spot_img
E enjte, 7 Maj, 2026
12:48
Home Blog Page 1751

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i UÇK-së, lirohet nga burgu në Serbi

0

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili mbahej në burg në Serbi që nga fillimi i janarit 2024, është liruar sot.

Ishte planifikuar të fliste ai, por gjendja e tij emocionale pas lirimit e bëri të pamundur këtë. Në vend të tij, foli vëllai i tij, Gëzim Dakaj.

Ai në Dukagjin ka thënë se i vëllai është shumë i emocionuar dhe ende nuk ka mundur të tregojë detaje të mëtejshme se si u trajtua në burgjet e Serbisë.

“Është i liruar prej tërë aktakuzave… për momentin është shumë i emocionuar”.

“(Është trajtuar) si në Serbi ma. Kush ka qenë atje e dinë. S’po di çka më thënë se ende nuk kemi biseduar me vëllaun, veç sa e kemi parë edhe kemi marrë në kerr dhe po shkojmë në shtëpi dhe ty do të flasim si ka ndodhur gjendja”, ka thënë Gëzim Dakaj.

Hasan Dakaj ishte arrestuar në pikëkalimin kufitar në Merdare më 6 janar 2024 – dhe nga kjo ditë po mbahej në paraburgim.

Ai u akuzua nga Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit për gjoja krime lufte kundër popullsisë joshqiptare gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999.

Nezir Mehmetaj dhe Tefik Mustafa aktualisht po mbahen në burg në Serbi, nën akuza për krime lufte. Mehmetaj, i cili u arrestua në janar të vitit 2020, u dënua muajin e kaluar me gjashtë vjet burgim. Ndërsa Mustafa, i arrestuar në qershor të vitit 2024, vazhdon të jetë në paraburgim.

LVV-ja dhe Lista Serbe në betejë ligjore

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nuk heq dorë nga qëllimi për të kundërshtuar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe të enjten ka paraqitur përsëri ankesë kundër vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) për ta certifikuar këtë parti dhe ka kërkuar anulimin e tij.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili është përgjegjës për përgjigje në ankesën e Vetëvendosjes, nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për të sqaruar nëse do ta shqyrtojë atë.

Më herët, ky Panel kishte marrë vendim në favor të Listës Serbe, duke vepruar mbi ankesën e kësaj partie – më të madhes së serbëve në Kosovë – pasi anëtarët e KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kundërshtuan certifikimin e saj. Më pas, LVV bëri ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës, e cila po ashtu mori vendim në favor të Listës Serbe.

Një nga arsyet e kundërshtimit të pjesëmarrjes së Listës Serbe në zgjedhje nga Vetëvendosja qeverisëse është fakti që Lista Serbe nuk e njeh Kosovën si shtet dhe nuk është distancuar nga ish-nënkryetari i saj Millan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë, ku u vra një polic kosovar.

Ndërkohë, kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, deklaroi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po përpiqet të pengojë pjesëmarrjen e kësaj partie në zgjedhje, pasi e konsideron atë “kundërshtarin më të madh”.

“Ndërsa Kurti dhe të vartësit e tij na sulmojnë dhe nuk na lejojnë të marrim pjesë në zgjedhje, ne e dimë se jemi në rrugën e duhur. Lista Serbe është mburoja e qëndrimit dhe mbijetesës së serbëve në këto hapësira, dhe për këtë arsye Kurti na sheh si rrezikun më të madh. Ai do të bëjë gjithçka për të na penguar të marrim pjesë në zgjedhjet e ardhshme”, tha Elek më 3 janar për Radiotelevizionin publik të Serbisë (RTS).

Çfarë thotë ligji?

Lëvizja Vetëvendosje, në një postim në llogarinë e saj në Facebook, ka deklaruar se kërkon anulimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, bazuar në nenin 119 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.

Në këtë nen thuhet se një person, që konsideron se të drejtat e tij janë shkelur lidhur me procesin zgjedhor të rregulluar nga Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme ose rregullat zgjedhore, mund të paraqesë ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sipas kësaj partie, certifikimi i Listës Serbe, pa u kryer procesi i votimit në KQZ, përbën “sulm ndaj rendit tonë ligjor”.

