spot_img
E martë, 5 Maj, 2026
12:26
Home Blog Page 1780

Kosova përballet me një “gajle” të re – Mpox (Lija e Majmunëve)

0

storm•/Shëndetësi: Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka konfirmuar rastin e parë të infektimit me virusin Mpox në Kosovë, një sëmundje e shumëpërfolur që tashmë është prezente edhe në vend. Rasti i raportuar është një shtetas 30-vjeçar i Kosovës, i cili është spitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK më 24 dhjetor, pasi u kthye nga një shtet i Afrikës Perëndimore.

Pacienti, i cili ka shfaqur simptoma si temperaturë, ethe dhe ndryshime në lëkurë, ndodhet në gjendje stabile shëndetësore. IKSHPK ka ndërmarrë masa të menjëhershme për gjurmimin e kontakteve të pacientit, duke ofruar udhëzime për parandalimin dhe kontrollin e përhapjes së virusit.

Ky rast shërben si një kujtesë për rrezikun e shtuar të ekspozimit ndaj viruseve gjatë festave të fundvitit, kur qarkullimi i njerëzve rritet, qoftë nga ata që vijnë në vendlindje, qoftë nga ata që udhëtojnë jashtë vendit.

IKSHPK bën thirrje për kujdes, por nënvizon se Mpox zakonisht shkakton simptoma të lehta deri mesatare dhe shumica e të prekurve shërohen plotësisht brenda 2-4 javësh. Nuk ka vend për panik, por është e rëndësishme të tregohet vigjilencë dhe të ndiqen rekomandimet shëndetësore.

Kriza në Manchester United, paralajmërohen largimet e para

0

Skuadra e portugezit Ruben Amorim, nuk sheh po e sheh dritën jeshile, në fund të tunelit, ku ka hyrë prej javësh e nuk po arrin të dal dot më.

Një skuadër e transformuar për keq, pësoi humbjen e 3-të radhazi mes kampionatit e kupës së ligës, si dhe humbjen 4 në 5 javët e fundit.

Një krizë pa fund, me Amorim që ende nuk i’a ka gjetur ilaçin e shërimit kësaj skuadre.

“Po përjetojmë një moment të vështirë dhe nuk e dim se sa do zgjasë. Ajo që duhet të bëjmë është të fokusohemi tek ndeshja e radhës. Nuk e kam idenë se kur mund të dalim nga kjo krizë, na duhet të fokusohemi e të stërvitemi çdo ditë, për ta tejkaluar këtë moment”, tha tekniku, duke mos fshehur zhgënjimin e madh për rezultatet e ekipit.

Kjo krizë duket se do të sjellë edhe pasoja brenda ekipit.

Tashmë mediat në ishull, paralajmërojnë largime të lojtarëve, duke përmendur Rashford e Zirkzee që janë gati me “valixhe në duar” dhe në pritje për të njohur destinacionin e tyre të radhës dhe më pas do të shikohen alternativat për të forcuar skuadrën.

Dëshira më e madhe për repartin ofensiv, mbetet sulmuesi nigerian Victor Osimhen.

Sulmuesi është në huazim tek Galatasaray, nga skuadra e Napolit, e cila do të ishte e gatshme të ulej në bisedime që në Janar, për të dëgjuar ofertën e anglezëve.

Conte pëlqen shumë sulmuesin holandez të United, Joshua Zirkzee, ndaj nuk është për t’u përjashtuar edhe përfshirja e tij në tratativën për Osimhen.

 

Xheneta: Puthja parë me Gjestin ndodhi nën ….

0

Xheneta Fetahu ka zbuluar dy të fshehta në darkën e të nominuarve.

Ajo fillimisht ka treguar arsyen kryesore se pse në Prime-in e fundit kërkoi largimin nga Big Brother VIP Kosova 3.

Ajo tha se nëse prezantuesi i BBVK 3, Alaudini dhe produksioni nuk do të flisnin me të, do ta linte në ato momente në shtëpi.

