spot_img
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
04:04
Home Blog Page 75

Rama në SHBA pritet nga kryetari i State Island, Vito Fossella

0

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, po qëndron për një vizitë në SHBA.

Rama është pritur nga kryetari i State Island, Vito Fossella, në një takim që sipas kreut të Prishtinës është konfirmim i rëndësisë që partnerët amerikanë i kushtojnë raportit me Prishtinën dhe Kosovën.

“Partneriteti ynë me Staten Island është më shumë se simbolik është strategjik. Prandaj, diskutuam për praktikat e mira amerikane që mund të përkthehen në projekte të prekshme për qytetarët tanë”, ka shkruar mes tjerash Rama.

Postimi i plotë:

Pata nderin të pritem nga Kryetari Vito Fossella në zyrën e tij në Staten Island 🇺🇸 Kjo pritje nuk ishte vetëm një takim miqësor, por një konfirmim i qartë i rëndësisë që partnerët tanë amerikanë i kushtojnë marrëdhënieve me Prishtinën dhe Kosovën.🇽🇰 🇺🇸

Në emër të qytetarëve të Prishtinës, i dhurova Hyjneshën në Fron dhe revistën Prishtina Art, si simbol i kulturës sonë dhe i miqësisë që na bashkon.

Partneriteti ynë me Staten Island është më shumë se simbolik është strategjik. Prandaj, diskutuam për praktikat e mira amerikane që mund të përkthehen në projekte të prekshme për qytetarët tanë.

Pritja e ngrohtë dhe respekti institucional i treguar nga Mayor Fossella është dëshmi e miqësisë së thellë mes Prishtinës dhe qyteteve amerikane. Kjo miqësi mbetet një prej aleancave më të rëndësishme për të ardhmen tonë. 🇺🇸 🤝 🇽🇰

ALARMUESE / Zhduken tre të mitur në Kosovë

0

Tre persona të mitur janë raportuar të zhdukur në Policinë e Kosovës nga prindërit e tyre.

Policia e Kosovës i raportoi rastet në 24-orëshin e fundit edhe pse rastet kanë data të ndryshme se kur të miturit dolën nga shtëpia.

Dy raste janë në komunën e Vushtrrisë ku për një djalë të mitur dhe një vajzë të mitur s’dihet vendndodhja.

Ndërkaq, një rast ndodhi në Prizren ku një djalë i mitur doli nga shtëpia që nga 21 nëntori dhe për të cilin s’dihet vendndodhja.

PERSON I ZHDUKUR

Rr. Dëshmorët e Kombit, Vushtrri  04.12.2025 – 20:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime.

Fsh. Kollë, Vushtrri  05.12.2025 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Xhavit Bajraktari, Prizren  21.11.2025 – NN. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime.

Mbi 2,000 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

0

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e 24 orëve të fundit, duke regjistruar aksidente, tiketa trafiku dhe veprime ligjore ndaj personave të dyshuar.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka regjistruar 22 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 44 aksidente me dëme materiale, ndërsa nuk është regjistruar asnjë aksident me fatalitet.

Në të njëjtën periudhë, janë shqiptuar 2,040 tiketa trafiku. Sa i përket masave ligjore, 21 persona janë arrestuar, 8 janë dërguar në mbajtje, 2 po vuajnë dënimin dhe nuk ka persona në ndalim policor.

64 mijë regjistrime nga diaspora, afati përfundon sot

0

Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve nga diaspora, proces ky që prej javësh është shoqëruar me interesim të shtuar të qytetarëve jashtë vendit.

Ky regjistrim është një hap i rëndësishëm për pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, ku vota e tyre shpesh konsiderohet vendimtare.

KQZ njoftoi dje se rreth 64 mijë votues nga diaspora kanë aplikuar deri tani për t’u regjistruar.

“Deri tani kanë aplikuar për regjistrim 63,997 votues nga diaspora. Mos e humb mundësinë tënde që zëri yt të dëgjohet! Afati i fundit për regjistrim: 6 dhjetor 2025”, thuhet në njoftimin e KQZ-së në Facebook.

KQZ ka apeluar që të gjithë të interesuarit të përfundojnë aplikimin brenda afatit, duke kujtuar se pas datës së sotme sistemi i regjistrimit do të mbyllet.

Pushteti në Veri kalon paqësisht, diplomacia ndërkombëtare e mirëpret

0

Kryetarët e rinj serbë të katër komunave veriore të Kosovës morën detyrën dje në një ceremoni të qetë, duke përfshirë praninë e simboleve shtetërore.

Ngjarja u mirëprit nga ambasadat amerikane, gjermane, britanike dhe Zyra e BE-së, që e konsideruan si një hap të rëndësishëm drejt stabilitetit dhe bashkëpunimit paqësor në rajon.

Kryetarët e rinj serbë të katër komunave veriore të Kosovës morën detyrën pas një ceremonie të qetë dhe të rregullt, duke përfshirë praninë e simboleve shtetërore të Kosovës. Ky tranzicion u mirëprit nga Ambasada e SHBA-së, e cila theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit paqësor në rajon.

