spot_img
E shtunë, 2 Maj, 2026
10:47
Home Blog Page 2172

Haradinaj: Kurti zgjodhi MAFINË energjetike dhe shkatërroi investimet Amerikane

0

Storm/Opozitare: Ramush Haradinaj ka bërë akuza të forta ndaj Qeverisë Kurti këtë mëngjes, duke theksuar se vendimet e saj të gabuara kanë dëmtuar rëndë ekonominë e Kosovës dhe interesat strategjike të vendit.

Sipas Haradinajt, anulimi i projektit amerikan të gazit dhe tërheqja e kompanisë Contour Global nga projekti për ndërtimin e Kosovës C, janë ndër vendimet më të dëmshme të qeverisë aktuale. Ai theksoi se vendimi për të refuzuar çmimin prej 80 euro për megavat-orë, dhe mbështetja ndaj “mafias energjetike rajonale”, ka rezultuar në pagesa marramendëse prej mbi 365 milionë euro për vetëm dy vitet e fundit.

“Kur isha Kryeministër, importet e energjisë elektrike për dy vitet (2018-2019) ishin 282 milionë euro më të ulëta. Sot, pagesa ditore për mafian energjetike arrin në 500,000 euro,” deklaroi Haradinaj, duke cituar raportet e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2023.

Ai vazhdoi më tej, duke kritikuar Vetëvendosjen se, ndërsa kur ishte në opozitë fyente dhe kritikonte planin për prodhimin e energjisë me çmim prej 83 euro nga Kosova C, sot po blen energji me çmime mesatare prej 268.82 euro në vitin 2022 dhe 129 euro në vitin 2023. Haradinaj u shpreh se kjo qeveri nuk i ka shërbyer shtetit dhe popullit të Kosovës, por mafias energjetike.

“Prokuroria ka nisur hetimet ndaj figurave kryesore të VV-së dhe gjithçka do të zbardhet, por një gjë është e qartë: ky është një krim që i është bërë Kosovës dhe askush nuk duhet të shkojë pa përgjegjësi, sidomos Kryeministri aktual,” përfundoi Haradinaj, duke theksuar se ndonëse Kurti është krenuar për “çmontimin e Contour Global-it”, në realitet, “ai po përpiqet të çmontojë popullin e vet” / Storm-rks

Fjalët prekëse të Kryeministrit Kurti për Abrinë e Drenicës

0

Përvjetori i Masakrës së Abrisë së Epërme të Drenasit, kujtohet me fjalë prekëse të Kryeministrit Kurti


Storm/Përkujtim: Në përvjetorin e 26-të të Masakrës së Abrisë së Epërme të Drenasit, ku forcat paramilitare serbe masakruan 22 anëtarë të familjes Deliu më 26 shtator 1998, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar viktimat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ndodhet për një vizitë zyrtare. Në një reagim të hershëm, ai ka nderuar martirët e kësaj tragjedie, duke theksuar se gjaku i tyre do të mbetet në ndërgjegjen e atyre që ende nuk kanë marrë dënimin e merituar.

Përmes kujtimit të dëshmive tronditëse të gazetarit Wade Goddard, Kurti rikujtoi brutalitetin e papërshkrueshëm me të cilin forcat serbe kryen masakrën, ndërsa askush nuk është mbajtur përgjegjës për këtë krim.

“Brutaliteti dhe urrejtja janë të papërshkrueshme,” citohet Kurti të ketë thënë, duke përmendur veçanërisht rastin e anëtarëve më të vegjël të familjes, të cilët u masakruan pa mëshirë.

Masakra e Abrisë, e ndodhur në kulmin e luftës në Kosovë, mbetet një nga krimet më të rënda të gjenocidit serb, dhe për të, si për shumë të tjera, drejtësia ende nuk ka dhënë përgjigje.

Foto: Pamje nga koha e luftës në Kosovë. Në këmbë, të armatosur dhe në uniforma, janë strukturat (para)Militare serbe. Të ulur dhe në gjunjë janë civil shqiptarë, një pjesë nga të cilët janë pushkatuar (masakruar).
Poashtu edhe “çekani” i drejtësisë që tregon se ende nuk është arritur drejtësia për këto ngjarje që i ka shkaktuar Serbia.

Në përvjetorin e kësaj ngjarjeje të dhimbshme, kryeministri bëri thirrje për forcimin e Republikës së Kosovës dhe ruajtjen e kujtimit të të rënëve / Storm-rks

Trump i kërcënuar “realisht” nga Irani, SHBA rrit masat e sigurisë

0

Storm/SHBA: Ish-presidenti Donald Trump ka deklaruar se është nën kërcënime serioze për jetën e tij nga Irani. Sipas ekipit të fushatës së Trump, inteligjenca amerikane e ka informuar për kërcënime “reale dhe specifike” nga Teherani për atentatin e tij.

