spot_img
E shtunë, 9 Maj, 2026
15:42
Home Blog Page 1748

Dënohet hajnesha që vodhi këngët e papublikuara të artistëve, përfshirë edhe të Bebe Rexhës

0

Një hakere është shpallur fajtore për vjedhje të muzikës së artistëve, përfshirë të shqiptares me famë botërore, Bebe Rexha, Coldplay e Shawn Mendes.

E quajtur Skylar Dalzieln, fitoi rreth 42,000 funte nga shitja e muzikës që vodhi, njoftoi Policia e Londrës.

22-vjeçarja pranoi fajësinë për 11 shkelje të së drejtës së autorit dhe u dënua me 21 muaj burgim, raportoi BBC.

“Vjedhja e materialit me të drejta të autorit për përfitim të vetin financiar është e paligjshme. Rrezikon punën e artistëve dhe jetesën e njerëzve që punojnë me ta për të krijuar dhe publikuar muzikën e tyre”, ka thënë Daryl Fryatt nga Policia britanike.

Dalziel u arrestua më 9 janar 2023, kurse policët sekuestruan nga ajo tri disqe që përmbanin 291,941 këngë.

Rrahmani: Meritat për fitore i ka trajneri Conte

0

Napoli fitoi 0-3 përballë Fiorentinës dhe këto tri pikë, ngjisin skuadrën e Contes në krye të Seria A.

Amir Rrahmani i dha meritat kryesore Kontes, ndërsa u tregua i kujdesshëm kur u pyet për titullin kampion.

“Kemi luajtur një ndeshje të madhe nga fillimi. Krijuam mundësi, por pasimi final mungonte dhe më pas golat erdhën. Meritat i shkojnë trajnerit tonë. Ne lëvizim më shumë në alternativa të ndryshme dhe kushdo nga ne mund të jetë i rrezikshëm përpara. Është shumë herët për të folur për titullin, jemi akoma në gjysmën e kampionatit. Duhet të shikojmë në ndeshjen e radhës, ka shumë lojë të vështira përpara nesh”, u shpreh Rrahmani.

Media australiane shkruan për vijën bregdetare shqiptare

0

Nëse ekziston një destinacion që po përjeton një rritje absolute të popullaritetit dhe numrit të vizitorëve gjatë viteve të fundit, është Shqipëria, shkruan Jemima Skelley në revistën australiane “9Travel”.

Vendi regjistroi një numër rekord vizitorësh të huaj – 4,5 milionë në gjashtë muajt e parë të 2024 – një rritje prej 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Me plazhe mahnitëse, ushqim të mrekullueshëm, vendas miqësorë, një kulturë dhe histori të pasur dhe çmime relativisht të lira – nuk është çudi që Shqipëria po kthehet në një pikë të rëndësishme turistike.

Aktivitetet që mund të bëni në Shqipëri

Ju mund të relaksoheni në plazh, të bëni një udhëtim disa ditorë, të notoni në burimet malore ose të humbisni veten në jetën e natës të një qyteti të ri, Shqipëria ofron gjithçka për ju.

Turistët që e vizitojnë vendin e vogël evropian për herë të parë, dhe kanë një muaj kohë për të eksploruar të gjithë vendin – mund të kryejnë disa aktivetete:

  • Marrin me qira e një varkë për vozitje në ujërat bruz të Ksamilit
  • Freskohen në ujëvarat e ftohta pas ecjes në afërsi të Thethit
  • Vizitojnë në muzeun/galerinë e nëndheshme Bunk’Art në Tiranë
  • Shijojnë ushqimet e freskëta të detit në Rivierën Shqiptare
  • Eksplorojnë rrugët me kalldrëm të shekullit VI të Gjirokastrës

Ku të qëndroni në Shqipëri

Shqipëria për turistët mund të ndahet në tre zona kryesore: bregdeti, malet dhe Tirana, kryeqyteti.

Nëse jeni pas pushimeve në plazh, plazhet e Sarandës, Ksamilit dhe Himarës janë opsionet më të mira.

Ksamili është një fshat i vogël bregdetar në Rivierën Shqiptare, një vend i qetë ku mund të relaksoheni në pishinë ose plazh gjatë gjithë ditës dhe të shijoni një darkë të këndshme.

Saranda është një qytet i madh dhe një vend i mrekullueshëm për këdo që pëlqen të jetë aktiv.

