spot_img
E shtunë, 9 Maj, 2026
12:07
Home Blog Page 1750

Kryeministri i Groenlandës distancohet nga Danimarka

0

Të shmangim “prangat e kolonializmit”: Me fjalë të qarta si asnjëherë më parë kryeministri i Groendlandës Egede u shpreh për pavarësinë nga Danimarka.

“Ka ardhur koha, që ne të ndërmarrim një hap dhe të formësojnë të ardhmen tonë”, tha kryeministri i ish-kolonisë daneze Mute Egede, në fjalimin e tij me rastin e vitit të ri.

Kjo vlen edhe sa ka të bëjë me kë bashkëpunon ngushtë Groenlanda dhe cilët do të jenë partnerët e saj tregtarë. Vitet e kaluara në Groenlandë ka fituar forcë lëvizja e pavarësisë, por deri tani kryeministri ka qenë më i rezervuar lidhur lidhur me këtë temë.

Pak para kësaj nisme të Egedes, presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump – ashtu si edhe më 2019 – ka sinjalizuar interesin për “pronësi dhe konotrll” të ishullit gjigand në Arktik. Egede e pati kundërshtuar menjëherë Trumpin prerazi dhe në fjalimin e tij sivjet nuk u përmend as politikani amerikan dhe as SHBA-ja.

Groenlanda me rreth 57.000 banorë është me rëndësi të madhe strategjike për SHBA, që ka atje një bazë aviacioni ushtarak me sistem paralajmërues për raketat balistike. Kryeqyteti i Groenlandës Nuuk është më afër Nju Jorkut se sa Kopenhagës.

“Populli duhet të vendosë”

Në Groenlandë më 6 pril do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare.

“Eshtë populli i Groenlandës që duhet të vendosë, nëse vendi duhet të ndërmarrë hapat e mëtejshëm në rrugën e pavarësisë. Ndaj periudha elektorale që këmi përpara duhet të jetë një periudhë, në të cilën populli groenlandez vendos, se si duhet të jetë e ardhmja e Groenlandës dhe sistemi i saj”, tha kryeministri Egede.

Se kur mund të ndodhë kjo, ai e la të hapur. Një shumicë në vend është për pavarësinë, por ka mendime të ndryshme sa i përket planit kohor dhe pasojave të mundshme që priten ndaj standardit të jetesës.

Pasuri të mëdha dhe ekonomi e brishtë

Që nga viti 2009 Groenlandaka të drejtë, që të shpallë pavarësinë përmes referendumit. Megjithë pasuritë e mëdha nëntokësore si naftë e gaz, ekonomia e këtij vendi është e brishtë dhe e varur fort prej mbështetjes nga Kopenhaga si dhe nga peshkimi.

“Historia dhe detyrimet aktuale kanë treguar, se në bashkëpunimin tonë me mbretërinë e Danimarkësnuk është arritur të vendoset barazia e plotë”, tha Egede.

“Si edhe vende të tjera të botës ne duhet të punojmë, që të shmangim pengesat për bashkëpunimin – të cilat mund t’i konsiderojmë si pranga kolonializmi – dhe të ecim përpara”.

Groenlanda deri më 1953 ka qenë kolon daneze, por ndërkohë është një territor i vetadministruar i mbretërisë. Kohët e fundit ngjallën indinjatë zbulimet lidhur me qëndrimet e padrejta të autoriteteve daneze në Groenlandë, ndër to edhe një fushatë për imponimin e natalitetit të kontrolluar në vitet 1960. /DW

Tomiko Itooka, gruaja më e vjetër në botë, vdes në moshën 116-vjeçare

0

Tomiko Itooka, e shpallur si gruaja më e vjetër të botë, sipas rekordeve Guinness, ka vdekur në moshën 116-vjeçare.

Ajo ka vdekur në një shtëpi për kujdes të të moshuarve në prefekturën e Hjogos në Japoni.

Itooka është shpallur gruaja më e vjetër në botë, pasi spanjollja Maria Branyas Morera vdiq në gusht të vitit 2024 në moshën 117-vjeçare.

