spot_img
E diel, 7 Qershor, 2026
03:19
Home Blog Page 1790

Leo dërgon këta banorë në nominim, njëri do të dalë sonte

0

Leo si kapiten i javës përfitoi një avantazh të madh dhe u përballë një sfide të rëndësishme.

“Vëllai i Madh” i dha fuqinë Leos që të dërgojë në nominim kokë më kokë dy banorë, ku njëri prej tyre do largohet përfundimisht nga loja sonte.

Ai dërgoi në nominim Drilonin dhe Gjestin.

24 janar finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 3

0

Vëllai i Madh u ka komunikuar banorëve datën e finales së spektaklit të madh Big Brother VIP Kosova 3.

Është 24 janari i këtij viti data e finales së madhe të këtij mega showi.

Në këtë datë do të zbulohet fituesi i madh i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Ymeri i ashpër me Qeveritë: Nuk ka pasur ngritje pagash, vetëm ndryshim numrash

0

Ymer Ymeri nga Sindikatat e Kosovës u shpreh i ashpër me qeveritë që kanë udhëhequr Kosovën pasi që sipas tij nuk ka pasur ngritje të pagës mesatare qoftë në sektorin publik apo privat ndër vite por vetëm ndryshim të numrave.

Ymeri në “Debat Plus” u shpreh me kritikë ndaj politikanëve në Kosovë ku ironizoi me udhëheqësit politik duke thënë se “Fëmijët tanë dijnë më shumë sesa politikanët”.

“Që nga marrja e qeverisë, Albin Kurti asnjëherë në asnjë periudhe Sindikatat nuk kanë qenë më shumë të sulmuara dhe më pak bashkëpunues  me qoftë Ministrinë apo qeverinë. Kurti nuk ka bashkëpunuar me neve si sindikata. Ne jemi udhëheqës të njëjtë edhe para zgjedhjes së Kurtit. Nuk është problemi i takimeve nga Sindikata me udhëheqës si Ramush Haradinaj, Kadri Veseli apo Hashim Thaqi. Problemi është se Kurti ka tentuar të i marrë sindikatat nën udhëheqjen e tij, edhe sindikatat me vepru ashtu si don ai. Po del si ka njohur sindikatat apo edhe Udhëheqësve të Sindikatave, që nuk i nënshtrohen asnjë qeverie. Krahasimi i pagave në Kosovë, nëse i marrim se a janë rritur pagat si numër, ato janë rritur por nëse krahasojmë vlerat e pagës sot dhe më herët, kemi ulje të pagave.   Nëse i krahasojmë vlerat, nëse kemi pasur pagë 416 euro me një buxhet 1 miliard e gjysmë ndërsa sot është mbi 3 miliardë e gjysmë. Që d.m.th buxheti është dyfishuar, por pagat është dashur të baraspeshohen sot do duhet 800 euro e jo 600 euro”, tha Ymeri.

“Belgzim Kamberi, analist ka deklaruar se mosbashkëpunimi i institucioneve Qeveri- Sindikatë ka ndikuar “keq” në kornizat ligjore.

“Janë 2 probleme kryesore. Mos bashkëpunimi që ka ndodhë, përplasja sindikatë-qeveri është progresive nëse ajo rezulton me një përparim në çështjet e legjislacionit. Mos bashkëpunimi i thellë mes qeverisë dhe sindikatave  ka ndikuar keq së pari në kornizat ligjore Kuvendi i Kosovës, në këtë legjislacion shumicën e projektligjeve nuk i ka miratuar, pjesën dërrmuese. Kuvendi ka mundur të votojë legjislacionin për çështjen e drejtave të punëtorëve dhe mbrojtjen sociale”, tha Kamberi.

Si po shndërrohet elektronika e vjetër në Ar?

0

Një ekip studiuesish të udhëhequr nga Universiteti Cornell ka krijuar një metodë për të nxjerrë arin nga mbeturinat elektronike dhe për ta ripërdorur atë si një katalizator për të kthyer dioksidin e karbonit (CO2), në materiale organike të dobishme.

Kjo qasje inovative mund të ofrojë një zgjidhje të qëndrueshme për disa nga 50 milionë tonë mbeturina elektronike të gjeneruara çdo vit, nga të cilat vetëm 20% riciklohen aktualisht.