Himara është një vend turistik, i shkëlqyer për not dhe një udhëtim të thjeshtë.

Për një atmosferë më shumë natyrale, drejtohuni në veri të vendit.

Alpet Shqiptare ofrojnë një sërë shtigjesh për ecje me peizazhe mahnitëse.

Berati një tjetër qytet i madh dhe magjepsës për adhuruesit e historisë është listuar në trashëgiminë e UNESCO-s.

Tirana ia vlen të vizitohet të paktën për disa netë. Qëndroni në qendër të qytetit për të shijuar kulturën dhe jetën e natës dhe merrni teleferikun në mal për te shijuar pamje të mahnitshme.

Çfarë ushqimi të shijoni në Shqipëri?

Mënyra më e mirë për të përshkruar ushqimin shqiptar është se ai është ndikuar nga kuzhina greke dhe italiane – duke ofruar shumë pjata me mish dhe ushqime deti të shijshme dhe të freskëta.

Pjatat që duhet të provoni:

  • Byreku: një petë e mbushur me djathë, mish dhe perime
  • Tavë kosi: gjellë kombëtare me mish qengji
  • Qofte: Qofte shqiptare
  • Fërgesë: gjizë, speca dhe domate

Koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë

Plazhet e Shqipërisë – një nga atraksionet më të mëdha të vendit – i shijoni më së miri gjatë verës, nga maji deri në shtator.

Korriku dhe gushti janë muajt më të ngarkuar të verës. Shumë turistë italianë dynden në Shqipëri në këtë kohë pasi qyteti bregdetar i Sarandes është shumë afër me traget nga Italia.

Prilli dhe maji apo shtatori janë muajt më të mirë për të shmangur turmat e turistëve dhe vapën përvëluese.

A është Shqipëria e lirë për të udhëtuar?

Kur krahasohet me destinacione të ngjashme evropiane, si Franca, Italia, madje edhe Kroacia, Shqipëria është një destinacion shumë buxhetor. Vendi përdor lekun si monedhën e tij, jo euron.

Akomodimi nuk do t’ju kushtojë më shumë se 50 dollarë në natë edhe në vende të këndshme qendrore.

Një vakt kushton rreth 5-10 dollarë, dhe kostoja do të ishte me e lartë vetëm nëse do të zgjidhnit një restorant më të shtrenjtë.

Kush rrezikon të lë javën tjetër Big Brother Albania?

0

Banorët e Big Brother Vip kanë bërë nominimet e tyre duke dhënë dy emra banorësh që duan t’i çojnë në televotim.

Në nominim me pyetjen “Kë doni të shpëtoni”, shkojnë Gerta, Livia, Arsida, Rozana, Olsi, Jozi, Gramozi.

Verdikti i publikut do të jepet të martën, ndërsa votimi do të vijojë deri në ‘Prime’-n e ardhshme.

Rusia në kthesën e rënies: Humbjet e larta dhe fundi i avantazhit në Ukrainë

storm•/Invazioni: Që nga shkurti i vitit 2022, konflikti në Ukrainë ka shënuar një kapitull të ri në historinë e luftës moderne, ku Rusia po përballet me humbje të rënda në fushëbetejë dhe një konsum alarmues të pajisjeve të saj ushtarake. Analistët paralajmërojnë se avantazhi që Moska ka mbajtur për më shumë se dy vjet mund të zbehet ndjeshëm deri në dimrin e vitit 2025. Nga furnizimet e pakësuara të trupave deri te shterimi i rezervave sovjetike, kjo kronikë sjell një pasqyrë të detajuar të betejës së vazhdueshme dhe ndryshimeve të mundshme në strategjinë ruse.

Mos humbisni asnjë lajm! Klikoni këtu për të ndjekur The Daily Digest.

Pacolli i kundërpërgjigjet ministres Haxhiu: Po vetëngushëllohesh

0

Behgjet Pacolli i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në lidhje me deklaratën e kësaj të fundit rreth vendimit të Arbitrazhit.

Reagimin e saj, Pacolli e ka cilësuar vetëngjushëllim.

“Deklarata e ministres Haxhiu tingëllonte si një formë “vetëngushëllimi”. Ministrja e din shumë mirë, që askush në këtë proces nuk ka kërkuar OBJEKTIN nga ju në asnjë moment. Këtë e lexoni edhe në postimin e maparshëm. Që nga fillimi i procesitit, Mabco ka kërkuar  gjithmonë që t’i kthehen fondet e saj, të cilat janë përvetësuar në mënyrë të jashtëligjshme, dhe asgjë tjetër”, ka shkruar Pacolli.