“Lista Serbe nuk është certifikuar në përputhje me Ligjin, por është kontrabanduar kundërligjshëm”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Nga ana tjetër, kryetari i KQZ-së Kreshnik Radoniqi, deklaroi se, bazuar në nenin 118 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë të detyrueshme për institucionin që drejton, nëse Gjykata Supreme e Kosovës nuk vendos ndryshe.

Reagimet e komunitetit ndërkombëtar

Komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësimin se procesi i verifikimit të subjekteve politike është “i motivuar politikisht”, duke theksuar se “është e domosdoshme që votuesit, dhe jo trupat politike, të vendosin se kush i përfaqëson ata”.

Para certifikimit të Listës Serbe, më 31 dhjetor nga KQZ-ja, Bashkimi Evropian ka deklaruar se është e nevojshme të sigurohet pjesëmarrja e lirë e të gjithë kandidatëve dhe partive politike të kualifikuara.

Ata shtuan se procesi i certifikimit duhet të bazohet në standardet dhe procedurat ligjore, në përputhje me ligjet në fuqi, pa ndërhyrje politike.

Vendimin për konfirmimin e Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit e mirëpriti Ambasada amerikane në Prishtinë.

“Procesi zgjedhor duhet të mbetet transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike. Votuesit duhet të vendosin se kush do të zgjidhet brenda sistemit demokratik të Kosovës, ndërsa të gjitha partitë dhe kandidatët duhet të refuzojnë çdo përpjekje për politizimin e procesit zgjedhor”, thuhet në postimin e ambasadës në një postim në platformën X – të njohur më parë si Twitter.

ECMI: Ekziston dallim midis platformës ideologjike dhe programore të një partie

Pas insistimit të Lëvizjes Vetëvendosje që Lista Serbe nuk e njeh Kosovën si shtet, dhe për këtë arsye nuk duhet të marrë pjesë në zgjedhje, Qendra Evropiane për Çështje të Minoriteteve në Kosovë (ECMI) ka vlerësuar se në një shoqëri demokratike duhet të ekzistojë një dallim i qartë midis platformës ideologjike ose programore të një partie politike.

Pjesëtarë të Qendrës vlerësojnë se është detyrë e partive politike të veprojnë brenda kornizës ligjore dhe kushtetuese të shtetit ku ekzistojnë, por gjithashtu kanë të drejtë të promovojnë reforma kushtetuese ose politike.

“Kufizimi i shprehjes së tillë vetëm mbi bazën e pikëpamjeve ideologjike, bart rrezikun e minimit të vlerave themelore demokratike”, deklaruan nga ECMI, një organizatë që merret me promovimin e mbrojtjes dhe fuqizimit të komuniteteve joshumicë në Kosovë.

Megjithatë, ata theksuan se të gjitha subjektet politike duhet t’i respektojnë dispozitat ligjore dhe kushtetuese të Kosovës.

“Nëse përcaktohet se një parti vepron jashtë këtyre kufijve – duke rrezikuar stabilitetin ose integritetin kushtetues të shtetit – mund të merren masa të ligjshme”.

Lista Serbe u themelua në vitin 2013 me mbështetjen e Beogradit zyrtar dhe që atëherë ka pasur mbështetje për të marrë pjesë në institucionet e Kosovës.

Deri më tani, në të gjitha proceset zgjedhore ku ka marrë pjesë, kjo parti ka fituar mbi 90 për qind të votave të komunitetit serb, por Misioni Vëzhgues i BE-së, në raportin e saj të vitit 2021, ka përfunduar se Lista Serbe ka “monopolizuar jetën politike ndërmjet serbëve të Kosovës” dhe janë shënuar raste të frikësimit dhe presionit ndaj votuesve nga kandidatët dhe aktivistët e kësaj partie.

Kolonat e gjata vazhdojnë në pikat kufitare

0

Kolona të gjata vazhdojnë të jenë ende në pikat kufitare të Kosovës.

