spot_img
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
23:34
Home Blog Page 70

“Qamil Poda, guerilasi që u bë komandant i Flotës Luftarake Detare”

0

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes u promovua libri “Qamil Poda, guerilasi që u bë komandant i Flotës Luftarake Detare”, botim i Shtëpisë Botuese M & B, shkruar nga Dr. Asllan Zemani.

Ky botim monografik i kushtohet Qamil Podës, njërit prej bijve të shquar të Atdheut, i cili ia përkushtoi jetën idealeve të lirisë, pavarësisë dhe përparimit të vendit.

Në faqe përfshihen kujtime, dëshmi dhe dokumente që ndriçojnë rrugën e tij të gjatë e të ndershme, nga rinia dhe pjesëmarrja në Luftën Antifashiste, deri te shërbimi i përkushtuar në Forcat e Armatosura dhe më pas në Organizatën e Veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare.

Libri është një shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar dhe një ftesë për brezat e rinj që të njohin e vlerësojnë sakrificat e atyre që çliruan vendin dhe ndërtuan themelet e shtetit shqiptar dhe të Forcave të Armatosura.

Ai përmbledh jo vetëm jetën e një individi, por historinë e një brezi që i dha Shqipërisë më të mirën e vet.

Ky botim përbën një testament moral për dashurinë ndaj atdheut, ndershmërinë në shërbim dhe përkushtimin ndaj vendit.

Me të, familja, miqtë, shokët e armëve dhe bashkëluftëtarët nderojnë kujtimin e Qamil Podës, duke e ruajtur përherë të gjallë si simbol të vlerave dhe idealeve mbi të cilat ai ndërtoi jetën e tij. /BalkanWeb

Zafir Berisha në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e AAK-së

0

Zafir Berisha ka njoftuar se do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e AAK-së. Ai tha se po hyn në këtë garë për të luftuar atë që e cilëson si “të keqen” që ka kapluar vendin.

Ai thekson se me Ramush Haradinajn e lidh e kaluara për lirinë dhe përgjegjësia ndaj vendit, duke e parë rreshtimin e tij politik si vazhdimësi të përpjekjeve për Kosovën.

“Prandaj rreshtimin tim në këtë betejë e shoh si vazhdimësi të përpjekjeve tona dhe të të gjithë atyre që e duan Kosovën seriozisht dhe pa mashtrime”, shkroi mes tjerash Berisha në një postim në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq, bashkëpunëtor nga BDP dhe qytetarë të respektuar,

Në betejën politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit po hyj me motivin që të jap kontributin tim me gjithë mundësitë që kam, për të luftuar të keqen që e ka kapluar Kosovën, sektin politik të Albinit, i cili e ka çorientuar shtetin dhe ka mashtruar qytetarët me premtime boshe.

Me Ramush Haradinajn na lidh e kaluara për liri, por edhe përgjegjësia që kemi ndaj vendit nga i cili nuk heqim dorë.

Prandaj rreshtimin tim në këtë betejë e shoh si vazhdimësi të përpjekjeve tona dhe të të gjithë atyre që e duan Kosovën seriozisht dhe pa mashtrime.

E di që kam shumë miq e bashkëpunëtor që kanë pritur të jap kontributin tim krah Bedri Hamzës. Por dua t’ju them hapur, Bedriu në këtë garë është vetëm një kandidat kukull në duarët e “pionerëve” pa libreza të PDK, i thirrur vetëm për me mbajt stafeta me recitue vjersha të shkruara nga “kullerat” e njëjtë që e përdorën më 9 shkurt të cilët duan ta përdorin sërish më 28 dhjetor dhe për ta hedhur pastaj si të papërdorshëm dhe pa asnjë vlerë.

Unë nuk kam mund të jam pjesë e asaj loje.

Unë jam në këtë betejë politike për Kosovën, jo për skenarë të dështuar dhe jo për figurina politike që tunden sipas interesit të dikujt tjetër.

Zafa

Blakaj: Gjykimi i dytë po përdoret për ta mbajtur Thaçin në paraburgim

0

Drejtori i Fondit për të Drejtat Humanitare, Bekim Blakaj, ka komentuar mbi procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Thaçi dhe të tjerëve. Ai theksoi se çdo i akuzuar ka të drejtën për një gjykim të drejtë dhe të shpejtë.

Në lidhje me ish-Presidentin Hashim Thaçi, Blakaj theksoi se procesi i dytë gjyqësor është përdorur nga prokuroria dhe më pas edhe nga paneli si një arsyetim për të mos ndërprerë paraburgimin.

“Çdo i akuzuar ka të drejtën e gjykimit të drejtë dhe në kohën e arsyeshme. Ky gjykim është duke zgjatur tej mase. Po të ishte Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-jugosllavi besoj që vite me parë ata do të mbrohen nga liria. Kjo gjykatë ka vendosur standarde të tjera që s’janë parë në të kaluarën. Një arsyetim është edhe frika nga arratisja”.

“Në rend të parë mendoj që tre të akuzuarit tjerë, meqë nuk kanë proces të dytë gjyqësor, sigurisht që me përfundimin e dëshmive të dëshmitarëve të prokurorisë, janë plotësuar kushtet që t mbrohen në liri, meqe nuk kanë pasur mundësi ta intimidojnë asnjë dëshmitarë të mbrojtjes”.

“Ndërkaq, kur bëhet fjalë për z.Hashim thaçi, procesi i dytë gjyqësor është përdor si një arsye nga prokuroria por pastaj edhe nga paneli, që të mos i ndërprehet paraburgimi. Jo është duke u përdorur si arsye”, tha Blakaj në Klan Kosova.

Asamblisti serb i reagon ashpër burrit të Presidentes së Kosovës

0

Asamblisti serb në Komunën e Mitrovicës së Veriut, Marko Jakshiq, i ka reaguar burrit të presidentes Osmani, Prindon Sadriut, pasi ky i fundit e ka quajtur si shovnisit Jakshiqin pasi ky i fundit kishte vendosur një flamur gjatë seancës inauguruese.

Sadriu ka pretenduar se Jakshiq kishte vendosur flamurin e Rusisë, megjithatë vetë asamblisti ka thënë se ka qenë flamuri i Serbisë.

Zotëria i parë i Kosovës e quan shovinist asamblistin serb

“Fatmir Limaj duhet të rikthehet në PDK”

0

Naim Morina, anëtar i Kryesisë dhe sekretar i Degës së PDK-së në Malishevë, ka deklaruar se shumica e shokëve të tij, si dhe pjesa më e madhe e veteranëve dhe ish-ushtarëve të UÇK-së, vlerësojnë se Fatmir Limaj duhet të rikthehet në Partinë Demokratike të Kosovës.

Morina për Indeksonline ka thënë se Limaj, si një nga themeluesit e PDK-së, e meriton të jetë pjesë e strukturave aktuale të partisë.

Ai shton se të gjithë mund të bëjnë gabime politike dhe se tërheqjet apo mospajtimet e së kaluarës nuk duhet të jenë pengesë për rikthim.

“Pse të mos afrohet dhe të jetë pjesë e radhëve të deputetëve? Nëse kjo nuk ndodh, PDK do të shpërbëhet edhe më tej në Malishevë,” ka theksuar Morina.

Ai ka shtuar se mbi 90% e strukturave lokale mbështesin kandidimin e komandant Çelikut për deputet, duke e konsideruar atë si përfaqësuesin më të denjë të zonës.

Zgjedhjet e 28 dhjetorit / Cilat pritet të jenë listat për deputetë të partive politike?

0

Një ditë para përfundimit të afatit për finalizimin e listave të kandidatëve për deputetë, partitë politike thonë se po përpiqen të krijojnë një listë konkurruese dhe gjithëpërfshirëse që reflekton diversitetin dhe përvojën brenda strukturave të tyre.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, deklarojnë se janë afër finalizimit të listave, siç shtojnë duke kombinuar edhe emra të rinj me figurat e njohura politike.

Të njëjtat bëjnë të ditur se në listat e kandidatëve për deputetë do të jenë edhe deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë, e cila për shkak të krizës politike nuk mori asnjë vendim. Në anën tjetër, analistët politikë u bëjnë thirrje partive politike që në listat e tyre të kenë njerëz profesionistë dhe energji të reja.

Partitë politike deri tani veç kanë bërë publike disa nga emrat që do të jenë kandidatë për deputetë, por kanë kohë deri më datën 7 dhjetor për t’i dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit.

Anëtarja e kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu, thotë për KosovaPress, se 50 për qind e listës do të përbëhet nga propozimet që vijnë nga qendrat e partisë, kurse 50 për qind tjetër, do të caktohen nga kryesia dhe kryetari, Albin Kurti.

Ajo nuk tregon se si do të ndahet lista edhe me partnerët e koalicionit, Guxo, Alternativa dhe PShDK.

Ndërkaq, anëtari i kryesisë së PDK-së, Artan Behrami, thotë se do të kenë edhe emra të rinj në listën zgjedhore, krahas figurave eminente të partisë.

Kurse, anëtarja e kryesisë së LDK-së, Jehona Lushaku, thotë për KosovaPress, se janë duke kompletuar listën, e cila sipas saj, është rifreskuar, për dallim nga zgjedhjet e fundit. Ajo konfirmon se në listë do të jenë edhe ish-deputetët e legjislaturës së kaluar.

KosovaPress ka kontaktuar edhe me zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të Nisma-s, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur pyetjeve rreth listave të tyre zgjedhore.

Ndërsa analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë për KosovaPress, se partitë politike duhet të sjellin energji të reja në listat e tyre të kandidatëve për deputetë. Sipas tij, nëse në lista do të jenë të njëjtit njerëz, është e vështirë që skena politike të reformohet.

“Ajo që partitë duhet obligativisht të bëjnë është të sjellin resurse të reja njerëzore, profesionale. Profesionistë të rinj, djem dhe vajza të reja dhe të rifreskojnë edhe skenën politike. Nëse do të jenë të njëjtit njerëz që kanë qenë deri tani, s’ka shumë shpresë që skena politike mund të reformohet dhe të mund të ketë ndonjë ndryshim pozitiv. Prandaj, shpresa e vetme për një rezultat pozitiv edhe pas 28 dhjetorit është që partitë të bëjnë maksimumin në ndryshimin e imazhit të tyre. Po ashtu edhe fuqizimin e aspektit profesional sepse me këtë populizëm ekstrem nuk mund të ketë asnjë perspektivë pozitive”, thekson Muhaxhiri.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 28 dhjetor.

Zotëria i parë i Kosovës e quan shovinist asamblistin serb

0

Zotëria i parë, Prindon Sadriu, e ka quajtur si shovinist, asamblistin e Mitrovicës së Veriut, Marko Jakshiq, i cili derisa po betohej për të marrë detyrën e tij, kishte provokuar me një flamur duke e vendosur mbi tavolinë.

Sadriu ka shkruar se ky është një provokim i turpshëm dhe një veprim i hapur i mosbesnikërisë ndaj Kosovës.

“Një akt i hapur mosbesnikërie ndaj Kosovës dhe atyre që e zgjodhën atë dhe një sinjal i lidhjes me një agresor të huaj. I turpshëm dhe i papërshtatshëm për post publik”, ka shkruar Sadriu.

Bajrami: Qeverisja e LVV-së hajninë më të madhe po e bën përmes faturave të energjisë elektrike

0

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, në një konferencë për media, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Ekonomisë për “keqpërdorime milionëshe” në sektorin e energjisë, duke kërkuar transparencë të plotë dhe publikimin e kontratave të importit të energjisë.

Sipas LDK-së, Qeveria po tenton të mbulojë “gjetjet e rënda” që po dalin në publik, ndërsa ministrja Artane Rizvanolli dhe zyrtarët e tjerë nuk kanë dhënë, siç u tha, asnjë fakt për të kundërshtuar akuzat.

“Hajnia më e madhe që po u bëhet qytetarëve të Kosovës në këtë mandat është hajnia përmes faturave të energjisë elektrike”, duke shtuar se LDK-ja tashmë ka dorëzuar dëshmitë në Prokurorinë Speciale, e cila ka nisur hetimet.