Qeveria e shkarkon zv/Ministrin e Nenad Rashiçit, por me kërkesë të këtij të fundit

0

Shkarkimi i Zëvendës Ministrit të Qeverisë së Kosovës: Nenad Rashiç e akuzon për tradhti, ndërsa i shkarkuari pretendon se konfliktet nisën për ndarjen e fondeve?!


Storm/Qeveria: Zëvendës Ministri për Komunitetet dhe Kthimin në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviç, deklaroi për “Kosovo Online” se është shkarkuar nga kjo detyrë, duke theksuar se e priste këtë vendim pasi kishte mosmarrëveshje me Ministrin Nenad Rashiç për ndarjen e fondeve për veriun e Kosovës. Si rezultat i këtyre përplasjeve, ai kishte lënë edhe partinë “Liria, Drejtësia dhe Qëndrueshmëria” disa ditë më parë.

“Kam marrë vendimin e shkarkimit, gjë që ishte plotësisht e pritur për mua, duke pasur parasysh përplasjet me Rashiçin. Nuk kam bërë publike shumë detaje, por e prisja shkarkimin. Nuk doja të dorëhiqesha sepse kam punuar me nder dhe korrektësi. E dija që do të shkarkohesha, dhe tani kam marrë një email zyrtar nga Zyra e Kryeministrit,” tha Radomiroviç.

Ai shtoi se do të vazhdojë të jetë i angazhuar në jetën politike së bashku me bashkëpunëtorët e tij dhe planifikon të vazhdojë punën si më parë. Radomirović njoftoi gjithashtu se ai dhe ekipi i tij do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare.

Konflikt për mungesën e ndarjes së fondeve për veriun e Kosovës

Duke komentuar marrëdhëniet e tij me Ministrin Rašiç, Radomirović tha se përplasjet nisën për shkak të mungesës së fondeve të dedikuara për veriun e Kosovës. Ai theksoi se angazhimi i tij në Ministri nuk kishte qëllime personale, por ishte për të ndihmuar popullin e tij.

“Unë u përfshiva në këtë proces për të çliruar popullin tonë nga ndikimi i Listës Serbe. Gjithashtu, ne donim t’u ofronim njerëzve mundësinë e ndryshimit. Sidoqoftë, fondet që Ministria ka në dispozicion për minoritetet në Kosovë ishin një çështje kritike. Për dy vite, shuma totale ishte shtatë milionë euro, por veriu i Kosovës përfitoi vetëm 180,000 euro. Kjo është e pabesueshme. Një pjesë e vogël e aplikuesve morën ato fonde, ndërsa pjesa tjetër e parave nuk shkoi as në Shtërpcë, as në Pasjan, as në Pomoravë,” theksoi Radomiroviç. A po akuzon ish/vartesi ish/shefin për korrupsion?

Akuzat për favorizim dhe sulmet ndaj bashkëpunëtorëve të afërt

Radomiroviç akuzoi gjithashtu se fondet po i marrin miqtë e afërt të ministrit Rashiç dhe bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, Miki Dabiç. Ai theksoi se një problem tjetër ishin edhe sulmet ndaj bashkëpunëtorëve të tij.

“Bomba janë hedhur ndaj bashkëpunëtorëve të mi të ngushtë në veri të Kosovës. Njerëz nga Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku po dërgohen për biseda informuese në Serbi. Ndërkohë, bashkëpunëtorët e ngushtë të Rašiçit lëvizin lirshëm në Serbi. Rashiç më ka akuzuar direkt, duke thënë se ka informacione nga Xhelal Sveçla që unë jam bashkëpunëtor i BIA-s serbe. Për mua kjo është qesharake dhe e papranueshme,” shpjegoi Radomiroviç, duke shtuar se nuk ishte dhënë asnjë arsye specifike për shkarkimin e tij nga posti i zëvendësministrit.

Radomiroviç akuzon Rashiqin për mungesë te mbështetjes dhe për kërcënime ndaj bashkëpunëtorëve të tij

Ai theksoi se gjatë mandatit të tij, për herë të parë, qytetarët e veriut morën fonde nga Ministria e Komuniteteve dhe Kthimit, por aplikimet e tjera nuk po përpunohen.