Siç bën të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Merdarë, ku pritjet janë mbi tri orë.

Pritje ka edhe të Dheu i Bardhë ku atje pritjet për të dalë nga Kosova shkojnë deri në 30 minuta.

Shiu dhe bora kthehen këtë vikend

0

Të shtunën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me kushte për riga shiu dhe reshje bore.

Temperaturat minimale do të sillen nga -6 deri në -3°C, ndërsa maksimalet nga -1 deri 2 gradë.

Ndërkaq, të dielën do të kemi mot të vranët me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të shënohen nga -7 deri në -3°C, ndërsa maksimalet nga -2 deri në 2 gradë, njoftojnë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Osmani vizitoi Kullën e Konferencës së Bujanit

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se dje ka vizituar kullën e Konferencës së Bujanit.

Mund të jetë një imazh i 1 person

“Dje, gjatë një vizite në Kullën e Konferencës së Bujanit, aty ku pikërisht 81 vite më parë delegatët e mbledhur në Malësinë e Gjakovës kërkuan me ngulm të drejtën e popullit të Kosovës për vetëvendosje”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, Kështjella e Branit, Kështjella Eltz dhe Stari Most

Osmani ka thënë se kjo kullë së bashku me kullën e Mic Sokolit, janë simbole të gjurmëve historike të qëndresës së pathyeshme të popullit shqiptar.

Vendimi i GJKKO-së, Berisha: Do ta respektoj, përpjekje e dështuar e SKAP

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se do ta respektojë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila vendosi masën “detyrim paraqitjeje” për të.

Në një prononcim për mediet, Berisha tha se “është një vendim pa asnjë bazë ligjore, pilulë elektorale për të pashpresin Edi Rama. Përpjekje e dështuar e organizatës kriminale që quhet Skrapi i Partisë, për të justifikuar veprën e tyre dhe në këtë kontekst dëshmi e re e kontrollit të plotë dhe total të SKRAP-it nga Edi Rama, zbatimit të urdhrave të tij politikë”.

I pyetur nëse do ta respektonte vendimin, Berisha tha se “vendimin do ta respektoj, sepse çështjen tani, siç dihet, është në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Këtë rast do ta çojmë atje t’i shtohet dosjes”.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mori sot vendimin për të lënë në “detyrim paraqitjeje” kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Çetniku serb që ngrinte barrikada në Veri të Kosovës vritet në Ukrainë

0

Lideri i grupit ekstremist serb të njohur si çetnikët, Bratislav Zhivkoviq, është vrarë në Ukrainë gjatë përleshjeve në kuadër të kundërofensivës ruse në rajonin e Kurskut.

Zhivkoviq ishte një figurë e njohur për aktivitetet provokuese dhe destabilizuese në Ballkan, veçanërisht në veri të Kosovës, ku kishte marrë pjesë aktivisht në ngritjen e barrikadave që synonin bllokimin e autoriteteve kosovare dhe përforcimin e tensioneve ndëretnike.

Përveç rolit të tij në Kosovë, ai kishte organizuar dërgimin e mercenarëve serbë në lindje të Ukrainës, duke mbështetur përpjekjet e separatistëve pro-rusë, raportojnë mediat.

Aktivitetet e tij ishin në kundërshtim të hapur me ligjet ndërkombëtare dhe përpiqeshin të përhapnin ndikimin serb në konflikte jashtë kufijve të Serbisë.

Zhivkoviq kishte ndërtuar një reputacion si një nga ekstremistët më të shquar në Ballkan dhe ishte i njohur për retorikën nacionaliste dhe veprimet që nxisnin konflikte etnike.

Vrasja e tij në Ukrainë shënon fundin e një prej protagonistëve kryesorë të linjës radikale serbe, por gjithashtu ngre shqetësime për përfshirjen e individëve dhe grupeve nga Ballkani në konflikte të huaja, duke përfshirë luftën në Ukrainë.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur komuniteti ndërkombëtar vazhdon të ndjekë me shqetësim rritjen e përfshirjes së elementeve të huaja ekstremiste në konfliktin ukrainas, duke nënvizuar lidhjet mes ideologjive radikale dhe destabilizimit të rajoneve të paqëndrueshme.