“Hajnia më e madhe që po ju bëhet qytetarëve të Kosovës gjatë këtij mandati është hajnia përmes faturave të energjisë elektrike. Për shkak të gjetjeve dhe fakteve të publikuara këto ditë LVV-ja është në panik. Pas dështimit të konferencës së Armend Mujës, dje e keni parë që doli në konferencë tashmë e vetëquajtur ministre e ekonomisë, Rizvanolli, e cila nuk ishte në gjendje të zbatojë asnjë fakt, aq më pak të demantoj ndonjë prej fakteve që këto ditë i kemi shfaqur. Rizvanolli konferencën e nisi duke thënë që asnjë anëtar i VV-së nuk ka lidhje me EFT të Vukanoviqit. Lidhjet ia kemi lënë që t’i hetojë Prokuroria Speciale, e cila tashmë ka nisur hetimet dhe të dyja ne kemi deponuar dëshmitë tona për keqpërdorimet në sektorin e energjisë elektrike”, tha ajo.

Duke iu referuar deklarimeve të ministres një ditë më parë, Bajrami tha se janë krijuar dyshime serioze mbi importet e energjisë dhe rolin dominues të kompanisë EFT në tregun rajonal.

“Ajo gjithashtu tha që Kosova nuk importon energji elektrike nga EFT; Kosova shumicën e rasteve ka importuar energji nga NOA, por ajo që ne kemi thënë shihet qartë se EFT viteve të fundit e ka monopolizuar tregun e energjisë. EFT i ka fituar shumicën e ankandeve vjetore, mujore dhe ditore. Gjatë qeverisë së Kurtit 2021–shtator 2025, Kosova ka importuar 811 milionë euro energji elektrike; anashkalimi i EFT është gati i pamundur për shkak se ai bën rezervimin e kapaciteteve transmetuese dhe ka monopolin në këtë treg. Ish-ministrja tha se EFT i përdor këto kapacitete vetëm për tranzit, por të dhënat paraqesin diçka tjetër: kostot e transportit të energjisë për Kosovën rriten deri në 84 herë në ditë atëherë kur bien blloqet e KEK-ut”, tha ajo.

Ajo kërkoi publikimin e kontratave.

“Rizvanolli tha se EFT nuk ka asnjë kontratë me Kosovën, por ajo nuk po tregon se me kë ka kontrata. Nga këtu bëjmë thirrje Rizvanollit dhe institucioneve që t’i publikojnë kontratat, që të dimë se nga kush po blejmë energji, sa po blejmë energji, ku është origjina e energjisë që ne po importojmë dhe sa po paguan Kosova për kostot e transportit. Po kërkojmë që të publikohen kontratat”, tha ajo.

Ndërkohë, inxhinierja e LDK-së, Janina Ymeri, publikoi një sërë të dhënash teknike që, sipas saj, tregojnë për mospërputhje mes deklarimeve të ministres dhe realitetit në tregun rajonal të energjisë.

Ajo shtoi se të dhënat zyrtare nga vendet e përmendura si burime të importit nuk tregojnë eksport drejt Kosovës.

“Kapacitetet e larta transmetuese dhe çmimet e larta kanë vëmendjen ndërkombëtare; pra nuk po flasim për një rast që mund të manipulohet apo të gatuhet me grafika nga partia. Ky rast ka shkuar edhe në Komunitetin e Energjisë në Vjenë edhe në zyrën e rregullatorëve në Lubjanë. Tashmë hetimet janë në procedim e tutje dhe janë të konfirmuara edhe nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Fillimisht, me të dhënat e Armend Mujës, sipas tyre tregohet se origjina ose importi i energjisë elektrike vjen nga Danimarka, Sllovenia, Shqipëria; ndërsa nëse shkojmë në të dhënat e vendeve përkatëse shihet se Agjencioni i Statistikave të Sllovenisë tregon se nuk ka eksportuar energji elektrike në Kosovë, gjithashtu edhe Danimarka. Edhe nga mundësitë fizike, potenciali nga vendet e ish-Jugosllavisë më së shumti ka Serbia dhe Bosnje-Hercegovina”, tha ajo.

Ymeri theksoi se edhe dokumentet qeveritare e mohojnë versionin e ministres.

“Në planin kombëtar për energji nga Zyra e Kryeministrit, këta e demantojnë edhe vetveten; shihet se rryma e ardhur nga viti 2022, 50 për qind ka qenë nga Serbia; gjithashtu këto përputhen edhe me bilancet energjetike të Serbisë ose operatorit transmetues atje. Ose janë të dhënat që sa vjen energji nga Serbia për vitin 2022, 2023 dhe 2024”, tha ajo. /EO

Xheneta zbulon premtimin e mbajtur për Gjestin

0

Ish-banorja e Big Brother, Xheneta Fetahu ka zbuluar për një premtim që e ka mbajtur për Gjestin, banorin me të cilin kishte një romancë të shkurtë.

