spot_img
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
21:40
Home Blog Page 69

56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 20 aksidente me të lënduar dhe 36 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1755 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 17 persona, kurse dy persona u dërguan në vuajtje të dënimit.

Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në Veri, njohje e Kosovës së pavarur

0

Nikolla Sandulloviq, politikani nga Serbia, ka reaguar pas betimit të kryetarëve të komunave në Veri të Republikës së Kosovës, dhe sipas tij betimi para flamurit të Kosovës nga ana e liderëve komunalë serbë është dëshmi dhe tregon se Kosova është shtet i pavarur dhe se serbët në autoritetet e tyre komunale e njohin atë si të tillë.

Ai ka shkruar në “Facebook” se të gjithë dhjetë kryetarët e komunave me shumicë serbe në Kosovë, të rizgjedhur nën presionin e Listës Serbe dhe në një atmosferë frike e shantazhi, kanë dhënë betimin e tyre ndaj shtetit të Kosovës.

Sipas tij, ceremonia është zhvilluar pa negociata dhe pa përdorim force, me intonimin e himnit të Republikës së Kosovës dhe në prani të fotos së presidentes Vjosa Osmani. Kryetarët, theksoi ai, morën nga dy versione të betimit, në gjuhën serbe dhe shqipe, në mënyrë që të mos kenë më justifikime lidhur me respektimin e gjuhës, zakoneve dhe kulturës serbe në Kosovë, duke u zotuar të përmbushin Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Politikani nga Serbia ka shtuar se, sipas vlerësimit të tij, nuk mbetet asgjë e paqartë lidhur me faktin se Kosova është shtet i pavarur dhe se përfaqësuesit serbë në komunat e tyre e njohin atë si të tillë. “Çfarë kërkoni atëherë ju serbë nga Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Kroacia dhe Bosnja? Heshtje aty… ashtu siç ju është drejtuar tashmë shefi juaj Aleksandar Vuçiq”, ka deklaruar ai.

Elezi: Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistruar

0

Të shtunën në mesnatë është përmbyllur procesi i regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, për të votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Lajmi është njoftuar të dielën paradite nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka treguar të dhënat nga procesi i regjistrimit, derisa vlerësimi i të gjitha aplikimeve pritet të përfundojë gjatë ditës.

“Është përmbyllur periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Sipas të dhënave preliminare, gjatë periudhës 11-ditore (26 nëntor – 6 dhjetor) pëmes platformës elektronike të KQZ-së https://diaspora.kqz-ks.org janë pranuar mbi 84,700 aplikime për regjistrim për votim jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar rreth 71,900, ndërkaq janë refuzuar rreth 6,700. Në vlerësim e sipër janë rreth 5,900 aplikime”, njoftoi Elezi.

Ai tregoi se pjesa më e madhe e votuesve të regjistruar kanë përzgjedhur të votojnë përmes postës dhe vetëm një pjesë për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike të Repulikës së Kosovës.

“Nga numri i përgjithshëm i aplikuesve të aprovuar, pjesa më e madhe janë regjistruar për të votuar përmes postës, mbi 51,000 prej tyre për të dërguar pakon me fletëvotim në ndonjërën nga adresat e kutive postare jashtë Kosovës dhe rreth 2,500 të tjerë për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Ndërkaq, rreth 18,000 shtetas janë regjistruar për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike”, tregoi Elezi.

Parashikimi i motit sot në Kosovë

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe vende–vende me riga lokale shiu.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 deri 3gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

“Qamil Poda, guerilasi që u bë komandant i Flotës Luftarake Detare”

0

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes u promovua libri “Qamil Poda, guerilasi që u bë komandant i Flotës Luftarake Detare”, botim i Shtëpisë Botuese M & B, shkruar nga Dr. Asllan Zemani.

Ky botim monografik i kushtohet Qamil Podës, njërit prej bijve të shquar të Atdheut, i cili ia përkushtoi jetën idealeve të lirisë, pavarësisë dhe përparimit të vendit.

Në faqe përfshihen kujtime, dëshmi dhe dokumente që ndriçojnë rrugën e tij të gjatë e të ndershme, nga rinia dhe pjesëmarrja në Luftën Antifashiste, deri te shërbimi i përkushtuar në Forcat e Armatosura dhe më pas në Organizatën e Veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare.

Libri është një shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar dhe një ftesë për brezat e rinj që të njohin e vlerësojnë sakrificat e atyre që çliruan vendin dhe ndërtuan themelet e shtetit shqiptar dhe të Forcave të Armatosura.

Ai përmbledh jo vetëm jetën e një individi, por historinë e një brezi që i dha Shqipërisë më të mirën e vet.

