spot_img
E shtunë, 9 Maj, 2026
14:30
Home Blog Page 1749

Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Dhomave të Specializuara

0

Avokati i Nasim Haradinajt, i cili e përfundoi dënimin prej 4 vjet e 3 muaj burgim javën e kaluar, ka ndarë detaje nga Padia që do të ushtrojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut me seli në Strasburg.

Padia, thotë Toby Cadman, ka të bëjë me shkeljen e të drejtave të Haradinajt gjatë procesit gjyqësor por edhe në burg, gjithnjë siç pretendohet nga ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së.

“Si fillim, vetëm për të treguar se ne kemi dorëzuar poashtu ankesë për mbajtje arbitrare tek Kombet e Bashkuara disa kohë më parë. Ka qenë gjithnjë kërkesë e Z. Haradinaj që ne të kërkojmë kompensim edhe nga GjEDNj edhe nga Grupi Punues i Kombeve të Bashkuara për mbajtjen arbitrare”.

“Siç dihet, këto dy mekanizma funksionojnë ndaras dhe nën juridiksione të ndryshme dhe patjetër, duke ditur që Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, nuk mund të ngrisim asnjë çështje kundër Kosovës në Gjykatën e Strasburgut pavarësisht se Kosova cilësohet si palë përgjegjëse nga Grupi Punues i OKB-së ku e kemi dorëzuar parashtresën më parë”, u shpreh ai të Klan Kosova.

Pasi dënimi i Nasim Haradinajt ka përfunduar dhe të gjitha vendimeve u ka ardhur fundi, pra janë kryer, Cadman thotë se kjo u ka hapur rrugë që ta ndjekin këtë rast në një rrugë tjetër, “gjithnjë bazuar në qëndrimin e Haradinajt se gjykimi ndaj tij nuk është zhvilluar drejt bazuar edhe në standardet e Kosovës edhe ato ndërkombëtare, për t’u kompensuar në të gjitha format e mundshme”.

Në pyetjen se a ka besim se Gjykata e Strasburgut do ta pranojë padinë që e ushtron Haradinaj ndaj Gjykatës së Kosovës, meqë Republika e Kosovës ende nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, Cadman shprehet tejet optimist për faktin se nuk do të paditet shteti i Kosovës, por vendet anëtare të BE-së që kontribuojnë financiarisht për funksionimin e Gjykatës Speciale.

“Natyrisht që Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë institucione të Republikës së Kosovës, por ne e dimë se element i ndërkombëtarizimit të kësaj Gjykate ose një formë hibride se si funksionon ajo është fakti se është krijuar mbi bazën e një marrëveshje ndërkombëtare dhe ka një numër shtetesh, shtete të Evropës, që e financojnë atë. Dhe kur e ngrit ndonjë çështje në GjEDNj nuk mund të jetë kundër një individi apo organizate por vetëm kundër shtetit që është anëtar i KiE dhe GjEDNj. Andaj edhe këtë padi e kemi dorëzuar kundër vendeve që janë financuese të Gjykatës”, tha avokati i Haradinajt.

Trajneri i Cityt: Fitorja na lehtëson, por jemi larg formës së duhur

0

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola analizoi fitoren 4-1 ndaj West Ham.

“Është bukur të fitosh, por ne nuk jemi ende si më parë për arsye të ndryshme. Rezultati do të na ndihmojë. Është një lehtësim. Etika e punës ishte e pabesueshme, por ende jo qetësia. Tani le të shpejtojmë gjithçka”.

“Kemi pasur vështirësi me rezultatet kohët e fundit, por dy fitoret e fundit kanë qenë pozitive dhe ne nuk kemi humbur në tre ndeshje. Unë do të thoja që një muaj e gjysmë në formë të dobët krahasuar me tetë vjet nuk është keq. Savinho? Ishte i shkëlqyer. Ai është një nga lojtarët e paktë të freskët”.

Debati i ashpër mes Rozanës dhe Valbonës: Ti je palaço, si s’të vjen pak turp!?

0

Rozana dhe Valbona janë bërë përsëri protagoniste në shtëpinë e Big Brother Vip pas një debati të ashpër mes tyre.

Valbona ndërhyri në një bisedë mes Gertës dhe Rozanës nga ku filloi dhe debati me këtë të fundit.

Pjesë nga debati:

Rozana: Ti je palaço fare. Ti je palaço me ngjyra. Je palaço pallati. Ti çfarë the atje?

Valbona: Të njëjtën gjë. Nëse do të rrahësh vajza jam kundra unë

Rozana: Nuk rreh njeri vajza këtu moj palaço. Je palaço pallati

Valbona: Pallati i kujt?

Rozana: Je palaço totalisht. Mos mu afro, ik tani

Valbona: Sa metra duhet të të rri larg?