Japonezja kishte lindur në maj të vitit 1908 – gjashtë vjet para nisjes së Luftës së Parë Botërore.

Ajo ka përjetuar luftëra botërore, pandemi dhe zbulime të jashtëzakonshme teknologjike.

Ajo i ka pasur dy vajza dhe dy djem, sipas Guinnessit, ndërsa ka jetuar vetëm në qytetin Nara, pas vdekjes së burrit të saj më 1979.

Deri në shtator të vitit 2024, Japonia i ka pasur më shumë se 95.000 banorë që kanë qenë 100 vjeç apo më të vjetër, dhe 88 për qind e tyre ishin gra.

Me një popullsi prej 124 milionë banorëve, pothuajse një e treta e popullsisë së Japonisë është mbi 65 vjeç.

Pas vdekjes së Itookas, murgesha braziliane Canabarro Lucas, e cila ka lindur 16 ditë pas japonezes, dhe është 116-vjeçare, besohet të jetë tani personi më i vjetër në botë. /REL

Strategjia për Drejtësi Tranzicionale, kritikohet për mungesë gjithëpërfshirjeje

0

Në vitin e parë të implementimit të Strategjisë për Drejtësi Tranzicionale që adreson luftën dhe ballafaqimin me të kaluarën në Kosovë, autoritetet kanë bërë disa hapa në funksionalizmin e mekanizmave të përfshira në këtë strategji. Sidoqoftë strategjia vazhdon të kritikohet si jo gjithëpërfshirëse.

Themelimi i Muzeut të Gjenocidit, krijimi i një grupi përgatitor nga presidentja për Themelimin e Komisionit Presidencial të së Vërtetës dhe Pajtimit dhe Funksionalizmi i Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, kanë qenë disa nga elementet e përfshira në Strategjinë për Drejtësisë Tranzicionale në vitin e parë të implementimit të saj.

Ndërkohë, ende një mori pikash të kësaj strategjie, si memoriali që përkujton fëmijët e vrarë gjatë luftës apo ndryshimi i ligjit për të zhdukurit, mbeten për t’u zbatuar.

Megjithatë, Strategjia e parë për Drejtësi Tranzicionale, nga përfaqësues të shoqërisë civile, si Marigona Shabiu drejtoreshë e Organizatës Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, por edhe studiues të kësaj fushe, po shihet si jo gjithëpërfshirëse.

“Strategjia nuk e përmbushë mjaftueshëm parimin gjithëpërfshirës sepse fokusi më shumë është vendosur të komunitetit shqiptar, duke i lënë anash komunitetet e tjera”, i ka thënë Shabiu, Radio Kosovës.

“Kjo ndikon negativisht në legjitimitetin e strategjisë dhe veprimeve që rrjedhin prej saj, por edhe nuk kontribuon në krijimin e një narrative më gjithëpërfshirëse rreth luftës në Kosovë”, shton ajo.

Akademik, Arsim Bajrami, që ka qenë i përfshirë në tri nga iniciativa e qeverisë drejtësinë tranzicionale thotë se po përpiqen për të riparuar shumë nga gabimet institucionale të bëra ndër vite.

“Është bërë një punë kolosale e Akademisë së Shkencave dhe Arteve. Ne kemi qenë të përfshirë në strategjinë për drejtësi tranzicionale, muzeun e  Gjenocidit dhe Përpjekjeve për Liri dhe Institutin për Hulumtimin e Krimeve  të Luftës”, ka thënë Bajrami.

Megjithatë kërkimet për më shumë se 1600 persona të zhdukur në vitet e fundit kanë pasur një rezultat minimal, pavarësisht se në dhjetor pati një shenjë lëvizje nga kryenegociatorët e dialogut, Kosovë – Serbi në Bruksel për të zbatuar Deklaratën për Personat e Zhdukur që u miratua fillimisht vitin e kaluar.

Natsha Bozhovic, zëvendësdrejtoreshë e Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur thotë se kjo sjell shpresë se gjërat më në fund do të fillojnë të lëvizin, megjithatë, procesi është shumë jotransparent.

