spot_img
E martë, 5 Maj, 2026
11:23
Home Blog Page 1779

SPAK publikon veprat penale me të cilat ngarkohet Erion Veliaj

0

Njëzet e katër orë nga marrja në pyetje për pesë orë e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, nga prokurorët e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion, kjo e fundit zbardhi veprat penale për të cilat kryebashkiaku dyshohet se ka kryer.

Në një njoftim për mediat, prokuroria speciale saktësoi, se deri në këtë fazë të hetimit paraprak, nga provat e grumbulluara, është arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat lidhen jo vetëm me veprën penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, pra Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose vendorë, por edhe me veprat penale: “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.

SPAK shtoi gjithashtu, se këto vepra janë pasqyruar tashmë edhe në Regjistrin e Njoftimeve të Veprave Penale pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Sipas prokurorisë së posaçme, për këto vepra penale është bërë referim nga një individ në fillim të muajit shkurt të këtij viti, nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe prokuroria regjistroi procedimin penal me nr: 27 të këtij viti, për veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.

Për pretendimet e denoncuesit, SPAK thotë se janë verifikuar të dhënat dhe janë administruar prova dokumentare, mbi bazën e të cilave u regjistrua procedimi penal.

Lista e aplikacioneve që po e shpenzojnë baterinë e telefonit

0

Ndër aplikacionet e shumta që ndikojnë në shkarkimin e shpejtë të baterisë në telefona, veçohen dy në veçanti.

Analiza PBC jep një pasqyrë se cilat aplikacione të njohura konsumojnë më shumë bateri në smartfonët dhe ndikimi i tyre është aq i madh sa mund të çojë në një shkurtim të përhershëm të jetëgjatësisë së baterisë.

Analiza u bazua në supozimin se përdoruesi i telefonit Android ose iPhone u dha aplikacioneve qasje në të gjitha lejet e disponueshme që kërkohen gjatë instalimit të tyre të parë në telefon.

Lejet e përmendura përfshijnë lidhjen Wi-Fi, statusin e telefonit, hapësirën e ruajtjes, gjurmimin e vendndodhjes, informacionin e telefonatave, kontakteve dhe mesazheve, si dhe lejet e kamerës dhe mikrofonit.

Gjithashtu, një numër i madh aplikacionesh kërkojnë qasje në fotot, video skedarët dhe skedarët e tjerë të përdoruesit.

Analiza zbuloi se aplikacionet që konsumojnë më shumë burime baterie në telefon janë Instagram dhe Fitbit.

Aplikacionet e përmendura konsumojnë në mënyrë të barabartë baterinë e pajisjes dhe potencialisht mund të konsumojnë deri në 85% të baterisë edhe kur nuk përdoren në mënyrë aktive.

Pas tyre, në listë janë Facebook, WhatsApp, LinkedIn dhe Tasker.

Nga 20 aplikacionet në listën e atyre që konsumojnë më shumë baterinë e telefonit, shtatë prej tyre janë rrjete sociale të njohura që përdoren nga miliona njerëz çdo ditë.

Këto janë Instagram, Facebook, X (Twitter), WhatsApp, Telegram, Facebook Messenger dhe LinkedIn.

Ato ndiqen nga aplikacionet e takimeve, të cilat konsumojnë më shumë se 70 për qind të baterisë dhe janë Tinder, Grindr dhe Hinge.

Dekretohen prokurorët e rinj, premtojnë luftë ndaj korrupsionit

0

24 prokurorë janë dekretuar nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Ajo ka deklaruar se rreth gjysma e prokurorëve të rinj janë gra.

“Në ceremoninë e betimit para Presidentes së Republikës, prokurorët e rinj janë betuar se: ‘do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e integritetit, pavarësisë, paanshmërisë dhe profesionalizmit të prokurorëve, si elemente thelbësore për një sistem që garanton drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe njëkohësisht u ka bërë thirrje prokurorëve të rinj që të mos kenë kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit.

Shpërbëhet Bundestagu, Presidenti gjerman shpall zgjedhjet e parakohshme

0

Presidenti Steinmeier ka vendosur të shpërbëjë Bundestagun dhe ka shpallur zgjedhjet e parakohshme. Zgjedhjet janë të domosdoshme, sepse qeveria ka humbur shumicën parlamentare.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeierka vendosur që të shpërbëjë Bundestagun dhe ka shpallur zgjedhjet e parakohshme në Gjermani. Pas konsultimeve me të gjitha partitë, ai vendosi që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 23 shkurt 2025. “Në kohë të vështira, nevojitet një qeveri e aftë për të vepruar”, tha presidenti Frank-Walter Steinmeier, pas vendimit për shpërbërjen e Bundestagut.

