spot_img
E diel, 21 Dhjetor, 2025
02:46
Home Blog Page 1743

Pushteti thellon ngufatjen e televizionit publik

0

Storm/Pushteti: Kritikat ndaj ish-kryetarit të Bordit, Besnik Boletinit dhe ndaj gazetarëve që u distancuan nga lajmi skandaloz i RTK-së, iu shpërblyen nënkryetares së deritashme të bordit të radio televizionit publik, Albulena Mehmetit.

Ajo është zgjedhur kryetare e bordit të RTK-së, kurse pozitën e deritashme të saj, do ta mbajë Dardan Beqiri.

Në njoftim thuhet se ata janë zgjedhur me shumicë të votave dhe në përputhje me Ligjin për RTK-në, Statutin e RTK-së dhe Rregulloren e punës së Bordit.

Banesa, armë, telefona e dokumente, u konfiskuan në aksionin e sotëm

0

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dhënë detaje rreth aksionit të sotëm në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Zëvendës sekretari Izedin Bytyqi, është arrestuar, kurse i dyshuari tjetër nuk është gjetur në vendbanim e tij.

Gjatë bastisjes janë sekuestruar si dëshmi:
1. Një revole e tipit MAUSER-WERKR me dy karikator me nga shtatë fishekë dhe një kuti me pesëdhjetë e katër fishekë 9 mm.
2. Tridhjetë e katër fletë dokumente të ndryshme.
3. Tre telefona, një IPhone 15 ProMax, një IPhone 12 ProMax, një IPhone 11 ProMax
4. Shtatëmbëdhjetë USB.
5. Tre llaptop HP.
6. Katër shtëpiza kompjuteri, si dhe
7. Dokumente të rëndësishme për procedurën hetimore.

Gjithashtu është lëshuar urdhër i përkohshëm ndalimi për 6 banesa, me lokacione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.

Me aktvendim të Prokurorit nga PSRK-ja, i dyshuari me inicialet I.B. është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë për të identifikuar çdo person tjetër që mund të jetë i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Krejt çka u tha…raportimi i Maqdoncit në Komision: Skandali i tenderëve për ushqimin e Ushtrisë së Kosovës dhe…

0

Skandali i Tenderëve për Ushqimin e Ushtrisë së Kosovës dhe Largimi i Ushtarëve në Fokusin e Komisionit për Siguri

Storm/Kuvendi: Ditët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes çështja e manipulimit të tenderëve për ushqimin e Ushtrisë së Kosovës, ku janë përfshirë eksponentë politikë brenda Ministrisë së Mbrojtjes. Aktualisht, Ushtria e Kosovës përballet me mungesë të një furnizimi të rregullt me ushqim, dhe siç është raportuar nga qytetarë dhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ushqimi i ofruar është i një cilësie të dobët.

Në këtë kontekst, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, raportoi sot para Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Siguri dhe Mbrojtje, ku u diskutuan jo vetëm problemet e furnizimit me ushqim, por edhe largimi i ushtarëve nga FSK-ja. Mbledhja e Komisionit, e kryesuar nga deputeti Bekë Berisha, u hap me një mesazh ngushëllimi për familjarët e tre të rinjve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Liqenin e Badovcit. Kryetari Berisha kërkoi nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës që të forcojnë masat e sigurisë në zonë për të shmangur aksidente të tilla në të ardhmen.

Gjatë mbledhjes, ministri Maqedonci prezantoi në detaje aktivitetet dhe operacionet e Ministrisë dhe FSK-së, si dhe strategjitë për zgjidhjen e problemeve të ushqimit për ushtarët. Ai theksoi se po punohet për një koncept të ri që do të sigurojë një furnizim afatgjatë dhe të qëndrueshëm për FSK-në. Gjithashtu, ai pranoi se periudha aktuale është sfiduese për shkak të kontratave të reja dhe tranzicionit të shërbimit.

Në lidhje me largimet e pjesëtarëve të FSK-së, Maqedonci bëri të ditur se gjatë vitit 2024 janë larguar 119 pjesëtarë, që përfaqësojnë rreth 3% të forcës totale. Megjithatë, ai theksoi se vazhdon të ketë interesim të lartë nga të rinjtë për t’iu bashkuar FSK-së, duke u shprehur optimist për të ardhmen.

