spot_img
E enjte, 7 Maj, 2026
11:32
Home Blog Page 1752

Kafja ju ndihmon të humbni peshë

0

Pirja e kafesë mund të aktivizojë sistemin mbrojtës kundër yndyrnave të trupit, një zbulim ky që mund të ketë pasoja të mundshme në luftën kundër obezitetit dhe diabetit.

Në një studim të publikuar të hënën, kërkuesit e universitetit të Notingamit, thanë se kafeja mund të ndihmojë në stimulimin e rezervave të yndyrnave kafe, të njohura ndryshe edhe si “brown adipose tissue”, që luan një rol kyç në shpejtësinë me të cilën djegim kaloritë tona.

Ka dy forma të qelizave yndyrore, ato kafe dhe të bardha, dhe secila luan një rol të ndryshëm në metabolizmin tonë.

Ndërsa qelizat kafe ndihmojnë në gjenerimin e nxehtësisë, ato të bardha janë përgjegjëse për depozitimin e yndyrnave.

Nivelet e yndyrnave kafe janë të larta tek fëmijët, por kohët e fundit është zbuluar prania e tyre tek të rriturit ç’ka edhe ka kthyer shpresën për përdorimin e tyre si objektiva për të trajtuar obezitetin.

Shkencëtarët nisën të testonin kafenë për të parë nëse ajo mund të stimulonte yndyrnat kafe.

Pasi gjetën dozën e saktë, ata panë rezultatet tek njerëzit.

Studimi është ende të fazat e hershme të tij, sidoqoftë, është në rrugë të mbarë.

Pirja e një filxhani kafeje ndihmon në humbjen e peshës.

E ardhmja e Elseid Hysajt mund të ndryshoj rrënjësisht në momentet e fundit

0

E ardhmja e Elseid Hysaj mund të marrë një kthesë të fortë në këto ditë të para të janarit.

Anësori kuqezi është me një këmbë jashtë Lacio-s, pasi ai nuk është në planet e trajnerit.

Por situata e rënduar me dëmtimet, mund të ndryshojë totalisht këtë histori.

Sipas “Corriere dello Sport”, Lacio po vlerëson mundësinë për të rikthyer Hysajn në skuadër pasi kanë mangësi në prapavijë.

Gjendet trupi i pajetë i pasagjerit të katërt nga aksidenti i rëndë në rrugën Saraj-Rashçe

0

Ka përfunduar golgota për familjen Asllani, e rënë në ujërat e lumit Vardar, një ditë më parë, në rrugën nga Saraji për në fshatin Rrashçe.

Duke pritur për orë të tëra, më në fund, rreth orës 15:00 u gjet edhe i moshuari, që drejtonte makinën me të cilën humbën jetën gjithsej 4 persona, ai vetë, bashkëshortorja, njëra prej vajzave dhe nusja e djalit e ardhur nga Italia.

Udhëtimi për një iftar familjar u pre në mes, për shkak të daljes nga rruga të makinës dhe rënies në ujërat e lumit Vardar.

E vetmja mrekulli në zinë që pllakosi familjarët dhe banorët e Gërçecit, ishte fëmija 4 vjeçar i mbijetuar, i fluturuar nga makina dhe i gjetur në një shkurre në afërsi të vendit të aksidentit.

“Është motra me dhëndrin, më mbesën dhe me nusen e vet. Falë fshatarëve të fshatit Sfillare dhe të fshatrave përreth, ato shumë kanë ndihmuar përndryshe këto të tjerët shumë dobët. Veturën e kam pa atje, e kishin lidh me një litar metalik, këto banorët e fshatrave përreth”, deklaroi Xhevdet Bela, familjar.