Amin Zadehnazari, një studiuese postdoktorale në laboratorin e Alireza Abbaspourrad, profesor i asociuar i Yongkeun Joh i Kimisë Ushqimore dhe Teknologjisë së Përbërësve në Kolegjin e Bujqësisë dhe Shkencave të Jetës, theksoi përfitimet e mundshme mjedisore dhe praktike të këtij procesi.

Përparim në adsorbimin selektiv të arit
Zadehnazari zhvilloi dy korniza organike kovalente të lidhura me vinyl (VCOF) për të hequr në mënyrë efikase jonet e arit dhe nanogrimcat nga bordet e qarkut të hedhura. Një nga këto VCOF demonstroi një aftësi mbresëlënëse për të kapur 99.9% të arit duke minimizuar nxjerrjen e metaleve të tjera, si nikeli dhe bakri, duke siguruar një proces rikuperimi shumë selektiv.

“Më pas mund të përdorim COF-të e ngarkuar me ar për të kthyer CO2 në kimikate të dobishme”, tha Zadehnazari. “Duke transformuar CO2 në materiale me vlerë të shtuar, ne jo vetëm reduktojmë kërkesat për asgjësimin e mbetjeve, por gjithashtu ofrojmë përfitime mjedisore dhe praktike. Është një lloj fitoreje për mjedisin”.

Abbaspourrad është autori korrespondues dhe Zadehnazari autori kryesor i “Riciklimi i mbetjeve elektronike në katalizatorët kovalent organik të kornizës së ngarkuar me ar për karboksilimin terminal të alkinit”, i cili u botua më 30 dhjetor në Nature Communications .

Teknikat e nxjerrjes së arit miqësor ndaj mjedisit
Mbetjet e elektronikës janë një minierë e mirëfilltë ari. Është vlerësuar se një ton e mbeturinave përmban të paktën 10 herë më shumë ar se një ton mineral nga i cili nxirret ari. Dhe me një pritshmëri prej 80 milionë tonësh metrikë të mbeturinave elektronike deri në vitin 2030, është gjithnjë e më e rëndësishme të gjenden mënyra për të rikuperuar atë metal të çmuar.

Metodat tradicionale për rikuperimin e arit nga mbetjet elektronike përfshijnë kimikate të ashpra, duke përfshirë cianidin, të cilat paraqesin rreziqe mjedisore. Metoda e Zadehnazarit arrihet pa kimikate të rrezikshme, duke përdorur adsorbimin kimik – ngjitjen e grimcave në një sipërfaqe.

Përparësitë e metodave të reja të bazuara në COF
Kornizat organike kovalente (COF) janë materiale kristalore poroze të njohura për përdorime të shumta potenciale, duke përfshirë ndjeshmërinë kimike dhe ruajtjen e energjisë. Zadehnazari sintetizoi dy VCOF, duke përdorur tetrathiafulvalene (TTF) dhe tetrafeniletileni (TPE) si blloqe ndërtimi.

TTF-COF tregoi adsorbim superior të arit për shkak të të qenit i pasur me squfur, për të cilin ari ka një afinitet natyror.

Përveç shfaqjes së kapacitetit të lartë të absorbimit, TTF-COF u rezistoi 16 larjeve dhe ripërdorimeve, me pak humbje të efikasitetit të përthithjes.

Nën presionin e CO2 të ambientit në 50 gradë Celsius, COF-i i ngarkuar me ar që rezulton të konvertonte në mënyrë efikase CO2 në lëndë organike nëpërmjet karboksilimit.

Dua Lipa e rrit tutje pasurinë, tejkalon 100 milionëshin

0

Dua Lipa tashmë zotëron një pasuri prej mbi 100 milionë funte.

Sipas The Sun, Dua tani ka një pasuri prej mbi 100 milionë funtesh pas fitimeve prej 12.2 milionë funtash gjatë vitit 2024, falë performancës së saj në Glastonbury, albumit të ri dhe koncerteve të saj të ardhshme në Wembley, të cilat u shitën menjëherë.

Firma e saj “Radical22”, e cila merret me shitjet e albumeve, ka realizuar një fitim prej 10.4 milionë funtash, ndërsa “Radical22Live” për turnetë ka fituar 1.8 milionë funte.