“Prej shtatë milionë eurove për dy vite, veriu ka përfituar vetëm 180,000 euro. Nëse dikush mendon se kjo është në rregull, për mua nuk mund të jetë. Këto ishin arsyet e konfliktit dhe mosrespektimi i qytetarëve të veriut,” deklaroi Radomiroviç.

Ai përfundoi duke theksuar se bashkëpunëtorët e tij janë kërcënuar dhe se një bombë është hedhur mbi njërin prej tyre në Zubin Potok.

Ky lajm është përshtatur për publikim nga storm-rks.com, duke përmbajtur qëndrimet e Radomiroviç-it dhe detajet për zhvillimet në veri të Kosovës.

Kurti në New York: Fushatë diplomatike me mikroshtetet e Evropës dhe samite të Internacionales Socialiste

Storm/New York: Zryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur një tur takimesh diplomatike në New York, gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Takimet kanë përfshirë mikroshtete si Lihtenshtajni dhe Islanda, vende të cilat kanë mbështetur Kosovën në proceset integruese, por që nuk ndodhen në ballinat e diplomacisë ndërkombëtare.

Në një takim me Kryeministrin e Lihtenshtajnit, Daniel Risch, të zhvilluar në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, Kurti u shpreh mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të këtij vendi të vogël, duke diskutuar për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Për t’i dhënë më shumë ngjyra takimeve, Kryeministri i Kosovës zhvilloi edhe bisedime me Kryeministrin e Islandës, Bjarni Benediktsson, duke premtuar se bashkëpunimi me vendet e EFTA-s do të çojë në tregti të reja dhe marrëveshje të favorshme ekonomike.

Pjesë e axhendës së tij ishte edhe një takim me Drejtoreshën Menaxhuese të FMN-së, Kristalina Georgieva, e cila përgëzoi Kosovën për arritjet e saj në qëndrueshmërinë fiskale dhe menaxhimin e borxhit publik. Por, përtej statistikave, pyetja qëndron nëse Kosova do të përfitojë realisht nga këto lavdërime diplomatike.

Ndërkohë, në cilësinë e Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Kurti mori pjesë në Presidiumin e Internacionales Socialiste, ku diskutoi vlerat socialdemokrate, të rrënjosura në solidaritet dhe barazi. Takimi u kryesua nga Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, i cili, ironi më vete, përfaqëson një vend që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Takimet dhe fjalimet vazhdojnë, me një dozë të theksuar të fokusit në shtetet e vogla dhe mbledhjet ideologjike, duke ngritur pikëpyetje nëse kjo agjendë do të sjellë përfitime të prekshme për qytetarët e Kosovës apo thjesht shërben për të zgjeruar rrjetin diplomatik të Kryeministrit / Storm-rks

Arrestohet Sean (Puff) ‘Diddy’ për akuza te rënda seksuale – Një skandal që trondit botën e showbiz-it: Kardashians, Taylor Swift, DiCaprio – të gjithë festonin me të

0

Storm/Showbizz: Një Grand Jury në New York ka ngritur akuza ndaj yllit amerikan të repit, Sean Combs – disa persona e akuzojnë atë për sulme seksuale. Combs u arrestua në New York. Reperi amerikan Sean Combs – i njohur gjithashtu si “Diddy”, “P. Diddy” ose “Puff Daddy” – është arrestuar në New York.

Ndaj Combs janë ngritur disa padi civile për përdhunim dhe abuzim që nga viti i kaluar. Në shkurt, një producent muzikor ngriti padi duke pretenduar se Combs e kishte detyruar të rekrutonte prostituta dhe e kishte vënë nën presion që të kryente marrëdhënie seksuale me to. Një grua deklaroi se Combs e kishte përdhunuar para dy dekadash, kur ajo ishte 17 vjeç.

Akuza për dhunë seksuale shumëvjeçare Një grua tjetër që ngriti padi tha se kishte takuar Combs në vitin 1994 si studente. Kjo kishte qenë nisja e një serie “takimesh seksuale të tmerrshme” me Combs dhe rrethin e tij, të cilat kishin vazhduar për vite të tëra. Combs dhe avokatët e tij mohojnë të gjitha akuzat. Në mars, bastisjet në Los Angeles dhe Miami shkaktuan bujë: hetuesit amerikanë kryen kërkime në shtëpitë e reperit atje.