U deshën shumë orë kërkim nga pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit, vullnetarë dhe shoqata e zjarrfikësve vullnetarë “Bajram Miftari” nga Komuna e Çairit, të cilët mbrëmë, por edhe sot prej orës 7 të mëngjesit ndërmorën aksione për gjetjen e viktimës së katërt të familjes Asllani

“Operacioni ka filluar prej në ora 19 sepse kushtet e vështira kanë qenë poshtë, ka pas nevojë të priten shumë dru edhe të hyhet me ekskavator deri poshtë edhe me kamionin tonë. Në bashkëpunim me forcat e rendit, policinë dhe njësitin për intervenim të shpejtë “Tigrat”, kemi bashkëpunuar me ato. Njëri prej atyre u zhyt, kishte zhytës, e lokalizuam saktësisht ku gjendet vetura edhe pse një pjesë e veturës ishte jashtë mirëpo nuk shihej se çka ka brenda, si është, sa është thellë. Filluam me tërheqjen e veturës deri në ora 23 e 30, tre orë zgjati operacioni”, tha Artan Demiri, kryetar i zjarrfikësve vullnetarë Çair.

Në fshatin Gërçec janë bërë tashmë përgatitjet për ceremoninë e varrimit të familjarëve për ditën e nesërme.

Ndërsa i mituri i vetëm i mbijetuar nga tragjedia mësohet të jetë kthyer në shtëpi, pranë familjarëve të tjerë, në gjendje të mirë shëndetësore. /Alsat

Ambasadori Orav: Zotohem ta afroj Kosovën me BE-në gjatë vitit 2025

0

Shkruan: Aivo Orav, Ambasador i BE-së në Kosovë

2025: Dinamikë e Re, Mundësi të Reja

Me vitin 2024 pas nesh, është koha për të reflektuar mbi atë që kemi arritur dhe për të marrë vendime për vitin 2025: një vit me dinamika të reja dhe mundësi të reja.

Si njeri i ri në Kosovë, me vetëm katër muaj në detyrë, më bëri përshtypje që mësova rezultatet e një sondazhi të komisionuar nga BE, i cili zbuloi se 92% e të anketuarve mbështesin anëtarësimin e Kosovës në BE. Edhe Kosova shfaq pikëpamjet më pozitive ndaj BE-së, ku 91% e të anketuarve kanë shprehur qëndrim të favorshëm.

Çfarë ambienti mikpritës për një ambasador të BE-së!

Vullneti i popullit të Kosovës është i qartë, siç është edhe vizioni i BE-së për Ballkanin Perëndimor: e ardhmja e rajonit është në BE. Së bashku, ne duam të ecim përpara drejt këtij qëllimi të përbashkët.

Samiti i fundit BE-Ballkani Perëndimor tregoi një vrull të ripërtërirë për partneritetin tonë strategjik dhe një dinamikë të re të procesit të zgjerimit. Presidenti i ri i Këshillit Evropian, António Costa, e përshkroi zgjerimin si investimin më të rëndësishëm gjeopolitik të BE-së – një investim në paqe dhe prosperitet për të gjithë njerëzit. Dhe kjo është pikërisht ajo që është: një investim në të ardhmen tonë të përbashkët.

Për ta bërë këtë, BE-ja dhe shtetet e ardhshme anëtare duhet të jenë gati. BE-ja duhet të vendosë bazat dhe reformat e nevojshme të brendshme, ndërsa anëtarët aspirantë duhet të shtojnë përpjekjet e tyre për reforma.

Integrimi gradual dhe Plani i Rritjes si katalizator për reformat

Integrimi gradual i rajonit tashmë është duke u zhvilluar në shumë fusha. Plani i Rritjes prej 6 miliardë eurosh është një shembull kryesor – një mjet që do t’i lejojë partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, të korrin disa nga përfitimet e integrimit të pjesshëm në tregun e vetëm të BE-së edhe para anëtarësimit të plotë në BE.

Plani i Rritjes gjithashtu do të stimulojë reformat që kanë të bëjnë me BE-në, pasi pagesat në kuadër të të Lehtësimit të Reformës dhe Rritjes, do të bëhen pas përfundimit të hapave të miratuar të reformës të përshkruara në Agjendën e Reformave të Kosovës. Në total, më shumë se 880 milionë euro janë në dispozicion për zbatimin e Axhendës së Reformës.

Me këtë në mendje, mesazhi im për Kosovën është që të shfrytëzojë plotësisht Planin e Rritjes, të zbatojë Agjendën e saj të Reformave dhe të afrohet më shumë me BE-në. Zgjerimi është një proces i bazuar në merita dhe ritmi i integrimit është gjithashtu në duart e Kosovës. Kjo do të varet nga gatishmëria dhe historia e saj në zbatimin e reformave të nevojshme.

Si partneri më i madh tregtar i Kosovës, investitori dhe ofruesi i ndihmës financiare, BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në procesin e saj të reformave.

Megjithatë, dua të theksoj se procesi i reformës nuk ka të bëjë vetëm me marrjen e fondeve të Planit të Rritjes ose me anëtarësimin në BE. Bëhet fjalë për zbatimin e reformave demokratike dhe ekonomike për një Kosovë më të mirë; ka të bëjë me sigurimin e një jete më të mirë për popullin e Kosovës.

Në këtë frymë, BE-ja do të dëshironte gjithashtu të shihte një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës, të shihte një vend ku të gjitha komunitetet të jetojnë krah për krah në siguri dhe të ndihen të përfaqësuar siç duhet nga ata që janë në detyrë dhe të kujdesen siç duhet për ofrimin e shërbimeve të tyre publike.

Zgjedhjet e 2025 dhe rëndësia e integritetit të informacionit

Këtë vit, Kosova do të mbajë zgjedhjet parlamentare sipas një kornize të re zgjedhore, e cila zbaton rekomandimet nga misionet e njëpasnjëshme të vëzhgimit të zgjedhjeve të BE-së. Një proces zgjedhor transparent, i administruar mirë, gjithëpërfshirës dhe konkurrues, është çelësi i çdo shoqërie demokratike.

Por ajo që është gjithashtu kritike për çdo proces zgjedhor është integriteti i informacionit dhe aksesi i votuesve në informacione të sakta, të besueshme dhe autentike. Rëndësia e kësaj u theksua gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale rumune më 24 nëntor, ku pati indikacione serioze se aktorë të huaj ndërhynë në zgjedhje duke përdorur TikTok-un. Kjo e shtyu Komisionin Evropian të nisë procedurat zyrtare kundër TikTok për një shkelje të dyshuar të Aktit të Shërbimeve Dixhitale në lidhje me detyrimin e platformës për të vlerësuar dhe zbutur siç duhet rreziqet sistematike që lidhen me integritetin e zgjedhjeve.

Manipulimi dhe ndërhyrja e informacionit të huaj është një sfidë globale: ai përbën një kërcënim për demokracitë liberale, të cilat varen nga informacioni i lirë dhe i hapur. Por kur informacioni nga i cili varen qytetarët shtrembërohet ose manipulohet, ai minon aftësinë e tyre për të marrë vendime të informuara.

Siç tha autori dhe producenti i njohur televiziv Peter Pomerantsev, “Kur informacioni është një armë, të gjithë janë në luftë”. Çdo individ mund të bëhet objekt i manipulimit të informacionit. Çështja është se çfarë bëjmë për ta luftuar atë dhe si reagojmë: kontrolloni çdo informacion që hasni dhe raportoni përmbajtje të paligjshme.

Krahas raportimit faktik nga media, është thelbësore që të gjithë ne të ndihmojmë në ruajtjen e një hapësire informacioni të pandotur. Kjo përfshin adresimin e kërcënimeve të mundshme nga aktorët që përhapin narrativa përçarëse ose përçarëse, mbjellin dyshime shoqërore, nxitin tensionet ndëretnike ose minojnë proceset demokratike.

BE-ja gjithashtu do të bëjë pjesën e saj. Ne kemi porositur një studim mbi dezinformimin gjatë zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë, duke u fokusuar në identifikimin e narrativave kryesore, aktorëve të tyre dhe ndikimin e tyre në opinionin publik dhe procesin zgjedhor.

