spot_img
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
13:41
Home Blog Page 65

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës diplomohet në Shtetet e Bashkuara

0

Kapiten Ymërdin Hasani ka diplomuar në Kursin e Çështjeve Civile në Fort Bragg, Karolina e Veriut, SHBA, në Qendrën dhe Shkollën e Luftës Speciale John F. Kennedy.

Nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) njoftojnë se Kapiten Hasani është shpërblyer me Medaljen për Arritje Ushtarake e cila i ndahet pjesëtarëve të cilët kanë shfaqur rezultate të larta gjatë trajnimit. Ky trajnim i specializuar përqendrohet në përgatitjen e oficerëve për bashkëpunim me komunitete lokale, vlerësim të nevojave civile dhe koordinim të projekteve që mbështesin stabilitetin dhe zhvillimin në zona operimesh.

Përmes këtij kursi, Kapiten Hasani ka fituar njohuri të avancuara në menaxhimin e situatave civile, bashkërendimin me institucione vendore dhe organizata partnere, si dhe në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet forcave ushtarake dhe popullsisë civile.

Kapiten Hasani do t’i kthejë njohuritë e përfituara në shërbim të Kosovës, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve të Çështjeve Civile në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Policia në Prishtinë konfiskon 6 armë zjarri brenda javës së fundit

0

Policia në rajonin e Prishtinës gjatë javës së kaluar ka realizuar 152 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 47 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.

“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.”

Po ashtu, janë sekuestruar 6 armë zjarri, ndërsa janë shqiptuar mbi 4 mijë gjoba.

“Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4492 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 510 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.”

Ish-kreu i Leposaviqit kandidon për deputet nën siglën e LVV-së

0

Ish-kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, është në listën e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për deputetë.

“Dua t’ju informoj se, me përkushtim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, kam paraqitur kandidaturën time për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, me numrin 83”, ka shkruar mes tjerash Hetemi.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, familjarë dhe bashkëqytetarë,

Dua t’ju informoj se, me përkushtim dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie, kam paraqitur kandidaturën time për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, me numrin 83.

Ju faleminderit për besimin dhe përkrahjen tuaj të vazhdueshme.

Me respekt,Lulzim Hetemi Kandidat për deputet – Nr. 83

Albin Kurti 1Lëvizja Vetëvendosje 116

Tre persona u arratisën prej qendrës edukuese korrektuese në Lipjan

0

Tre persona janë arratisur nga qendra edukuese korrektuese në Lipjan.

Policia njofton se ata janë kapur dhe janë kthyer përsëri në qendër.

“ARRATISJE E PERSONIT TË PRIVUAR NGA LIRIA – Qendra Edukuese Korrektuese, Lipjan / 07.12.2025 – 20:25. Është raportuar se tre persona meshkuj kosovarë janë arratisur. Lidhur me rastin njësitë policore kanë arritur që ti kapin të arratisurit, të cilët janë kthyer përsëri në këtë qendër.”

Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova, i kërkuar ndërkombëtarisht nga Finlanda

0

Një 40-vjeçar nga Kosova, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet finlandeze për trafikim të lëndëve narkotike, është vënë në pranga këtë të hënë nga shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë.

Policia shqiptare ka njoftuar se gjatë kontrolleve të detajuara në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, si pjesë e operacioneve për goditjen e paligjshmërive në kufi dhe identifikimin e personave të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës, policia ndaloi shtetasin: Sh. H., 40 vjeç, banues në Kosovë.

Nga verifikimet e kryera në bashkëpunim me Interpol Tiranën, u konfirmua se ndaj tij ishte lëshuar një masë sigurie “Arrest në burg” nga Prokuroria e Distriktit Jugor të Helsinkit, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

40-vjeçari është arrestuar me qëllim ekstradimi, ndërsa Interpol Tirana ka nisur procedurat për dorëzimin e tij tek autoritetet finlandeze.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet në vitin 2026

0

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020, ku po zhvillohet një nga proceset më të rëndësishme gjyqësore për vendin.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat i cilësojnë të pabazuara.

Sipas aktakuzës, ata ngarkohen me krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, por të katër kanë mohuar fajësinë që në paraqitjet e para në gjykatë.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara, Michael Doyle në një përgjigje për “Front Online” ka bërë të ditur se trupi gjykues ka miratuar një urdhër të ri procedural, i cili përcakton afatet dhe udhëzimet për fazat e mbetura të gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykata ka caktuar 19 janarin 2026 si afat përfundimtar që Prokuroria dhe Mbrojtja të dorëzojnë dosjet e tyre gjyqësore.

“Trupi Gjykues caktoi gjithashtu 19 janarin 2026 si afat për Prokurorinë dhe Mbrojtjen për të paraqitur dosjet gjyqësore përfundimtare të tyre, dhe për Mbrojtjen e Viktimave për dorëzimin e deklaratës mbi pasojat e krimeve të pretenduara për 155 viktima pjesëmarrëse në këtë çështje gjyqësore’’, thuhet në deklaratën e Doyle.

