spot_img
E premte, 15 Maj, 2026
10:40
Home Blog Page 1747

Gramozi rrëqeth me rrëfimin e tij! Surprizohet nga partnerja, mësojnë gjininë e bebit

0

Banori i vetëm nga Kosova në Big Brother Vip Albania 4, Gramozi, ka rrënqethur e përlotur, publikun dhe banorët me rrëfimin për jetën e tij të vështirë.

“Bëja dy punë, punoja 16 orë, operator dhe taksist. E di që edhe bashkëshortja e ka pasur problem. Djalin e çoj shumë në çerdhe edhe nisi të sëmurej, e më pas vendosëm të qëndronte bashkëshortja në shtëpi për të mbajtur djalin. Ne nuk jemi një familje e pasur, as mami nuk punon. Vetëm babai”, deklaroi ai.

Më pas ai u surprizua në Big Brother VIP nga partnerja shtatzënë, e cila i foli për djalin, Fronin.

Ajo i kërkoi Gramozit që të ishte po ai i ditëve të para kur hyri në shtëpi.

Ndërkohë aty Gramozi ka mësuar gjininë e bebit, e cila është vajzë, ashtu siç ai donte të ishte.

Didier Deschamps merr vendimin që askush s’e priste

0

Trajneri i Kombëtares së Francës, Didier Deschamps, do të njoftojë këtë të mërkurë vendimin e tij për të ndërprerë drejtimin e ekipit të bluve pas Botërorit të ardhshëm në Amerikën e Veriut.

Mediumi i njohur francez “L’equipe” raporton se Didier Deschamps nuk do të kërkojë një zgjatje të re pas vitit 2026.

Ai ka drejtuar ekipin francez që katërmbëdhjetë vjet, kur zëvendësoi Laurent Blanc, në fund të Euro 2012.

Deschamps do ta bëjë të ditur vendimin këtë të mërkurë, në lajmet e 13:00 në mediumin TF1.

Deschamps (56 vjeç) e kishte marrë vendimin e tij disa muaj më parë, por ai beson se ka ardhur koha që të zyrtarizohet për të mbyllur përfundimisht debatin për të ardhmen e tij.

Xheneta s’mund ta përballojë mungesën e Gjestit: 10 mijë euro i jap, veç me kthy Gjestin (Video)

0

Xheneta ka shpërthyer sërish në lot për largimin e Gjestit nga shtëpia më e famshme në vend.

Ajo madje pati edhe një propozim ku tha se do t’i jepte 10 mijë euro, veç ta kthente brenda.

Këtë ajo e bisedonte me Gresën, ndërsa edhe flisnin për raportin mes tyre.

Rreth Gjestit ajo ka folur me Vullnetin, i cili i tha asaj se ndjenjat për Gjestin iu shfaqen tek para një ose dy javëve.

Xheneta u shpreh se nga ana e saj lidhja me Gjestin nuk kishte të bëjë asgjë me lojë.

“Unë jam person që nuk ndjej me kohë dhe nuk i pranojë ndjenjat e mija edhe në jetën reale. Në fillim për mua ka qenë e pabesueshme se një mashkull më bën me qesh dhe Gjesti gjithmonë më ka bërë të qesh”, u shpreh Xheneta.

“Nuk kam ardh me atë qëllim, qëllimi im ka qenë mos me kriju lidhje për çka edhe familjes i kam premtu – nga ana ime nuk ka qenë lojë lidhja me Gjestin”, u shpreh Xheneta.

“Sjellja jote si ka qenë së fundmi me Gjestin ka qenë se ti ke vendos që s’ka kurgjo ku edhe ke vendos me tregu për njohjen jashtë – ke mujt me tregu edhe më herët se ajo storje është prej jashtë”, u shpreh Vullneti.

“Njohjen jashtë unë e kam fol shumë më herët me Anën se sa me Drenushën, ka qenë diçka shumë më herët që e kam fol”, u shpreh Xheneta.

“5 minuta të fiken kamerat, unë e shqyej”, Jozi sqaron deklaratën, Rozana s’i beson

0

Edhe pse debati i tyre disa ditë më parë u duk sikur u sheshua, raportet e nxehta mes Jozit dhe Rozanës vazhdojnë, teksa banori ka bërë një tjetër koment të rëndë për konkurrenten e tij në lojë.

Gjatë Prime-t të së martës, Rozana dhe Jozi u shprehën në fillim se çdo gjë ishte shgeshuar, e cila nuk u duk ashtu pas një klipi që u shfaq përpara tyre.

