pashmangshëm në operacionalitetin e FSK-së, procesin zhvillimor të saj, imazhin dhe integritetin e saj institucional”, ka thënë Kupina për mediat.

Përndryshe, sipas Kupinës Komandantja Supreme e FSK-së, Vjosa Osmani ka kohë që ka bërë propozimin për program shtetëror për mbështetjen e shumëdimensionale të FSK-së që ndikon direkt në rritjen e mirëqenies socio-ekonomike të saj, njëherit edhe motivin e tyre.

Mirëpo, ky program ka nevojë që të ketë mbështetje buxhetore në ligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës, i cili propozohet nga Qeveria dhe miratohet në Parlament.

“Programi 8-pikësh përfshinë këto elemente:
1. Pagesa e shtesave në paga për rrezikshmëri.
2. Pagesa e kujdestarisë dhe punës jashtë orarit.
3. Pagesa e mëditjeve për pjestarët e FSK-së gjatë shkollimit dhe trajnimit jashtë vendit (gjatë tërë periudhës së shkollimit apo trajnimit e jo vetëm për 1 muaj).
4. Sigurimi shëndetesor.
5. Funksionalizimi i spitalit ushtarak me shërbime të nivelit sekondar dhe tercial mjekësor.
6. Përmirësimi i cilësisë së ushqimit me standardet me të larta shëndetësore dhe sanitare.
7. Sigurimi i banimit të përballueshëm për ushtarakët dhe familjet e tyre.
8. Krijimi i fondit kreditues për ushtarakët”.

Sipas Kupinës, realizimi i këtij programi mbështetës, gjithashtu ndikon në fuqizimin e operacionalitetit të FSK-së, në kohën e tranzicionit e zhvillimit të saj me qëllim të realizimit të detyrave ligjore dhe misionit kushtetues të saj për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit shtetëror.

Vladimir Putin kërkon paqe?

0

storm•/Kremlin: Vladimir Putin ka deklaruar se Moska është duke kërkuar të krijojë kushtet e nevojshme për një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

Ndërsa konflikti midis dy vendeve fqinje hyn në vitin e tretë, një zgjidhje ende duket e largët. Megjithatë, lideri rus ka vlerësuar zgjidhjen “të balancuar” të propozuar së bashku nga Kina dhe Brazili.

Kjo iniciativë, e prezantuar për herë të parë në maj, synon uljen e tensioneve duke rifilluar bisedimet pa kërkuar që Rusia të tërheqë trupat e saj nga Ukraina.

Por, Volodymyr Zelenskyy e refuzoi këtë propozim, duke këmbëngulur se forcat ruse duhet të tërhiqen plotësisht nga Ukraina përpara se të fillojnë negociatat e paqes.

Ndërkohë, presidenti rus njoftoi se nuk do të marrë pjesë në samitin e ardhshëm të G20-s në Brazil në nëntor.

Vladimir Putin, 72 vjeç, është nën një urdhër arresti ndërkombëtar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për më shumë se një vit, për shkak të përfshirjes së tij në deportimin e mijëra fëmijëve ukrainas.

“Kam marrëdhënie të shkëlqyera miqësore me Presidentin Lula, por përse do të shkoja atje për të prishur qëllimisht punën normale të këtij forumi,” u shpreh ai për gazetarët.