Diskutimet u tensionuan kur deputeti i mazhorancës, Dimal Basha, u përpoq të minimizonte shifrat e largimeve nga FSK-ja, duke i krahasuar ato me ato të Shteteve të Bashkuara. Ish-ministri i FSK-së, Anton Quni, reagoi ashpër ndaj këtij krahasimi, duke i sugjeruar deputetit Basha që t’i nënshtrohet kurseve bazike të lidhura me ushtrinë për të përmirësuar njohuritë e tij në këtë fushë.

Në vijim të diskutimit, Anton Quni nënvizoi se interesimi i të rinjve për t’iu bashkuar ushtrisë ka rënë ndjeshëm në vitet e fundit, duke vënë në dyshim optimizmin e shprehur nga ministri Maqedonci.

Mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes vazhdoi me dyer të mbyllura, por burimet e storm-rks.com tregojnë se nuk pati diskutime të tjera me rëndësi përtej çështjeve të trajtuara në seancën e hapur.

BE mirëpret heqjen e masave ndaj mallrave serbe

0

Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e kufizimeve, duke lejuar futjen e mallrave nga Serbia nëpërmjet pikës kufitare të Merdares.

Përmes një reagimi në Facebook, BE-ja tha se tregtia e lirë e mallrave në tërë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s “është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal”.

“Mirëpresim heqjen e kufizimeve për hyrjen e produkteve të gatshme serbe në Kosovë përmes Merdares. Tregtia e lirë e mallrave në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s, është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, i cili është pjesë integrale e Planit të Rritjes. Për të mirën e njerëzve dhe të bizneseve”, thuhet në njoftim.

Këtë vendim e kanë mirëpritur të hënën edhe Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe.

Storm sjellë detaje ekskluzive nga aksioni i sotëm i policisë në ministrinë e drejtuar nga Liburn Aliu

0

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka bërë të ditur se në aksionin e sotëm, janë duke u hetuar dy të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Këto vepra kanë të bëjnë me “shpëlarje e parasë” dhe “të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”.

Dy këto vepra penale lidhen me 414 dhe 302 dhe neni 430, paragrafi 2 i KPK-së.

Storm mëson nga burimet e saja se i gjith ky aksion rrjedh nga përplasjet e brendshme ndërmjet taborëve dhe kampeve të udhëheqjes politike dhe kjo pritet të sjellë largimin e ish-sekretarit të MIT, respektivisht, zevendës sekretarin Izedin Bytyqi.

Ndër të tjera, në biseda ndërmjet taboreve, është thënë edhe se; “Izedini nuk ka çka humb nëse sakrifikohet pak për të mirën e përgjithshme të konceptit”, duke nënkuptuar jetën personale të të njëjtit dhe pafuqisë së tij politike, i panjohur në jetën publike.

Bytyqi është parë duke u larguar nën përcjelljen e policisë nga ministria që udhëhiqet nga Liburn Aliu.

Dushi i ftohtë ju ndihmon të tejkaloni ankthin dhe depresionin

0

Nëse keni menduar ndonjëherë se uji i ftohtë është vetëm për ta bërë banjën tuaj verore më freskuese, kjo është teori e gabuar!

Ka kohë të gjatë që mjekët kanë rekomanduar për përdorimin e ujit të ftohtë edhe për dush, por së fundmi është zbuluar se uji i ftohtë mund të ndihmoj shumë në tejkalimin e dy sfidave me të cilat po përballet njerëzimi në ditët e sotme.

Fjala është për ankthin dhe depresionin.

Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?

Duke u zhytur në ujë të ftohtë, ju aktivizoni trupin tuaj dhe me këtë rast çlironi endorfinat, të cilat janë hormonet e lumturisë dhe një ndjenjë rinovimi që mund të krahasohet vetëm me filxhanin tuaj të parë të kafesë në mëngjes!

