spot_img
E premte, 15 Maj, 2026
11:05
HomeKosovaPlagosja e mbrëmshme në Prishtinë, Prokuroria jep detajet

Plagosja e mbrëmshme në Prishtinë, Prokuroria jep detajet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Themelore në Prishtinë lëshoi komunikatë për rastin e plagosjes mbrëmë në Prishtinë.

Prokuroria tha se u informua nga policia se më datë 14.05.2026,  rreth orës 21:40, në rrugën ‘’Ali Sokoli’’ në Prishtinë, një person me inicialet A.V. ka mbetur i plagosur si pasojë e plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

- Advertisement -

Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me Policinë e Kosovës, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale ‘’Vrasja e rëndë në tentativë’’, sipas nenit 173 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës të Kosovës.

Prokurori i Shtetit, në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar lidhur me këtë rast.

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Prishtinë tha se do të informojë opinionin publik për zhvillimet e mëtejme lidhur me këtë rast.

NGJARJE E RËNDË / Plagoset në kokë një person në Prishtinë

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat