spot_img
E mërkurë, 22 Prill, 2026
10:49
Home Blog Page 2156

🆙𝗗𝗔𝗧𝗘: Në shperthimet e “Pager-ve” të Hezbollahut, i plagosur edhe ambasadori Iranian?

0

Ambasadori iranian plagoset rëndë në shpërthimet e organizuara kundër Hezbollahut: Tensionet rriten mes Iranit dhe Izraelit”


Ambasadori i Iranit në Liban, Mojtaba Amani, është lidhur me Hezbollahun për shkak të marrëdhënieve të ngushta mes Iranit dhe grupit militant. I emëruar në vitin 2022, Amani luan një rol të rëndësishëm në koordinimin me Hezbollahun dhe Gardën Revolucionare Islamike (IRGC), veçanërisht në çështjet ushtarake dhe strategjike. Përfshirja e tij ka përfshirë pjesëmarrjen në takime midis zyrtarëve të Hezbollahut dhe atyre iranianë, si dhe mbikëqyrjen e transferimeve të armëve dhe aktiviteteve të tjera militante në Liban.

Së fundmi, ambasadori u plagos në një seri shpërthimesh të pajisjeve të komunikimit të minuar, të cilat ishin shpërndarë në Liban, Siri dhe Iran. Izraeli dyshohet se ka organizuar këto shpërthime, pas shqetësimeve se operativët e Hezbollahut ishin bërë të dyshimtë për pajisjet. Shpërthimet, që synonin anëtarët e Hezbollahut, plagosën rëndë ambasadorin, duke shkaktuar që Irani të dënojë veprimet e Izraelit dhe të kërkojë veprime ndërkombëtare. Këto shpërthime kanë rritur tensionet midis Iranit, Hezbollahut dhe Izraelit, duke komplikuar më tej situatën tashmë të ndërlikuar në rajon.

Këto incidente lidhen me operacionet e Hezbollahut kundër Izraelit, dhe pozicioni i Amani-t është thelbësor në këtë kuadër, duke forcuar spekulimet rreth thellimit të lidhjeve të Iranit me Hezbollahun në Liban.


Izraeli godet papritur përmes teknologjisë: Shpërthimet e Pager-ëve të Hezbollahut ndryshojnë lojën


 By: Storm-rks

Platforma Shtetërore “eKosova” në Instagram pa verifikim dhe i ndjekë vetëm katër persona “privat”

0

Sipas të dhënave të fundit, platforma shtetërore eKosova, e cila mirëmbahet nga Agjencia e Shoqërisë së Informacionit (ASHI), përballet me disa çështje të sigurisë dhe transparencës në rrjetet sociale. Në Instagram, platforma duket se ka ndjekur vetëm katër persona të ndryshëm, por këta nuk janë figura publike ose udhëheqës të institucioneve shtetërore. Kjo ngrit dyshime nëse ata janë administratorët e platformës apo thjesht përdorues privatë.

Gjithashtu, ajo që tërheq vëmendjen është mungesa e një “ticku” verifikimi për llogarinë në fjalë, që është shqetësuese për një institucion shtetëror si “eKosova”, i cili ofron shërbime më të dhëna personale të ndjeshme dhe delikate për qytetarët​.

by: Storm-rks

UPDATE: Katër të arrestuar për fajde dhe organizim të skemave piramidale në Prishtinë

0

Në një operacion të përbashkët ndërmjet Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, katër persona janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme, përkatësisht fajde dhe organizim të skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm.

Operacioni policor, i realizuar në mëngjesin e sotëm (më 19 shtator 2024) të cilin lajm e publikoj si eksluzive “STORM-rks“, përfshiu kontrolle në tre lokacione në Prishtinë, ku të dyshuarit A.A., S.A., E.G. dhe A.G. akuzohen për kërcënimin dhe detyrimin e viktimave për përfitime të kundërligjshme financiare përmes fajdes dhe bixhozit të paligjshëm.

Gjatë operacionit, autoritetet kanë sekuestruar prova të shumta, përfshirë sasi të mëdha të parave kesh, pesë automjete, telefona celularë dhe pajisje elektronike. Pas intervistimit, të arrestuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Për më shumë detaje, mund të shihni pamjet e operacionit të Policisë së Kosovës në këtë videolink.

by: STORM-rks + Profili zyrtare i PK-së

Izraeli godet papritur përmes teknologjisë: Shpërthimet e Pager-ëve të Hezbollahut ndryshojnë lojën

0

“Izraeli Godet me Teknologji të Papritur: Shpërthimet e Pager-ëve të Hezbollahut Ndryshojnë Lojën”

Foto: Një përson i plagosur në një motoçikletë në Bejrut pas një prej shpërthimeve të pager-ve.

