spot_img
E diel, 28 Dhjetor, 2025
03:39
Home Blog Page 72

Rikthehet Dolce, merr vendimin final për Edin nga Italia

0

Dolce është lidhur live nga Grande Fratello në Itali.

Ajo ka shuar të gjitha zërat sa i përket marrëdhënies së saj me Edin.

Dolce tha se i mungon Edi dhe mezi pret të rikthehet.

“Edo, ku je ti ore. Si ju kam njëherë. Jeni të gjithë mirë. Më ka marrë shumë malli për ju. Mezi pres të rikthehem”, tha Dolce.

“Unë mos kofsha. Qysh moj pse, tu ti palu teshat”, tha Edi, i cili i tregoi Dolces se i kishe ardhur një dron në BBVK.

Edi shtoi se i mungon shumë.

Ai tha se Dolce e ka Grande Fratellon në Itali, por Grande Amoren (dashurinë e madhe) në Kosovë.

“Hap strategjik”: Kosova bëhet gati të ndezë motorët e mbrojtjes

0

Fabrika e parë e municioneve do të ndërtohet në Jahoc të Gjakovës, me prodhimin e parë të planifikuar për fundin e vitit 2026.

Ekspertët amerikanë e shohin këtë si një hap të duhur për forcimin e sigurisë.

Por, paralelisht, ngrihen edhe pyetje mbi kapacitetet reale të Kosovës, sfidat teknike dhe implikimet rajonale që mund t’i sjellë kjo nismë, raporton rel.

 

Festival i Letërsisë Evropiane, autori italian Dario Voltolini masterclass mbi shkrimin krijues

0

Në kuadër të Festivalit të Letërsisë Evropiane në Tiranë, nën kujdesin e Institutit Italian të Kulturës, autori italian Dario Voltolini zhvilloi një masterclass mbi shkrimin krijues, duke u fokusuar te tregimet e shkurtra.

Gjatë sesionit, Voltolini foli për ndryshimin e historisë nëpërmjet këndvështrimit, zërit rrëfimtar, ritmit dhe fundeve të ndryshme, duke sjellë shembuj nga autorë si Buzzati, Salinger e Pareschi.

Ai lexoi pjesë nga veprat e tij dhe të të tjerëve, duke treguar rëndësinë e secilës fjalë të shkruar në ndërtimin e një tregimi të mirë.

Pjesëmarrësit ndoqën me interes, bënë pyetje dhe patën mundësinë të dëgjojnë nga afër perspektivën e një autori bashkëkohor që sheh tregimin e shkurtër si një fushë të hapur eksperimentimi.

LVV-ja e publikon marrëveshjen me Guxo, Alternativën dhe PSHDK

0

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka njoftuar se do të garojnë bashkë me Guxo, Alternativa dhe PDSHK – si koalicion në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Marrëveshja e koalicionit paraqet një zotim të përbashkët për forcimin e institucioneve, thellimin e demokracisë dhe garantimin e një qeverisjeje që u shërben qytetarëve me transparencë dhe integritet”.

“Ky bashkim hap një vizion të përbashkët dhe përcakton prioritetet që do ta udhëheqin vendin në fazën e ardhshme të qeverisjes”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Postimi i plotë:

Marrëveshja e koalicionit paraqet një zotim të përbashkët për forcimin e institucioneve, thellimin e demokracisë dhe garantimin e një qeverisjeje që u shërben qytetarëve me transparencë dhe integritet.

Ky bashkim hap një vizion të përbashkët dhe përcakton prioritetet që do ta udhëheqin vendin në fazën e ardhshme të qeverisjes.

VETËVENDOSJE!, Guxo, Alternativa dhe PDSHK janë subjekte politike që, ndër vite, kanë kontribuar në mbrojtjen e interesit publik, në avancimin e barazisë qytetare dhe në ruajtjen e karakterit republikan të shtetit. Secila prej tyre sjell vlera të qëndrueshme politike, përvojë të akumuluar dhe përgjegjësi të dëshmuar në angazhimin e tyre publik.

Abazi: Kurti bëri partneritet me biznesmenin serb, Vuk Hamoviq

0

Haki Abazi, të T7 ka thënë se Albin Kurti ka dështuar në sektorin e energjisë që prej hartimit të strategjisë për energji, e cila nuk ishte më shumë sesa një punim seminarik.