Një zhytje në ujë të ftohtë mund të jetë lëvizja më e mirë për shëndetin tuaj mendor. Është vërtetuar se zvogëlon ankthin dhe depresionin, duke ju dhënë atë ndjenjën e mirëqenies që ne të gjithë kemi nevojë në jetën tonë të përditshme. Në të njëjtën kohë, krioterapia nxit metabolizmin, duke ju ndihmuar të mbani peshën nën kontroll dhe të ndiheni më energjikë.

Mund të keni lëkurë me shkëlqim

Përveç kësaj, për të gjithë ne që dëshirojmë të kemi lëkurë të shëndetshme, uji i ftohtë përmirëson qarkullimin e gjakut dhe siguron një shkëlqim natyral. Sa i përket qëndrueshmërisë dhe rikuperimit pas stërvitjes, atletët e përdorin atë për të reduktuar inflamacionin dhe dhimbjen.

Nëse e gjithë kjo tingëllon interesante, më lejoni t’ju tregoj se si mund të filloni. Mos u shqetësoni, nuk keni pse të hidheni direkt në ujë të ngrirë! Filloni me një dush të nxehtë dhe kur të ndiheni gati, ulni temperaturën gradualisht për 30-90 sekonda. Në këtë mënyrë, trupi juaj do të përshtatet më lehtë.

Dhe mbani mend, kjo nuk është një garë! Jepini vetes kohë për t’u mësuar me procesin. Së shpejti do të zbuloni se efektet e dobishme të ujit të ftohtë do të bëhen pjesë e rutinës suaj të përditshme dhe do t’ju ofrojnë një ndjenjë të rinovuar mirëqenieje.

Sigurisht, është gjithmonë mirë të konsultoheni me mjekun tuaj nëse keni ndonjë problem mjekësore. Mos harroni se dushi i ftohtë është një shtesë në rutinën tuaj të shëndetshme, jo trajtimi kryesor.

Samanta në pritje të ëmbël?

0

Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella, duket se është në pritje të ëmbël të një fëmije.

Përmes një postimi të bërë në “TikTok”, ajo tërhoqi vëmendjen pasi shihet duke shijuar natyrën dhe në pah bie barku i saj rrumbullakosur.

Dyshimet u shtuan më shumë së fundmi kur këngëtarja postoi disa foto në Instagramin e saj ku shfaq vetëm pjesën e sipërme të trupit duke u munduar të shmang barkun.

Vetë këngëtarja nuk ka deklaruar se është në një lidhje romantike, por ajo u përfol vite më parë se i ka dhënë fund beqarisë dhe është fejuar.

Mediat rozë kanë thënë se i dashuri i saj quhet Chris Miele, por këtë e ka mohuar Samanta, e cila ka deklaruar se çdo bashkëpunim i saji me artistët meshkuj është interpretuar si një lidhje dashurie.

Kosova dhe Shqipëria bashkojnë forcat, organizojnë Kampionatin Evropian CEV U16 për Femra

0

Kosova dhe Shqipëria nuk u bënë bashkë për organizimin e kampionatit të futbollit për të rinjë, por u bënë bashkë për atë të volejbollit.

Nga 2-13 korrik 2025, Kosova dhe Shqipëria do të organizojnë Kampionatin Evropian CEV U16 për Femra.

Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Volejbollit të Kosovës, e cila ka njoftuar se në këtë ngjarje do të marrin pjesë 27 shtete nga e gjithë Evropa dhe ky kampionat pritet të sjellë emocionet e ndeshjeve më të mira të volejbollit në Prishtinë dhe Tiranë.

Policia ia mësynë ministrisë së Liburn Aliut, Storm kishte paralajmëruar aksionin

0

Storm/Policia: Nga mëngjesi i kësaj të martë, forca të shtuara të hetuesisë së policisë, kanë nisur një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimi Hapësinor dhe Infrastrukturës, e cila drejtohet nga ministri Liburn Aliu.

Pos numrit të madh të dokumenteve që janë marrë nga aty, raportohet se ka edhe të arrestuar.

Kjo bastisje po kryhet në koordinim me Prokurorinë Speciale.

Deri më tani as policia e as Prokuroria Speciale, nuk kanë dhënë detaje se për çfarë arsye është duke u zhvilluar ky aksion.