Pas sulmit të bujshëm të shkatërrimit të pager-ëve dhe pajisjeve elektronike të Hezbollahut nga Izraeli, ekspertët vlerësojnë se aftësia e grupit libanez për të përballur Izraelin është dëmtuar rëndë. Operacioni, që përfshinte shpërthimin e pajisjeve në distancë, erdhi në një kohë kur Hezbollah ka shtuar sulmet ajrore drejt veriut të Izraelit.

Një person i plagosur dhe i ulur në tokë pas një shpërthimi i “Pager-it”.
EyePress News/Shutterstock

Sipas burimeve të inteligjencës, arsyeja kryesore e këtij sulmi është për të siguruar komunitetet izraelite në veri, të cilat janë detyruar të evakuohen për shkak të bombardimeve të përditshme nga Hezbollah. Ky operacion është përgatitur për muaj, në një përpjekje për të dobësuar ndikimin e grupit në luftën rajonale.

Foto: Një nga pajisjet – radioje që “shpërtheu nga Izraeli”

Qeveria izraelite tashmë e ka shpallur rikthimin e sigurt të banorëve të veriut si një objektiv zyrtar lufte, duke përfshirë për herë të parë këtë territor në prioritetet e saj të luftës.

foto: Një makine e dëmtuar nga shpërthimet e “Pager-ve”.
AP

 

 

 

 

by: Storm-rks + media nderkombetare

“Eksodi i të rinjve boshatis universitetet e Kosovës: Konkurs plotësues në Universitetin e Prishtinës për të plotësuar kuotat”

0

“Eksodi i të Rinjve Boshatis Universitetet e Kosovës: Konkurs Plotësues në Universitetin e Prishtinës për Të Plotësuar Kuotat”

Universiteti i Prishtinës ka shpallur një konkurs plotësues për pranimin e studentëve në programin bachelor për vitin akademik 2024/2025, duke sinjalizuar  kështu sfidën e mungesës së të rinjve që në kushte normale do të duhej të ishin duke vijuar studimet. Konkursi për Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë është një nga shumë të tillët që përpiqen të plotësojnë kuotat ligjore të arsimimit të lartë, për të ruajtur kështu funksionimin e disa programeve.

Ky realitet vjen si rezultat i eksodit të të rinjve nga Kosova, të cilët gjithnjë e më shumë po zgjedhin të emigrojnë jashtë vendit në kërkim të mundësive më të mira, duke lënë pas auditoriumet e universiteteve boshe dhe shkollat me ulëse të paplotësuara.

Afati i fundit për aplikim është 25 shtatori 2024, duke ofruar kështu edhe një mundësi për ata që kanë qenë të pavendosur ose që i kanë “rënë pishman” të lëshojnë Kosovën dhe duan të vazhdojnë studimet në vend.

by: Storm-rks

“Dimri i hershëm” rritet konsumi dhe shtohen ndërprerjet: Kriza energjetike apo diçka tjetër – zemërimin i qytetarëve evident

0

“Dimri i hershëm” po mbërrin: Kriza energjetike i tregon shenjat e para në Kosovë – ndërprerjet e shpeshta dhe faturat e larta nxisin zemërimin e qytetarëve


Me hyrjen në vjeshtë, që po ndihet si një dimër i parakohshëm, ankesat për mungesën e energjisë po shtohen çdo ditë. Përveç ndërprerjeve të shpeshta, qytetarët po përballen edhe me faturat e larta të energjisë, të cilat po shkaktojnë pakënaqësi të mëdha.

Ndërkohë që ndërprerjet justifikohen si “çkyçje për shkak të mos pagesës, apo edhe se ka ndërhyrje për riparime”, qytetarët ndihen të zhgënjyer dhe të braktisur nga institucionet.

Vetëvendosje, partia në pushtet, e cila dikur akuzonte qeveritë e kaluara për çmimet e larta të energjisë, gjatë ditëve të para të qeverisjes deklaronte se qytetarët e Kosovës e paguanin më lirë energjinë elektrike se të gjithë në rajonin e ballkanit. Megjithatë, situata aktuale tregon një realitet të ndryshëm, ku kriza energjetike po thellohet dhe qytetarët po përballen me vështirësi të mëdha në mbulimin e shpenzimeve dhe në sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm me energji.

Ndërprerjet e vazhdueshme dhe faturat e papërballueshme janë kthyer në shqetësimin kryesor të qytetarëve, të cilët ndihen të pashpresë për dimrin që po vjen, shenjat e para nuk janë të mira, thonë ata.

by: Storm-rks

“Elektro Serveri i Bislimit dhe Petkoviçit” i nervozon qytetarët në Veri

Zemërimi i qytetarëve ndaj “Elektro Sever” në Veri të Kosovës: Faturat vetëm në serbisht


Në veri të Mitrovicës, ka shpërthyer një zemërim i qytetarëve shqiptarë pas dërgimit të faturave nga kompania “Elektro Sever”, e cila operon në atë rajon sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky institucion, që ka për detyrë shpërndarjen dhe inkasimin e faturave të energjisë, ka dërguar dokumentet e faturave vetëm në gjuhën serbe, duke përdorur alfabetin cirilik, gjë që ka ngjallur reagime të shumta.