Krerët e partive politike: SPD, Unionit CDU/CSU dhe partitë e tjera kanë rënë dakord që të kërkohen zgjedhje të reja dhe të kërkohet një shumicë që ofron stabilitet, në këto kohëra të vështira. Partitë tani synojnë të kenë një qeveri efektive dhe një shumicë të qëndrueshme, shpjegoi Steinmeier në vendimin e tij për shpërbërjen e Bundestagut dhe shpalljen e zgjedhjeve. Zgjedhjet e parakohshme janë bërë të domosdoshme pasi që kancelari Scholzdhe qeveria e tij humbën në Bundestag votëbesimin. Më parë kancelari ka liruar nga detyra ministrin e FDP Lindnder, që rezultoi edhe me daljen e kësaj partie nga koalicioni i deritanishëm mes SPD, ekologjistëve dhe liberalëve. Në këtë mënyrë qeveria humbi edhe shumicën në Bundestag.

Gjermani, Berlin | Bundestagu i zbrazur

Gjermani, shpërbërja e Bundestagut

Rastet e jashtëzakonshme

Shpërbërja e Bundestagut dhe zgjedhjet e parakohshme në Gjermani janë shumë të rralla. Ishte kjo hera e gjashtë pas Luftës së Dytë Botërore, që një kancelar kërkoi votëbesim. Në tre raste, qeveria e ka përfunduar para kohe mandatin. Kjo i ka ndodhur kancelarit Willy Brandt (SPD) në 1972, Helmut Kohl (CDU) në 1982 dhe Gerhard Schröder (SPD) në 2005. Dhe tani kancelarit Scholz. Partitë politike kanë paraqitur ndërkohë edhe programet e tyre zgjedhore dhe kandidatët për kancelar/e: Olaf Scholz, Friedrich Merz, Robert Habeck dhe Alice Weidel. Dikush prej tyre do të jetë edhe kancelari/kancelarja e Gjermanisë pas zgjedhjeve të parakohshme. /DW

Përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 40-vjeçari në Dibër

0

Policia e Dibrës ka bërë të ditur arrestimin e shtetasit G.Gj., 40 vjeç, drejtuesi i automjetit të përfshirë në aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Urakë të Matit.

Në këtë aksident, një këmbësor humbi jetën.

Sipas njoftimit, Sektori i Policisë Rrugore ka vepruar duke ndaluar drejtuesin e automjetit për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Sakaq, materialet procedurale janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, e cila do të vijojë me hetimet dhe procedurat ligjore për këtë rast.

Rreth 60 aplikime për heqje dorë nga 100 €, Murati: Të tjerëve do t’u shpërndahen mjetet sot

0

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, ka thënë se deri tani si ministri kanë pranuar rreth 60 aplikime që të heqin dorë nga shtesat prej 100 eurove që qeveria ka ndarë për fundvit.

Ai ka thënë se sot, përveç që do të dalin paga për punonjësit shtetëror do të ekzekutohen edhe shtesat e njëhershme në vlerë prej 100 euro për fëmijët 0-16 vjeç dhe pension marrësit. “Kemi bërë përgatitje edhe mjetet janë ndarë. Dhe jemi duke bërë përgatitje që të provojmë që gjatë ditës sot të bëjmë edhe ekzekutimin e shtesave. Përveç pagave që do të ekzekutohen sot për punonjësit publik dhe shtesat do të dalin. Ne si ministri po bëjmë të pa mundurën që ta përmbyllim vitin suksesshëm”, tha Murati.

Po ashtu, ai njoftoi se për të mos marrë këto mjete përmes formularit kanë bërë kërkesë rreth 60 persona.

“Sa i përket formularit që kemi prezantuar ka qenë si rrjedhojë e kërkesave që kanë qenë. Kemi dashur që të ofrojmë mundësin që dikush që nuk dëshiron t’i marr të ketë mundësinë të refuzoj. Me sa kam informatë kanë qenë 60 aplikime të pranuara. Bëhet fjalë për një numër të vogël minimal”, tha ai.

Kurti apel qytetarëve: Racionalizoni konsumin e energjisë

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur fjalimin e tij në mbledhjen e Qeverisë me shqetësimet e qytetarëve për mungesën e energjisë elektrike.

Ai tha se gjatë ditëve të fundit kanë pranuar shumë shqetësime në lidhje me furnizimin me energji elektrike në disa komuna të Kosovës.