“Unë e kam pasur problem edhe me veshjen prej ditës së shtunë. Prej të shtunës mua nuk më kanë ardhur as gjërat që i kam kërkuar tash e tri javë. Ditën e shtunë dhe me një situatë tjetër që ndodhi dhe me gjërat që mu akumuluan, rrobat nuk më erdhën dhe unë e shoh një situatë tjetër dhe thashë më mirë është të dal jashtë. Në këtë situatë ka të bëjë vetëm Xheneta. Pjesa e largimit është pjesë e imja personale”, tha Xheneta.

Ndërsa si fshehtësi të dytë, Xheneta, ka treguar një detaj në lidhje me romancën me Gjestin.

Ajo u shpreh se puthja e parë me Gjestin ka ndodhur shumë më parë se kur e kanë parë banorët e shtëpisë.

Xheneta u shpreh se ajo ndodhi nën jorgan shumë më herët dhe jo në ndjenjën e organizuar nga ‘Vëllai i Madh’ për ditëlindjen e Drenushës.

Pas këputjes së kabllove, BE përgatit pakon e re të sanksioneve ndaj Rusisë

0

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ka thënë se blloku po përgatit sanksione ndaj asaj që e quajti ‘flota hije’ e Rusisë, pasi një kabllo energjie nënujore që lidh Finlandën dhe Estoninë u dëmtua në Detin Baltik.

Kallas publikoi deklaratën e përbashkët nga Komisioni i BE-së dhe Përfaqësuesja e Lartë që drejton hetimin, duke thënë se “anija e dyshuar është pjesë e flotës ruse në hije, e cila kërcënon sigurinë dhe mjedisin, ndërsa financon buxhetin e luftës së Rusisë”.

Ajo tha gjithashtu se BE po forconte përpjekjet për të mbrojtur kabllot nënujore, duke shtuar se nuk kishte asnjë rrezik për furnizimet rajonale me energji elektrike.

Masat vijnë pasi autoritetet finlandeze ndaluan një anije ruse si pjesë e një hetimi për dëmtimin e kabllit të energjisë Estlink-2.

Ai transporton energji elektrike nga Finlanda në Estoni përtej Detit Baltik dhe u dëmtua të mërkurën.

Policia finlandeze dhe rojet kufitare u ngjitën në anijen ‘Eagle S’ dhe morën komandën, tha shefi i policisë së Helsinkit, Jari Liukku në një konferencë për shtyp.

Anija po mbahej në ujërat territoriale finlandeze.

Eagle S është me flamur në Ishujt Kuk, por u përshkrua nga zyrtarët finlandezë të doganave dhe komisioni ekzekutiv i Bashkimit Evropian, si pjesë e flotës ruse të cisternave të karburantit.

Këto janë anije të vjetruara me pronësi të paqartë, të blera për të shmangur sanksionet perëndimore dhe që funksionojnë pa sigurime të rregulluara nga perëndimi.

Përdorimi i anijeve nga Rusia ka ngritur shqetësime mjedisore për aksidentet duke pasur parasysh vjetërsinë e tyre dhe mbulimin e pasigurt të sigurimit.

Anija Eagle S dyshohet se ka shkaktuar dëme në kabllo, njoftoi televizioni Yle, duke cituar deklaratat e policisë.

Qeveria e Estonisë u mblodh në seancë urgjente lidhur me incidentin.

Cisternat në hije “po ndihmojnë Rusinë të fitojë fonde që do të ndihmojnë sulmet hibride ruse”, tha kryeministrja, Kristen Michal në një konferencë shtypi.

“Ne duhet të përmirësojmë monitorimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike si në tokë ashtu edhe në det”.

Ajo tha se riparimet në kabllo mund të zgjasin deri në shtatë muaj.

“Dëmtimi i përsëritur i infrastrukturës së Detit Baltik sinjalizon një kërcënim sistemik, jo thjesht aksidente” tha presidenti i Estonisë, Alar Karis në X.

Estonia do të ndërmarrë veprime për të kundërshtuar këtë kërcënim, së bashku me Finlandën dhe aleatët e tjerë të NATO-s.