Duke nxitur një hapësirë ku të gjithë ndihen të sigurt, ne mund të sigurojmë që informacioni të mbetet një mjet për fuqizim, jo ndarje.

Kosova rreshtohet vullnetarisht me Politikën e Përbashkët të Sigurisë dhe Mbrojtjes të BE-së, duke mbajtur peshën e saj në përballjen me sfidat tona gjeopolitike. Fusha e betejës informative është po aq kritike për demokracitë tona, dhe ne mbështetemi në mbështetjen e Kosovës edhe në këtë fushë.

Dëshira ime për Vitin e Ri 2025

Gjatë katër muajve të fundit, unë kam shërbyer si urë lidhëse ndërmjet BE-së dhe Kosovës, duke nxitur marrëdhënie më të thella diplomatike, ekonomike, zhvillimore dhe kulturore. Dëshira ime e Vitit të Ri është të njoh më mirë Kosovën dhe kosovarët dhe të ndihmoj që Kosova të afrohet edhe më shumë me BE-në.

Dëshira ime për vitin 2025 është një vit i mbushur me prosperitet, paqe, shëndet, bashkëpunim dhe unitet në diversitet.

Gëzuar Vitin e Ri për ju dhe të dashurit tuaj!

Debat i fortë mes Gjestit e Xhenetës, përmendin ish-at

0

Një debat i ashpër është duke u zhvilluar mes dy banorëve, Gestit dhe Xhenetës.

Të dytë po përmendin persona që kanë lënë jashtë.

Fillimisht ishte Gjesti që kërkoi vëmendjen e banorëve që qëndronin në oborr për t’ju treguar diçka që nuk e ka thënë asnjëherë më parë.

Ai u shpreh se gjithçka me Xhenetën ka qenë lojë dhe se ka dikë tjetër në zemër.

“Po du me ju thënë diçka që nuk e kam thënë kurrë, unë e dua dikë tjetër jashtë seriozisht, mrena e du Xhenetën – por me të gjithçka ka qenë lojë. E du edhe krejt ka qenë lojë me Xhenetën komplet se unë e dua tjetër kënd”, u shpreh Gjesti.

“Jam nda 2-3 javë para se me hy në Big edhe hala e kom në zemër, nuk mundësh një lidhje 5 vjeçare me harru për 3 muaj këtu”, u shpreh Gjesti.

Por, banorët nuk e besuan dhe i thanë se është duke gënjyer teksa Gjesti pati një përgjigje me kunj për Xhenetën.

“Edhe unë po du me dhezë diqysh, lemë të rrejë edhe unë diçka”, tha ai.

Ndërkohë Gjesti e pyeti Xhenetën se a është pishman që e ka njohur dhe a është pishman për lidhjen “që e ke humbur jashtë”.

Xheneta u tregua e prerë duke i thënë “po”, ndërsa i tha se “te ti kam kërkuar siguri dhe gjestet që i ke pasur në fillim”.

“Jo, sigurinë e gjen jashtë tek haveri që e ke lënë në gjysmë”, i tha Gjesti, Xhenetës

Cilët janë pesë iPhone-t e rinj që do prezantohen gjatë këtij viti?

0

Këtë vit, Apple ka në plan të sjellë pesë modele të reja iPhone.

Storm ju prezanton detajet për secilin prej tyre.

iPhone SE 4
Këtë pranverë, iPhone miqësor me buxhetin e Apple po shënon disa përmirësime të mëdha në përditësimin e tij të parë që nga viti 2022.

Si fillim, iPhone SE vjen pa butonin Home dhe po adopton një ekran OLED nga skaji në skaj me një nivel.