“Këto shqetësime i kemi përcjellë vazhdimisht tek operatorët e rrjetit transmetues dhe shpërndarës, KOSTT dhe KEDS dhe kemi kërkuar nga ta angazhim maksimal në disa drejtime, përkushtim intensiv në terren për zgjidhjen e problemeve teknike të rrjetit si të prishjeve dhe të menaxhimit të mbingarkesave, komunikim të qartë e të shpeshtë me qytetarët e finalizim me urgjencë të punimeve në nënstacionin e ri të Ferizajt i cili do të zgjidhë problemin e këtij qyteti dhe do të ketë ndikim edhe në komunat tjera përreth”, tha Kurti.

Kreu qeveritar tha se inaugurimi e nënstacionit të ri në Fushë Kosovë dhe sanimi i dëmit nga zjarri të para disa muajve në nënstaconin “Prishtina 3” kanë pasur ndikim shumë të mirë në furnizimin e këtyre zonave”, vijoi kreu qeveritar.

Megjithatë, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të racionalizojnë konsumin e energjisë, veçmas gjatë orëve 18:00 deri në mesnatë.

“Si çdo dimër paraprak, qytetarët i lusim që të racionalizojnë konsumin e energjisë, veçanërisht gjatë orëve 18:00 deri në mesnatë në të mirë të sigurisë së furnizimit për vete dhe gjithë vendin”.

Ambasadori Hovenier përfundon mandatin, zhvillon takimin lamtumirës me Presidenten Osmani

0

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përfunduar sot zyrtarisht mandatin e tij trevjeçar, duke mbajtur takimin e fundit lamtumirës me Presidenten Vjosa Osmani.

Në fjalën e tij, ambasadori theksoi simbolikën e përmbylljes së misionit të tij me të njëjtin akt që e nisi – vendosjen e një kurore lulesh te statuja e ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke nderuar figurën dhe vlerat për të cilat ai qëndronte.

Hovenier ka thënë se që kur ka nisur punën në fund të viteve ’90, nuk ka asnjë dyshim për përparimin dhe për kapacitetin e njerëzve të Kosovës, për qëndrueshmërinë e tyre për të realizuar vizionin e tyre për një shtet sovran, të pavarur, demokratik, shumetnik, të begatë dhe të suksesshëm.

“Siç tha Presidentja Osmani, sapo përfunduam takimin tonë lamtumirës, dhe ky është grupi im i fundit i takimeve zyrtare si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Siç e përmendi edhe Presidentja, tre vite më parë, pothuajse saktësisht tre vite më parë, në fillim të janarit 2002, mbërrita në këtë vend. I dorëzova kredencialet e mia Presidentes, dhe akti im i parë zyrtar publik ishte të bashkohesha me Presidenten për të vendosur një kurorë këtu te statuja e ish-Presidentit Rugova. Dhe më dukej shumë e përshtatshme që akti im i fundit zyrtar si Ambasador i SHBA në Kosovë të ishte të mbyllja këtë cikël duke bërë të njëjtën gjë. E bëj këtë në kujtim të Presidentit Rugova dhe asaj për çka ai qëndronte, këmbënguljes së tij për të drejtat e të gjithë njerëzve të Kosovës, këmbënguljes së tij për një shtet sovran, demokratik, shumetnik dhe të begatë, këmbënguljes së tij për të ndjekur këto qëllime në përputhje me vlerat më të larta të komunitetit ndërkombëtar. Pata kënaqësinë ta njihja atë si një diplomat shumë i ri në atë kohë, dhe e respektoja jashtëzakonisht shumë. Prandaj, jam shumë krenar dhe i nderuar që mund t’i bëj këtë nder si aktin tim të fundit zyrtar”.

Ambasadori falënderoi popullin e Kosovës për bashkëpunimin dhe përparimin që ka parë gjatë viteve të tij në vend, duke e quajtur këtë detyrë “ëndrrën e jetës së tij”.

Hovenier përsëriti përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës dhe shprehu bindjen e tij për potencialin dhe të ardhmen e ndritur të vendit.

“Gjithashtu, dua të falënderoj popullin e Kosovës. Ka qenë detyra e ëndrrave të mia të shërbej si Ambasador i SHBA këtu për këto tre vite dhe të kem këtë mundësi të punoj së bashku me popullin e Kosovës për të ndihmuar avancimin e vendit. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj partneritetit tonë. Duam ta shohim Kosovën të ketë sukses dhe të përparojë. Kur mendoj se si ishte ky vend kur fillova të punoja për të në fund të viteve ’90, kur mendoj se si ishte në kohën e pavarësisë dhe kur mendoj se si është tani, nuk ka asnjë dyshim për përparimin dhe për kapacitetin e njerëzve të Kosovës, për qëndrueshmërinë e tyre për të realizuar vizionin e tyre për një shtet sovran, të pavarur, demokratik, shumetnik, të begatë dhe të suksesshëm. Ka qenë kënaqësia dhe nderi im të luaj një rol të vogël në mbështetjen e këtij procesi. Së bashku me popullin amerikan, ju uroj të gjithëve çdo sukses. Do të largohem si një mik edhe më i fortë i Kosovës sesa isha kur mbërrita”, tha ambasadori, Hovenier.