Lista e pasurisë së “Sunday Times” e raportoi pasurinë e saj vitin e kaluar në 90 milionë, por tani ajo ka arritur në 102.2 milionë funte.

Ajo gjithashtu përfiton shumë nga marrëveshjet e sponsorizimit me markat Yves Saint Laurent, Versace dhe Evian mineral water.

Kurti: Perëndimi mund ta detyrojë Vuçiqin të dorëzojë Radoiçiqin

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaron se është optimist se Serbia do të dorëzojë kryeterroristin Milan Radojiçiq në rast se Perëndimi e sanksionon destruktivitetin e Serbisë.

Sipas tij, kjo është mënyra për të vepruar me Beogradin, porse thekson se Kosova nuk ka levë për ta përdorur kundër Serbisë.

Kreu i ekzekutivit shton se inteligjenca e Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë janë vigjilente karshi dhe Serbisë për shkak të synimeve të saj destabilizuese, derisa shprehet i bindur se “ato sulme nuk mund të planifikohen më në Kosovë, nuk mund të iniciohen përbrenda Kosovës.”

Për dezinformatat serbo-ruse që vijnë në drejtim të vendit dhe të Qeverisë së Kosovës, Kurti thotë se janë shpifje në përputhje me fantazinë e tyre.

“Ata vazhdimisht shpifin në përputhje me fantazinë e tyre, ata do dëshironin që të kishte një sulm ndaj serbëve civilë në mënyrë që këtë ta përdorin për pretekst, për agresionin e ushtrisë së tyre, mirëpo pikërisht për shkak se nuk eksiton një gjë e tillë, atëherë edhe më shumë bëjnë propagandë. Shpeshtimi dhe sforcimi i propagandës së tyre është dëshmi që e njëjta nuk po ka sukses, prandaj edhe po rritet intensiteti”, thotë Kurti në një intervistë për KosovaPress.

Gjatë këtij mandati të Qeverisë Kurti, Kosova u përball me dy sulme të mëdha në veri të vendit, agresioninnë Banjskë të Zveçanit dhe sulmin terrorist në Ibër-Lepenc.

Për këtë të parin, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, përgjegjësinë e mori i kërkuari i INTERPOL-it, Milan Radoiçiq. Për të, Kurti thotë se “e ka konfliktin në liri.”

“Kriminelët e llojit të tillë e kanë konfliktin si liri. Kur nuk ka konflikt, ata ndihen të cenuar, paqja nuk i leverdisë. Kriminelëve iu leverdisë konflikti, trazirat, destabilizimi, pasiguria, lufta, gjakderdhja. Në ato momente ata ndihen të lirë, prandaj edhe zhvillojnë aksione të tilla sporadike terroriste, të cilat janë edhe shprehje e pafuqisë së tyre, duke qenë se nuk e kanë nën kontroll veriun e Kosovës krejt çfarë mund të bëjnë është të planifikojnë ndonjë sulm që na cenon dhe na bën dëm neve”, thotë ai.

Së fundi, kryeministri Kurti pati deklaruar se Radojiçiq ka angazhuar dy serbë të njohur me nofkat “Mami” dhe “Gandi”, për sulme në veri.

“Sigurisht që presidenti i Serbisë e përdor kriminelin Raidoiçiq por bindjen time Putini i vogël në Ballkan, Vuçiqi e ka edhe Prigozhinin e vogël në Ballkan, Radioçiqin, i cili nuk është i huaj për traditën serbe shtetërore, meqenëse ky i ngjan edhe Arkanit të ri. Ashtu si Sllobodan Millosheviqi e kishte Zhel Korazhnjatoviq Arkanin, paramilitarin që ishte kreu i tigrave gjenocidal nëpër Kroaci, Bosnje, Kosovë, njësoj edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tani e ka Millan Radioqiqin dhe ata zullumqarët e tjerë të cilët janë shndërruar në kriminelë e terroristë me ato nofkat ‘Mami’, ‘Gandi’, ‘mërrki’, ‘përrki’ e kështu me radhë, njerëz të cilët nuk i bëjnë nder asnjë shoqërie dhe asnjë populli”, shton ai. Ai tregon se si Perëndimi mund të ushtrojë ndikimin e vet mbi Serbinë.

