spot_img
E mërkurë, 22 Prill, 2026
10:49
Home Blog Page 2142

Edon Zhegrova, lojtari i ndeshjes

0

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes që ekipi i tij Lille e fitoi ndaj Real Madridit.

Zhegrova ishte vendimtar në këtë fitore pasi fal tij u akordua penaltia, detyrë që e kreu me sukses bashkëlojtari i tij, David.

Sulmuesi dardan bëhet lojtari i parë nga Kosova që e fiton çmimin e “Lojtari i ndeshjes” në elitën e futbollit evropian.

 

Lile i Zhegrovës gjunjëzon mbretërit e Spanjës

0

Edon Zhegrova dhe ekipi i tij francez Lille kanë arritur një fitore të rëndësishme.

Në ndeshjen në kuadër të Ligës së Kampionëve, francezët arritën të fitojnë ndaj Real Madridit.

Ka qenë penaltia e shënuar nga Jonathan David në minutat shtesë të pjesës së parë, që  ndryshoi gjithçka në këtë përballje.

 

Argjentina merr frymë më lehtë, i kthehet ylli i madh

0

Lionel Messi është në përbërjen e Kombëtares Argjentinase në ndeshjet kualifikuese në kuadër të Botërorit kundër Venezuelës dhe Bolivisë.

Messi ishte në dyshime të mëdha, pasi ai nuk kishte luajtur asnjë ndeshje për Argjentinën që nga korriku, kur kombëtarja e vendit të tij, fitoi Kupën e Amerikës.

Ylli i ekipit amerikan MLS, pësoi një dëmtim të ligamentit të kyçit të këmbës dhe u desh të tërhiqej nga fusha në pjesën e dytë.

“Pse më hoqe nga Portokallia, mbaje mend…”

0

Disa ditë më parë në media qarkulluan zërat se Salsano Rrapi nuk do të ishte më pjesë e Portokalli, dhe shkak për këtë duket se ishte bërë përzgjedhja e Kiara Titos si moderatore.

Aludimet nga publiku ishin të shumta, duke nisur nga mos prania e aktorit dhe moderatorit në promon e “Portokallisë” e deri te ‘zënkat’ e Salsanos me Luiz Ejllin.

Por, këto thashetheme janë hedhur poshtë një ditë më parë nga Salsano dhe Kiara. Kjo e fundit ishte në një lidhje telefonike me emisionin “Ndryshe”, në Top Albania Radio, me Elona Duron dhe Rrapin.

“Me thënë të drejtën jam habitur kur u zgjova atë mëngjes që kishin shpërthyer lajmet. Më thanë ‘pse ke hequr Salsanon, ç’punë ke me Salsanon?”. U thashë ‘as vetë nuk e dija këtë gjë, edhe vetë po e shoh për herë të parë’. E konfirmoj se nuk e kam hequr Salsanon”, tha Kiara Tito.

Ndërkohë aktori ‘paralajmëroi’ moderatoren se “tani që më hoqe mua mbaje mend se ç’ke për të hequr ti në “Portokalli””.

Pjesë nga biseda:

Elona: Më trembi lajmi, është Salsano, nuk është Salsano. Po vjen Kiara, mos ndoshta ka spostuar Salsanon. Çfarë ka ndodhur mes Kiarës dhe Salsanos?

Salsano: Mund t’a sqarojmë këtë histori?

Elona: Kiara Tito mirëmbrëma

Kiara: Përshëndetje

Salsano: Kiara pse më hoqe nga “Portokalli”?

Kiara: Me thënë të drejtën jam habitur kur u zgjova atë mëngjes që kishin shpërthyer lajmet. Më thanë ‘pse ke hequr Salsanon, ç’punë ke me Salsanon?”. U thashë ‘as vetë nuk e dija këtë gjë, edhe vetë po e shoh për herë të parë’. E konfirmoj se nuk e kam hequr Salsanon

Salsano: Edhe para dy sezoneve ka ndodhur e njëjta gjë. Unë nuk isha në spot dhe thjesht aluduan. Por nuk e di se pse këtë vit u bë lidhja me ty, erdhe ti dhe më hoqe mua. E gjithë logjika nuk shkon, pse duhet të më hiqje ti?

Kiara: Mbase ngaqë isha unë që mbaja portokallin, e thanë ‘ç’ne kjo këtu’.

Elona: Thellë-thellë Kiara ti ke menduar se ardhja jote në “Portokalli” mund të ketë spostuar moderatorë, është e vërtetë?

Kiara: Jo, kurrë, kurrë

Salsano: E para e punës unë i duhem Kiarës. Se pastaj thanë edhe për Luizin, ka thënë hiqe atë.

Kiara: Jo, i hedhim poshtë edhe këto zëra. Madje jam shumë e lumtur që do të prezantojmë bashkë dhe besoj se do ia dalim më së miri.

Salsano: Kiara, tani që më hoqe mua mbaje mend se ç’ke për të hequr ti në “Portokalli”. Shpresoj t’ia kalojmë shumë mirë sepse prurjet e reja janë dhe më të mira në “Portokalli”, vjen një frymë e re. Me Nevinën do të merremi vesh shumë mirë, pavarësisht Nevina ka një sezon që ka ardhur, besoj se do të bashkëpunojmë shumë mirë dhe do të kemi një sezon të mrekullueshëm bashkë.

 

Ministri Aliu mundohet t’ia arsyetoj rrenat e Kurtit për autostradën e Gjilanit

0

Në fushatën e fundit përmes të cilës Albin Kurti mori mandatin për të drejtuar qeverinë, kishte premtuar se autostrada Prishtinë – Gjilan do të përfundonte në vitin 2023.

Derisa kanë mbetur edhe pak muaj në përfundim të vitit 2024, finalizimit të këtij projekti të rëndësishëm për vendin, nuk po i shihet fundi askund.

Tash, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, e arsyeton gënjeshtrën e Kurtit me atë se ai kishte pasur informacione të gabuara.

Një prej arsyetimeve pse kjo autostradë ka pasur vonesa, Aliu, ia ka lënë fajin luftës në Ukrainë, e cila shkaktoi ndryshime të mëdha në çmime.

Gjithashtu, tha se edhe projekti kishte hasur sfida edhe gjatë periudhës së pandemisë, që ndikuan në vonesat e punimeve.

Por, ministri Aliu nuk ka një datë se kur ajo do të përfundojë.

Ai ka vazhduar me premtime të reja rreth dy magjistraleve, Prishtinë – Podujevë dhe Prishtinë – Mitrovicë, do të përfundojnë brenda mandatit.

Aliu është munduar poashtu të arsyetoj se procedurat e prokurimit ofertat e shtrenjta për magjistralen e Pejës.

Kush e fitoi debatin e kandidatëve për Zëvendëspresident?

0

Në debatin e parë dhe me gjasë të vetmin mes dy kandidatëve për postin e zëvendëspresidentit mes Tim Walz nga Demokratët dhe JD Vance nga Republikanët, votuesit që ndoqën debatin e transmetuar të martën mbrëma thanë se ishte një përballje pothuajse e barabartë dhe se toni i debatit ishte pozitiv.

CBS News që organizoi këtë përballje, anketoi votuesit në mbarë Amerikën.

Sipas rezultateve, dyzet e dy përqind e respotentëve thanë se republikani Vance fitoi debatin, ndërsa 41% menduan se Walz doli si fitues, kurse shtatëmbëdhjetë për qind e cilësuan debatin e barabartë.

Kandidatët u vlerësuan të barabartë për disa nga çështjet që u ngritën në debat, duke përfshirë ekonominë dhe konfliktin në Lindjen e Mesme.

Walz shihej si më i mirë për të folur për kujdesin shëndetësor dhe abortin, ndërsa Vance kishte avantazhin për emigracionin.

Të dy kandidatët përmirësuan imazhin e tyre të përgjithshëm me votuesit që nga para debatit.

Më shumë respodentë kishin një pikëpamje negative për Vance-n para debatit, por pas debatit, pak më shumë kishin një pikëpamje të favorshme për të sesa përpara.

Qytetarët që kishin ndjekur debatin thanë se Vance shpenzoi më shumë kohë duke sulmuar Kamala Harris dhe Tim Walz sesa duke shpjeguar pikëpamjet e tij.

Super Gjimshiti, realizon gol të bukur në Ligën e Kampionëve

0

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti ka gjetur golin me Atalantën, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Shakhtar Donetsk.

Ky është goli i parë i realizuar prej tij në kompeticionin më të rëndësishëm për skuadra në Evropë.

31-vjeçari, prej vitesh është pjesë e skuadrës nga Bergamo, madje titullar stabil i formacionit të trajnerit Gasperini.

Futbollisti pritet të udhëheqë Shqipërinë për ndeshjet e tetorit në Nations League, fillimisht ndaj Çekisë me datën 11 dhe më pas me datën 14 ndaj Gjeorgjisë.

Thellohet edhe më tutje kriza, vriten ushtarë izraelit në Liban

0

Tetë ushtarë izraelitë janë vrarë në luftime në Libanin jugor, ka thënë ushtria izraelite.

Ata janë ndër vdekjet e para luftarake izraelite që raportohen nga rajoni, me Hezbollahun që thotë se luftëtarët e tij janë përleshur në dy qytete kufitare, Maroun Al Ras dhe Adaisseh.

Ushtria libaneze tha se forcat izraelite kishin avancuar 400 metra përtej kufirit dhe u tërhoqën “pas një periudhe të shkurtër”.

Ushtria izraelite tha se forcat tokësore të mbështetura nga sulmet ajrore kishin vrarë militantë në “angazhime nga një distancë e afërt”.

Ajo ka paralajmëruar banorët në 50 fshatra dhe qytete libaneze që të evakuohen në veri të lumit Aëali, rreth 37 milje nga kufiri.

Ndërkohë, një vendim i Izraelit për të mos lejuar hyrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Gutterres, ka shkaktuar zemërim në SHBA.

Ministri i Jashtëm i Izraelit tha se Guetteres kishte dështuar të dënonte “pa mëdyshje” sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit.