Rozana: Unë nuk doja që të cekej më kjo bisedë. Siç u pa nga publiku, pasi e fala, ai pati një moment që ra. Momenti që më mbante më jepte presion. Këtë Jozi nuk e ka kuptuar. Ja thashë më pas në dhomën e gjumit që është një bisedë e përsëritur dhe nuk na çon askund.

Jozi: Unë jam ndjerë shumë keq për atë që kam thënë për Rozanën. I jam betuar dhe ajo më kërkoi të mos e bëja. Kur ma kanë shpjeguar më mirë, e mora në dhomën e gjumit, jemi sqaruar dhe e shkuar e harruar.

Pas këtij diskutimi, u hap një klip kur Jozi thotë: “Pesë minuta po të fiken kamerat, unë Rozana Radin e shqyej”.

Jozi: Kjo është diçka që i jam drejtuar Gertës në lidhje me problemet që ka pasur me Rozanën. Është një mendim i imi që kam të drejtë ta them dhe ta mendojë. Jo unë. Po flisja për Gertën.

Gerta: Më thotë mua me ngacmim. Nuk e kishte për veten. Këtë ja kam kundërshtuar gjithmonë Jozit. Unë në jetë jam shumë dashamirëse.

Jozi imagjinon sikur unë të jem një person agresiv. Unë jam përpjekur gjithmonë duke i thënë Jozit që mos ta thoshte më këtë. Ai e thoshte në aspektin e shakasë, duke më interpretuar mua si një grua të fortë në shtëpi. Ai ja faturon forcës së mendimit, por që e shpreh në këtë lloj mënyre. Madje dhe Valbona i ka thënë që Gertë është shumë dashamirëse.

Jozi: Ky është thjesht një mendim që ja kam drejtuar Gertës. Po shoh një keqkuptim sepse s’e kam thënë për veten time. I kam thënë Gertës që më duket sikur ka dorë. Është edhe batutë në këtë mes.

Gerta: Është vërtet që është e rrezikshme prandaj Jozit i kam thënë “Stop”.

Për kë ke më shumë konsideratë aty brenda? Rozanën apo Gertën?

Jozi: Për Gertën.

Rozana: Jozi përsërit ato që ka bërë. I qëndroj asaj që kam thënë, që kur ka kërkuar falje, nuk ka qenë i sinqertë.

Ankesat e shumta, detyrojnë Apple të marr masa për përditesimin e AI

0

Apple ka pranuar shqetësimet për veçorinë e saj të re të AI që ka gjeneruar alarme të pasakta lajmesh në iPhone.

Kompania planifikon të lëshojë një përditësim të softuerit për të sqaruar rastet kur njoftimet janë përmbledhje të krijuara nga AI.

Ky funksion është kritikuar për prodhimin e informacionit të rremë, si titujt e pasaktë për një vrasje dhe një ngjarje sportive, si dhe për keqinterpretim të lajmeve nga BBC.

BBC dhe të tjerët kanë shprehur shqetësime në lidhje me saktësinë e përmbajtjes së gjeneruar nga AI, me disa që kërkojnë që kjo veçori të çaktivizohet.

Përmbledhjet e drejtuara nga AI i Apple janë krijuar për të kombinuar njoftime të shumta në një sinjalizim të vetëm në ekranet e përdoruesve, por gabimet kanë çuar në thirrje për tërheqjen e teknologjisë.

Përditësimi, i cili pritet në javët në vijim, do ta bëjë më të qartë se kur përmbledhjet krijohen nga AI dhe do t’u japë përdoruesve mundësinë për të raportuar shqetësimet.

Funksioni, i lançuar në dhjetor, është i disponueshëm në modelet e iPhone 16, iPhone 15 Pro, Pro Max dhe disa iPad dhe Mac me iOS 18.1 e lart.

Ilir Meta reagon nga burgu: Tre faktet që paraqita sot në SPAK

0

Ish-presidenti dhe lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh se ka paraqitur sot tri akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe Engjell Agaçit, gjatë seancës së pyetjeve reciproke në SPAK.

Ai ka theksuar se Partia e Lirisë ka qenë denoncuesja kryesore e megaaferës së inceneratorëve, duke përmendur përgjegjësitë e dy zyrtarëve.

Meta renditi tre fakte zyrtare që sipas tij, e ngarkojnë Ramën dhe Agaçin me përgjegjësi:

Bonusi i paligjshëm: Më 7 dhjetor 2016, Edi Rama firmosi dhënien e një bonusi prej 8% të pikëve për kompaninë Integrated Energy BV sh.p.k, e cila në atë kohë nuk ekzistonte, duke shkelur ligjet në fuqi dhe duke favorizuar këtë kompani në procedurën e konkurrencës për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Negocimi i kontratës: Rama ka firmosur kontratën koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit në kundërshtim me ligjin “Për koncensionet dhe Partneritetin Publik/Privat”, edhe pasi ishte informuar se procedura e negociatës pa shpallje ishte e paligjshme.