“E mbaj në mend shumë mirë datën 20 janar 2023 kur presidenti i Serbisë e pati pranuar në një konferencë për media marrëveshjen bazike dhe ai tha që këtë po e bën për dy arsye kryesore. E para sepse nuk dëshiron që qytetarëve të Serbisë t’iu rikthehet regjimi i vizave dhe e dyta tha që nuk mund t’i humbë 100 mijë vende pune gjermane në Serbi… Pra, kërcënimin të cilin ai si të tillë e kishte përjetuar nga Perëndimi për sanksione qoftë me kthim të regjimit të vizave ose humbjeve të vendeve të punës të investimeve të huaja ja përcillte popullit serb publikisht. Unë besoj që kjo është mënyra për të vepruar me Beogradin nëse perëndimi demokratik seriozisht e sanksionon destruktivitetin e Serbisë atëherë unë jam optimist që edhe Milan Radioçiqin shpejt do të na e dorëzojnë, mirëpo ne nuk kemi levë kundër Serbisë, siç ka Perëndimi”, thotë Kurti.

Derisa thotë se Serbia nuk mund të planifikojë sulme më në Kosovë, Kurti thekson se në anën tjetër kjo e bënë më të vështirë gjurmimin e tyre. “Jemi shumë vigjilentë në këto ditë, për shkak se nuk ka muaj që nuk po ka ndonjë përpjekje. Përpjekjen e fundit e kishin me 29 nëntor kur e dëmtuan rënd por jo pakthyeshëm kanalin Ibër-Lepenc dhe tani organet tona të sigurisë, inteligjenca jonë përcjell me shumë vëmendje çfarëdo informacioni i cili mund të na tregojë çka do qoftë lidhur me sulmet e tyre të radhës, por unë e di një gjë që ato sulme nuk mund të planifikohen më në Kosovë, nuk mund të iniciohen përbrenda Kosovës. Ato janë sulme të cilat vijnë gjithmonë nga Serbia dhe organizohen atje. Në njërën anë kjo tregon që ne kemi qenë të suksesshëm, por në anën tjetër e bën më të vështirë gjurmimin e tyre sepse ne nuk mund të interceptojmë informacione ne Serbi sikurse që mund ta bëjmë në Kosovë…
Janë institucionet përkatëse të sigurisë që e bëjnë vlerësimin e duhur por ne kurrsesi nuk mund të jemi të relaksuar përderisa krimineli Raidoqiq dhe paramilitarët e tjerë të grupit të tij terrorist ndodhen në liri në Serbi”, vijon Kurti.

Tërmet në Kosovë

0

Një tërmet është ndjerë në Kosovë para pak minutash.

Ky tërmet është ndjerë në afërsi të kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Epiqendra e tërmetit ishte 9 kilometra në juglindje të Kaçanikut, me një thellësi prej 8 kilometrash.

Lëkundjet kanë qenë të lehta, andaj nuk është raportuar për dëme nga ky tërmet. /MeteoBallkan

Avancimi i Rusisë në Ukrainë, Macron: Do shkatërrohemi nëse fiton Moska

0

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në fjalimin e mbajtur para ambasadorëve francezë në botë, tha se asnjë paqe pa ukrainasit nuk është e sigurt dhe asnjë zgjidhje për sigurinë në Evropë nuk do të gjendet pa evropianët.

“Le të mos kemi iluzione dhe mendoj se po bëhet gjithnjë e më e qartë për të gjithë, nuk do të ketë zgjidhje të shpejtë dhe të lehtë në Ukrainë. Vetë Presidenti i ri amerikan e di se Shtetet e Bashkuara nuk kanë asnjë shans fitoreje nëse Ukraina humb dhe unë do ta them shumë thjesht, në Ukrainë nuk duhet të gjendet asnjë zgjidhje për sigurinë pa ukrainasit, asnjë zgjidhje për sigurinë në Evropë nuk do të gjendet pa evropianët. Asnjë zgjidhje e shpejtë që mund të sjellë kapitullimin e Ukrainës nuk mund të jetë e mirë për evropianët dhe amerikanët”, tha Emmanuel Macron.