Rizvanolli: Subvencionimi i klimave dhe pompave termike nuk rrit konsumin e energjisë, ka pasur keqinformim

0

Ditëve të fundit Kosova është përballur me probleme të furnizimit me energji elektrike, për shkak të mbingarkesës në rrjetit.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot është takuar me përfaqësues të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) dhe të Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS).

E pyetur se, a është strategji e gabuar subvencionimi i klimave e pompave termike, pasi nga inxhinierë të kësaj fushe thonë se janë pikërisht ato që rrisin konsumin e energjisë?, ajo ka thënë se, kjo është një prej atyre gjerave që ka pas keqinformim.

“Kjo është një prej atyre gjerave që ka pas keqinformim, nuk po them prej mediave, por në informim publik. Sigurisht që kur janë dizajnuar skemat e subvencionimit është menduar çdo detaj, prandaj edhe ka qenë kushti që nuk mund të përfitoni nga pajisjet ngrohëse eficente që ngrohin me energji elektrike përveç nëse jeni konsumator i cili është duke u ngrohur me energji elektrike me kalldaj, me pajisje jo efiçiente dhe nuk keni asnjë opsion tjetër. Nëse i shini kriteret e skemës këto kanë qenë kriteret e skemës. Nga të dhënat reale që i kemi nga konsumi i konsumatorëve që kanë përfituar shihet se në dimrin 2022-2023 në krahasim me vitin paraprak 2021-2022 përfituesit kanë konsumuar 19 për qind me pak mesatarisht. Përfituesit e klimave me specifikisht 24 për qind me pak mesatarisht se sa në vitet paraprake”, tha ajo.

E, përfaqësuesi i KOSTT-it, Evetar Zeqiri, ka theksuar se KESCO, si institucion përgjegjës për furnizimin e energjisë së munguar, është duke importuar energjinë e nevojshme, ndërsa KOSTT-i po shfrytëzon të gjitha kapacitetet balancuese në bashkëpunim me Shqipërinë.

“Ndërtimi i nënstacionit në Fushë Kosovë tashmë është finalizuar, duke zgjidhur problemet e furnizimit në zonat e Fushë Kosovës dhe Obiliqit. Për nënstacionin në Ferizaj, projekti është në fazën e fundit të punimeve dhe shpresohet të përfundojë deri në fund të këtij viti”.

Ndryshe, ministria e Ekonomisë dhe KOSTT, kanë ftuar qytetarët e Kosovës për kursim të energjisë elektrike, pasi ngarkesa ka arritur nivele rekord.

Qetësoni dhimbjet e gjurit me këtë produkt që e keni në kuzhinë

0

Nyjet më të rëndësishme në tërë trupin tonë janë gjunjtë, meqenëse ndihmojnë në lëvizje.

Gjithashtu, gjunjët janë të rëndësishëm dhe vendimtar për drejtim, ulje dhe shumë lëvizje të tjera që përforojmë çdo ditë.

Inflamacioni i këtyre nyjeve mund të sjellë vështirësi dhe të zvogëlojë lëvizshmërinë tonë.

Në rast të inflamacionit, duhet të veproni shpejt, sepse kjo është mënyra e vetme për të shmangur dëmet që mund të sjellin ato tek gjunjët tanë.

Në vend të përdorimit të medikamenteve, po u sjellim një formë natyrale që është shumë e rëndësishme dhe që ndihmon në qetësimin e dhimbjes në gju për disa minuta.

Por, jeni të vetëdijshëm se dhimbja në gju mund të shkaktohet nga mbipesha, lëndimet, përpjekjet e tepruara fzike dhe artriti. Hidhni një sy në recetë më poshtë.

Përbërësit:

– 1 e verdhë veze

– 2 lugë kripë

– Fashë elastike

Pëgatitja:

Rrihni të verdhën e vezës dhe përzieni atë me kripë.

Si ta përdorni?

Aplikoni disa nga përzierjet në pambuk dhe vendoseni direkt në gju, si dhe përdorni fashë elastike për ta izoluar atë.

Pambuku duhet të qëndrojë në zonë për 2 orë, për veprim.

Ju duhet ta kryeni këtë praktikë me fasha 4 herë në ditë.