Vendet në rajon kanë qenë në gatishmëri pas një sërë incidentesh që përfshijnë kabllot nënujore dhe tubacionet e gazit në Detin Baltik që nga viti 2022.

Dy kabllo të dhënash – njëra që kalonte midis Finlandës dhe Gjermanisë dhe tjetra midis Lituanisë dhe Suedisë – u shkëputën në nëntor.

Ministri gjerman i mbrojtjes tha se zyrtarët duhej të supozonin se incidenti ishte “sabotim”, por ai nuk dha prova ose nuk tha se kush mund të ishte përgjegjës.

Tubacionet Nord Stream që dikur sillnin gaz natyror nga Rusia në Gjermani u dëmtuan nga shpërthimet nënujore në shtator 2022.

Autoritetet kanë thënë se shkak ka qenë sabotimi dhe kanë nisur hetimet penale.

“Subvencionet 1”: Prokuroria kërkon dënim për të akuzuarit, mbrojtja kërkon pafajësinë e tyre

0

Në seancën e së enjtes, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, janë dhënë fjalët përfundimtare në rastin “Subvencionet 1”.

Në fjalët përfundimtare, Prokuroria ka konsideruar që ka prova të mjaftueshme që e dëshmojnë fajësinë e të pandehurve, ndërsa ne anën tjetër, mbrojtja ka konsideruar se të akuzuarit janë të pafajshëm dhe duhet të lirohen nga veprat që iu vihen në barrë.

Prokurori special Rafet Halimi, gjatë elaborimit te fjalës përfundimtare ka deklaruar se mbrojtja nuk ka paraqitur asnjë provë me anë të së cilave do të kundërshtonte ndonjë pretendim të prokurorisë.

I njëjti poashtu i ka numëruar gjykatës rrethanat rënduese dhe lehtësuese për të akuzuarit për sa i përket matjes së dënimit.

Betim Shala, avokat i të akuzuarit Jeton Sylaj, ka thënë se sipas prokurori në fjalën përfundimtare nuk e ka përmendur asnjë rrethanë që e ngarkon të mbrojturin e tij.

“Marrëveshja për shërbime të veçanta është kontratë që rregullohet me ligjin për marrëdhëniet detyrimore kështu që pozita e Jeton Sylës nuk është zyrtar publik dhe nuk ka mundësi ta kryen këtë vepër penale për të cilën është akuzuar”, tha mes tjerash Shala.

Tutje, avokati Bekim Kafexholli mbrojtës i të akuzuarit Almir Abdurrahmani ka deklaruar se Prokuroria ende nuk e ka të qartë pjesën e të mbrojturit të tij dhe rolin që ai ka pasur në këtë çështje që e njëjta e ka ngarkuar.

Fjalën përfundimtare të avokatit të tij e ka mbështetur i akuzuari Almir Abdurrahmani, ndërkaq ka shtuar se ngritja e aktakuzës ndaj tij ka qenë e padrejtë dhe e drejtuar gabimisht.

‘Është thelbësore të theksoj se asnjëherë nuk kam përfituar në mënyrë të kundërligjshme, asnjë cent të vetëm”, tha mes tjerash Abdurrahmani.

Avokati Fanol Krasniqi, në fjalën e tij theksoi se Prokuroria nuk e ka arsyetuar dashjen e të mbrojturit të tij Afrim Abazaj në asnjë formë.

‘Në rastin konkret konsideroj se në veprimet e Afrimit nuk ka vepër penale’, tha ndër të tjera Krasniqi.

Poashtu, fjalën përfundimtare e ka elaboruar edhe avokati Naim Rudari. I njëjti për të mbrojturin e tij Luan Statovci ka thënë se duhet përfundimisht të lirohet nga akuza, duke shprehur besim në profesionalizmin e trupit gjykues.

“Për ta fajësuar Luan Statovcin u bënë shumë përpjekje, gjithherë me prova të kundërligjshme, edhe pse ato akoma nuk i ka shpallë Gjykata të kundërligjshme ne jemi thellësisht të bindur se ato do të shpallen të kundërligjshme, kryesisht masat e fshehta”, tha tutje Rudari.