Miratimi i paligjshëm: Ai akuzoi Erion Veliaj për firmosjen e një koncensioni 30-vjeçar për inceneratorin e Tiranës, duke shkelur vendimet e Këshillit Bashkiak dhe ligjet përkatëse.

Meta u shpreh se ndërkohë që vazhdojnë hetimet, dhjetëra milion euro po vidhen dhe financojnë analistë dhe media që manipulojnë informacionin.

Ai kërkoi një përgjigje nga SPAK për veprimet e tyre në këtë çështje me interes të lartë publik, duke theksuar se dokumentet përkatëse janë në duar të tyre, të firmosura dhe me vulë.

Viti 2025 vendimtar për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

0

Viti 2025 pritet të jetë viti vendimtar për procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.

Ndërkohë që kritika të shumta, për mostransparencë e për anshmëri të gjyqtarëve, drejtojnë nga shoqëria civile e avokatët e akredituar.

Lista e gjatë e dëshmitarëve të propozuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, po shkon drejt fundit.

Që nga prilli i 2023-s, ku edhe kishte nisur procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, të akuzuar për krime lufte janë dëgjuar 110 dëshmitarë, e dhjetëra dëshmi të tjera janë dorëzuar në formë të shkruar.

Derisa Prokurorisë i ka mbetur edhe pak muaj kohë, deri në prill që të përmbyll procesin e dëgjimit të dëshmitarëve, në listë për vitin 2025 janë edhe rreth 40 persona për të dëshmuar në Hagë.

As viti 2024 sipas, Institutit të Kosovës për Drejtësi, nuk ishte pa probleme, në këtë proces gjyqësor.

“Mosplanfikimi i mirë i marrjes në pyetje të dëshmitarëve ka qenë një e met gjatë këtij viti, pasi që mosplanifikimet e mira kanë ndikuar në vonesa dhe humbje të ditëve të tëra pa dëshmitarë kjo ka ndryshuar në përgjithësi mund të themi se sa i përket procesit, ky proces kemi vërejtur tek një gjyqtarë që pyetjet nuk kanë qenë profesionale por kanë shkuar nga pyetjet sugjestive”, ka thënë hulumtuesi në IKD, Astrit Kolaj.

Kolaj shton se gjatë këtij viti, ish-krerët e UÇK-së, u përballen edhe me shkelje të të drejtave të njeriut, meqë për një kohe iu ndaluan vizitat.

“Thaçi, Veseli dhe Selimi janë ballafaquar me kufizim të përkohshëm me ndalim të vizitave dhe vendosjen e rregullave të reja, për vizita për këta tre persona, është me rëndësi që duhet të respektohen liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe të akuzuarve dhe nuk ka të drejtë asnjë organ të ju kufizojë të drejtat që i kanë me akte juridike dhe me këtë rast duhet të shikohet që këtyre personave të u lejohen të gjitha vizitat”, ka shtuar Kolaj.

Në anën tjetër, avokatët e akredituar në Gjykatën Speciale, thonë se viti 2025 pritet që të jetë fundi i këtij procesi gjyqësor, që është më i madhi në Dhomat e Specializuara për Kosovën.

“Besoj që në vitin 2025, edhe ritmi i gjykimit do të jetë më i shpejtë sesa në vitin 2024, nëse kësaj i shtojmë edhe heqjen dorë të prokurorisë nga dëgjimi i disa dëshmitarëve dhe heqjes dorë nga prokuroria për administrimin e disa provave materiale, besoj se këtu do ndikojnë në shpejtësinë e gjykimit, dhe pritet që së paku deri në nëntor dhe dhjetor të 2025 të kemi verdiktin final”, ka thënë Artan Qerkini, raporton Dukagjini.

“Këtë vit trupi gjykues i ka dhënë disa urdhëra ku ka caktuar afate për palet në procedurë, qoftë për prokurorinë apo mbrojtësin e viktimave, avokatët mbrojtës të të akuzuarve në bazë të këtij plani pritet që të përfundojnë në vitin 2025, ashtu është plani a do të mund të bëhet publik aktgjykimi në shkallë të parë, kjo është diskutabile, pavarësisht prej parashtrimeve finale, deri në fund të vitit do të përfundojë procedura”, ka thënë avokati Taulant Hodaj.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, janë në paraburgim që nga viti 2020, nën akuzat për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Çfarë është nanovaksina që po e lufton kancerin?