Rozana: Ti mund të më afrohesh edhe afër fare mua. E rëndësishme është të mos më shtysh. Ik o Bona se është ë turpshme kjo që bën

Valbona: Unë?

Rozana: Ik. Shko një herë te G Bani, një herë te Laerti. Merr llafet e njerëzve, çoja dikujt tjetër. Po çfarë mendon se bën. Je një adoleshente e pa rritur.

Valbona: Do rritem.

Rozana: Nuk rritesh dot. Nëse nuk je rritur deri tani, ti nuk rritesh dot. Vetëm vjen vërdallë nëpër shtëpi dhe merr llafe. Pse i bën këto?

Valbona: Me kë po më ngatërron?

Rozana: Si s’të vjen pak turp!?

Valbona: E mbaj vet turpin tim

Rozana: Patjetër që vet do ta mbash se s’do ta mbaj unë. U bëre legjendë, ke 12 ditë që vetëm për ty flitet. Bërtet, merr llafe, ço andej, ço këtej. Po si e bën këtë punë?

Pacolli thotë se fitoi arbitrazhin kundër Kosovës për Hotel Grandin!

0

Pacolli fiton arbitrazhin ndaj Kosovës për rastin e Grandit

Pal Lekaj provon t’i tregojë muskujt!

0

storm•/Zgjedhjet2025: Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, i cili rikandidon në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Gjakovës për të shpalosur vizionin e tij dhe të AAK-së. Në postimin e tij në Facebook, Lekaj ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e pandërprerë për më shumë se 20 vite, si në nivel lokal, ashtu edhe qendror.

“Të dashur bashkëudhëtarë, ndjehem i vlerësuar dhe i përulur përpara mbështetjes suaj të pa rezervë. Për 20 vite nuk keni reshtur së më përkrahuri dhe mezi pres ta kthej këtë besim në punë dhe përkushtim,” ka shkruar Lekaj, i cili mban numrin 7 në listën e AAK-së.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë, ku Lekaj theksoi se do të vazhdojë të punojë për të përfaqësuar interesat e qytetarëve të Gjakovës, duke synuar një tjetër mandat përmes mbështetjes së tyre.

Artan Nimani – Radio Kosova e Lirë: Një Simbol i Rezistencës dhe Lirisë

Artan Nimani Kujton 26-Vjetorin e Radios Kosova e Lirë: Një Simbol i Rezistencës dhe Lirisë

Kryetari i Forumit Intelektual dhe pjesë e koalicionit “Kosova Fituese”, Artan Nimani, ka shënuar sot 26-vjetorin e Radios Kosova e Lirë, duke e përkujtuar si një zë kyç të qëndresës dhe lirisë gjatë periudhës së okupimit dhe represionit në Kosovë.

Në një postim në rrjetet sociale, Nimani kujton se më 4 janar 1999, në kulmin e luftës dhe dhunës në Kosovë, Radio Kosova e Lirë u bë simbol i shpresës dhe rezistencës për popullin shqiptar. Ai e cilëson radion jo vetëm si një mjet informimi, por si një pishtar që mbajti gjallë moralin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mobilizoi qytetarët në luftën për liri.

“Radio-Kosova e Lirë ishte një platformë ku zëri i luftëtarëve mbërrinte te çdo shqiptar, duke mbajtur gjallë shpirtin e qëndresës dhe besimin në fitore,” shkruan Nimani. Ai vë në pah rolin e radios në transmetimin e mesazheve mobilizuese, këngëve dhe poezive që ngjallën shpresë dhe solidaritet kombëtar në një kohë kur pushtuesi synonte të mbillte frikë dhe dëshpërim.

Postimi përmbyllet me një homazh për dëshmorët dhe të gjithë ata që kontribuuan për lirinë e Kosovës. “Radio Kosova e Lirë mbetet një testament i gjallë i guximit dhe sakrificës, si dhe një kujtesë e përhershme për forcën e një populli që nuk u dorëzua kurrë,” shkruan ai.

Ky përvjetor shërben si një rikujtesë për sakrificat e popullit të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së vlerave për të cilat u luftua.

FOTO / Reshje bore në veri dhe juglindje të Shqipërisë

0

Autoriteti Rrugor Shqiptar informoi sot se gjatë natës ka pasur reshje bore në zonën veriore dhe në zonën juglindore të vendit si në Dardhë dhe Voskopojë.

“Në Rajonin Verior në akset Bajram Curri-Valbonë, Ura e Zapodit-Shishtavec, Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash, Kukës-Bushtricë, Kukes-Krumë, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh, Bogë-Theth, Qafë Mali-Fierzë, Ura Bujan-Qafë Morinë gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë, mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndalur”, bën të ditur ARRSH.

Sipas ARRSH, qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset kombëtare.

ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.