Dyshimet e para janë se aksioni ka të bëjë me faljen e tantiemës së shfrytëzimit të ujit, nga kompanitë e kësaj fushe.

Storm kishte paralajmëruar se zyrtarë të lartë të ministrive, duke mos përjashtuar ministra e zëvendësministra, mund të arrestohen, shkaku i skandaleve të shumta.

“Nga frika e sulmeve Ruso-Serbe” – Tenderë sekretë, njëburimorë dhe të shtrenjtë: A do të çojnë dikë pas grilave?

Kamala Harris, në “60 Minutes”, nuk foli drejtpërdrejt as për Kinën dhe as për Rusinë.

0

Storm/SHBA-Zgjedhjet: Nën-presidentja e SHBA-së dhe kandidatja për presidente nga radhët e Partisë Demokratike, Kamala Harris, ka dhënë një intervistë për CBS News në programin “60 Minutes”, më pak se një muaj para ditës së zgjedhjeve.

Gjatë intervistës, Harris shmangu komentet për politikën e saj ndaj Kinës, duke u fokusuar kryesisht në Ukrainën dhe Izraelin. Ajo refuzoi mundësinë e hapjes së negociatave të drejtpërdrejta me presidentin rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe nuk dha një përgjigje të qartë në lidhje me përfshirjen e Ukrainës në një zgjerim të mundshëm të NATO-s.

“Ukraina duhet të ketë fjalën e saj për të ardhmen e saj. Sa i përket NATO-s, do ta trajtojmë kur dhe nëse arrijmë në atë pikë,” tha Harris.

Ajo theksoi se aktualisht SHBA-ja po mbështet aftësinë e Ukrainës për t’u mbrojtur kundër agresionit të paprovokuar të Rusisë, duke shtuar se Putin “do të ishte ulur në Kiev tani” nëse ish-presidenti Donald Trump do të ishte ende në Shtëpinë e Bardhë.

Nën-presidentja refuzoi gjithashtu të përgjigjej drejtpërdrejt nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është një “aleat i afërt” i SHBA-së, duke thënë: “Mendoj se pyetja më e mirë është: ‘A kemi një aleancë të rëndësishme mes popullit amerikan dhe popullit izraelit?’ Dhe përgjigja për këtë pyetje është po.”

Intervista nuk trajtoi tema të lidhura me Kinën, megjithëse korrespondenti i CBS-së, Bill Whitaker, përmendi vetëm që Harris theksoi se SHBA-ja duhet të fitojë garën ekonomike me Kinën për shekullin e 21-të.

Kamala Harris ka bërë deklarata të ngjashme edhe gjatë fushatës së saj për presidencë, duke premtuar se do të sigurojë që SHBA-ja, dhe jo Kina, të fitojë konkurrencën për shekullin e 21-të.

Në fjalimet e saj të mëparshme, Harris ka kritikuar Trump-in për shitjen e teknologjisë amerikane ndaj Kinës, duke ndihmuar kështu modernizimin e ushtrisë kineze.

Gjatë intervistës, nuk pati ndonjë referencë të rëndësishme për Tajvanin nga asnjë kandidat, megjithëse Trump kishte thënë më parë se Tajvani duhet të “rimbursojë” SHBA-në për shpenzimet e sigurisë.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë mbeten të tensionuara, veçanërisht pas vizitës së ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, në Tajvan, e cila shkaktoi reagime të ashpra nga Pekini.

Kjo intervistë dhe deklaratat e fundit të Kamala Harris nënkuptojnë se ajo synon të vazhdojë shumicën e politikave të administratës së Biden-it ndaj Kinës, nëse ajo fiton zgjedhjet e ardhshme. Kjo do të përfshijë mbajtjen e tarifave të vendosura mbi importet kineze dhe mbështetjen e Aktit të Çipave dhe Shkencës, që ka për qëllim forcimin e prodhimit të teknologjisë në SHBA dhe kufizimin e qasjes së Kinës në gjysmëpërçues të avancuar.

Intervista u realizua në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe në një periudhë kritike për politikën e jashtme të SHBA-së, veçanërisht në marrëdhëniet me Kinën dhe Rusinë.