spot_img
E diel, 21 Dhjetor, 2025
23:20
Home Blog Page 24

Parashikimi i motit për sot

0

Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Në mëngjes në shumë zona parashihet mjegull e radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  6-9gradë Celsius”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-3m/s.

Blushi: 30 ditë nga botimi i romanit “Jam Mysliman”, mbi 10 mijë kopje të shitura

0

Një muaj pas mbylljes së Panairit të Librit, Ben Blushi rikthehet sërish me romanin “Jam Mysliman”.

Në rrjetet sociale ai falënderon lexuesit qoftë kritikët apo dhe ata që e kanë vlerësuar.

Në panair Blushi dha autografë në 5 mijë libra të shitur nga botimi i “Onufri” duke u shndërruar në më të kërkuarin nga lexuesit por po ashtu shkaktoi polemika dhe debate të forta në opinionin publik, duke i rritur edhe më shumë vlerën e tij.

Përplasjet e mendimeve duket se kanë vazhduar dhe më tej ku shfaqet edhe në reagimin e vetë Blushit

POSTIMI I PLOTË I BEN BLUSHIT:

30 DITË NGA BOTIMI I JAM MYSLIMAN

Sot mbushen 30 ditë nga hedhja në treg e romanit tim të fundit Jam Mysliman.

Në kaq pak ditë qindra lexues më kanë shkruar duke ndarë me mua opinionet e tyre për librin.

Natyrisht bashkë me vlerësimet të cilat nuk i prisja në këtë masë, kam marrë dhe shumë mallkime të cilat edhe ato nuk i prisja në këtë masë.

Shumë njerëz besojnë se shitësit më të mirë të një libri janë ata që e shajnë.

Në këtë kuptim Jam Mysliman ka me qindra shitës të palodhur të cilët nuk kam pse i falenderoj që më kane fyer, kërcënuar dhe mallkuar pa u menduar dy herë.

Unë nuk i kam atyre asnjë borxh.

Librin e shet vetë libri më shumë se sharësit, shitësit dhe librashitësit.

Prandaj dua të falendëroj të gjithë ata mijëra lexues që për 30 ditë e kthyen këtë roman në një ngjarje në jetën time.

Në javët që vijnë do shkoj me Jam Mysliman në disa qytete për ta promovuar dhe për të takuar grupe lexuesish kudo ku janë dhe kurdo që më kërkojnë.

E di që ata kanë shumë pyetje.

Janë të ftuar dhe ata që shajnë dhe fyejnë.

Më mirë të më shajnë përballë sesa në facebook me profile fallco.

Ky ballafaqim na stërvit të dyja palëve për librat e mi të ardhshën.

***

Përgjatë një muaji nga mbyllja e Panairit të Librit, burimet e Mapo.al thonë se Blushi ka shitur edhe mbi 5 mijë libra të tjerë në Shqipëri e Kosovë, përmes platformave online por edhe në librari të ndryshme duke e shndërruar në botimin më të kërkuar të vitit 2025, çka e arriti në vetëm një muaj me mbi 10 mijë kopje.

Sinjalizohet një tjetër shtrenjtim i çmimit të rrymës

0

Kriza energjetike që ka kapluar vendin, duket se do të vazhdojë edhe më tej. Madje, paralajmërohet se e njëjta vetëm sa do të thellohet edhe më shumë.

Nëse marrim vetëm të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, aty shohim se gjatë muajit shtator të këtij viti, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 444.92 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 348.667 GWh ose 1,47% më i madh sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Nga ASK, në të dhënat e publikuara, thuhet edhe se, importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2025 ishte 316.8 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në të njëjtën periudhë ishte 268.22 GWh.

Tutje, aty shtohet po ashtu se, prodhimi i thëngjillit për muajin shtator 2025 ishte rreth 515.61 mijë ton që paraqet një rënie prej (-14,05%) në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Lidhur me këtë çështje, është deklaruar edhe, Adhurim Haxhimusa, që është njohës i fushës së energjisë.

Ky i fundit, ka deklaruar se rritje e madhe vërehet edhe kur krahasohet 3-mujori i vitit të shkuar me atë të sivjetmë, duke theksuar se, sipas tij, ‘’ndoshta do të kemi nevojë për korrigjim të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026.

“Në bazë të të dhënave të Doganës së Kosovës rrjedh që në tremujorin e parë të 2025 janë importuar rreth 125 milionë euro energji elektrike, ndërsa në tremujorin e parë të 2024 janë diku rreth 45 milionë euro. Shihet një rritje enorme e importeve, për diku trefishim të sasisë dhe më shumë shqetësuese në këtë është se kjo sasi e importeve është para se të fillojë procesi i renovimit të “Kosovës B”. Kjo e rrit edhe frikën se do të kemi ndoshta nevojë për korrigjim të tarifave të energjisë elektrike për vitin 2026”, ka thënë Haxhimusa, raporton Koha.

Kurse, në anën tjetër, vetë Zyra e Rregullatorit për Energji, ka bërë të ditur se në fund të këtij muaji do të fillojë shqyrtimi i tarifave të reja për vitin 2026.