Ndryshe, shumë raportohet se po luftojnë në krah të Rusisë, e cila ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022.

Detajet e fundit të tragjedisë në Maqedoninë e Veriut

0

Katër persona mbetën të vdekur, ndërsa një fëmijë katërvjeçar shpëtoi nga aksidenti tragjik që ndodhi dje pasdite kur një veturë në rrugën nga Saraji për në fshatin Rrashçe ra në lumin Vardar në Maqedoninë e Veriut. Tri gra u nxorën të vdekura dje, ndërsa një burrë u gjet sot pas disa orëve kërkimi.

Të gjithë ishin të së njëjtës familje Arsllani nga fshati Gërçec i komunës së Sarajit. Varrimi i tyre do të bëhet nesër, ndërsa fëmija është kthyer në shtëpi te familjarët e tjerë pasi mori tretman mjekësor në spital.

N.A. 23 vjeçe, V.A 25 vjeç dhe Z. A. .59 vjeçe dhe A.A 56 vjeç janë viktimat e këtij aksidenti, sipas autoriteteve atje.

Siç raporton Alsat, në veturë ishte burri dhe gruaja e tij, njëra prej vajzave të tyre dhe nusja e djalit e ardhur nga Italia, si dhe fëmija që ka shpëtuar. Ata ishin nisur për një darkë familjare.

Fëmija që mbijetoi kishte fluturuar nga vetura dhe është gjetur në një shkurre në afërsi të vendit të aksidentit.

Ky medium thotë se disa anëtarë të kësaj familje,  të cilët rrëfyen për momentin e mbërritjes në vend ngjarje e deri te tërheqja e kufomave, thonë nuk janë të kënaqur nga institucionet përkatëse për punën që kanë bërë dhe mungesën e mjeteve të cilat janë të nevojshme për raste të këtilla”, raporton Alsat.

“Është motra me dhëndrin, me mbesën dhe me nusen e vet. Falë fshatarëve të fshatit Sfillare dhe të fshatrave përreth, ato shumë kanë ndihmuar përndryshe këto të tjerët shumë dobët. Veturën e kam pa atje, e kishin lidh me një litar metalik, këto banorët e fshatrave përreth”, deklaroi Xhevdet Bela, familjar.

U deshën shumë orë kërkim nga pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit, vullnetarë dhe shoqata e zjarrfikësve vullnetarë “Bajram Miftari” nga Komuna e Çairit, të cilët mbrëmë por edhe sot prej orës 7 të mëngjesit ndërmorën aksione për gjetjen e viktimës së katërt të familjes Asllani.

“Operacioni ka filluar prej në ora 19 sepse kushtet e vështira kanë qenë poshtë, ka pas nevojë të priten shumë dru edhe të hyhet me ekskavator deri poshtë edhe me kamionin tonë. Në bashkëpunim me forcat e rendit, policinë dhe njësitin për intervenim të shpejtë “Tigrat”, kemi bashkëpunuar me ato. Njëri prej atyre u zhyt, kishte zhytës, e lokalizuam saktësisht ku gjendet vetura edhe pse një pjesë e veturës ishte jashtë mirëpo nuk shihej se çka ka brenda, si është, sa është thellë. Filluam me tërheqjen e veturës deri në ora 23 e 30, tre orë zgjati operacioni”, tha Artan Demiri, kryetar i zjarrfikësve vullnetarë Çair.

Në fshatin Gërçec janë bërë tashmë përgatitjet për ceremoninë e varrimit të familjarëve për ditën e nesërme. Ndërsa i mituri i vetëm i mbijetuar nga tragjedia mësohet të jetë kthyer në shtëpi, pranë familjarëve të tjerë, në gjendje të mirë shëndetësore.

Ambasadori Orav: Do ta mbështes Kosovën në afrimin me BE-në

0

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se do ta ndihmojë Kosovën të afrohet sa më shumë me BE-në.