Ajo ka thënë se nuk ia harron asnjëherë kujdesin që ai ka pasur për të në momentet kur ajo ka pasur më së shumti nevojë.

Andaj edhe në momentet më të vështira të Gjestit kur ai humbi vëllain, ajo i ka qëndruar afër.

“Kur unë e di që një person që sadopak që ka bërë për mu dhe kur e di që ka nevojë për mu unë i mbylli sytë dhe e ndihmoj. Unë jam një person që kur e them një premtim e mbaj edhe nuk e mendoj dy herë. Ndërgjegjja ime mu ndje sa më lirë edhe me fjet sa më qetë se edhe unë kur kam pasur momentet e mija më të vështira për familjen time, ai ka qenë afër meje”.

“Kodikët bizantinë dhe pasbizantinë”, prezantohen dorëshkrime unike të identitetit kombëtar

0

Në kuadër të Konferencës së Parë Ndërkombëtare “Shqipëria në periudhën bizantine”, mbajtur në Tiranë nga Akademia e Shkencave, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka prezantuar ekspozitën “Kodikët bizantinë dhe pasbizantinë”, duke shpalosur dorëshkrime të çmuara të trashëgimisë sonë dokumentare.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Endrit Musaj, zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e Arkivave, Marinela Ndria, studiuesi Agamemnonas Tselikas, njohësi i gjuhëve të rralla, moderuesi dhe kuratori i ekspozitës, Sokol Çunga, si edhe bizantinologë dhe studentë të shumtë.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Musaj vuri theksin te gatishmëria e DPA-së për promovimin e kësaj pasurie, që është pjesë e pandashme e historisë dhe e identitetit kombëtar.

“Rrjeti arkivor i Republikës së Shqipërisë pati fatin historik që përveç dokumenteve të trashëguara nga institucionet shtetërore nga koha e Pavarësisë e tutje, të marrë nën kujdes edhe koleksione të çmuara dokumentesh, që tradicionalisht nuk kanë qenë pjesë e arkivave shtetërore. Ndër thesaret më të vyera, është Fondi ‘Koleksioni i Kodikëve të Shqipërisë’, që prezantohet në këtë ekspozitë. Ky fond ështe gurthemeli i kulturës së shkruar shqiptare dhe një ndër dëshmitë më të rëndësishme të vazhdimësisë sonë civilizuese”, u shpreh Musaj.

Ndërsa, në fjalën e tij të rastit, studiuesi Tselikas e vlerësoi ekspozitën, si një mundësi për të rënë në kontakt me të shkuarën.

“Të punosh me dorëshkrime, do të thotë të punosh jo vetëm me të shkuarën, por edhe me të tashmen dhe të ardhmen. Teksa i shohim, biem në kontakt me autorin, me kopistin dhe me ata që i ruajnë”, tha Tselikas.

Përmes ekspozitës së përgatitur nga DPA-ja, publiku pati mundësinë të vrojtonte nga afër Kodikë bizantinë dhe pasbizantinë të ruajtur në fondet arkivore; dorëshkrime unike që dëshmojnë tradita liturgjike, artistike dhe intelektuale ndër shekuj; miniatura, shkrime të lashta dhe teknika ikonografike, që pasqyrojnë mjeshtërinë e skriptoriumeve të hershme.

Fondi “Koleksioni i Kodikëve të Shqipërisë” është shfaqur në vitin 2000 në Vatikan, në ekspozitën e titulluar “Gli Evangeli degli Popoli”, duke vetëdijësuar publikun vendas dhe ndërkombëtar për vlerën e dorëshkrimeve përkatëse.

Më tej, DPA-ja paraqiti një ekspozitë të radhës në vitin 2010, si dhe mori pjesë në Kongresin e XXI-të të Studimeve Bizantine ne Sofje, që funksion të evidentimit të këtyre materialeve arkivore. Po ashtu, DPA-ja ka mundësuar më herët një ekspozitë shëtitëse me pllakate, e cila krijoi një urë komunikimi midis trashëgimisë dhe publikut. /atsh