“Shqyrtimi i tarifave do të bëhet sipas orareve të përcaktuara në Rregullën për Përcaktimin e Tarifave dhe Çmimeve. Procesi pritet të fillojë në fund të këtij muaji dhe pritet të zgjasë deri në fund të muajit mars të vitit 2026”, është deklaruar në përgjigjen e ZRRE-së për Koha.

Rritja e importit të energjisë është shoqëruar edhe me dominimin në treg të një kompanie, gjë që ka nxitur debat e akuza mes partive politike në vend.

Haxhimusa ka vlerësuar se do të mund të sqarohej lehtësisht nëse do të kishte transparencë nga ana e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

“Këtë zjarr do ta shuante apo ndizte më shumë nëse Zyra e Rregullatorit për Energji do të dilte dhe do të tregonte se nga po vijnë këto importe dhe se ata nëse nuk i kanë këto të dhëna shumë lehtë e obligojnë tregtarin që të ofrojë këto të dhëna se nga po vijnë importet dhe cilat rrugë janë shfrytëzuar për të ardhur ajo energji deri tek konsumatori fundor”, ka thënë Haxhimusa.

Ndryshe, çështja e energjisë elektrike është një nga tematikat që ka shoqëruar sferën e debatit në vend për gjatë viteve të fundit. Për këtë, fajtor për shumë parti e njohës të fushës është qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti.

Përveç kësaj, pakënaqësitë lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike janë shprehur edhe në formë të protestave, ku është kërkuar që çmimi i rrymës të mos shtrenjtohet duke theksuar se çmimi i tanishëm është edhe si i tillë barrë e rëndë për qytetarët.

Çmimi i rrymës për herë të fundit, është shtrenjtuar në pjesën e parë të këtij viti, me mbi 16%.

Ramush Haradinaj takon Isni Kilajn, e uron për lirimin

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, është takuar me Isni Kilajn, i cili pak ditë më parë u lirua me kusht nga Gjykata Speciale.

Haradinaj ka thënë se është kënaqësi të takosh miq të vjetër, njerëz që gjithmonë kanë qëndruar krah lirisë dhe Kosovës.

Kreu i AAK-së i ka uruar Kilajt kthimin në shtëpi dhe pranë familjes e miqve.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, televizori dhe teksti

Postimi i plotë:

Isni Kilaj krah nesh sërish!

Sa kënaqësi e madhe është të takosh miq të vjetër, njerëz që gjithmonë kanë qëndruar në krah të lirisë dhe të Kosovës.

I urova kthimin e tij në shtëpi, pranë familjes dhe miqve.

Ai ka qenë pjesë e listës sonë në zgjedhjet e fundit, dhe është nder për ne që ta kemi përsëri pranë.

E falënderojmë nga zemra për sherbimin ndaj Atdheut!

E vërteta triumfon. Kosova qëndron!

#AAK #RamushHaradinaj #KrahTeje

Haradinaj: Protesta ishte kombëtare, nuk ishte kundër Shkupit zyrtar

0

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Daut Haradinaj, i cili ishte pjesëmarrës në protestën e sotme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, e mbajtur në Shkup, ka deklaruar se qëllimi i protestës ishte kërkimi i drejtësisë dhe jo kundërshtimi i Shkupit zyrtar.

Në një prononcim për Klan Kosova, Haradinaj tha se protesta kishte karakter kombëtar dhe kishte për synim të dërgonte një mesazh të qartë drejt bashkësisë ndërkombëtare lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët tash e pesë vjet po mbahen në paraburgim.

”Qëllimi ishte të kërkohej drejtësi për krerët e UÇK-së, të cilët tash e pesë vite mbahen brenda grilave dhe kjo çështje është dashur tashmë të marrë një epilog. Kjo ishte një protestë kombëtare, nuk ishte kundër Shkupit zyrtar, por për t’i thënë bashkësisë ndërkombëtare që ta thotë fjalën e vet edhe burrështetasit e Kosovës, edhe burrështetasit e pavarësisë së Kosovës të kthehen në vendlindjen e tyre dhe të vazhdojnë akitivitet e tyre”, tha Haradinaj.

Vjosa Osmani kërkon njohjen nga Vatikani

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar pas takimit që ka pasur në Vatikan me Papa Leonin e XIV, duke e cilësuar këtë takim si përmbajtësor dhe jashtëzakonisht të rëndësishëm për relacionet mes Kosovës dhe Vatikanit.

Osmani ka deklaruar edhe se në takim, ajo ka paraqitur shpresën e popullit, që Vatikani ta njoh Kosovën.

“Me shpresën se një vendim i tillë i njohjes nga Vatikani i njohjes nga ana e shenjtërisë së tij do të kontribuonte edhe në mirëqenien më të madhe, në suksesin më të madh të Kosovës’’, ka deklaruar Osmani mes tjerash.

Deklarimi i saj:

Sapo përfundova një takim shumë përmbajtësor me Papa Leonin e XIV. Kjo është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme në relacionet mes Republikës së Kosovës dhe Vatikanit.