Modeli SE i ri do të mburret gjithashtu me disa veçori të telefonit iPhone 16, të tilla si:

Çipi A18
8 GB RAM
Mbështetje Apple Intelligence
Kamera kryesore 48 MP
Porta USB-C

Ne gjithashtu presim që modemi i parë i brendshëm 5G i Apple të debutojë në iPhone SE 4, duke përmbyllur një opsion buxheti veçanërisht bindës.

iPhone 17 Air
Këtë vjeshtë, Apple do të lançojë katër modele të reja iPhone 17. Ardhja e katër iPhone-ve të rinj çdo vjeshtë është bërë praktikë standarde, por këtë vit njëri prej atyre modeleve do të ketë ndryshime të mëdha.

iPhone Plus po largohet dhe zëvendësohet nga iPhone 17 Air.

iPhone 17 Air do t’i japë përparësi formës sesa funksionit. Ai do të ketë specifika të ngjashme me iPhone 17 bazë, si çipi A19 (jo A19 Pro) dhe 8 GB RAM (jo 12 GB që vjen në linjën Pro). Por do të kërkojë një çmim më të lartë për dizajnin e tij ultra të hollë dhe futurist.

17 Air do të jetë iPhone më i hollë i Apple i prodhuar ndonjëherë, me një madhësi të re unike të ekranit që mund të jetë një kompromis i përsosur midis dy modeleve Pro.

Dy veçori të tjera të pritshme të Air: modemi i brendshëm 5G i Apple dhe një ekran me rifreskim të lartë.

Pas viteve të ndryshimeve shumë të vogla në dizajnin e iPhone, iPhone 17 Air do të ofrojë një pamje të re emocionuese që mund ta bëjë veçanërisht të vështirë vendimin e këtij viti për iPhone.

iPhone 17 Pro
Ndërsa iPhone 17 Air do të jetë gjëja e re e shkëlqyeshme, emocionuese, Apple nuk po heq dorë nga linja e saj Pro.

iPhone 17 Pro do të ofrojë të njëjtin ekran 6.3 inç si 16 Pro, por do të vijë me disa ndryshime të veta në dizajn. Për shembull, po merr një kornizë të ridizajnuar me alumin që zëvendëson titanin dhe një përplasje më të madhe drejtkëndore të kamerës.

Brenda, iPhone 17 Pro do të ketë:

Çipi A19 Pro
12 GB RAM, më i madhi ndonjëherë në një iPhone
Modemi 5G i Qualcomm

Pothuajse me siguri do të ketë disa përmirësime të këndshme të kamerës së pasme për të shoqëruar përplasjen e ridizajnuar të kamerës. Por për herë të parë pas një kohe, edhe kamera e selfie-ve po merr pak dashuri.

Në të gjithë linjën e iPhone 17, Apple po përmirëson kamerën e përparme nga 12MP në 24MP për performancë të përmirësuar.

iPhone 17 Pro Max
Si gjithmonë, iPhone 17 Pro Max do të marrë të gjitha tiparet më të mira të iPhone 17 Pro më të vogël, por me disa përfitime të vogla si jetëgjatësia më e mirë e baterisë falë madhësisë.

E re për këtë vit, 17 Pro Max do të ketë një ishull më të vogël Dynamic se çdo model tjetër.

Është e paqartë se sa më e vogël, por ne jemi veçanërisht të interesuar të shohim nëse ky ndryshim korrespondon me Face ID që më në fund futet në ekran—duke mundësuar kështu prerjen më të vogël.

Është e mundur që modeli Pro Max të ketë gjithashtu disa avantazhe të kamerës që nuk gjenden në 17 Pro më të vogël, por deri më tani nuk ka pasur thashetheme në këtë front.

iPhone 17
iPhone 16 i vitit të kaluar ishte një nga modelet bazë më të forta në vite. Do të duhet të presim dhe të shohim nëse kjo do të ndodhë përsëri këtë vit, por këtu është një përmbledhje e përgjithshme e asaj që duhet pritur:

Kamera e përparme 24 MP
Çipi A19
8 GB RAM
I njëjti ekran 6.1 inç si iPhone 16

Me siguri do të ketë disa detaje të tjera mbi modelin bazë që do të shfaqen në muajt në vijim, por tani për tani, duket se pajisja do të ketë një konkurrencë të ashpër jo vetëm nga linja Air dhe Pro, por nga iPhone SE 4 më i lirë.

