spot_img
E shtunë, 4 Prill, 2026
01:17
Home Blog Page 1824

Si u krijua rrethi qiellor 3600-vjeçar nga Nebra”

0

Shkencëtaret për herë të parë kanë kryer një analizë gjithëpërfshirëse të procesit të prodhimit të diskut qiellor nga Nebra, një artefakt nga epoka e bronzit, mbi 3600 vjet i vjetër.

Rrethi i bronzit, i zbuluar në vitin 1999 pranë qytetit gjerman Nebra, në rajonin lindor të Saksoni-Anhaltit, konsiderohet si paraqitja më e vjetër e njohur e qiellit në botë.

Studimi u përqendrua në procesin e detajuar të farkëtimit të bazës prej bronzi të diskut.

U zbulua se metali ishte ngrohur në rreth 700 gradë Celsius dhe kishte kaluar nëpër dhjetë cikle ngrohjeje dhe farkëtimi, një proces trajtimi termik që e bën materialin më pak të fortë dhe më të lehtë për t’u përpunuar.

Arkeologu Harald Meller tha se hulumtimi ishte përqendruar në procesin e prodhimit të bazës së bronzit të diskut dhe jo te elementët prej ari të bashkangjitur në të.

Teknikat moderne të analizës, duke përfshirë ekzaminimin e mikrostrukturës dhe skanimin, konfirmuan mjeshtërinë e lashtë të krijimit të tij.

Një mostër e marrë në vitin 2002 dhe e analizuar përsëri gjatë studimit ofroi të dhëna shtesë mbi ndërtimin e diskut, së bashku me matjet e fortësisë.

Rrethi qiellor nga Nebra, me paraqitjet e tij të arta të Diellit, Hënës dhe yjeve, u përdor nga shoqëritë e epokës së bronzit për 400 vjet.

Në vitin 2013, disku u shtua në regjistrin e kujtesës botërore të UNESCO-s, i cili mbledh objekte me rëndësi për njerëzimin dhe konsiderohet një nga zbulimet më të rëndësishme arkeologjike gjermane.

Kërkimi u realizua në bashkëpunim me Zyrën Shtetërore për Administrimin e Trashëgimisë dhe Arkeologjisë të Saksoni-Anhaltit, Universitetin Otto von Guericke në Magdeburg dhe kompaninë DeltaSigma Analytics.

QUINT-i viziton Gjuriqin: Serbia e gatshme të ofrojë rrymë dhe të marrë pjesë në rregullimin e dëmeve në kanal

0

Përfaqësuesit diplomatikë të QUINT-it dhe të BE-së kanë shkuar në zyre të ministrit të Jashtëm serb, Marko Gjuriq, pas sulmit që ndodhi mbrëmë në kanalin e Ibër-Lepencit.

Gjuriq para tyre pretendoi se “ishte qartazi sabotim dhe se Serbia pa mëdyshje e dënon një akt të tillë” dhe se ky akt ishte i drejtuar kundër stabilitetit të rajonit.

Për më tepër, Gjuriq tha se Serbia është e interesuar që të gjejë dhe të arrestojë autorët dhe se për këtë është e gatshme të bashkëpunojë me ndërkombëtarët.

“Serbia kërkon përcaktimin e motivit të sulmit në këtë objekt jetik infrastrukturor dhe është e gatshme të bashkëpunojë me praninë ndërkombëtare në Kosovë për të ndriçuar të gjitha rrethanat dhe përfundimisht për të gjetur dhe arrestuar përgjegjësit”.

Gjithashtu, Gjuriq para diplomatëve të huaj pretendoi se “Serbia është e gatshme t’i ndihmojë autoritetet lokale dhe Prishtinën në furnizimin me energji elektrike deri në riparimin e dëmtimit të kanalit Ibër-Lepenc dhe është e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë në riparimin e dëmeve”.

Ndërkaq, akuzat e bëra nga Kosova se Serbia qëndron pas sulmit, Gjuriq u mundua t’i paraqesë si të pabaza dhe tha se po synojnë “diskreditimin e Beogradit në një moment të ndjeshëm”.

Po ashtu, Gjuriq vazhdoi propagandën se policia përdor dhunë ndaj qytetarëve serbë në veri.

“Është e rëndësishme që ndërkohë, përpara se hetimi të japë disa përgjigje konkrete, të gjithë të përmbahen nga akuzat e pabaza dhe të drejtojnë gishtin në mënyrë arbitrare ndaj kujtdo dhe që policia në terren në kryerjen e veprimeve hetimore të mos e përdorë këtë situatë si arsyetim për çdo dhunë dhe shkelje të të drejtave të njeriut të qytetarëve”.

Siç raporton Danas, në takim morën pjesë përfaqësues të Francës, Italisë, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, SHBA-së dhe delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi.

Nëse qëndroni shumë ulur, rrezikoni të keni probleme me zemër

0

Edhe ata që ushtrojnë rregullisht mund të kenë një rrezik të shtuar të dështimit të zemrës dhe vdekjes kardiovaskulare si pasojë e qëndrimit ulur për dhjetë ose më shumë orë në ditë.

