Home Blog Page 1746

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së vazhdon

0

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sipas kalendarit, sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dje filloi dëshmia e dëshmitarit të 113-të të ZPS-së.

Ky dëshmitar (W04500) është nën masa mbrojtëse dhe ka dëshmuar përmes video-lidhjes.

Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, dëshmitari ishte arrestuar në vitin 1999 nga pjesëtarë të armatosur të UÇK-së dhe më pas ishte dërguar në një qendër ndalimi ku ishte keqtrajtuar.

Ndërkaq, gjatë këtij muaji, në këtë rast gjyqësor pritet të mbahen edhe 10 seanca, sipas kalendarit të punës së Speciales.

Inteligjenca Artificiale edhe në WhatsApp

0

WhatsApp po punon për një veçori të re që ka të bëjë me Meta AI.

Në mënyrë të veçantë, një miniaplikacion i ekranit bazë për pajisjet Android.

Kjo do ta vendosë Meta AI përpara dhe në qendër në ekranin tuaj bazë, siç mund ta shihni nga pamja e ekranit më poshtë.

Sigurisht, miniaplikacioni do të jetë opsional.

Do të shfaqet vetëm si një opsion për ata që tashmë kanë akses në Meta AI.

Kjo aktualisht është e kufizuar në vende të caktuara dhe përdorues të përzgjedhur, kështu që miniaplikacioni definitivisht nuk do të jetë i disponueshëm për të gjithë pas lëshimit të tij.

WhatsApp dëshiron të vendosë Meta AI përpara dhe në qendër në ekranin tuaj fillestar

Siç mund ta shihni, widget ka dy pjesë. Mund të prekni ose në anën e majtë dhe t’i kërkoni ndonjë gjë, ose të prekni anën e djathtë dhe të zgjidhni një foto, e cila më pas do të ndahet menjëherë me Meta AI.

Pastaj sigurisht që do të mund t’i kërkoni chatbot-it të modifikojë foton, të shpjegojë përmbajtjen e saj ose të adresojë çdo pyetje tjetër që mund të keni në lidhje me të.

Njëkohësisht, WhatsApp po punon gjithashtu për një skedë të re për bisedat me AI, e cila do të shtohet në shiritin e poshtëm të navigimit – përsëri, vetëm për ata që kanë akses.

Është e paqartë se kur këto veçori do të dalin nga testimi beta dhe do të arrijnë të gjithë përdoruesit e kualifikuar.

Mund të kalojnë shumë javë derisa të arrijmë atë pikë, apo edhe muaj.

Parashikimi i motit, nuk përjashtohen edhe reshjet e borës

0

Moti në vendin tonë do të vazhdoj të jetë i ndikuar nga masat e ftohta.

Sot pritet të mbaj mot i shoqëruar kryesisht me vransira, që pasdite me gjasë mund të shoqërohen me reshje të dobëta dëbore në pjesë jugore të vendit përreth vargmaleve të Sharrit, pa përjashtuar mundësi që fjolla bore të shfaqen në pjesë qëndrore të vendit.

Nuk do të mungojnë as intervale me diell dhe me erë të lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 3-6m/s.

Temperaturat minimale zbresin në -5 e -2C, e maksimalet gjatë ditës luhaten ndërmjet 0C e 3C.

 

Themelorja e Prishtinës del në konferencë për rastin e Liridona Ademajt

0

Sot në ora 10:00, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës do të mbajë konferencë për media për rastin e Liridona Ademjat.

Në këtë konferencë do të marr pjesë edhe vëllai i saj, Leonard Ademaj.

“Ju njoftoj që nesër do të marr pjesë në konferencën e ftuar nga Prokuroria e Prishtinës në lidhje me rastin e vrasjes së motrës time Liridona Ademajt. Konferenca mbahet në orën 10.00 ne Prokurorinë Themelore tek Pallati i Drejtësisë. Shpresoj që mediat do të kenë kohë të përcjellin konferencën. Pas konferencës mund të përgjigjem në ndonjë pyetje eventuale të gazetarëve”, ka shkruar Ademaj në Facebook.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se kjo konferencë lidhet me rastin e Liridona Ademajt, e cila ishte vrarë në nëntor të vitit 2023.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ju fton të merrni pjesë në konferencën për media për rastin e Liridona Ademajt, e cila do të mbahet me datë 15.01.2025 me fillim nga ora 10:00, në objektin e Prokurorisë Themelore Prishtinë, Salla e Konferencave, Kati 0”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, janë bërë mbi një vit pas vrasjes së Liridona Ademajt dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës patën thënë se janë ende në hetime dhe ende nuk ka të ngritur aktakuzë.