Ish-e dashura gjithashtu raporton për dhunë shumëvjeçare Në maj, CNN publikoi një video ku thuhet se tregon Combs duke goditur dhe shtyrë në dysheme të dashurën e tij të atëhershme, këngëtaren Cassie Ventura, në një hotel në vitin 2016. Pas kësaj, muzikanti kërkoi falje publikisht, por humbi shumë mbështetës dhe aleatë të mëparshëm. Ventura kishte ngritur një padi civile në nëntorin e vitit të kaluar, duke e akuzuar Combs për abuzim seksual, përdhunim, frikësim dhe dhunë fizike gjatë marrëdhënies së tyre të gjatë. Megjithatë, nuk pati gjyq, pasi çështja u zgjidh me marrëveshje. Combs i kishte mohuar akuzat atëherë.

Avokati e përshkruan si “baba të dashur” Tani muzikanti është përsëri i akuzuar: Avokati i Combs, Marc Agnifilo, e quajti ndjekjen penale të padrejtë. Ai tha se klienti i tij kishte bashkëpunuar me autoritetet dhe ishte dorëzuar vullnetarisht në New York, përballë aktakuzës së pritshme. Sipas tij, Combs është një “burrë i pafajshëm”, i cili mezi pret ta pastrojë emrin e tij në gjykatë. Agnifilo e përshkroi reperin si një ikonë muzikore, biznesmen dhe “baba të dashur”. Ai është një njeri me të meta, por jo një kriminel.

Haradinaj reagon ndaj qëndrimeve të Ambasadorit Amerikan, Jeffrey Hovenier

0

Storm / Kosova: Në kohën kur dy liderët e partive opozitare, PDK dhe LDK, duket se janë të përfshirë nga “shurdhmemeizmi” dhe nuk po reagojnë për asgjë, derisa qeveria e Kosovës vazhdon të marrë kritika dhe qortime nga aleatët ndërkombëtarë. E një nga këto kritika erdhi së fundmi prapë nga Ambasadori Amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me deklaratën e tij të famshme: “Mos urinoni në klubin ku dëshironi të hyni.”

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, edhe pse dikur në opozitë ishte “në aleancë” me kryeministrin aktual, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me këtë deklaratë të ambasadorit, duke u shprehur se fjalët e Hovenier janë një sinjal i qartë për kursin e gabuar që ka marrë Kosova.

Haradinaj vlerësoi Ambasadorin Hovenier si një diplomat të shkëlqyer dhe një mik të përhershëm të Kosovës. Në reagimin e tij, ai tha: “Ambasadori Amerikan, Jeffrey Hovenier, ka qenë i përfshirë në çështjen e Kosovës që nga lufta çlirimtare e popullit tonë dhe posaçërisht gjatë negociatave të udhëhequra nga Martti Ahtisaari. Ai është një diplomat me urtësi të madhe politike dhe njerëzore, i cili ka gjithmonë fjalë të përzgjedhura dhe një dashuri të madhe për Kosovën dhe popullin e saj.”

Lidhur me shprehjen e pazakontë të ambasadorit, Haradinaj shtoi: “Shprehja e tij ‘mos urinoni në klubin ku dëshironi të hyni’ është një shprehje e dhimbjes dhe pakënaqësisë për kursin e gabuar që ka përzgjedhur Kosova. Njerëzve që e duan Kosovën, si Ambasadori Hovenier, kjo ju dhemb. Kosova është në një situatë të vështirë dhe ka një trend të përkeqësimit. Këmbanat po bien për të gjithë ata që kanë vesh!”

Ky reagim i Haradinajt vjen në një kohë kur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Kosovës janë intensifikuar, duke nxitur debat dhe reflektim brenda politikës vendore. / Storm-rks

Kryeminstri Laburist, humb mbështetjen laburiste?!

0

Storm / Britani e Madhe: Sir Keir Starmer tashmë ka “humbur mbështetjen” e Partisë Laburiste, kanë deklaruar Konservatorët pasi Kryeministri pësoi një disfatë poshtëruese në konferencën e partisë.

Anëtarët e Laburistëve miratuan një mocion në favor të anulimit të masave kryesore të Sir Keir-it për shkurtimet në ndihmën për ngrohjen dimërore, që do të prekë mbi 10 milionë pensionistë duke i privuar nga ky pagesë.

Sir Keir Starmer pësoi një goditje poshtëruese në ditën e fundit të konferencës së Partisë Laburiste, pasi delegatët votuan kundër planit të Qeverisë për shkurtimin e ndihmës për ngrohjen dimërore, raporton Korespondentja Politike Amy Gibbons.

Edhe pse vota nuk është e detyrueshme, që do të thotë se nuk do të ndikojë në politikë, ajo gjithsesi përbën një siklet përpara Buxhetit të ardhshëm muajin tjetër. Një burim nga Partia Konservatore tha: “Starmer ka humbur mbështetjen e Partisë Laburiste, të deputetëve dhe donatorëve të tij.”