Pavarësisht nëse jeni të interesuar për iPhone 17 Pro Max të nivelit të lartë, iPhone SE buxhetor, ose diçka krejtësisht të re si iPhone 17 Air, 2025 duket se do të jetë një vit i fortë për iPhone.

Tentativë vrasjeje dhe përleshje me armë në Pejë – Disa të arrestuar

0

storm•/Pejë: Ka mësuar nga burime policore se një incident i rëndë ka tronditur qytetin e Pejës. Ngjarja, e klasifikuar si “vrasje në tentativë” dhe “lëndime të rënda trupore”, ka përfshirë disa persona dhe ka rezultuar me përdorimin e armëve gjatë një konflikti.

Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arrestuar disa të dyshuar, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të sqaruar të gjitha rrethanat. Aktualisht, detajet e plota nuk janë bërë publike, por pritet që autoritetet të japin një deklaratë zyrtare së shpejti.

Forcat e rendit janë ende në vendngjarje dhe po mbledhin prova për të përcaktuar motivet dhe dinamikën e konfliktit.


Lajmi është në përditësim dhe zhvillimet e mëtejshme priten në orët në vijim.

Madhësia e bebëzës në gjumë na tregon se si përpunohen kujtimet

0

Studiuesit e Universitetit Cornell kanë zbuluar se madhësia e bebëzës së syrit, është çelësi për të kuptuar se si dhe kur, truri formon kujtime të forta dhe afatgjata.

Duke studiuar minjtë e pajisur me elektroda truri dhe kamera të vogla për gjurmimin e syve, studiuesit përcaktuan se kujtimet e reja po riprodhohen dhe konsolidohen kur bebëza kontraktohet gjatë një nënfaze të gjumit.

Kur bebëza zgjerohet, procesi përsëritet për kujtimet më të vjetra.

Aftësia e trurit për të ndarë këto dy nënfaza të gjumit me një mikrostrukturë të panjohur më parë, është ajo që parandalon “harresën katastrofike” në të cilën konsolidimi i një kujtese fshin një tjetër.

Gjetjet mund të çojnë në teknika më të mira të përmirësimit të kujtesës për njerëzit dhe mund të ndihmojnë shkencëtarët e kompjuterave të trajnojnë rrjetet nervore artificiale që të jenë më efikase.

Studimi, i botuar në Nature, u drejtua nga profesorët asistent Azahara Oliva dhe Antonio Fernandez-Ruiz.

Gjatë një muaji, një grupi minjsh iu mësuan një sërë detyrash, të tilla si mbledhja e ujit ose shpërblimet e biskotave në një labirint.

Më pas, minjtë u pajisën me elektroda truri dhe kamera të vogla spiune që vareshin para syve të tyre për të ndjekur dinamikën e bebëzës së tyre.

Një ditë, minjtë mësuan një detyrë të re dhe kur ata ranë në gjumë, elektrodat kapën aktivitetin e tyre nervor dhe kamerat regjistruan ndryshimet në bebëzat e tyre.

“Gjumi jo-REM është kur ndodh konsolidimi aktual i kujtesës dhe këto momente janë periudha shumë, shumë të shkurtra kohore të pazbulueshme nga njerëzit, si 100 milisekonda”, tha profesorsha Azahara Oliva.

“Si i shpërndan truri këto shfaqje të kujtesës që janë shumë të shpejta dhe shumë të shkurtra gjatë gjithë natës? Dhe si i ndan kjo njohuritë e reja që vijnë, në një mënyrë që të mos ndërhyjë me njohuritë e vjetra që kemi tashmë në mendjet tona?”

Regjistrimet treguan se struktura e përkohshme e minjve të fjetur është më e larmishme dhe më e ngjashme me fazat e gjumit tek njerëzit, sesa mendohej më parë.

Duke ndërprerë gjumin e minjve në momente të ndryshme dhe më vonë duke testuar se sa mirë i mbanin mend detyrat e tyre të mësuara, studiuesit ishin në gjendje të analizonin proceset.