Përkujtohet sot masakra e Reçakut

0

Sot bëhen 26 vjet që kur ndodhi Masakra e Reçakut në Kosovë.

Më 15 janar 1999 forcat policore serbe, njësitet ushtarake dhe ato paramilitare qenë futur në këtë fshat të Shtimes duke vrarë 45 civilë.

Atëbotë, shefi i misionit të OSBE-së, Wiliam Walker, me të dëshmuar me sytë e tij atë që kishte parë pas masakrës, kishte ngritur shqetësimin urgjent për krime ndaj njerëzimit që po ndodhnin ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Sipas dëshmitarëve, rreth orës 6:30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të bombardojnë fshatin. Pas ndërprerjes së bombardimeve, forcat serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet.

Masakra në Reçak tmerroi botën dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore duke u mobilizuar për Kosovën.

Tmerret e shkaktuara në fshatin Reçak sollën në vëmendje të gjithë botën e civilizuar dhe shpalosi të vërtetën rreth planit gjenocidal të ish-kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Pas Reçakut, çështja e Kosovës do të jetë në një konferencë ndërkombëtare në Rambuje e në Paris, mossuksesi i të cilës do të ndikonte në ndërhyrjen e NATO-së kundër forcave ushtarake serbe, largimin e tyre nga Kosova dhe vendosjen e administratës ndërkombëtare në Kosovë.

Reçaku atëbotë kishte zënë vend në mediat dhe kancelaritë e shteteve më me ndikim në botë. Ish-sekretarja e Shtetit, Madeleine Albright, e kishte dëgjuar lajmin dhe ishte zgjuar me ankth se ç’do t’i sillnin orët në vijim Kosovës.

Me rastin e 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut, nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Shtimes, Qemajl Aliu, organizohen aktivitetet përkujtimore “Ditët e Reçakut”.

Sot në nivel vendit ora e parë mësimore, i kushtohet Masakrës së Reçakut, ndërsa në orën 8 e 30 nisin homazhet në Kompleksin Memorial, si dhe në varrezat e dëshmorëve të Shtimes.

Krerët e shtetit homazhe do të bëjnë në orën 10:00, kurse në 11:00 do të mbahet Akademia përkujtimore. Homazhe do të bëjnë edhe nga partitë opozitare.

Në orët e pasdites do të ketë aktivitete tjera për të kujtuar Masakrën e Reçakut.

Vëllai i madh merr vendimin e ri

0

Dalja e shpejtë e Amber, ka ndryshuar rrjedhën e votimit, i marr përmes zarfit të zi.

Me anë të vendimit të ri të Vëllait të Madh, shkojnë në televotim të ri, të gjithë shtëpinë dhe banori më pak i votuar e mbyllë qëndrimin në shtëpi.

Hapet zarfi i zi, Amber s’e pret votimin del nga shtëpia

0

Është hapur zarfi i zi, i cili kishte një vendim për tre banorët.

Vëllai i madh vendosi që ti dërgonte në votim G Banin, Jozin dhe Amberin në një televotim, ndërsa njëri nga ta do të dilte të shtunën e kësaj jave.

Mirëpo një vendim të tillë nuk e priti Amber.

Ajo vendosi menjëherë të lërë shtëpinë.

Një pjesë e banorëve u përpoqën ta bindnin për të qëndruar, por ajo nuk u bind.

Kërkesë për të dalë bëri edhe G Bani, për të cilin mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat.

Vazhdojnë skenat në Big, pasi u kritikua nga opinionistët Amber merr vendim të dal jashtë

0

“Gjesti më tha se ke vendin këtu do të çoj për striptizëm”, tha Amber, e cila u çua në mes të debatit.

Ajo u drejtua drejt derës së kuqe por G Bani dhe Jozi u përpoqën ta ndalonin dhe e drejtuan drejt dhomës së rrëfimit.

Aty banorja bëri një pakt me Ledjonin për të qëndruar deri në fund të ‘prime’ dhe më pas të tregoj vendimin e saj.

Gjesti shpërthen në Prime, gjuan mikrofonin, ik nga studio

0

Përplasja e Gjestit dhe Gjestit, ka shkaktuar debat të ashpër brenda shtëpisë.

Mosdhënia e fjalës për të treguar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja, ka irrituar Gjestin, i cili hoqi mikrofonin dhe u largua nga studio kryesore.

Ai iu ankua produksionit se nuk po i jepet fjala.

Pasi ai doli, Ledioni i kërkoi të shkojë në dhomën e rrëfimit dhe të ndez mikrofonin.

“S’mundet të ndërhysh në jetën time, të gjithë folën dhe unë nuk fola, nisi të përmendte UÇK, lirinë, duke shkru romane, kur e tha cucllën nuk reagoi njeri”, tha Gjesti.