Në një opinion të botuar në ueb-faqen zyrtare të Zyrës së BE-së në Kosovë, ai ka thënë, ndër tjerash, se vullneti i popullit të Kosovës është i qartë, siç është edhe vizioni i BE-së për Ballkanin Perëndimor.

“E ardhmja e rajonit është në BE. Së bashku, duam të ecim përpara drejt këtij synimi të përbashkët”, ka thënë Orav.

Shkencëtarët zhvillojnë baterinë “trishtresore” që është më e sigurt dhe që zgjat më shumë

0

Një ekip hulumtues nga Divizioni i Energjisë dhe Teknologjisë Mjedisore të DGIST, i udhëhequr nga studiuesi kryesor Kim Jae-hyun, ka zhvilluar një bateri metalike litium duke përdorur një “elektrolit polimer të ngurtë me tri shtresa”.

Kjo risi përmirëson ndjeshëm sigurinë nga zjarri duke zgjatur jetëgjatësinë e baterisë, duke e bërë atë një zgjidhje premtuese për aplikime në automjetet elektrike dhe sistemet e ruajtjes së energjisë në shkallë të gjerë.

Bateritë konvencionale me elektrolit polimer të ngurtë, përballen me sfida për shkak të kufizimeve strukturore që pengojnë kontaktin optimal midis elektrodave.

Këto kufizime nuk arrijnë të trajtojnë çështjen e “dendriteve” – ​​formacionet e litiumit të ngjashëm me pemët që ndodhin gjatë cikleve të përsëritura të ngarkimit dhe shkarkimit.

Dendritet paraqesin një rrezik kritik sigurie, pasi rritja e tyre e parregullt mund të dëmtojë lidhjet e baterive dhe të çojë në zjarre ose shpërthime.

Ekipi hulumtues zhvilloi një strukturë me tri shtresa për elektrolitin.

Çdo shtresë shërben një funksion të veçantë, duke rritur ndjeshëm sigurinë dhe efikasitetin e baterisë.

Ky elektrolit përfshin “etan dekabromodifenil (DBDPE)” për të parandaluar zjarret, “zeolit” për të rritur forcën e elektrolitit dhe një përqendrim të lartë të një kripe litium, “litium bis (trifluorometansulfonyl) imid) (LiTFSI)” për të lehtësuar një lëvizje të shpejtë. të joneve të litiumit.

Elektroliti i ngurtë me tri shtresa përmban një shtresë të mesme të fortë që rrit forcën mekanike të baterisë, ndërsa sipërfaqja e saj e jashtme e butë siguron një kontakt të shkëlqyer të elektrodës, duke lehtësuar një lëvizje të lehtë të joneve të litiumit.

Kjo mundëson një lëvizje më të shpejtë të joneve të litiumit, duke rritur shpejtësinë e transferimit të energjisë dhe duke parandaluar në mënyrë efektive formimin e dendriteve.

Eksperimenti tregoi se bateria e zhvilluar nga ekipi hulumtues ruajti rreth 87.9% të performancës së saj pas 1000 cikleve të karikimit dhe shkarkimit, duke demonstruar një përmirësim të dukshëm në qëndrueshmëri krahasuar me bateritë tradicionale, të cilat zakonisht ruajnë 70-80% të performancës së tyre.

Ai gjithashtu mund të shuhet në zjarr, duke ulur ndjeshëm rrezikun e zjarrit.

Kjo bateri pritet të jetë e aplikueshme në sektorë të ndryshëm, duke filluar nga pajisjet e vogla si telefonat inteligjentë dhe pajisjet e veshura deri te automjetet elektrike dhe sistemet e ruajtjes së energjisë në shkallë të gjerë.

“Ky hulumtim parashikohet të japë një kontribut të rëndësishëm në komercializimin e baterive metalike të litiumit duke përdorur elektrolite [polimer të ngurtë], duke siguruar stabilitet dhe efikasitet të shtuar [për] pajisjet e ruajtjes së energjisë”.