0

Lufta kundër kancerit ka marrë një drejtim të ri, duke u mbështetur në një aleat të fuqishëm: sistemin imunitar të trupit tonë.

Studiuesit kanë filluar të përdorin nanovaksinat, një teknologji e avancuar që mund të luajë një rol kyç në trajtimin e kancerit, duke aktivizuar dhe forcuar përgjigjen imune të trupit për të luftuar tumorët.

Çfarë janë nanovaksinat?

Nanovaksinat janë grimca të vogla, të projektuar për të stimuluar sistemin imunitar dhe për të synuar qelizat kanceroze me saktësi të lartë.

Ato përdorin nanoteknologjinë për të përmirësuar efektivitetin e vaksinave tradicionale, duke ofruar një mbrojtje më afatgjatë dhe një shpërndarje më të mirë të antigjenëve – molekulat që ndihmojnë trupin të identifikojë dhe shkatërrojë sëmundjen.

Një sfidë kryesore për terapitë aktuale të kancerit është “djegia” e sistemit imunitar, ku qelizat T, të cilat janë të afta për të luftuar kancerin, bëhen të paefektshme për shkak të lodhjes.

Nanovaksinat mund të ndihmojnë për të rigjallëruar këto qeliza, duke rritur fuqinë e tyre për të luftuar tumorët dhe duke sjellë një përparim të mundshëm në trajtimin e kancerit.

Pse janë kaq të rëndësishme nanovaksinat?
Nanovaksinat ofrojnë disa përfitime unike që mund të ndryshojnë mënyrën si e trajtojmë kancerin:

– Përmirësimi i shpërndarjes dhe aktivizimit të antigjenëve: Nanovaksinat mund të shpërndajnë antigjenet në mënyrë më të saktë dhe më efikase tek qelizat imune, si nyjet limfatike dhe shpretka, duke rritur përgjigjen imunitare.

– Përmasat e vogla dhe modifikimet: Nano-grimcat mund të dizajnohen për t’u përshtatur me kushte specifike fiziologjike, si pH dhe enzimë, për të garantuar një shpërndarje të kontrolluar të ilaçit dhe për të mbrojtur antigjenet nga degradimi.

– Kombinimi me terapi të tjera: Nanovaksinat mund të përdoren në lidhje me trajtime të tjera si terapia fototermale ose frenuesit e pikave të kontrollit imunitar, për të arritur rezultate më të mira terapeutike.

Në një studim të publikuar në “Biomaterials”, hulumtuesit nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts dhe Shkolla Mjekësore e Harvardit, bashkë me Universitetin Yeungnam në Kore, e përshkruajnë këtë teknologji si premtuese për të ardhmen e imunoterapisë, duke i dhënë shpresë për një trajtim më efikas të kancerit.

Kërkimet e fundit kanë treguar se nanovaksinat mund të sjellin përgjigje imune më të forta dhe më të qëndrueshme, duke i dhënë trupit mundësinë për të luftuar kancerin më efikas.

Ato mund të përdoren për të trajtuar një gamë të gjerë tumorësh, përfshirë melanomën dhe kancerin e mushkërive, duke shfaqur rezultate pozitive në studimet klinike.

Për shembull, në provën klinike “Lipo-MERIT” nga BioNTech, një nanovaksinë e bazuar në ARN liposomike ka nxitur një përgjigje të fortë të qelizave T që synojnë melanomën.

Në një tjetër provë, “Nano-VAX” ka rritur aktivitetin e qelizave dendritike, duke stimuluar një përgjigje më të fortë ndaj tumoreve të avancuara.

Rezultatet e deritanishme janë inkurajuese, por studiuesit theksojnë nevojën për studime të mëtejshme për të maksimizuar shpërndarjen dhe efikasitetin klinik të nanovaksinave.

Në të njëjtën kohë, zhvillimet në mRNA dhe terapitë të personalizuara, si vaksina “mRNA-4157” e Moderna dhe Merck për melanomën, po japin shpresa të mëdha për të ardhmen e trajtimit të kancerit.

Sipas ekspertëve, vitin 2025 mund të shënojë një pikë kthese në luftën kundër kancerit, me mundësinë e miratimit të vaksinatve të reja dhe nanovaksinave që mund të ndryshojnë përfundimisht mënyrën se si e trajtojmë këtë sëmundje.