Arbri ka qenë i ashpër ndaj banorëve, sjelljet e të cilëve sipas tij ndaj Gjestit janë të pa vend dhe të paqëndrueshme.

“Gjesti ka marr një lopatë dhe po ju hap gropa. Mënyra se si reagon pas një provokimi tregon për ty si sillesh jo ai që provokon”, tha Arbri.

SHBA-ja miraton blerjen e helikopterëve për FSK-në

0

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se është duke diskutuar në rritjen e kapaciteteve ushtarake në koordinim me Departamentin e Mbrojtjes, nga të cilët ai tha se ka marrë zotimin edhe për blerjen e helikopterëve që është në fazën e tretë të tranzicionit të FSK-së.

Maqedonci deklaroi se pritet që këtë vit të vijnë një numër i konsiderueshëm i pajisjeve ushtarake anti-tank Javelinë për të cilët është kryer gjysma e pagesës.

Ministri Maqedonci bërë të ditur se është njoftuar nga Departamenti i Shtetit edhe për ekspertët e FBI të cilët janë duke kryer hetimet për sulmin në kanalin kryesor të Iber-Lepencit më 29-nëntor që sipas tij është udhëhequr nga Millan Radojiciq.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se FSK ka marrë përkrahjen për blerjen e helikopterëve edhe nga Departamenti i Mbrojtjes.

“Një ndër pikat e diskutimit ka qenë vazhdimësia për blerjen e sistemit të armatimit, tash Forca e Sigurisë së Kosovës nga viti 2025 kalon në një fazë tjetër pra në fazën e tretë të tranzicionit ku do të kërkohen sisteme më të avancuara sidomos të mbështetjes ushtarake, që nënkupton helikopterë që nënkupton radarë mbrojtjes ajrore, dhe kemi marrë mbështetje që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mbështesin Republikën e Kosovës në ndërtimin e këtyre kapaciteteve. Gjatë dy ditëve ne vijim kemi vizita të rëndësishme që ndërlidhen me blerjet ushtarake”, ka deklaruar ai, në një intervistë për teve1.

Përveç helikopterëve, FSK këtë vit do të furnizohet edhe me pajisjen anti-tank Javelin me një numër të konsiderueshëm prej tyre.

“Një ndër temat që kemi diskutuar ka qenë që sistemin raketorë anti tank Javelinë ta kemi pjesë të sistemeve tona anti-tank se kemi edhe sisteme të tjera anti-tank në FSK, kemi marrë aty një përkrahje që do të bëhet e pamundur që t’paktën gjatë këtij viti ta kemi një sasi të caktuar normalisht gjatë vitit në vijim të kemi plotësimin me të gjitha pajisjet anti-tank sepse dihet që është një sasi e konsiderueshme që janë blerë”.

Ministri bëri të ditur se për herë të parë do të dërgohet FSK në Lindjen e Mesme me gardën e IOWA-së.

“Kemi diskutuar për hapat që do t’i ndërmarrim së bashku me SHBA-të me qëllim të krijimit të lehtësirave të marrëveshjeve ndërkombëtare për zbarkimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për herë të parë në një operacion kritik ushtarak në lindjen e mesme që mendojmë ta planifikojmë me gardën kombëtare të IOWA-s gjithashtu i kemi njoftuar departamentin e mbrojtjes për progresin që është bërë në kapacitetet ushtarake të FSK-së“, tha ai.

Gjithashtu, në kuadër të takimeve në Departamentin e Mbrojtjes, Maqedonci është njoftuar se ekspertët e FBI po e ndihmojnë policinë e Kosovës në hetimin e sulmit në kanalin Iber-Lepenc.

“Në departamentin e Shtetit jemi informuar për angazhimin e ekspertëve të FBI-aj në mënyrë që të mbështesin institucionet tona në hetimin e rastit. Normal që edhe ne edhe Departamenti i Shtetit kemi diskutuar që rezultati final do të shpërfaq edhe aktorët që kanë qenë të involvuar në sulmin kundër infrastrukturës kritike siq kanë qenë të involvuar në shumë sulme të mëhershme do të pritet rezultatet finale për të ardhë te informacionet e sakta mirëpo unë e kam prezantuar dyshimin tonë të bazuar se këto sulme janë kryer nga grupe terroriste të udhëhequra nga Radojiciq”.

Gjatë këtyre takimeve, ministri Maqedonci bëri të ditur se ka një zotim të fuqishëm për mbështetjen e Republikës në Kartën e Adriatikut dhe më pastaj edhe në strukturat e tjera, përfshirë  NATO-në.