“Mendimi i përgjithshëm i familjarëve të personave të pagjetur është se procesi ende po politizohet dhe keqpërdoret nga politikanët e të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë”, thotë Bozhovic.

Kreu i Institutit për Hulumtimin dhe Dokumentimin e  Krimeve të Luftës, Atdhe Hetemi, thotë se pavarësisht problemit të kohës së gjatë që  ka kaluar nga lufta dhe humbjes së dëshmive dhe dëshmitare, instituti ka mbledhur një numër të konsiderueshëm materialesh.

“Në një vit pune kemi mbledhur më shumë se 200 metra dokumente  arkivore dhe më shumë se 15 terabajt fotografi, audio e video-materiale”, ka thënë Hetemi.

Në përpjekje për të adresuar trashëgiminë e së kaluarës, presidentja, Vjosa Osmani, ka krijuar së fundi një grup përgatitor si pjesë e përpjekjeve për themelimin e Komisionit Presidencial të së Vërtetës dhe Pajtimit.

Gjatë vitit 2024 prokuroritë në Kosovë ngritën 13 aktakuza për krime lufte, 5 nga të cilat janë akuza në mungesë.

Arrestimet për krime lufte kanë sjellë reagime të zemëruara të serbëve dhe Amer Alia nga Fondi për të Drejtën Humanitare që monitorin gjykimet për krime lufte thotë se vitet e fundit ka një rritje të ndjeshme të aktakuzave për krime lufte.

“Por kjo çështje vazhdon të sfidohet nga mungesa e bashkëpunimit juridik mes Kosovës e Serbisë”, ka thënë Alija.

Gjykata Speciale gjithashtu ka shtuar dënimet dhe aktakuzat për krime lufte.  Një tjetër ish pjesëtar i ushtrisë Çlirimtare, Pjetër Shala, u dënua me 18 vite burg, ndërsa në dhjetor prokuroria ngriti një aktakuzë të dytë ndaj ish presidentit, Hashim Thaçi, dhe katër personave të tjerë për  pengim të drejtësisë, përderisa tre ish pjesëtarë të UÇK-së pranuan fajësinë për ndikim në dëshmitarë.

Një viktimë nga aksidenti në rrugën Lipjan – Shtime

0

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar, mesditën e së shtunës, si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në rrugën Lipjan-Shtime.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Grackë e Vogël, teksa në të u përfshin dy vetura dhe një kamion.

Personi i lënduar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“Rreth orës 12:45, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën Lipjan-Shtime, respektivisht në afërsi të fshatit Grackë e vogël.Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura. Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën ndërkaq për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti një person është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, tha ai.

Borovci tha se për shkak të aksidentit janë krijuar vështirësi qarkullimi në segmentin rrugor Lipjan-Shtime-Topliqan – Bujan.

Ndërkohë tha se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit dhe ri drejtimin e trafikut, si dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.

KQZ: Dy milionë e 75 mijë e 868 qytetarë me të drejtë vote

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mori vendim për certifikimin e Listës së Votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për procesin e Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Sipas kësaj liste votuesish, numri i qytetarëve me të drejtë vote për këto zgjedhje është 2 milionë e 75 mijë e 868 votues.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotime, në Republikën e Kosovës, është: 1 milion e 970 mijë e 944 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, është 104 mijë e 924.

Arianit, Elshani, udhëheqës i këshillit për operacione zgjedhore tha se numri i votuesve, në një qender votimi, të jetë 999 votues nëpër zona rurale, kurse për zona urbane ai vazhdon të jetë 950.

“Secili votues mund të votoj rreth 10 kandidat, prandaj nuk kemi dashtë të tejkalojmë shifrën e 1 mijë votuesve”, ka thënë Elshani.

KQZ sqaron se votimi me kusht është i përcaktuar vetëm në një qendër të votimit në një komunë, nuk mund të votohet në të gjitha qendrat.