Ky botim përbën një testament moral për dashurinë ndaj atdheut, ndershmërinë në shërbim dhe përkushtimin ndaj vendit.

Me të, familja, miqtë, shokët e armëve dhe bashkëluftëtarët nderojnë kujtimin e Qamil Podës, duke e ruajtur përherë të gjallë si simbol të vlerave dhe idealeve mbi të cilat ai ndërtoi jetën e tij. /BalkanWeb

Zafir Berisha në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e AAK-së

0

Zafir Berisha ka njoftuar se do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e AAK-së. Ai tha se po hyn në këtë garë për të luftuar atë që e cilëson si “të keqen” që ka kapluar vendin.

Ai thekson se me Ramush Haradinajn e lidh e kaluara për lirinë dhe përgjegjësia ndaj vendit, duke e parë rreshtimin e tij politik si vazhdimësi të përpjekjeve për Kosovën.

“Prandaj rreshtimin tim në këtë betejë e shoh si vazhdimësi të përpjekjeve tona dhe të të gjithë atyre që e duan Kosovën seriozisht dhe pa mashtrime”, shkroi mes tjerash Berisha në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, bashkëpunëtor nga BDP dhe qytetarë të respektuar,

Në betejën politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit po hyj me motivin që të jap kontributin tim me gjithë mundësitë që kam, për të luftuar të keqen që e ka kapluar Kosovën, sektin politik të Albinit, i cili e ka çorientuar shtetin dhe ka mashtruar qytetarët me premtime boshe.

Me Ramush Haradinajn na lidh e kaluara për liri, por edhe përgjegjësia që kemi ndaj vendit nga i cili nuk heqim dorë.

Prandaj rreshtimin tim në këtë betejë e shoh si vazhdimësi të përpjekjeve tona dhe të të gjithë atyre që e duan Kosovën seriozisht dhe pa mashtrime.

E di që kam shumë miq e bashkëpunëtor që kanë pritur të jap kontributin tim krah Bedri Hamzës. Por dua t’ju them hapur, Bedriu në këtë garë është vetëm një kandidat kukull në duarët e “pionerëve” pa libreza të PDK, i thirrur vetëm për me mbajt stafeta me recitue vjersha të shkruara nga “kullerat” e njëjtë që e përdorën më 9 shkurt të cilët duan ta përdorin sërish më 28 dhjetor dhe për ta hedhur pastaj si të papërdorshëm dhe pa asnjë vlerë.

Unë nuk kam mund të jam pjesë e asaj loje.

Unë jam në këtë betejë politike për Kosovën, jo për skenarë të dështuar dhe jo për figurina politike që tunden sipas interesit të dikujt tjetër.

Zafa

Blakaj: Gjykimi i dytë po përdoret për ta mbajtur Thaçin në paraburgim

0

Drejtori i Fondit për të Drejtat Humanitare, Bekim Blakaj, ka komentuar mbi procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Thaçi dhe të tjerëve. Ai theksoi se çdo i akuzuar ka të drejtën për një gjykim të drejtë dhe të shpejtë.

Në lidhje me ish-Presidentin Hashim Thaçi, Blakaj theksoi se procesi i dytë gjyqësor është përdorur nga prokuroria dhe më pas edhe nga paneli si një arsyetim për të mos ndërprerë paraburgimin.

“Çdo i akuzuar ka të drejtën e gjykimit të drejtë dhe në kohën e arsyeshme. Ky gjykim është duke zgjatur tej mase. Po të ishte Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-jugosllavi besoj që vite me parë ata do të mbrohen nga liria. Kjo gjykatë ka vendosur standarde të tjera që s’janë parë në të kaluarën. Një arsyetim është edhe frika nga arratisja”.

“Në rend të parë mendoj që tre të akuzuarit tjerë, meqë nuk kanë proces të dytë gjyqësor, sigurisht që me përfundimin e dëshmive të dëshmitarëve të prokurorisë, janë plotësuar kushtet që t mbrohen në liri, meqe nuk kanë pasur mundësi ta intimidojnë asnjë dëshmitarë të mbrojtjes”.

“Ndërkaq, kur bëhet fjalë për z.Hashim thaçi, procesi i dytë gjyqësor është përdor si një arsye nga prokuroria por pastaj edhe nga paneli, që të mos i ndërprehet paraburgimi. Jo është duke u përdorur si arsye”, tha Blakaj në Klan Kosova.

Asamblisti serb i reagon ashpër burrit të Presidentes së Kosovës

0

Asamblisti serb në Komunën e Mitrovicës së Veriut, Marko Jakshiq, i ka reaguar burrit të presidentes Osmani, Prindon Sadriut, pasi ky i fundit e ka quajtur si shovnisit Jakshiqin pasi ky i fundit kishte vendosur një flamur gjatë seancës inauguruese.