Deklaratat përfundimtare të palëve, sipas zëdhënësit Doyle janë planifikuar të zhvillohen nga 9 deri më 13 shkurt 2026, duke shënuar fundin e pjesës publike të gjykimit.

“Deklaratat përmbyllëse janë planifikuar të mbahen nga 9 deri më 13 shkurt 2026. Pas kësaj, Trupi Gjykues do të mbyllë çështjen gjyqësore dhe do të fillojë fazën e kuvendimeve për lëshimin e aktgjykimit. Aktgjykimi duhet të shqiptohet brenda 90 ditësh pas mbylljes së çështjes gjyqësore. Në qoftë se rrethanat kërkojnë zgjatje të mëtejshme të afatit, ai mund të zgjatet për 60 ditë shtesë’’, përfundon përgjigja e Doyle.

Gjykata Speciale në Hagë ka vendosur edhe për datën e fillimit të procesit gjyqësor në rastin e dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në njoftimin e fundit të Speciales, bëhet e ditur se gjykatësi Christopher Gosnell ka caktuar 24 shkurtin 2026, për nisjen e procesit gjyqësor kundër Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, në çështjen për pengim të drejtësisë.

Bazuar në urdhër, do të zhvillihet një bllok i vetëm deri më 6 mars, gjatë që cilit, do të bëhet paraqitja kryesore e provave nga Prokuroria e Specializuar.

24 subjekte politike me 1,181 kandidatë në garë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

0

Të dielën në mesnatë është përmbyllur afati për subjektet politike për dorëzimin online të listave të tyre me emrat e kandidatëve për deputetë, për t’u certifikuar për pjesëmarrje në  zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

“Gjatë periudhës 14-ditore (24 nëntor – 7 dhjetor 2025, 23:59) 24 subjektet politike kanë dorëzuar listat me emrat e tyre kandidatëve për deputetë. Pothuajse të gjitha subjektet politike kanë dorëzuar listat gjatë ditës së fundit të afatit. Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike është 1,181 kandidatë”, tha Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.

“Gjatë periudhës 14-ditore (24 nëntor – 7 dhjetor 2025, 23:59) 24 subjektet politike kanë dorëzuar listat me emrat e tyre kandidatëve për deputetë. Pothuajse të gjitha subjektet politike kanë dorëzuar listat gjatë ditës së fundit të afatit. Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike është 1,181 kandidatë”, tha Elezi.

Sipas tij, pothuajse të gjitha subjektet politike kanë dorëzuar listat gjatë ditës së fundit të afatit.

“Në përmbushje të detyrimeve ligjore lidhur me përshtatshmërinë/aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar, KQZ, nëpërmjet Zyrës, do të dorëzojë në disa institucione kërkesat e veçanta së bashku me listën e kandidatëve që duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje, me qëllim të verifikimit të tyre nëse janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”, tha Elezi.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve që përfaqësojnë këto subjekte politike është 1,181 kandidatë dhe si në vijim:

31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 9 aksidente me të lënduar dhe 22 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1855 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 5 persona, kurse 3 persona u dërguan në mbajtje.

Kreu i shtetit hungarez zhvillon vizitë në Kosovë

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot pret në takim Presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok.

Marrëdhëniet midis Republikës së Kosovës dhe Hungarisë janë zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme që nga njohja e pavarësisë së Kosovës nga Budapesti në vitin 2008.

Hungaria ka qenë ndër vendet e para të Bashkimit Evropian që ka mbështetur shtetësinë, sovranitetin dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës.

Hungaria ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbështetjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ajo ka përkrahur pjesëmarrjen e Kosovës në organizata evropiane dhe ndërkombëtare, përfshirë proceset integruese në BE. Në forume diplomatike, Hungaria shpesh ka ngritur nevojën për avancimin e dialogut Kosovë–Serbi dhe ruajtjen e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Marrëdhëniet ekonomike midis të dyja vendeve janë duke u zgjeruar. Investitorët hungarezë kanë shprehur interes në sektorët e energjisë, bujqësisë, teknologjisë dhe infrastrukturës në Kosovë. Po ashtu, tregtia dypalëshe është rritur vitet e fundit, me produkte bujqësore, pajisje industriale dhe teknologji që qarkullojnë mes dy tregjeve.

Një fushë tjetër e rëndësishme është bashkëpunimi arsimor. Hungaria vazhdon të ofrojë një numër bursash për studentët kosovarë në programet universitare dhe pasuniversitare, përmes programit “Stipendium Hungaricum”. Kjo ka kontribuar në krijimin e lidhjeve akademike dhe kulturore afatgjata.

Hungaria është një nga kontribueset kryesore në misionin e NATO-s në Kosovë (KFOR). Ushtarët hungarezë kanë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në vend.

Moti sot i vranët e vende-vende me riga shiu

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se dita e hënë do të nisë me mot të vranët dhe vende-vende me riga shiu.

“Moti i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale: 2 deri 4°C , temperaturat maksimale: 5-8°C, era fryn kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s”, njofton IHMK.