Por, Guterres e kishte dënuar sulmin duke thënë se kjo po e “zgjeron konfliktin në Lindjen e Mesme”.

Në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së këtë mëngjes, Gutteres tha se “dënon fuqishëm” sulmin iranian.

I pyetur në lidhje me vendimin e Izraelit për ta ndaluar atë nga vendi, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller tha se hapat si këta nuk janë produktiv për [Izraelin] të përmirësojë pozitën e tij në botë.

“OKB bën punë tepër të rëndësishme në Gaza. Ajo bën punë tepër të rëndësishme në rajon. Dhe OKB, kur vepron në mënyrën më të mirë të saj, mund të luajë një rol të rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin”, shtoi ai.

 

Shkeljet e vazhdueshme të qeverisë, gjykata rrëzon vendimin e Rozeta Hajdarit

0

Storm/Drejtesia: Institucionet e vendit po vazhdojnë të marrin vendime për largim të punëtorëve nga puna ose për pamundësim të punësimit të atyre që po zgjidhen përmes konkurseve publike.

Rasti i fundit ka të bëjë me një vendim të Ministrisë së Industrisë, Ndëmarrësisë dhe Tregtisë që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, të cilin e ka siguruar Storm-rks.com.

 

Në vitin 2022, kjo ministri kishte marrë vendim për të kontestuar emërimin e Donjeta Bytyqit në cilësinë e Zyrtares së Lartë për Ekzaminim në Agjencinë për Pronësi Industriale.

Me vendimin e marrë, e lartpërmendura është pushuar nga marrëdhënia e punës. Pak ditë pas këtij vendimi, Donjeta Bytyqi përmes avokatit të saj, kishte kontestuar vendimin e marrë.

Me vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, MINT është e detyruar ta kthejë Donjetën në pozitën zyrtare që mbante, si dhe të ia kompensoj të gjitha pagat dhe benificionet tjera si shërbyese civile.

Gjykata ka konstatuar se MINT nuk ka pasur asnjë provë kur ka marrë vendimin për ta pushuar nga puna. MINT kishte marrë këtë vendim fshehurazi dhe në shpejtësi, duke mos njoftuar as Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës e as vetë Donjetën.

Pavarësisht se Avokatura Shtetërore, ishte munduar ta arsyetonte vendimin, e njëjta nuk kishte ofruar asnjë prove se MINT ka vepruar sipas ligjeve në fuqi.

Ky është vetëm një nga rastet e ndërmarra kundërligjshëm, derisa dëmet e buxhetit nga këto veprime, vazhdojnë të rriten.

Ministrja Hajdari është tashmë e njohur për shkelje ligji. Ajo ka shkelur edhe rregullat e komunikacionit, ku në një rast kishte shkelur edhe një këmbësor.

Bexha, në SHBA ia prek dorën “Ali Babës”, në Kosovë, ia prek deputetët “Albin Babës”

Storm/Partitë: Behgjet Pacolli, i njohur për këmbënguljen e tij si biznesmen i suksesshëm, vazhdon të mbajë këtë qasje edhe në politikë, edhe pse aktualisht është vetëm një deputet i Kuvendit të Kosovës nga partia e tij, AKR. Me zgjedhjet e ardhshme të planifikuara për t’u mbajtur më 9 shkurt 2025, Pacolli ka marrë disa ish-anëtarë të larguar nga Lëvizja Vetëvendosje (VV) – partia në pushtet – me synimin për të kaluar pragun prej 5% dhe për të formuar një grup parlamentar me orientim konservator-tradicional.

Pacolli, gjatë një qëndrimi të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka ndarë përvojën e tij përmes një postimi, ku theksoi takimin e tij me Jack Ma, themeluesin e “Alibaba Group”, një prej platformave më të mëdha të tregtisë online në botë. Ai e përshkroi udhëtimin si të lodhshëm por energjik dhe e veçoi këtë takim si një prej momenteve të rëndësishme të vizitës.

“Gjatë një udhëtimi shtatë-ditor në Shtetet e Bashkuara, qëndrova në New York, ku takova Jack Ma, themeluesin e ‘Alibaba Group’. Ishte një përvojë e veçantë. Edhe pse jam në kontakt të vazhdueshëm me shumë partnerë nga e mbarë bota, ky takim kishte një rëndësi të veçantë për mua”, shkroi Pacolli.

Ai gjithashtu premtoi se nuk do të dorëzohet në përpjekjet e tij për ta zhvilluar Kosovën dhe për ta bërë një vend atraktiv për investime të mëdha.

“Kam premtuar vetes dhe fëmijëve të mi se do ta zhvillojmë Kosovën, do ta bëjmë atraktive për investime madhore dhe të sigurt për të gjithë. Së bashku me miqtë e mi, ne do ta arrijmë këtë,” përfundoi ai mesazhin e tij.

Ndërkohë, në Kosovë, teksa Pacolli po njihet me figurat e mëdha të biznesit botëror, Partia e tij, ajo e Albin Kurtit dhe partitë tjera, po përballen me dinamikat e politikës vendore, me sfidën e kalimit të pragut zgjedhor, apo kalimit të 50+1%-shit, si synim kryesor.