Ndërsa, Alban Krasniqi, anëtar LVV-së, tha se votimi në përfaqësi diplomatike ballafaqohet me shumë sfida. “Po paralajmëroj një rrezik për disa qendra votimi, sepse nuk kanë hapësirë për një numër të madh të votuesve”.

Në Tiranë dhe Podgoricë u regjistruan pak votues, nuk ka votim fizik

Në Tiranë dhe Podgoricë u regjistruan pak votues, KQZ nuk do të mbajë votim fizik në këto përfaqësi diplomatike

Për shkak se në disa përfaqësi diplomatike numri i shtetasve të regjistruar për votim fizik është shumë i vogël, nën 50 votues, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim që procesi i votimit të mos organizohet në përfaqësitë diplomatike të vendosura në Podgoricë (Mali i Zi) dhe Tiranë (Shqipëri).

Sipas të dhënave të KQZ-së, për të votuar në përfaqësinë diplomatike në Podgoricë janë regjistruar vetëm 8 votues dhe po aq edhe në Tiranë.  Të gjithë votuesit e regjistruar, KQZ do t’i informojë se të njëjtit do të mund të votojnë përmes postës.

Më 29 gusht 2024, KQZ ka miratuar listën prej 35 Qendrave të Votimit me gjithsej 47 vendvotime të planifikuara për votim në 19 Ambasada dhe 16 Konsullata të Republikës së Kosovës që janë të vendosura në 22 shtete të ndryshme.

Sipas vendimit të fundit të KQZ-së, procesi i votimit do të zhvillohet në 17 Ambasada dhe 15 Konsullata të Republikës së Kosovës, të vendosura në 19 shtete të ndryshme të botës.

KQZ miraton rekomandimin  për de-certifikikon e një kandidati për deputet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot në mbledhjen e saj të radhës, ka miratuar rekomandimin e PZAP-së për de-certifikimin e kandidatit të subjektit politik të certifikuar Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar, Akim Elezi, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në rend dite ka edhe pikën tjetër të rendit:Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për mospërfshirjen e 915 votuesve pas verifikimit me Departamentin e Pensioneve dhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës.

“Dy luanët” kthehen në Mitrovicë – Bahtiri dhe Kurti ‘nxehen’ para fushatës

Bahtiri paralajmëron takim me Kurtin në Mitrovicë para nisjes së fushatës

storm•/Zgjedhjet2025: Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i njohur për stilin e tij të veçantë të komunikimit, ka bërë një njoftim që tërheq vëmendje. Bahtiri, i cili u mposht në zgjedhjet lokale nga Bedri Hamza – tashmë kandidat i PDK-së për kryeministër – ka bërë të ditur se të dielën do të jetë në Mitrovicë në një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Ky takim, do të shërbejë si një “ngrohje” para se fushata të nisë zyrtarisht të martën e javës së ardhshme.

Njoftimit i është bashkangjitur një fotografi e tij me kryeministrin Kurti nga një fushatë e kaluar, ku ata shihen duke ecur në Mitrovicë, gati për t’u krahasuar me “dy luanë”.

Mitrovica pritet të jetë një ndër qendrat e nxehta të garës politike në zgjedhjet e ardhshme.

ISIS mund të gjejë motiv dhe mundësi në Sirinë e “çliruar”

0

ISIS rishfaqet si kërcënim global: Përshkallëzimi në Siri, Afrikë dhe SHBA

KQZ miraton rekomandimin për de-certifikimin e një kandidati për deputet

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot në mbledhjen e saj të radhës ka miratuar rekomandimin e PZAP-së për de-certifikimin e kandidatit të subjektit politik të certifikuar Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar, Akim Elezi, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në rend dite ka edhe pikën tjetër të rendit: Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për mospërfshirjen e 915 votuesve pas verifikimit me Departamentin e Pensioneve dhe Agjencinë e Statistikave të Kosovës.

Osmani kujton Tahir Zemajn në 22-vjetorin e vrasjes

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar kolonelin Tahir Zemaj në 22-vjetorin e vrasjes së tij.

Osmani ka thënë se ai ka qenë një nga figurat më të shquara të luftës së UÇK-së për liri.