Hulumtimi u publikua në Gazetën e Kolegjit Amerikan të Kardiologjisë JAÇ dhe u paraqit në konferencën e Shoqatës Amerikane të Zemrës.

Studiuesit analizuan të dhënat nga Biobank në Mbretërinë e Bashkuar për gati 90,000 burra dhe gra, me një moshë mesatare 62 vjeç.

Pjesëmarrësit dërguan të dhëna nga një përshpejtues i veshur me kyç për të regjistruar lëvizjen e tyre gjatë shtatë ditëve. Koha mesatare e qëndrimit ulur në ditë ishte 9.4 orë.

Pas një ndjekjeje mesatare prej tetë vjetësh, studiuesit zbuluan se më shumë se 10.6 orë sjellje të ulur në ditë lidheshin ndjeshëm me dështimin e zemrës në të ardhmen dhe vdekjen kardiovaskulare.

Rreziku i fibrilacionit atrial dhe infarktit të miokardit u rrit në mënyrë të qëndrueshme me kalimin e kohës pa ndryshime të rëndësishme.

Për pjesëmarrësit e studimit që plotësuan nivelet e rekomanduara të ushtrimeve prej 150 minutash aktivitet fizik mesatar deri të fuqishëm në javë, efekti i sjelljes së ulur në rreziqet e fibrilacionit atrial dhe infarktit të miokardit u reduktua ndjeshëm.

Megjithatë, edhe në to, efektet në rrezikun më të lartë të dështimit të zemrës dhe vdekshmërisë mbetën të dukshme.

Studiuesit vërejnë se zëvendësimi i vetëm 30 minutave të qëndrimit të tepruar çdo ditë me çdo lloj aktiviteti fizik mund të zvogëlojë rreziqet për shëndetin e zemrës.

Në studim, shtimi i aktivitetit të moderuar në atë të fuqishëm uli rrezikun e dështimit të zemrës me 15% dhe vdekshmërisë kardiovaskulare me 10%, madje edhe aktiviteti i lehtë bëri ndryshimin, duke ulur rrezikun e dështimit të zemrës me 6% dhe vdekshmërinë me 9%.

Studiuesit vënë në dukje disa kufizime të studimit, si për shembull që përshpejtuesit e dorës janë të papërsosur në zbulimin e qëndrimit të trupit dhe për këtë arsye mund të keqklasifikojnë kohën e qëndrimit në këmbë si kohën e ulur.

Kush është brunja që ia mori zemrën Romeo Veshajt?

0

Historia e dashurisë mes aktorit Romeo Veshaj dhe ish-finalistes së “Big Brother”, Heidi, ka përfunduar zyrtarisht që në gusht.

Pas ndarjes, Heidi ka vendosur të largohet nga Shqipëria, duke nisur një kapitull të ri jashtë vendit.

Pasi kaloi disa muaj e vetme në Tiranë, ajo ka zgjedhur të vazhdojë jetën e saj larg vëmendjes publike.

Ndërkohë, Romeo duket se ka lënë pas këtë histori dhe ka gjetur lumturinë në një lidhje të re.

Fillimisht, mediat raportuan për një flirt të mundshëm, por miqtë pranë aktorit kanë konfirmuar se marrëdhënia e tij me një vajzë brune është më shumë se thjesht një thashethem.

Romeo dhe partnerja e tij e re janë parë gjithnjë e më shpesh bashkë në vende publike.

Miqtë e afërt, që fillimisht ishin skeptikë për qëndrueshmërinë e kësaj romance, tani tregojnë se vajza është bërë një shoqëruese e përhershme e akt

Mirlind Daku, lojtari kryesor i ekipit rus

0

Mirlind Daku protagonist, duke shënuar gol në kampionatin rus me Rubin Kazan, në transfertën e CSKA-së së Moskës.

Pasi mori një asist nga lojtari tjetër shqiptar, Shabanhaxhaj, Daku lëvizi mjaft mirë dhe me një goditje tokazi dërgoi sferën pas shpinës së portierit.

26-vjeçari i Kombëtares ka luajtur në këtë sezon 16 ndeshje, për të ky është goli i nëntë, ndërsa ka dhuruar edhe 3 asiste.

Daku po luan edicionin e dytë në Rusi, teksa më herët është aktivizuar në Kosovë, Kroaci, apo edhe Slloveni.

Arrestohen 3 persona për djegien e flamurit shqiptar

0

Në Prilep të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar tre persona, njëri prej të cilëve është i mitur, për shkak të një incidenti me përdhosjen e flamurit kombëtar shqiptar.

“Një nga të arrestuarit është i mitur dhe dy të rritur. Në njërën nga videot shihet se flamuri shqiptar është vendosur në tokë dhe shkelet nga një automjet, ndërsa persona të tjerë po ndihmojnë me të”, tha Toshkovski.

Ndërkohë në Kumanovë është ndaluar një person për thyerjen e tabelës së Konsullatës së Serbisë, incident ky që pasoi një notë proteste nga Ambasada e Serbisë.