Inspektori i krimeve lë shtëpinë e famshme

0

Marius Dervishi apo i njohur me nofkën Zebervoki është eliminuar nga Big Brother Vip Albania 4.

Ai ishte në garë me të gjithë ekipin e Olsit dhe ishte personi më pak i votuar.

Shumë prej banorëve u ndien shumë keq nga ky votim.

Mariusi tha se me Xumin kishin një mosmarrëveshje shumëvjeçare, të cilën e ka sqaruar në shtëpi.

Sa i përket lojës, ai tha se ka bërë lojën e tij dhe s’do të ndryshonte asgjë.

Ai falënderoi ata që se votuan pasi sipas tij ishte në dyshime të qëndronte gjatë dhe ishte duke e menduar largimin.

Opinionistët thanë se ndaj tij kishin mbështetje dhe se nuk prisnin dhe nuk meritonte që ai të dilte tani.

Clinton, Soros dhe Washington dekorohen me medaljen më të lartë civile

0

Ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, filantropi demokrat George Soros, si dhe aktori dhe regjisori Denzel Washington morën të shtunën medaljen më të lartë civile në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti Joe Biden u dha Medaljen Presidenciale të Lirisë 19 personaliteteve të politikës, sporteve, industrisë së argëtimit, grupeve të të drejtave civile, aktivistëve për të drejtat e komunitetit LGBTQ+ dhe të shkencave.

Shtëpia e Bardhë tha se të dekoruarit kanë dhënë “kontribut shembullor për begatinë, vlerat dhe sigurinë e Shteteve të Bashkuara, paqen ndërkombëtare dhe përpjekje të tjera domethënëse shoqërore, publike dhe private”.

Presidenti Biden duke i dhënë Medaljen Presidenciale të Lirisë, ish-sekretares së Shtetit, Hillary Clinton (4 janar 2025)

Katër personalitete u nderuan pas vdekjes: Fannie Lou Hamer, e cila themeloi Partinë Demokrate në Mississippi dhe përgatiti terrenin për Ligjin e të Drejtës së Votës së vitit 1965; ish-prokurori i përgjithshëm dhe senatori Robert F. Kennedy; George W. Romney, i cili shërbeu si guvernator i Miçiganit dhe sekretar për strehimin dhe zhvillimin urban; si dhe Ash Carter, ish-sekretar i mbrojtjes.

Zoti Kennedy ishte babai i Robert F. Kennedy Jr., tashmë i emëruar nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump në postin e sekretarit të shëndetësisë dhe shërbimeve njerëzore. Zoti Romney është babai i ish-senatori republikan të shtetit Utah, Mitt Romney, i cili është një ndër konservatorët më kritikë ndaj Presidentit të zgjedhur Trump.

Aktori Denzel Washington

Ndër filantropët që u nderuan me medalje janë: shefi spanjollo-amerikan i kuzhinës, Jose Andres, organizata e të cilit “World Central Kitchen” është bërë ndër organizatat më të njohura të ndihmave në botë; si dhe Bono, ish-anëtari i grupit të muzikës rock U2 dhe aktivist për drejtësinë sociale.

Ndër yjet e sportit dhe industrisë së argëtimit që vlerësohen me medalje janë: lojtari i futbollit Lionel Messi; ish-lojtari legjendar i ekipit të basketbollit “Los Angeles Lakers”, Earvin “Magic” Johnson; aktori Michael J. Fox, që shërben si aktivist për punën kërkimore për sëmundjen Parkinson; si dhe William Sanford Nye, i njohur nga disa breza studentësh si “njeriu i shkencës Bill Nye”.

Presidenti Biden duke i dhënë medaljen ish-basketbollistit “Magic” Johnson

Ndër personalitetet e tjera janë: aktivistja për mbrojtjen e mjedisit Jane Goodall; kryeredaktorja e hershme e revistës “Vogue Magazine”, Anna Wintour; stilisti amerikan i modës Ralph Lauren; themeluesi i Institutit Amerikan të Filmit, George Stevens Jr.; sipërmarrësi dhe aktivisti për të drejtat e komunitetit LGBTQ+, Tim Gill; si dhe David Rubenstein, bashkëthemelues i firmës globale të investimeve “The Carlyle Group”.

