spot_img
E diel, 21 Dhjetor, 2025
02:53
Home Blog Page 239

Limaj pas votimit: Shpresoj se me fitoren e kandidatëve të fitojnë edhe qytetarët

0

Ka votuar edhe kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Ai gjatë fjalës së tij para mediave ka thënë se shpreson se që bashkë me fitoren e kandidatëve të fitojnë edhe qytetarët.

“Sot është një moment i mirë për demokracinë në Kosovë. Gjithë qytetarët e komunave kanë shans të jashtëzakonshme për të vlerësuar punën e atyre që kanë qenë dhe për t’i dhënë mundësi vetës tyre për të përmirësuar jetën në lokalitetet. Besoj që qytetarët do të vlerësojnë punë e secilit veç e veç dhe mbi bazën e punës që të votohet përmes votës. Dua sonte që kur kandidatët fitues të shpallin fitoren, shpresoj që në atë fitore kanë fituar edhe qytetarët dhe jo vetëm ata vetë. Ka raste shumë në Kosovë që sonte ka shanse që kandidatët fitojnë bashkë me qytetarët sepse kanë oferta të cilat nëse votohet për kandidatë të tillë kanë fituar edhe qytetarët e komunave”, tha Limaj.

Berisha fton qytetarët e Prishtinës të dalin masivisht në votime

0

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në zgjedhje.

“Ju ftoj që të dilni masivisht dhe te shfrytëzojmë te drejtën tonë për votim shpresoj të mos ketë përsëritje më por ta bëjmë një fillim të ri. Të nisemi dhe të fillojmë të punojmë për zhvillimin dhe për të gjitha punë që i kemi pasur pangu për shumë vite”, ka thënë Berisha.

Rama: Urime për fitoren e Shqipërisë, uroj që edhe sot të fitojë kryeqyteti

0

Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëherit edhe kandidat i LDK-së për kryetar të kësaj komune, Përparim Rama, ka ushtuar të drejtën e votës.

Ai pas votimit fillimisht uroj për fitoren e Shqipërisë që mposhti mbrëmë Serbinë, pikërisht në Serbi, duke lidhur kështu me një fitore të kryeqytetit.

“Urime për fitoren e Shqipërisë dje, një fitore historike, monumentale. Uroj që edhe sot të fitojë kryeqyteti, të fitojë zhvillimi i vendit tonë, të fitojë bashkëpunimi i ndërsjellë nga të gjithë, një unifikim, një zgjidhje e përbashkët për të ardhmen tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Po ashtu, në të njëjtën kohë uroj që fitorja të jetë e atyre që bashkëpunojnë me miqtë tanë ndërkombëtarë, që i çojnë proceset përpara me një vizion të mirëfilltë për të ardhmen tonë”, tha Rama.

Konjufca pas votimit: Qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e votës

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca, ka ushtruar të drejtën e votës.

Pas votimit, ai iu ka bërë thirrje qytetarëve në çdo komunë që të dalin e të votojnë, pasi vetëm kështu mund t’i bëjmë komunat tona më mirë.

Konjufca tutje ka uruara që zgjedhjet e sotme të shkojnë mbarë siç i ka hije Kosovës.

”Sot po mbahen zgjedhjet lokale ne Republikën e Kosovës dhe unë sapo votova. Ju bëj thirrje qytetarëve në çdo komunë – dilni e votoni. Vetëm përmes demokracisë mund t’i bëjmë komunat tona më të mira. Kështu mund të kërkojmë llogari pastaj për katër vitet e ardhshme. Uroj që zgjedhjet e sotme të shkojnë mbarë ashtu siç i ka hije Kosovës. U zgjedhshin ata që janë më mirët!”, ka shkruar Konjufca.

Abdixhiku: Shpresojmë që Kosova të jetë sërish shembull i zgjedhjeve demokratike

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka hedhur votën e tij. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajzat e tij.

Ndërsa, para mediave ai tha se LDK mbështet çdo vendim të Policisë e Prokurorisë.

“Gjithmonë kanë qenë, janë dhe do të jenë festë [zgjedhjet]. Le të urojmë, të punojmë dhe të shpresojmë që Kosova të jetë sërish shembull i zgjedhjeve demokratike”, tha Abdixhiku.

“LDK-ja dhe unë shprehim mbështetjen dhe besimin e plotë në organet e rendit, prandaj çdo vendimmarrje e tyre do të jetë në përputhshmëri me ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha tutje ai.

Osmani: Ditë e rëndësishme për demokracinë e vendit tonë

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me bashkëshortin Prindon Sadriu, kanë votuar pak më parë.

“Sot është një ditë e rëndësishme për demokracinë e vendit tonë”, tha ajo.

Osmani i ka uruar suksese të gjithë atyre që po marrin pjesë në zgjedhje.

Ajo ka thënë se shpreson që vota të mbrohet me çdo kusht.

Osmani i ka ftuar qytetarët që të dalin të votojnë.

Hamza: Unë dhe familja ime e përmbushëm obligimin qytetar

0

Kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka votuar së bashku me familjen e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza përgëzoi institucionet dhe qytetarët për proces zgjedhor të qetë, demokratik dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ardhmen e qytetit.

“Unë dhe familja ime e përmbushëm obligimin qytetar dhe votuam për Mitrovicën. I përgëzoj institucionet dhe qytetarët për këtë proces zgjedhor të qetë, demokratik dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm për të ardhmen e qytetit tonë”, tha ai.

“Njëkohësisht, i ftoj të gjithë mitrovicasit që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar. S’ka nder më të madh sesa të japësh kontribut për të mirën e përbashkët.  Votoni dhe vendosni vetë për Mitrovicën tonë!”, ka shkruar Hamza.

Lladrovci pas votimit: Kanë nisur probleme të vogla nëpër oborre të shkollave

0

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ai pasi ka përfunduar votimin, në një paraqitje për media ka thënë se “kanë nisur probleme të vogla” nëpër ambientet e shkollave dhe ka shtuar se ka kërkuar të merren të gjitha masat.

Po ashtu, ai para mediave u bëri thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë.

“Përshëndes të gjithë dhe i ftojë të gjithë qytetarët e Drenasit të dalin të votojnë dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre Uroj sukses dhe që zgjedhjet të shkojnë si duhet”, deklaroi Lladrovci.

Krasniqi: Sapo votuam për të ardhmen që Prishtina e meriton

0

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ushtruar të drejtën e tij të votës sot në Prishtinë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.

Pasi hodhi votën, Krasniqi tha se “sapo votuam, jo vetëm për të kryer një obligim qytetar, por edhe për të dhënë drejtimin që Prishtina e meriton.”

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në mënyrë masive në votime: “Unë i ftoj të gjithë qytetarët e Prishtinës, e gjithë Kosovës, që të votojnë masivisht – sepse katër vite janë me të vërtetë shumë, dhe verdikti i tyre duhet të jetë ai që vendos për të ardhmen e tyre, për një jetë më të mirë.”

Pas votimit, Ismaili: Sot është një ditë e mirë për Prishtinën

0

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka votuar pak më parë.

Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja dhe djali.

“Sot është një ditë e mirë për Prishtinën”, tha ai.