Në takim me shenjtërinë e tij, natyrisht që paraqita shpresën dhe besimin e gjithë popullit të Kosovës që Vatikani më në fund do të marrë vendimin e shumë pritur që ta njeh Republikën e Kosovës, që të njeh vuajtjet e gjata të popullit të Kosovës për të jetuar i lirë i pavarur dhe në demokraci.

Me shpresën se një vendim i tillë i njohjes nga Vatikani i njohjes nga ana e shenjtërisë së tij do të kontribuonte edhe në mirëqenien më të madhe, në suksesin më të madh të Kosovës të Dardanisë antike, një toke që i ka dhënë botës dhe Evropës. Jo vetëm Gjergj Kastriotin Skënderbeun heroin tonë kombëtar, i cili e ka mbrojtur portën e fundit të Evropës, por edhe Shën Terezën.

Shpresojmë shumë që tani të merret ky vendim i shumëpritur për popullin e Kosovës.

Certifikohet lista me kandidatë për deputetë e Listës Serbe

0

Paneli për Ankesa dhe Parashtresa ka rrëzuar vendimin e KQZ-së dhe ka vendosur për certifikimin e listës me kandidatë për deputetë të Listës Serbe.

Kjo pas ankesës që është bërë në PZAP nga kjo parti, meqë në KQZ nuk ishte certifikuar lista me kandidatët për Parlamentin e Kosovës.

“APROVOHET ankesa e subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, e paraqitur kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me Nr. Protokolli 01/3771-2025, të datës 10.12.2025, NDRYSHOHET vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), me Nr. Protokolli 01/3771-2025, të datës 10.12.2025, ashtu që PRANOHET rekomandimi i Zyrës për Certifikim dhe Kontroll Financiar në KQZ, i datës 11.12.2025, CERTIFIKOHET lista e kandidatëve (33 kandidat) të subjektit politik Lista Serbe, me seli në Mitrovicën e Veriut, për pjesëmarrje në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025”, thuhet në vendim.

Haradinaj: Ish-krerët e UÇK-së janë të pafajshëm

0

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka theksuar se protesta e sotme në mbështetje për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është një thirrje publike për Gjykatën Speciale të Hagës që ata të kthehen sa më shpejt në Kosovë pasi janë të pafajshëm.

Haradinaj, beson në pafajësinë e tyre dhe thotë se dihet se kush ka bërë krime në Kosovë.

“Ne besojmë në pafajësinë e tyre, se e njohim çka ka ndodhur në Kosovë, dihet kush ka qenë agresor, duke i njohur rrethanat nuk ka asnjë alternativë tjetër se të pafajësisë së tyre. Është një thirrje publike që sa më shpejt të kthehen në Kosovë, janë të pafajshëm”, tha Haradinaj.

Ahmeti: Europë, Amerikë, NATO, faleminderit që pëkrahet UÇK-në në ndërprerje të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës

0

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në fjalimin e tij në protestën që u mbajt në Shkup në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ka falënderuar fuqitë që përkrahën shqiptarët dhe UÇK-në.

“Europë, Amerikë, NATO, faleminderit që filozofinë e veprimtarinë të njerëzve më të mëdhenj të kombit tonë, na i shpërblyet në përkrahje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në ndërprerje të gjenocidit të mëtejmë të shqiptarëve të Kosovës”.

“Prandaj, jemi mirënjohës Gjeneral Clark me dëshminë e tij të pamohueshme dhe të pakontestueshme. I jemi mirënjohës zv.sekretarit të Shetit, James Rubin, si dhe ambasadorit që punoi shumë në rajon për paqe e stabilitet, Christopher Hill”.

Nga ky shesh, po i drejtohemi edhe Evropës, tha Ahmeti.

Ai tha se i takonte asaj lëvizje që nuk kërkonte t’ua marrë e mohojë lirinë të tjerëve, por liri e drejtësi kërkonte për shqiptarët.

Gucati: Gjykata Speciale si gjykatat e ish-Jugosllavisë, i kërkojmë Evropës drejtësi të mirëfilltë

0

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, në fjalën e tij në protestën që po mbahen në Shkup, ka thënë se tubimi i sotëm dhe protestat paraprake, tregojnë që UÇK rrjedh dhe mbrohet nga populli.

Gucati ka thënë se nga Shkupi i dërgojnë mesazh Trendafilovës.

“Me të gjithë këta këtu, dhe protestat e kaluara, i tregojmë Trendafilovës që UCK rrjedh nga populli dhe mbrohet nga populli”, ka thënë Gucati.

Ai tutje ka thënë se Specialja ngjanë me gjykatat në kohën e ish-Jugosllavisë.

“Gjykata Speciale është politike dhe i ngjanë gjykatave të ish-Jugosllavisë së kohës së Titos”.

“kërkojmë që kjo gjykatë të jetë  e mirëfilltë dhe Evropa të bëjë drejtësi të mirëfilltë”, është shprehur Gucati.