Ai thotë se hartimi i një strategjie të tillë si duket është bërë për të fshehur qëllimet e tyre për tregti me energji me Martin Berishajn dhe për të ndërtuar lidhje me biznesmenin serb Vuk Hamoviq.

“Energjia elektrike nuk është domate me ble në pazar, ajo blihet në bursë dhe aty mund të jetë serbe, holandeze, kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka se Vuk Hamoviq është bërë partner me Albin Kurtin për bartjen e energjisë elektrike për me ardhë në Kosovë, aty paguan një përqindje dhe pikë. Kurti nuk ka bërë asgjë për me u çliru prej kësaj dhe kjo lidhet me strategjinë për energji e bërë nga një njeri që është hungarez dhe është një strategji kot, e cila nuk ka sjellë asnjë rezultat”, ka thënë Abazi.

Se gjithë kjo tregti me energji ka një qëllim sipas Abazit shihet edhe me dështimet e njëpasnjëshme të ankandeve për energji solare, për të cilat është marrë një vendim para një viti dhe nuk kemi asnjë veprim.

“Pesë herë janë shtyrë ankandet publike për energji solare me qëllimin e përfitimeve të njerëzve të Kurtit. Një kompani franceze që ka pasur me investu në Kosovë është zhvendosur në Maqedoni. Kurti dhe qeveria e tij e kanë pasur shumë lehtë që të marrin vendime që ne t’i kemi këto kompani në Kosovë, njëjtë sikur ka bërë Maqedonia e cila për pesë vjet përmes ankandeve publike ka arritur që mbi 56% të energjisë elektrike ta sigurojë nga burimet e ripërtëritshme, ndërsa Kosova e ka 0%. Në kohën e Kurtit nuk është shtuar asnjë kilovat që do të mund të decentralizojë sistemin tonë energjetik dhe me u liruar prej obligimeve tjera”, ka shtuar Abazi.

Sipas tij, krejt kjo politikë jo e mirë po i sjell vetëm dëme vendit, sepse gjithë kjo energji e blerë dhe bartur në kohën e pikut janë kostot më të larta në bursat e Bashkimit Evropian dhe ky është një qorrsokak që na ka futur qeveria e Albin Kurtit dhe këtu përzihen interesat e njerëzve që janë të kriminalizuar deri në fund dhe këtu përfshihet edhe partneriteti gati i detyrueshëm me Vuk Hamoviq.

KFOR-i rrit prezencën dhe patrullimet në mbështetje të sigurisë në Kosovë

0

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ka shtuar aktivitetet dhe patrullimet në gjithë territorin e Kosovës, si pjesë e stërvitjeve të rregullta dhe planit operativ për reagim të shpejtë ndaj çdo zhvillimi të mundshëm të sigurisë.

Në njoftim thuhet se kjo qasje tregon gatishmërinë e KFOR-it për t’iu përgjigjur çdo situate që mund të ndikojë sigurinë në vend dhe stabilitetin rajonal.

KFOR thekson se po e zbaton plotësisht mandatin e tij sipas Rezolutës 1244 të OKB-së, duke garantuar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët dhe lirinë e lëvizjes, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin EULEX.

Po ashtu, KFOR thotë se aktivitetet në terren janë të sinkronizuara me përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar, përfshirë mbështetjen ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë.

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, sipas njoftimit, është në kontakt të rregullt me të gjitha institucionet relevante të sigurisë në Kosovë, me shefin e EULEX-it dhe me Shefin e Shtabit të Ushtrisë së Serbisë.

Kosova mëson kundërshtarët nëse kualifikohet në Botëror

0

Kosova nëse kalon fazën e Playoffit, do të luajë në Grupin D, aty ku bënë pjesë një nga vendet organizatore, SHBA-ja, Australia dhe Paraguai.

Pas shortit ka ardhur reagimi i parë nga Federata e Futbollit të Kosovës me të parë shortin.

“KUPA E BOTËS. Grupi D në të cilin do të jetë Kosova në Botërorin 2026, në rast të kualifikimit përmes “play-off”-it”, shkroi FFK-ja.

GJND: Urdhër-arresti ndaj Putinit nuk do të hiqet edhe nëse bisedimet e paqes në Ukrainë do të kenë sukses

0

Zëvendësprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale tha të premten se hetimi i gjykatës për pushtimin e Ukrainës nuk mund të ndalet nga bisedimet e paqes, por mund të shtyhet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.