Sadriu ka pretenduar se Jakshiq kishte vendosur flamurin e Rusisë, megjithatë vetë asamblisti ka thënë se ka qenë flamuri i Serbisë.

Zotëria i parë i Kosovës e quan shovinist asamblistin serb

“Fatmir Limaj duhet të rikthehet në PDK”

0

Naim Morina, anëtar i Kryesisë dhe sekretar i Degës së PDK-së në Malishevë, ka deklaruar se shumica e shokëve të tij, si dhe pjesa më e madhe e veteranëve dhe ish-ushtarëve të UÇK-së, vlerësojnë se Fatmir Limaj duhet të rikthehet në Partinë Demokratike të Kosovës.

Morina për Indeksonline ka thënë se Limaj, si një nga themeluesit e PDK-së, e meriton të jetë pjesë e strukturave aktuale të partisë.

Ai shton se të gjithë mund të bëjnë gabime politike dhe se tërheqjet apo mospajtimet e së kaluarës nuk duhet të jenë pengesë për rikthim.

“Pse të mos afrohet dhe të jetë pjesë e radhëve të deputetëve? Nëse kjo nuk ndodh, PDK do të shpërbëhet edhe më tej në Malishevë,” ka theksuar Morina.

Ai ka shtuar se mbi 90% e strukturave lokale mbështesin kandidimin e komandant Çelikut për deputet, duke e konsideruar atë si përfaqësuesin më të denjë të zonës.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit / Cilat pritet të jenë listat për deputetë të partive politike?

0

Një ditë para përfundimit të afatit për finalizimin e listave të kandidatëve për deputetë, partitë politike thonë se po përpiqen të krijojnë një listë konkurruese dhe gjithëpërfshirëse që reflekton diversitetin dhe përvojën brenda strukturave të tyre.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, deklarojnë se janë afër finalizimit të listave, siç shtojnë duke kombinuar edhe emra të rinj me figurat e njohura politike.

Të njëjtat bëjnë të ditur se në listat e kandidatëve për deputetë do të jenë edhe deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë, e cila për shkak të krizës politike nuk mori asnjë vendim. Në anën tjetër, analistët politikë u bëjnë thirrje partive politike që në listat e tyre të kenë njerëz profesionistë dhe energji të reja.

Partitë politike deri tani veç kanë bërë publike disa nga emrat që do të jenë kandidatë për deputetë, por kanë kohë deri më datën 7 dhjetor për t’i dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit.

Anëtarja e kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu, thotë për KosovaPress, se 50 për qind e listës do të përbëhet nga propozimet që vijnë nga qendrat e partisë, kurse 50 për qind tjetër, do të caktohen nga kryesia dhe kryetari, Albin Kurti.

Ajo nuk tregon se si do të ndahet lista edhe me partnerët e koalicionit, Guxo, Alternativa dhe PShDK.

Ndërkaq, anëtari i kryesisë së PDK-së, Artan Behrami, thotë se do të kenë edhe emra të rinj në listën zgjedhore, krahas figurave eminente të partisë.

Kurse, anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku, thotë për KosovaPress, se janë duke kompletuar listën, e cila sipas saj, është rifreskuar, për dallim nga zgjedhjet e fundit. Ajo konfirmon se në listë do të jenë edhe ish-deputetët e legjislaturës së kaluar.

KosovaPress ka kontaktuar edhe me zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Nisma-s, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur pyetjeve rreth listave të tyre zgjedhore.

Ndërsa analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë për KosovaPress, se partitë politike duhet të sjellin energji të reja në listat e tyre të kandidatëve për deputetë. Sipas tij, nëse në lista do të jenë të njëjtit njerëz, është e vështirë që skena politike të reformohet.

“Ajo që partitë duhet obligativisht të bëjnë është të sjellin resurse të reja njerëzore, profesionale. Profesionistë të rinj, djem dhe vajza të reja dhe të rifreskojnë edhe skenën politike. Nëse do të jenë të njëjtit njerëz që kanë qenë deri tani, s’ka shumë shpresë që skena politike mund të reformohet dhe të mund të ketë ndonjë ndryshim pozitiv. Prandaj, shpresa e vetme për një rezultat pozitiv edhe pas 28 dhjetorit është që partitë të bëjnë maksimumin në ndryshimin e imazhit të tyre. Po ashtu edhe fuqizimin e aspektit profesional sepse me këtë populizëm ekstrem nuk mund të ketë asnjë perspektivë pozitive”, thekson Muhaxhiri.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 28 dhjetor.