Për Macron, “besueshmëria” e perëndimorëve do të “shkatërrohej” nëse ata do të pranonin të bënin “kompromis” për shkak të “lodhjes” së konfliktit, duke deklaruar se ukrainasit duhet të “fillojnë diskutime realiste për çështje territoriale”, pasi “vetëm ata mund ta udhëheqin atë proces”.

Macron ftoi SHBA të japë ndihmën e saj për të sjellë Putin në tryezën e negociatave.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të na ndihmojnë të ndryshojmë natyrën e situatës dhe të bindin Rusinë të vijë në tryezën e bisedimeve. Ukrainasit duhet të sjellin diskutime realiste për çështje territoriale dhe vetëm ata mund t’i udhëheqin ato”.

Reagimi i tij erdhi pas lajmeve se forcat e armatosura ruse kanë pushtuar qytetin Kurakhove në Ukrainën lindore.

Sandër Prosi, 105 vjet nga lindja e gjeniut të kinematografisë shqiptare

0

Më 6 janar 1920 lindi në Shkodër, Aleksandër Prosi, i njohur prej publikut shqiptar si Sandër Prosi.

E ëma ishte shkodrane, ndërsa nga i ati kishin prejardhje vllehe, të ardhur në Tiranë nga Voskopoja.

Drama e parë në të cilën mori pjesë është “Vilhelm Teli”. Me bursë shtetërore shkoi për studime në Austri për stomatologji, të cilat nuk i përfundoi. Më 1947 mori pjesë në konkursin pranë Teatrit Popullor dhe e fitoi atë. Këtu nisi dhe veprimtaria e tij e gjerë dhe e larmishme artistike.

Sandër Prosi krijoi mbi 85 role në 75 vepra të autorëve si Andon Zako Çajupi, Kolë Jakova, Besim Levonja, Loni Papa, Ismail Kadare, Teodor Laço, Ruzhdi Pulaha, Dritëro Agolli, Dhimitër Xhuvani dhe të autorëve të huaj si Shekspiri, Shileri, Çehovi, Karaxhale, Gorki, Brehti etj.

Interpretoi në rreth 30 filma ku krijoi role të tilla që kanë hyrë në fondin e arte te kinematografisë tonë. Sandër Prosi ka lënë pas një galeri të rrallë personazhesh, një shkollë aktrimi, një pikë referimi për të gjithë brezat e rinj. Për të nuk kishte rol të madh apo të vogël. Ai dinte të ishte protagonist duke mishëruar në mënyrë të përkryer karaktere nga më ekstremet, që nga burri i shtetit, te hamalli; nga profesori, te luftëtari.

Për kontributin e tij të madh në zhvillimin e artit skenik e kinematografik ai është nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”, me Çmime të Republikës dhe urdhra e medalje të tjera. Në 25-vjetorin e vdekjes, Sandër Prosi u nderuar nga Presidenti i Republikës me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Në 24 shkurt 2017, aktori Sandër Prosi u nderua me urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, pas vdekjes.

U nda nga jeta më 25 mars 1985, ndërsa ishte me xhirimet e filmit “Pranverë e hidhur”. /atsh

Osmani për Carter: Kosova do ta nderojë si kampion të lirisë

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nënshkruar në Librin e Zisë për presidentin Jimmy Carter, të hapur në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Prishtinë.

Osmani ka shprehur ngushëllimet ndaj familjes së të ndjerit dhe popullit amerikan.

“Angazhimi i përhershëm i Presidentit Carter për paqen, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë, frymëzoi breza liderësh në mbarë botën. Përkushtimi i tij ndaj shërbimit na kujton të gjithëve se lidershipi i vërtetë nuk ka të bëjë me fuqinë, por me humanizmin, integritetin dhe mbrojtjen e kauzave”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka uruar që shembulli i tij të udhëheqë të gjithë.

“Kosova gjithmonë do ta nderojë trashëgiminë e tij si një kampion për liri, integritet dhe dinjitet. Shembulli i tij le të vazhdojë të na udhëheqë të gjithëve dhe shëmbëlltyra e tij qoftë një bekim për të gjithë ata që luftojnë për një botë më të mirë dhe më të drejtë”, ka shkruar ajo.