Berisha paraqitet të hënën për masën e sigurisë, PD organizon protestë para SPAK

0

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, së bashku me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, dhe Kryetarët e Degëve të PD, u bëjnë thirrje mbështësve të tyre të mblidhen të hënën, në orën 9.30 përpara SPAK.

Të hënën në orën 10.00 Sali Berisha do të shkojë në SPAK, pas masës “detyrim paraqitje” të marrë nga Apeli i GjKKO.

Ky është mesazhi i shpërndarë:

Të dashur miq,

Ditën e hënë, më 5 janar, në orën 9:30, mobilizojmë të gjitha strukturat e degëve të Partisë Demokratike për të protestuar para SPAK-ut, si një vegël në duar të Edi Ramës për të persekutuar kundërshtarët politikë. Ne do të jemi aty për të mbështetur të drejtën, ligjin dhe të vërtetën, që janë në anën e Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha.

Protesta do të nisë në orën 9:30 përpara selisë së SPAK-ut. Ju ftojmë të gjithë të jeni prezent për të qëndruar të bashkuar në mbështetje të kauzës tonë.

Faleminderit!

Nikaj: Kurti refuzon të vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë, e sheh veten të veçantë

0

Sekretari për marrëdhënie me jashtë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bernard Nikaj, e ka komentuar arsyen e kryeministrit Albin Kurti, për mosvizitë tek ish-krerët e UÇK-së në Hagë, ku tha se këtë vizitë s’po e bën se ka shumë formularë për t’i plotësuar.

Nikaj tha se Kurti e konsideron veten të veçantë prej të gjithë atyre qindra-mijëra njerëzve që sipas tij, i kanë vizituar ata që po më bahen në Hagë.

“Për sa i përket procedurave, procedurat janë standarde, disa formularë të thjeshtë që plotësohen në më pak se 15 minuta. Ky është vetëm një arsyetim i kryeministrit për mosvizitë, për moskujdesje ndaj Gjykatës Speciale dhe ndaj atyre që mbahen padrejtësisht tash e disa vite në Hagë”.

“Kryeministri po e arsyeton moskujdesin e tij me përtesë. Ashtu po e interpretoj unë pasi s’po e shoh një mënyrë tjetër për ta interpretuar faktin që dikush thotë se “po përtoj t’i plotësoj disa formularë”. Ata formularë nuk janë më të komplikuar sesa kur aplikon kryeministri për çfarëdo vize”, tha Nikaj në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se Kurti ka asisçentë e këshilltarë që do të mund ta ndihmonin atë në plotësimin e formularëve, por sipas tij, “ai s’po do t’i vizitojë Thaçin, Veselin, Krasniqin, Selimin dhe të tjerët në Hagë”.

Identifikohet vullkani, shpërthimi i të cilit ftohu Tokën

0

Ishte një nga shpërthimet më të fuqishme në shekullin e 19-të.

Si rezultat i shpërthimit, vullkani lëshoi ​​aq shumë dioksid squfuri në stratosferë sa temperatura mesatare vjetore në hemisferën veriore ra për një gradë Celsius.

Shpërthimi ndodhi në fund të Epokës së Vogël të Akullit, një nga periudhat më të ftohta në Tokë në 10 mijë vjetët e fundit.

Dihej se kur ndodhi, por nuk dihej vendndodhja e vullkanit që shpërtheu.

Studiuesit e zgjidhën misterin duke marrë mostra nga bërthamat e akullit nga Grenlanda.

Marrja e mostrave nga bërthamat e akullit nënkuptonte kthimin pas në kohë duke marrë mostra nga disa shtresa të kores së Tokës për të ekzaminuar izotopet e squfurit dhe copëzat e vogla të qelqit vullkanik, të cilat u formuan midis viteve 1831 dhe 1834.

Duke përdorur gjeokiminë, mbledhjet radioaktive dhe modelimin kompjuterik për të hartuar trajektoret e grimcave, shkencëtarët e lidhën shpërthimin e vitit 1831 me një vullkan në Paqësorin Veriperëndimor. Rezultatet e hulumtimit u publikuan në fillim të kësaj jave në revistën shkencore “Proceeding of the National Academy of Sciences”, shkruan CNN.

Sipas hulumtimeve, vullkani Zavaritskii shpërtheu në ishullin Simushir, pjesë e arkipelagut të Ishujve Kuril, për të cilin Rusia dhe Japonia janë në mosmarrëveshje.

Para se të mësohej për shpërthimin e vullkanit Zavaritskii, shpërthimi i fundit i njohur i këtij vullkani ishte në vitin 800.

Me pak informacion në dispozicion për aktivitetin e vullkanit në shekullin e 19-të, pakkush dyshoi se shpërthimi i këtij vullkani shkaktoi ftohjen e Tokës.

Studiuesit dyshuan për vullkane më afër Ekuatorit, siç është vullkani në Filipine, Babuyan Claro.