Në anën tjetër, i mbrojturi i tij përveç që është pajtuar me fjalët e Rudarit, ka shtuar se në Ministrinë e Bujqësisë ka punuar për 15 vite dhe se këtë punë e ka kryer me nder dhe përkushtim.

Avokati Skender Musa ka mbështetur kolegët e tij avokat duke u shprehur se pajtohet se provat nga masat e fshehta janë marrë në mënyrë të kundërligjshme dhe ka theksuar në bazë të pozitës të të mbrojturit të tij Sadat Shkodra, i njëjti nuk ka mundur ta keqpërdorë pozitën zyrtare.

Arianit Koci, mbrojtës i të akuzuarit Hasan Maxharraj ka deklaruar se Prokuroria ka sjellë prova të kundërligjshme dhe që disa nga dëshmitarë sipas tij kanë qenë fyerje e inteligjencës për gjykatën.

Fjalën e Kocit e ka përkrahur edhe Maxharraj dhe ka deklaruar se punën e tij gjithmonë e ka punuar me ndërgjegje të pastër.

Poashtu, edhe avokati Tahir Rrecaj, mbrojtës i të akuzuarit Salih Statovci ka vlerësuar se prokuroria e ka mbështetur akuzën e saj në prova të papranueshme.

Tutje, avokati Granit Vokshi pas dorëzimit me shkrim të fjalës përfundimtare dhe elaborimit të së njëjtës ka deklaruar se Kushtrim Zogaj nuk e ka pasur idenë qe ato toka kane qenë të Istogut, dhe se të njëjtën gjë e ka kuptuar pas një viti, pra që një pjesë që është mbjellur nga Selman Balaj ishte pjesë e Komunës së Istogut.

I akuzuari Zogaj, mbështeti fjalën e avokatit dhe tij duke i pohuar gjykatës se asnjëherë askujt nuk ka marrë dhe nuk do marrë ryshfet.

Avokati Argjend Sefa, mbrojtës i të akuzuarit Musa Nivokazi fjalën përfundimtare e ka dorëzuar me shkrim.

Njëjte kanë vepruar edhe avokati Feim Alaj, për të mbrojturin e tij Berat Nika, avokati Xhemajl Ademaj për të mbrojturin e tij Lulzim Hajdaraj, dhe avokatja Vjosë Beqiri për të mbrojturin e saj Florim Nimanaj.

Në shkurt të 2022-ës, PSRK kishte ngritur aktakuzë ndaj 21 të pandehurve, në rastin “Subvencionet 1”, të cilët janë: Luan Statovci, Sadat Shkodra, Salih Statovci, Berat Nika, Hasan Maxharraj, Kushtrim Zogaj, Habibe Dauti, Alban Bushati, Jeton Sylaj, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Almir Abdurrahmani, Salih Kelmendi, Bekim Shala, Fuat Morina, Dukagjin Mavraj, Flamur Zeqiri, Daut Kabashi, Kastriot Berisha, Afrim Abazaj dhe Florim Nimanaj.

Ndryshe, në seancën e 21 shkurtit 2023, trupi gjykues kishte veçuar procedurën për të akuzuarit Nivokazi dhe Kelmendi, duke shtuar se gjykata në seancës e radhës do të vlerësojë nëse procedura do të vazhdohet ndaras apo do të bashkohet.

Ndërkaq, në seancën e 14 prillit 2023, ishte bashkuar procedura penale ndaj të akuzuarit Nivokazi me të akuzuarit e tjerë.

Në seancën e 13 prillit 2022, Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte pranuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë për 7 nga 21 të akuzuarit në rastin “Subvencionet 1”.

Ndërsa, më 19 prill 2022 Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj shtatë të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”, Alban Bushati, Kastriot Berisha, Bekim Shala, Flamur Zeqiri, Habibe Dauti, Dukagjin Mavraj dhe Daut Kabashi, duke i dënuar me 6 vite e 1 muaj burgim dhe 2 mijë euro gjobë.