Një shembull i publikuar nga një qytetarë që jeton në veri të Mitrovicës

Kompania serbe “Elektro Sever” u licensua nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë së Kosovës (ERO) për t’u përfshirë në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit. Kjo lëvizje vjen si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel, e cila synon zgjidhjen e çështjes së mospagimit të energjisë elektrike në ato zona, që ishte një problem prej viteve të pasluftës.

Megjithatë, përdorimi ekskluziv i gjuhës serbe në faturat e energjisë elektrike dhe mosrespektimi i gjuhës shqipe, kanë shkaktuar indinjatë të thellë tek qytetarët shqiptarë që jetojnë në veri të Mitrovicës. Ata kanë ngritur shqetësime në lidhje me trajtimin e tyre dhe kanë vënë në pikëpyetje nëse janë ende pjesë e Kosovës. Ndërsa kompania ka argumentuar se ndjek marrëveshjet politike, kjo nuk i ka qetësuar qytetarët, të cilët kërkojnë përfaqësim të barabartë dhe respektim të ligjeve të vendit.

Pavarësisht sfidave, mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen më tej marrëdhëniet mes institucioneve të Kosovës dhe “Elektro Sever” për zbatimin e marrëveshjes në përputhje me ligjet e Kosovës.

by: storm-rks + rrjetet sociale

Tragjedia në Has: Nënë dhe bir humbin jetën në zjarr

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Nikoliq të Hasit. Një banesë është përfshirë nga flakët gjatë natës, duke i marrë jetën nënës Time Lushi dhe djalit të saj, Rexh Lushi. Sipas raportimeve, Rexh Lushi arriti të shpëtojë bashkëshorten e tij nga zjarri, por kur u kthye për të shpëtuar nënën, nuk mundi të dilte më. Zjarrfikësit arritën në vendngjarje, por banesa ishte shkrumbuar nga flakët përpara se të mund të shpëtonin viktimat.

Trupat e viktimave u gjetën mëngjesin e sotëm, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit.

by: Storm-rks + mediat Shqipërisë

Dëm i mëngjesit për fajdexhinjtë!

0

Policia e Kosovës arreston disa persona për veprën penale “Fajde”


Policia e Kosovës, në mëngjesin e sotëm, ka arrestuar disa persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale të fajdes. Sipas burimeve të -Storm-RKS-, të arrestuarit janë duke u marrë në pyetje dhe pritet që prokurori i rastit të vendosë për procedurat e mëtejshme ligjore.

Fajdet janë një dukuri që po merr hov në Kosovë vitet e fundit, duke reflektuar një krizë të thellë sociale dhe një rritje të aktiviteteve ilegale të organizuara. Ky fenomen shfrytëzon individët dhe bizneset që ndodhen në vështirësi ekonomike, duke i zhytur ata në borxhe të pakontrollueshme.

Përveç aspektit legal, fajdet janë një kërcënim serioz për shoqërinë, duke përhapur varfërinë dhe krijuar pabarazi sociale. Strukturat e fajdexhinjve, të cilat veprojnë në mënyrë të organizuar, përbëjnë një sfidë të madhe për autoritetet dhe rregullsinë ligjore në vend. Arrestimet e sotme shënojnë një hap të rëndësishëm në luftën kundër kësaj dukurie, që ka potencialin të shkatërrojë ekonomi dhe jetë njerëzore.

by: Storm-rks

 

Edhe në Amerikë si në Kosovë: Në pikun e fushatës ndërrojnë kampet politike

0

“Tronditje në kampin Republikan: Mbi 100 Zyrtarë të Lartë Braktisin Trumpin dhe Përkrahin Kamala Harris!”


Më shumë se 100 ish-zyrtarë nga administratat republikane dhe ish-anëtarë republikanë të Kongresit kanë dalë publikisht për të mbështetur Kamala Harris, duke e përkrahur atë në garën e ardhshme presidenciale. Ky hap befasues erdhi pasi ata arritën në përfundimin se kandidati i partisë së tyre, Donald Trump, nuk është më i përshtatshëm për t’i shërbyer vendit si president. Kjo lëvizje përbën një goditje të fortë për fushatën e Trump, ndërsa ish-republikanët që dikur e mbështesnin po distancohen prej tij dhe po kërkojnë një alternativë të re politike.

Në një deklaratë të përbashkët, ata theksuan se katër vitet e presidencës së Trump ishin shkatërruese për institucionet dhe vlerat demokratike të vendit, dhe se një rizgjedhje e tij përbën rrezik për të ardhmen e Shteteve të Bashkuara. Për këtë arsye, ata kanë vendosur të përkrahin Kamala Harris, e cila, sipas tyre, ofron një vizion më të balancuar dhe stabil për vendin.

by: storm-rks + mediat amerikane