Presidentja ka thënë se fakti që vrasësit ende nuk janë ndëshkuar është një dhimbje që nuk mund të fshihet dhe një plagë që është ende e hapur.

Postimi i plotë:

Presidentja Vjosa Osmani kujton Heroin e Kosovës, Kolonelin Tahir Zemaj, në 22-vjetorin e vrasjes

Në 22-vjetorin e vrasjes, e kujtojmë me respekt Heroin e Kosovës, Kolonelin Tahir Zemaj, ushtarakun e UÇK-së dhe njërin nga figurat më të shquara të luftës për liri.

22 vjet më parë, ai u vra pabesisht në hyrje të Pejës, së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.

Vrasësit, të cilët lanë pas tragjedinë dhe dhimbjen, ende nuk janë ndëshkuar. Kjo është një dhimbje që nuk mund të fshihet, një plagë që është ende e hapur.

Vepra e kolonel Tahir Zemajt, si një udhëheqës i paepur dhe guximtar, vazhdon të frymëzojë brez pas brezi.

Emri i kolonelit do të jetë gjithmonë  simbol i sakrificës dhe i luftës për liri dhe pavarësi, ndaj zbulimi i autorëve të vrasjes dhe vënia para drejtësisë janë të domosdoshme.

Nderim të përjetshëm për Kolonel Tahir Zemajn, Enisin dhe Hasanin!

101-vjetori i lindjes së aktorit të madh, Kadri Roshi

0

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Kadri Roshi, përkujtoi sot në 101-vjetorin e lindjes aktorin e madh Kadri Roshi, “Artist i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”.

Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja tha se emri i Kadri Roshit nuk shuhet kurrë.

“Sot kujtojmë me nderim të thellë një nga ikonat më të mëdha të skenës dhe ekranit shqiptar, Kadri Roshin, aktorin që me talentin dhe përkushtimin e tij, la një gjurmë të pashlyeshme në kulturën dhe artin tonë kombëtar. Le të kujtojmë sot jo vetëm aktorin, por edhe njeriun që përmes artit frymëzoi breza të tërë artistësh dhe dashamirës të kulturës”, theksoi Gonxhja.

Lindi më 4 janar të 1924-ës, në Ballsh të Mallakastrës në një familje me prejardhje nga Libohova. Aktori përjetoi një vogëli të trazuar, pasi humbi të ëmën në moshën 2-vjeçare dhe mbeti jetim dhjetë vjet më vonë, kur i vdiq edhe i ati.

Karriera e tij si aktor nisi në moshën 21-vjeçare në skenën e Teatrit Popullor. Në vitin 1951 përfundoi edukimin universitar në Pragë. Me t’u kthyer në atdhe, Roshi interpretoi rolet e para në Teatrin Kombëtar.

Kadri Roshi ka luajtur rreth 180 role në skenë dhe në kinematografi, duke lënë në kujtesën e teleshikuesve dhe të spektatorëve një portret të pashlyeshëm. Rolet e tij variojnë nga skllavi Ezop në teatrin “Dhelpra dhe rrushtë”, tek kujdestari në filmin “Lulëkuqe mbi mure”; nga mbrojtësi i thekshëm i gjuhës shqipe në filmin “Liri a vdekje”, deri tek plaku Mere në filmin “Njeriu me top”.

Disa prodhime të tjera filmike ku Roshi ka mishëruar role protagoniste, janë: “Vdekja e burrit” (1991), “Apasionata” (1983), “Partizani i vogël Velo” (1980), “Ballë për ballë” (1979), “Gjeneral gramafoni” (1978), “Njeriu me top” (1977), “Fije që priten” (1976), “Përballimi” (1976), “Malet me blerim mbuluar” (1971) dhe “I teti në bronz” (1970).

Për kontributin e dhënë në artin e fjalës dhe të interpretimit, Kadri Roshi u nderua me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik të vitit 1995, me Çmimin e Madh të Nderit në vitin 1997 dhe iu akordua vlerësimi “Nderi i Kombit” në vitin 1999.

U nda nga jeta më 6 shkurt 2007.