“Nëse kemi një hetim në vazhdim, atëherë do të ndjekim kuadrin tonë rregullator”, tha zëvendësprokurorja Nazhat Shameem Khan.

Negociatorët dhe zyrtarët nga SHBA-ja, Ukraina dhe Rusia kanë udhëtuar nëpër botë në javët e fundit në një mori takimesh për të diskutuar një marrëveshje të mundshme paqeje që do t’i jepte fund pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë.

Khan tha se përpjekjet për të sjellë drejtësi duhet të shkojnë krah për krah me përpjekjet për paqe.

“Duhet të ekzistojë mundësia e llogaridhënies në mënyrë që paqja të jetë e qëndrueshme, e qëndrueshme”, tha ajo.

Këshilli i Sigurimit mund t’i “kërkojë gjykatës të shtyjë një çështje kur mendon se ka vend për një marrëveshje paqeje”, tha Khan, duke shtuar se kjo do të ishte vetëm një “ndalese e përkohshme”.

Gjykata ka lëshuar urdhër-arreste për presidentin rus Vladimir Putin dhe pesë persona të tjerë, të dyshuar për përfshirje në krime lufte në Ukrainë.

Kremlini ka thënë vazhdimisht se nuk e njeh juridiksionin e gjykatës dhe e konsideron urdhrin e arrestit të pavlefshëm.

 

Donald Trump merr Çmimin e Paqes të FIFA-s gjatë shortit të Kupës së Botës 2026

0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mori çmimin e paqes nga FIFA në shortin e Kupës së Botës 2026 të premten, duke i dhënë spektaklit të futbollit që do të caktojë ndeshjet e turneut edhe më shumë një stil Trumpian.

Trump, i cili ka bërë fushatë të hapur dhe ka lakmuar prej kohësh Çmimin Nobel për Paqen, ishte favorizuar shumë për të fituar çmimin e sapokrijuar të FIFA-s.

Ai dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, janë aleatë të ngushtë dhe Infantino e kishte bërë të qartë se mendonte që Trump duhet ta kishte fituar Çmimin Nobel për përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar një armëpushim në Gaza.

“Ky është çmimi juaj, ky është çmimi juaj i paqes”, tha Infantino. Ai ka folur vazhdimisht për futbollin si një unifikues për botën, por çmimi është një largim nga fokusi tradicional i federatës në sport.

“Nuk kam nevojë për çmime. Dua vetëm të shpëtoj jetë”, u tha Trump gazetarëve me të mbërritur në Qendrën Kennedy në Uashington.

FIFA e ka përshkruar çmimin si një çmim që shpërblen “individë që kanë ndërmarrë veprime të jashtëzakonshme dhe të jashtëzakonshme për paqen dhe duke vepruar kështu kanë bashkuar njerëz në të gjithë botën”.

Kjo vjen gjatë një jave ku administrata Trump ka qenë nën shqyrtim për sulme vdekjeprurëse ndaj anijeve të dyshuara të drogës në Karaibe dhe ndërsa Trump ashpërson retorikën e tij kundër emigrantëve.

Çmimi Nobel për Paqen këtë vit iu dha përfundimisht udhëheqëses së opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, e cila tha menjëherë pas marrjes së tij se ia dedikonte pjesërisht Trumpit për “mbështetjen e tij vendimtare për kauzën tonë”.

Boksieri shqiptar stërvitet me yllin botëror, nuk ka se si të mungoj shqiponja

0

Boksieri shqiptar Nelson Hysa nuk njeh asnjë humbje, dhe nuk do të ndalet derisa të fitojë një titull të rëndësishëm botëror.

Kampioni i peshave të rënda sëfundmi është parë të stërvitet me kampionin e padiskutueshëm të këtij sporti, ”Tyson Fury”.

”15 raunde të plota stërvitje me Tyson Fury-n, një kampion brenda dhe jashtë ringut. Sot ishte punë, sot ishte vetëm një test sepse kur ti qëndron përkrah më të mirëve në botë ti mëson atë që duhet për të qenë në fron. Premtimi im për të gjithë shqiptarët është se jemi në rrugën e duhur për titullin botëror. Punë, zemër dhe dedikim. Shqiponja nuk ndalet”.