Sipas aktakuzës së ndryshuar të PSRK-së, të 4 prillit 2022, Flamur Zeqiri, Bekim Shala, Kastriot Berisha dhe Dukagjin Mavraj, akuzoheshin për veprën penale mashtrim me subvencione, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar akuzohej Habibe Dauti, për marrje ryshfeti dhe falsifikim të dokumenteve akuzohej Alban Bushati, ndërsa për dhënie ryshfeti akuzohej Daut Kabashi.

Aktakuza e ndryshuar më 4 prill 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ngarkon Luan Statovcin, Sadat Shkodrën, Salih Statovcin, Berat Nikën, Hasan Maxharrajn, Kushtrim Zogajn, Jeton Sylajn, Lulzim Hajdarajn, Musa Nivokazin, Almir Abdurrahmanin, Salih Kelmendin, Fuat Morinën, Afrim Abazajn dhe Florim Nimanajn me veprat penale “Marrje ryshfeti”, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Mashtrim me subvencione”, e të tjera. /BetimipërDrejtësi

Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, KQZ shpall të dhënat

0

Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht, ka përfunduar më 26 dhjetor 2024.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se periudha 120 ditore për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës ka përfunduar.

“Sipas të dhënave preliminare, numri i shtetasve të Kosovës që janë regjistruar si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26 dhjetor 2024, deri në orën 23:59 është: 90,860, ndërkaq numri i aplikimeve që janë në shqyrtim është: 18,244”, tha ai për RTK.

Velezi tha se shqyrtimi i aplikimeve të pranuara do të vazhdojë edhe gjatë ditës së premte.

“Do të bëjmë përpjekje që në një kohë sa më të shpejtë të kemi një raport përfundimtar për numrin e shtetasve të regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës, të ndarë sipas mënyrës së votimit dhe sipas shteteve”, tha ai.

Moti i sotëm: Vranësira dominuese gjatë ditës

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se moti do të jetë kryesisht i vranët, me temperatura minimale ndërmjet -3 deri -1°C dhe maksimale nga 0 deri 1°C.

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga juglindja”, njofton IHMK.

Ndryshimet klimatike shtuan 41 ditë nxehtësi të rrezikshme në vitin 2024

0

Bota përjetoi mesatarisht 41 ditë shtesë të nxehtësisë së rrezikshme në vitin 2024 për shkak të ngrohjes globale, ka zbuluar një analizë e re.

Raporti nga World Weather Attribution dhe Climate Central, parashikon një vit të motit ekstrem dhe paralajmëron se çdo vend duhet të përgatitet për rreziqet në rritje të klimës për të minimizuar vdekjet dhe dëmet në vitin 2025 dhe më tej.

Ai gjithashtu thekson se nevojitet një tranzicion shumë më i shpejtë larg lëndëve djegëse fosile për të “shmangur një të ardhme të valëve të pamëshirshme të të nxehtit, thatësirës, ​​zjarreve, stuhive dhe përmbytjeve”.

Raporti zbuloi gjithashtu se ndryshimet klimatike intensifikuan 26 nga 29 ngjarjet e motit të studiuara që vranë të paktën 3700 njerëz dhe shpërngulën miliona.

“Ndikimet e ngrohjes së karburanteve fosile nuk kanë qenë kurrë më të qarta apo më shkatërruese se në vitin 2024”, thotë Dr Friederike Otto, drejtuese e WWA dhe Lektore e Lartë në Shkencën Klimatike në Imperial College London.

“Ne e dimë saktësisht se çfarë duhet të bëjmë për të parandaluar që gjërat të përkeqësohen: ndaloni djegien e karburanteve fosile. Rezolucioni kryesor për vitin 2025 duhet të jetë largimi nga karburantet fosile, gjë që do ta bëjë botën një vend më të sigurt dhe më të qëndrueshëm”.

Miliona njerëz u ekspozuan ndaj nxehtësisë së rrezikshme në vitin 2024

Ky vit është caktuar të jetë më i nxehti i regjistruar – gjashtë muajt e parë panë temperatura rekord, duke e zgjatur brezin që filloi në 2023 në 13 muaj, me ditën më të nxehtë në botë në histori të regjistruar më 22 korrik.