Deputetët e radhës së pasme të Laburistëve përdorën votimin për t’i bërë thirrje Sir Keir-it të rishqyrtojë shkurtimet e tij për ndihmën e ngrohjes dimërore. Këtu përfshihen Rachael Maskell, anëtare e Grupit të Fushatës Socialiste, dhe Rosie Duffield.

Diane Abbott, një ish-sekretare e brendshme në hije dhe një mbështetëse e palëkundur e të Majtës Laburiste, shtoi: “Shpresoj që, edhe në këtë fazë të vonë, drejtuesit të dëgjojnë anëtarët e thjeshtë të Partisë Laburiste.” / Storm-rks

Koalicioni i ideologjive të ndryshme, por me qëllim të njëjtë

0

Koalicioni, AAK, Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore dhe Forumi E-30 Zbulojnë Vizionin për Kosovën 2025-2029

Pensionohet edhe Gjenerali Naim Haziri – A po mbeten FSK-ja pa kuadro (me përvojë), për të ardhmen?

0

Storm/FSK: Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po përballet me pensionimet e njëpasnjëshme të themeluesve dhe gjeneralëve të saj. Pas largimit të gjeneral Nazmi Brahimaj, tashmë edhe gjenerali Naim Haziri, Komandanti i Gardës Kombëtare, ka dalë në pension. Kjo situatë ka ngritur pyetje për të ardhmen e FSK-së dhe për kapacitetet e kuadrove trashëguese për të vazhduar misionin dhe transformimin e kësaj force, ashtu si çdo ushtri moderne perëndimore.

Në një ceremoni të mbajtur në kazermën “Evropianët e Rinj” në Pomozotin, të organizuar për pensionimin e gjeneral brigade Hazirit, ishin të pranishëm figura të larta të politikës dhe ushtrisë. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, si dhe shumë oficerë, deputetë, bashkëluftëtarë, miq dhe familjarë ishin të pranishëm për të nderuar kontributin e gjeneral Hazirit gjatë 32 viteve të tij në shërbim të vendit.

Foto: Ministri i Mbrojtes, Ejup Maqedonci (M) duke i vendosur medaljen “per sherbim”, Gjn.Naim Haziri (D)

Ministri Maqedonci lavdëroi angazhimin e gjeneral Hazirit që nga periudha e luftës çlirimtare, duke përmendur bashkëpunimin e tij me heroin Zahir Pajaziti. “Ne sot nuk mund t’ia shtrëngojmë dorën heroit Zahir Pajaziti, por mund t’ia shtrëngojmë dorën bashkëluftëtarit të tij, gjeneral Naim Hazirit,” tha ministri, duke nënvizuar rolin e tij në shtetndërtimin e Kosovës dhe në avancimin e institucioneve të sigurisë.

Gjeneral Haziri u nderua me Medaljen për Shërbim të Shquar nga Ministri i Mbrojtjes, një vlerësim i lartë për kontributin e tij në FSK dhe më herët në TMK dhe UÇK. Gjeneral Cikaqi e vlerësoi gjeneral Hazirin si një model të përkushtimit të pakursyer që prej tri dekadave në shërbim të atdheut.

Reagimet për pensionimin e gjeneralit Haziri nuk munguan. ish/Deputeti Daut Haradinaj (që në të kaluarën kanë qenë bashkëluftetarë në UÇK dhe pastaj kolegë në TMK) u shpreh: “Gjeneral Naim Haziri ishte dhe do të mbetet një personalitet i madh që për plot 32 vjet ishte në shërbim të çështjes kombëtare. Ai sot mori nderimet e merituara dhe i’u bashkua radhëve të burrave e grave që i shërbyen me zell ushtrisë sonë.”

Foto: ish/Deputeti, Daut Haradinaj (M) duke u pershendetur me Gjn.Naim Haziri (D) gjate ceremonise se pensionimit te tij!

Por, përballë pensionimeve të “themeluesve” të saj dhe ankesave për mungesën e interesit për rekrutim dhe largimet e shumta nga radhët e FSK-së, shtrohet pyetja: a janë forcat e reja të gatshme dhe të denja për ta çuar përpara planin e transformimit të FSK-së në një ushtri moderne dhe për përmbushjen e misionit të saj?

FSK-ja, me sfidat e reja që e presin, duhet të investojë në brezin e ardhshëm të liderëve dhe kuadrove ushtarake, në mënyrë që trashëgimia e themeluesve të saj të mos humbet dhe transformimi i saj të vazhdojë me sukses / Storm-rks