Kur një mi hyn në një nënfazë të gjumit jo-REM, bebëza e tij tkurret dhe pikërisht këtu detyrat e mësuara së fundmi – d.m.th., kujtimet e reja – po riaktivizohen dhe konsolidohen ndërsa njohuritë e mëparshme jo.

Anasjelltas, kujtimet e vjetra riprodhohen dhe integrohen kur bebëza zgjerohet.

“Është si mësim i ri, njohuri e vjetër, mësim i ri, njohuri e vjetër, dhe kjo po luhatet ngadalë gjatë gjithë gjumit”, tha Oliva.

“Ne po propozojmë që truri të ketë këtë shkallë të ndërmjetme kohore që ndan mësimin e ri nga njohuria e vjetër”.

Cilat pajisje do të marrin programin One UI 7?

0

Samsung do të sjellë Android 15 dhe One UI 7 në pajisjet ekzistuese Galaxy pas lançimit të serive Galaxy S25, megjithëse pronarët e Galaxy S24, Galaxy S24+ dhe Galaxy S24 Ultra në vende të caktuara kanë testuar përditësimin përmes programit One UI 7 beta.

Disa javë më parë, pronarët e telefonave inteligjentë të tjerë Galaxy, veçanërisht të atyre kryesorë si Galaxy Z Fold 6 dhe Galaxy S23, shfaqën interesimin nëse edhe ata do të përdornin One UI 7 në beta para fundit të vitit 2024.

Por tani, më e rëndësishmja pyetja është kjo: Cilat pajisje tjera do të marrin këtë program?

Ka pasur thashetheme se Samsung ka vendosur të kapërcejë direkt në firmuerin e qëndrueshëm One UI 7 për të gjithë telefonat përveç Galaxy S24, S24+ dhe S24 Ultra, dhe në këtë moment në kohë, duket se ato thashetheme mund të jenë të vërteta.

Samsung filloi shpërndarjen e programit One UI 7 beta pak më vonë.

Sjellja e tij në më shumë pajisje tani vetëm do të vononte lëshimin e përditësimit të qëndrueshëm.

Dhe duke marrë parasysh se sa mirë po funksionon One UI 7 beta në linjën Galaxy S24 pas vetëm dy përditësimeve beta, testimi në smartfonë shtesë ndoshta nuk është i nevojshëm.

Nëse qasja beta zgjerohet, nuk ka gjasa që të vihet në dispozicion për aq pajisje sa kishim shpresuar.

NASA zbulon galaktika aliene në hapësirë ​​të thellë

0

Astronomët kanë zbuluar galaktika aliene që duken si objekte të ndritshme me ngjyrë të kuqe.

Duke analizuar të dhënat e mbledhura nga teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s (JWST), ata identifikuan 56 “objekte të rrafshuara ultra të kuqe” që kishin kaluar pa u vënë re nga teleskopët e mëparshëm.

Këto galaktika aliene ka të ngjarë të fshiheshin pas reve të pluhurit.

Megjithatë, teknologjia e avancuar e teleskopit James Webb, duke përfshirë aftësinë e tij për të zbuluar dritën infra të kuqe, u mundësoi shkencëtarëve të kapnin imazhe të këtyre disqeve të vendosura në skajet më të largëta të hapësirës.

Sipas studiuesve nga Universiteti i Kolorados, këto galaktika të fshehura janë të ngjashme me Rrugën e Qumështit, por dukshëm më “me pluhur”.

“JWST na lejon të shohim këtë lloj galaktike që nuk do të kishim mundur ta shihnim kurrë më parë. Ne menduam se më afër nesh, ne kishim një kuptim mjaft të mirë të të gjitha llojeve të galaktikave që ekzistojnë”, tha autori kryesor Justus Gibson.

“Kjo na tregon se ndoshta nuk e kemi kuptuar universin aq mirë sa mendonim”, shtoi Gibson.