Në nivel global, ka pasur 41 ditë shtesë të nxehtësisë së rrezikshme në vitin 2024 për shkak të ngrohjes së shkaktuar nga njerëzit, zbuluan shkencëtarët.

Këto ditë përfaqësojnë 10 për qind të temperaturave më të ngrohta nga 1991-2020 për vende në mbarë botën.

Rezultati nxjerr në pah se si ndryshimi i klimës po ekspozon miliona më shumë njerëz ndaj temperaturave të rrezikshme për periudha më të gjata të vitit, pasi emetimet e karburanteve fosile ngrohin klimën.

“Moti ekstrem vrau mijëra njerëz, detyroi miliona të largoheshin nga shtëpitë e tyre këtë vit dhe shkaktoi vuajtje të pandërprera”, thotë Otto.

Nëse bota nuk largohet me shpejtësi nga nafta, gazi dhe qymyri, numri i ditëve të rrezikshme të nxehtësisë do të vazhdojë të rritet çdo vit dhe të kërcënojë shëndetin publik, thonë shkencëtarët.

Ngrohja e shkaktuar nga njeriu po shkakton ngjarje ekstreme të motit

Ngrohja nxiti gjithashtu valë të nxehti, thatësira, mot me zjarre, stuhi dhe reshje të dendura shiu, duke shkaktuar përmbytje gjatë gjithë vitit.

Në total, 219 ngjarje plotësuan kriteret e aktivizimit të Atribuimit të Motit Botëror të përdorur për të identifikuar ngjarjet më me ndikim të motit.

Ekipi i shkencëtarëve studioi 29 nga këto ngjarje dhe gjeti prova të qarta të ndryshimit të klimës në 26. Përmbytjet në Sudan, Nigeri, Niger, Kamerun dhe Çad ishin ngjarja më vdekjeprurëse e studiuar nga grupi, me të paktën 2000 njerëz të vrarë dhe miliona të zhvendosur.

Nëse ngrohja arrin 2°C, gjë që mund të ndodhë qysh në vitet 2040 ose 2050, rajonet mund të përjetojnë periudha të ngjashme reshjesh të dendura çdo vit, zbuloi studimi, duke theksuar se si ndryshimet klimatike po i bëjnë disa ngjarje një ‘normale të re’.

Uragani Helene la 230 njerëz të vdekur në gjashtë shtete në SHBA, duke e bërë atë një nga uraganet më vdekjeprurëse kontinentale të SHBA në 50 vitet e fundit, i dyti vetëm pas uraganit Katrina në 2005.

Ndryshimet klimatike bënë që temperaturat e larta të detit që nxitën Helenenë 200-500 herë më të mundshme dhe rritën reshjet e saj shkatërruese me 10 për qind, zbuluan shkencëtarët.

Ndryshimet klimatike po kërcënojnë ndryshime të pakthyeshme në ekosisteme, siç theksoi një analizë e thatësirës së Amazonës, e cila zbuloi se ngjarja ishte 30 herë më e mundshme.

Amazona është thelbësore për stabilitetin e klimës globale, por ngrohja e shkaktuar nga njeriu po e shtyn pyllin drejt një gjendjeje më të thatë, e cila mund të shohë ngordhjen masive të pemëve dhe lëshimin e sasive të mëdha të dioksidit të karbonit në atmosferë.

Më në jug, ligatina braziliane Pantanal, një shtëpi biodiversiteti për speciet e rrezikuara që nuk gjenden askund tjetër në tokë, përjetoi një nga stinët e saj më të këqija të zjarreve të egra ndonjëherë.

Kushtet e nxehta, të thata dhe me erë që shkaktuan zjarret në qershor u bënë gjithashtu rreth 40 për qind më intensive nga ndryshimet klimatike, zbuluan shkencëtarët.