Njihuni me përfitimet e lëngut të limonit në shëndetin tonë

0

Lëngu i limonit është përdorur për shekuj me radhë në mjekësinë tradicionale për vetitë e tij shëruese, duke përfshirë aftësinë për të vepruar si diaforatik (që ndihmon në djersitje) dhe diuretik (që nxit urinimin).

Ai është përdorur gjithashtu si gargarë, locion dhe tonik për një gamë të gjerë problemesh shëndetësore.

Po ashtu, kripa, një element i pazëvendësueshëm për trupin, është e domosdoshme për funksionimin e trurit, si dhe përmban aftësi të fuqishme shëruese.

Kur kombinohet me piper të zi dhe kripë, ky trio mund të ndihmojë në trajtimin e disa shqetësimeve të zakonshme shëndetësore.

Luftimi i dhimbjes së fytit
Një nga mënyrat më të njohura për të trajtuar dhimbjen e fytit është përdorimi i një gargarëje me përbërës të thjeshtë. Përzieni një lugë gjelle lëng limoni të freskët, gjysmë luge kafeje piper të zi dhe një lugë kafeje kripë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe bëni gargarë sa herë që të jetë e nevojshme për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjes.

Luftimi i gurëve të tëmthit
Gurët e tëmthit formohen kur lëngjet tretës krijojnë depozita të ngurtësuara në fshikëzën e tëmthit, duke shkaktuar dhimbje dhe probleme me tretjen. Një përzierje e vajit të ullirit, limonit dhe piperit të zi mund të ndihmojë në lëvizjen e këtyre gurëve. Përzieni tre pjesë vaj ulliri me një pjesë limon dhe një pjesë piper të zi, dhe pijeni këtë përzierje për të stimuluar lëvizjen e gurëve.

Humbje peshe
Një tjetër përdorim i njohur për këtë kombinim është për humbjen e peshës. Për të stimuluar metabolizmin dhe djegien e yndyrnave, përgatisni një pije me ¼ lugë kafeje piper të zi të bluar, 2 lugë gjelle lëng limoni dhe një lugë gjelle mjaltë, të gjitha të përziera në një gotë me ujë. Pini këtë pije çdo mëngjes, me stomak bosh, dhe do të filloni të shihni rezultate pas disa ditësh.

Për qetësimin e të përzierave
Nëse ndiheni të përziera, kombinimi i piperit të zi dhe limonit mund të jetë një shpëtim. Lëngu i limonit ndihmon në ndalimin e të përzierave, ndërsa piper i zi mund të qetësojë dhimbjen e stomakut. Përzieni një lugë gjelle lëng limoni dhe një lugë kafeje piper në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pini ngadalë, me gllënjka të vogla, për të lehtësuar simptomat.

Trajtimi i ftohjes dhe gripit
Nëse vuani nga simptoma të ftohjes ose gripit, limoni mund të bëjë mrekulli. Shtoni gjysmën e lëngut të limonit dhe lëkurën në një enë me ujë të vluar. Lëreni të ziejnë për 10 minuta, pastaj hiqni lëkurën. Përdorni këtë përzierje disa herë në ditë për të përmirësuar gjendjen tuaj dhe për të lehtësuar simptomat.

Ky kombinim i thjeshtë i limonit, piperit të zi dhe kripës mund të jetë një mjet i fuqishëm natyral për lehtësimin e shumë shqetësimeve shëndetësore të zakonshme, duke ofruar një mundësi natyrale dhe të shpejtë për të përmirësuar mirëqenien tuaj.

Zv/Sekretari amerikan do të vizitojë Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë

0

ZëvendësSekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet i SHBA-së, Richard R. Verma, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi nga 7 deri më 11 janar, ka njoftuar Departamenti i Shtetit.

Fillimisht ai do të udhëtojë në Tiranë, ku do të diskutojë përparimin demokratik të Shqipërisë, aftësitë mbrojtëse dhe thellimin e lidhjeve ekonomike me Shtetet e Bashkuara dhe do të falënderojë Qeverinë e Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj aleatëve tanë afganë, njofton DASH.

Në Kosovë, ai do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve. Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë.

Gjithnjë sipas njoftimit të DASH-it, në Serbi, Zëvendës Sekretari do të theksojë partneritetin strategjik në rritje SHBA-Serbi për energjinë dhe çështje të tjera ekonomike. Ai do të ofrojë mbështetje për integrimin e Serbisë në institucionet evropiane, normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimin më të ngushtë dypalësh për çështjet ushtarake dhe të sigurisë.

Ai gjithashtu do të riafirmojë përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa ato ndjekin integrimin euroatlantik dhe bashkëpunimin më të thellë rajonal.