Një vit më parë, Presidenti Biden dha Medaljen Presidenciale të Lirisë për 19 persona: për aktivistin për të drejtat civile Medgar Evers (pas vdekjes); për ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi; ligjvënësin James Clyburn, nga Karolina e Jugut dhe aktoren Michelle Yeoh. /VOA

KFOR: Hapja e urës rrezikon ushtarët dhe komunitetet lokale

0

Gjenerali Enriko Borduani, komandanti i KFOR-it, është deklaruar për një nga çështjet më të diskutuara vitin e kaluar, atë të Urës së Ibrit, më saktësisht, idesë për hapjen së saj.

Komandanti i KFOR-it, rreth kësaj çështjeje, ka theksuar se qëndrimi i këtij misioni, por edhe i vetë NATO-s ka qenë i qartë si dhe konsistent gjatë gjithë kohës.

Tutje, i njëjti ka deklaruar edhe se, për shkak të çështjeve politike që janë ende të pazgjidhura, hapja e kësaj ure do t’i vendoste në rrezik ushtarët e KFOR-it, por edhe komunitetet lokale.

Për komandantin e KFOR-it, siç ka thënë vetë ai në intervistën për KosovoOnline, ky rrezik do të ishte i papranueshëm si dhe i panevojshëm.

‘‘KFOR-i mbetet i palëkundur në përkushtimin e tij për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal. Misioni ynë ka burime të mira dhe është i vendosur për të zbatuar në mënyrë efektive mandatin e tij afatgjatë – bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. Personel dhe mjete shtesë të KFOR-it janë vendosur përkohësisht në lokacione kyçe, duke përfshirë urën e lumit Ibër në Mitrovicë dhe manastirin e Visoki Deçanit, si pjesë e trajnimit periodik për të mbështetur standardet tona më të larta operacionale. KFOR-i mban një prani fikse dhe kryen patrulla të rregullta në dhe në afërsi të lokacioneve kyçe për të monitoruar zhvillimet dhe për t’u përgjigjur sipas nevojës. Sa i përket urës së lumit Ibër, qëndrimi i NATO-s dhe KFOR-it ka qenë i qartë, transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës. Për shkak të çështjeve të pazgjidhura politike, hapja e urës në këtë kohë do t’i vendoste ushtarët e KFOR-it dhe komunitetet lokale në rrezik të papranueshëm dhe të panevojshëm të dhunës. Vendimet për hapjen e urës së lumit Ibër/Ibër në Mitrovicë duhet të merren përmes dialogut dhe në koordinim në kohë dhe efektiv me Komunitetin Ndërkombëtar dhe KFOR-in’’, ka thënë ai mes tjerash.

Haxhiu: Pacollit i kthejmë paratë, nuk mund të ketë pronësi mbi Grandin

0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas një postimi të bërë nga biznesmeni Behgjet Pacolli, pasi ky i fundit tha se kompania e tij “Mabco Construction”, e ka fituar në arbitrazh rastin “Grandi”.

Haxhiu, në postimin e saj ka thënë se e ‘‘vetmja gjë’’ për të cilën Kosova detyrohet të ia kthejë Pacollit, janë paratë, të cilat biznesmeni ‘‘ia kishte dhënë AKP-së në emër të privatizimit’’.

Po ashtu, Haxhiu ka thënë se nuk ‘‘ekziston asnjë premisë, dëshmi apo teori që do t’ia mundësonte Behgjet Pacollit pronësinë mbi Grandin’’.

Postimi i plotë:

Grandi mbetet në pronësi të Republikës së Kosovës

Republika e Kosovës, sipas Vendimit të Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve Investimeve, ka gjetur që nuk ekziston asnjë premisë, dëshmi apo teori që do t’ia mundësonte Behgjet Pacollit pronësinë mbi Grandin. E vetmja gjë për të cilën obligohet Republika e Kosovës, është kthimi i vlerës monetare të cilën Pacolli ia kishte dhënë AKP-së në emër të privatizimit. Edhe pse ai nuk ishte palë në procedurë, AKP kishte pranuar mjetet e tij. Këto tani ne detyrohemi t’i kthejmë.

Për shkak të hajnisë 20 vjeçare nëpër institucione shtetërore, paguajmë pasoja ende. Por këto janë të fundit. Pronësinë mbi pronën publike nuk ia lejojmë askujt. Prandaj Grandi mbetet i Kosovës e i qytetarëve të saj.