Ngrohja globale shkaktoi më shumë dëm sesa El Niño në 2024
Shumë ngjarje ekstreme në fillim të vitit 2024 u ndikuan nga El Niño. Megjithatë, shumica e analizave të WWA zbuluan se ndryshimi i klimës kishte një ndikim më të madh se El Niño në nxitjen e këtyre ngjarjeve, duke përfshirë thatësirën historike në Amazon.

Kjo përputhet me prirjen më të gjerë se ndërsa planeti vazhdon të ngrohet, efektet e ndryshimeve klimatike po dominojnë gjithnjë e më shumë mbi faktorët e tjerë natyrorë që ndikojnë në mot.

Raporti përcakton katër rezoluta për vitin 2025 për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe për të mbrojtur njerëzit nga moti ekstrem: një zhvendosje më e shpejtë nga karburantet fosile, përmirësime në paralajmërimin e hershëm, raportim në kohë reale të vdekjeve nga nxehtësia dhe financat ndërkombëtare për të ndihmuar vendet në zhvillim të bëhen më shumë elastike.

Leo befason me përgjigjen: Jam ‘liruar’ prej se doli Lela

0

Leo në darkën e të nominuarve është akuzuar sërish për tradhti ndaj Lelës pas mesazheve që i dha ajo nga studio në raport me Drilonin.

Leo u shpreh se nuk është duke tradhtuar Lelën në lojën e tij brenda shtëpisë.

“Unë me Lelën jemi në lidhje, por prapë ajo ka dalë dhe loja tash ndryshon, unë i këqyri punët e mija”, u shpreh Leo.

Haradinaj: Kosova mund të bëhet anëtare e NATO-s brenda tre vjetësh

0

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe ka theksuar se procesi i anëtarësimit mund të përshpejtohet.

Ai ka përmendur se vizita e fundit e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt në Uashington para pak kohësh, kishte si fokus kryesor konceptin e anëtarësimit të Kosovës në NATO përmes procedurave të shpejta.

“Viza e fundit e Ramushit në Uashington kryekëput ka pas të bëjë me konceptin e anëtarësimit, me procedura të përshpejtuara, të Kosovës në NATO. Kemi shembuj pa numër. Sidomos në pjesë mes Skandinavisë dhe Ukrainës, dy shtete janë anëtarësuar me një procedurë shumë të shpejt. Edhe sot janë anëtarë të NATO-s.

Kosova mundet me përdor edhe shembullin e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Se edhe ato nuk është se janë hyrë shumë nëpër filtra. A i kanë përmbush standarde dhe kriteret për me qenë pjesë e NATO-s, po presidenti i atëhershëm Bush ka marrë vendim dhe thuajse NATO-në e konsideroj Amerikë. Dhe kemi parametrat e saktë që mundemi me qenë në tri ose katër vjetët e ardhshëm anëtar i NATO-s”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.

Një nga shqetësimet e Haradinajt është se, sipas tij, kryeministri Kurti ka pasur në tavolinë një ofertë për procedim të përshpejtuar në NATO, por ka dështuar.

“Çka është lajmi më i keq edhe për publik se jo veç për mua. Kryeministri e ka pas në tavolinë ofertë edhe për procedim të përshpejtuar në NATO. Në kohën kur i kishim disa kërkesa, sidomos për Asociacionin për me dërgu në Gjykatë Kushtetuese. Kur e humbëm anëtarësimin në Këshill të Evropës. Edhe pse ato s’diskutohen nuk janë gjithmonë në publik.

Në bazë të propozimit të përfaqësueses greke për Këshillin e Evropës, nuk ka qenë kriter Asociacioni, por ka qenë kriter tokat e Manastirit të Deçanit. Por kush e mban mend, ministrja e Jashtme, që është e çuditshme pse ajo, me një vendim në 12 të natës e ka çuar një letër në kadastër dhe ia ka bartë pronat, sikur t’i kishte të babës, Manastirit në Deçan. Pa as një përftim.

Nëse ka një politikë unifikuese dhe nëse e përfundojmë dialogun me Serbinë, e që unë shpresoj që kjo histori me Serbin të merr fund se u bë gjatë. Ne kemi mundësinë me qenë anëtar i NATO-s”, ka shtuar Haradinaj.