“Këto ngjarje janë të papranueshme dhe institucionet duhet të përgjigjen në përputhje me rrethanat. Ministria e Punëve të Brendshme do të marrë masa ndaj të gjithë personave të përfshirë në raste të tilla”, shtoi Toshkovski.

Bislimi zbulon autorin e dyshuar të sulmit në Zveçan

0

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, duke komentuar distancimin e shtetit të Serbisë për shpërthimin në Ibër-Lepenc, ka thënë se Nemanja Radivojeviq, krahu i djathtë i kryeterroristit Milan Radoiçiq, është i dyshuari për sulmin me granatë dore në stacionin e policisë në Zveçan para katër ditësh.

Siç thotë Bislimi, kjo tregon që edhe pse po distancohet, shteti i Serbisë vazhdon ta mbështesë dhe financojë Radoiçiqin, i cili sipas tij, po vazhdon të organizojë sulme në Kosovë.

Në një status në Facebook, Bislimi ka shkruar se zyrtarët serbë u patën distancuar edhe nga sulmi terrorist në Banjskë në shtator të vitit të kaluar, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Me një komunikatë të gjatë Lista Serbe u nxitua mbrëmë që të distancohet nga sulmi terrorist i eksplodimit në kanalin Ibër-Lepenc në Varagë të Zubin Potokut, kur pakçka dihej. Ministri i jashtëm serb, Marko Gjuriq, u distancua vetëm që të mund ta sulmojë Kryeministrin Albin Kurti. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot tha që nuk deshi të nxitohej në distancim të hershëm. Ndërkohë, kështu kanë thënë edhe për sulmin në Banjskë të Zveçanit kur e vranë rreshterin e policisë sonë, Afrim Bunjakun. Janë distancuar por ende e mbështesin dhe financojnë Millan Radoiçiqin i cili qarkullon nëpër Serbi dhe planifikon e organizon sulme mbi Kosovën nga ana tjetër e kufirit. Dora e djathtë e tij, Nemanja Radivojeviq – Gandi, është i dyshuari për sulmin me granatë dore në stacionin e policisë në Zveçan më 26 nëntor 2024, e që bashkë me sulmin në ndërtesën e komunës atje më 28 nëntor 2024, i paraprinë sulmit terrorist e kriminal ndaj infrastrukturës kritike që na mundëson ftohjen e termoelektranave që prodhojnë energjinë elektrike dhe furnizimin me ujë të disa komunave të Kosovës përfshirë një pjesë të kryeqytetit, Prishtinës”, ka shkruar ai.

Borrell: Sabotazh e akt terrorist

0

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka reaguar pas shpërthimit që ndodhi në orët e vona të së premten në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Borrell e ka dënuar ashpër duke e quajtur sabotazh dhe akt terrorist.

“Është një akt i neveritshëm sabotimi në infrastrukturën kritike civile të Kosovës, e cila siguron ujë të pijshëm për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së Kosovës dhe është një komponent jetik i sistemit energjetik të Kosovës”, tha ai.

Osmani takon ambasadorët: Sulmet në veri paraqesin rrezik serioz për stabilitetin e gjithë rajonit

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim, ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe ambasadorin e BE-së, për të diskutuar zhvillimet e fundit në vend, pas sulmit të fundit terrorist në infrastrukturën jetike të Kosovës.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani ka potencuar cenimin që i është bërë sigurisë kombëtare të Kosovës përmes sulmeve në infrastrukturën vitale.

Në takim u diskutua për reagimin e institucioneve përgjegjëse karshi kësaj situate, me ç’rast si Presidentja Osmani, sikurse edhe ambasadorët kanë bërë vlerësimin më të lartë për menaxhimin dhe punën e bërë.

Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani theksoi sulmet sikurse ky i fundit synojnë jo vetëm destabilizimin e Kosovës, por paraqesin rrezik serioz për stabilitetin e gjithë rajonit.

Presidentja Osmani i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta dënojë këtë sulm terrorist dhe të qëndrojë e bashkuar kundër çdo përpjekjeje për të minuar paqen dhe sigurinë në Kosovë.

Po ashtu, ajo ritheksoi se parandalimi i sulmeve të tilla në të ardhmen duhet të jetë fokusi kryesor.

Në vazhdim të ditës, Presidentja do t’i takojë edhe institucionet e sigurisë në vend.

Paralajmërimi i fortë për Serbinë nga deputeti gjerman

0

Deputeti gjerman Michael Roth ka reaguar pas sulmit me bombë në veri të Kosovës.

Ai e ka cilësuar këtë sulm të njëjtë me metodat që i bën Rusia.

I njëjti kishte një paralajmërim të fortë ndaj Serbisë, nëse vërtetohet se ajo qëndron prapa këtij sulmi.

“Këto janë metoda terroriste ruse kundër një vendi sovran në zemër të Evropës. Këto sulme duhet të hetohen pa mëshirë. Nëse Serbia qëndron vërtet pas saj, që shpresoj se nuk është, atëherë ky do të ishte fundi i negociatave të BE-së me Serbinë”, ka shkruar Roth.