“Mirëpresim këtë tranzicion të qetë dhe shpresojmë që bashkëpunimi paqësor të vazhdojë”, tha zëdhënësi i ambasadës amerikane për Express.

Kalimi i pushtetit pa incidente u përshëndet nga Zyra e Bashkimit Evropian, si dhe nga ambasadat gjermane dhe ajo britanike.

BE-ja e konsideroi këtë hap si një avancim të rëndësishëm drejt angazhimit konstruktiv në të ardhmen, ndërsa ambasada gjermane tha se ngjarja kontribuon në uljen e tensioneve në veri.

Ambasada britanike theksoi rëndësinë e komunikimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet autoriteteve komunale, qendrore dhe komuniteteve që ata përfaqësojnë.

Kryetarët e rinj që morën detyrën dje janë: Milan Radojeviq në Mitrovicë të Veriut, Zoran Todiq në Leposaviq, Dragisha Milloviq në Zveçan dhe Millosh Peroviq në Zubin Potok.

Ky tranzicion vjen pas periudhës kur kryetarët shqiptarë udhëhoqën këto komuna që nga maji i vitit 2023, pas dorëheqjes së kryetarëve të Listës Serbe në nëntor të 2022-ës.

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se gjatë vikendit vendi ynë do të karakterizohet nga mot kryesisht i vranët, me mundësi për reshje të lehta shiu në disa zona.

Sot pritet të mbajë mot me vranësira të dendura dhe reshje të izoluara shiu, ndërsa temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 3 dhe 5 gradë Celsius, e maksimalet nga 6 deri në 9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 6 metra për sekondë.

Të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët me riga lokale shiu, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihen të jenë nga 5 deri në 9 gradë Celsius. Erërat do të fryjnë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra për sekondë.

Rikthehet Dolce, merr vendimin final për Edin nga Italia

0

Dolce është lidhur live nga Grande Fratello në Itali.

Ajo ka shuar të gjitha zërat sa i përket marrëdhënies së saj me Edin.

Dolce tha se i mungon Edi dhe mezi pret të rikthehet.

“Edo, ku je ti ore. Si ju kam njëherë. Jeni të gjithë mirë. Më ka marrë shumë malli për ju. Mezi pres të rikthehem”, tha Dolce.

“Unë mos kofsha. Qysh moj pse, tu ti palu teshat”, tha Edi, i cili i tregoi Dolces se i kishe ardhur një dron në BBVK.

Edi shtoi se i mungon shumë.

Ai tha se Dolce e ka Grande Fratellon në Itali, por Grande Amoren (dashurinë e madhe) në Kosovë.

“Hap strategjik”: Kosova bëhet gati të ndezë motorët e mbrojtjes

0

Fabrika e parë e municioneve do të ndërtohet në Jahoc të Gjakovës, me prodhimin e parë të planifikuar për fundin e vitit 2026.

Ekspertët amerikanë e shohin këtë si një hap të duhur për forcimin e sigurisë.

Por, paralelisht, ngrihen edhe pyetje mbi kapacitetet reale të Kosovës, sfidat teknike dhe implikimet rajonale që mund t’i sjellë kjo nismë, raporton rel.

 

Festival i Letërsisë Evropiane, autori italian Dario Voltolini masterclass mbi shkrimin krijues

0

Në kuadër të Festivalit të Letërsisë Evropiane në Tiranë, nën kujdesin e Institutit Italian të Kulturës, autori italian Dario Voltolini zhvilloi një masterclass mbi shkrimin krijues, duke u fokusuar te tregimet e shkurtra.

Gjatë sesionit, Voltolini foli për ndryshimin e historisë nëpërmjet këndvështrimit, zërit rrëfimtar, ritmit dhe fundeve të ndryshme, duke sjellë shembuj nga autorë si Buzzati, Salinger e Pareschi.

Ai lexoi pjesë nga veprat e tij dhe të të tjerëve, duke treguar rëndësinë e secilës fjalë të shkruar në ndërtimin e një tregimi të mirë.

Pjesëmarrësit ndoqën me interes, bënë pyetje dhe patën mundësinë të dëgjojnë nga afër perspektivën e një autori bashkëkohor që sheh tregimin e shkurtër si një fushë të hapur eksperimentimi.

LVV-ja e publikon marrëveshjen me Guxo, Alternativën dhe PSHDK

0

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka njoftuar se do të garojnë bashkë me Guxo, Alternativa dhe PDSHK – si koalicion në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Marrëveshja e koalicionit paraqet një zotim të përbashkët për forcimin e institucioneve, thellimin e demokracisë dhe garantimin e një qeverisjeje që u shërben qytetarëve me transparencë dhe integritet”.

“Ky bashkim hap një vizion të përbashkët dhe përcakton prioritetet që do ta udhëheqin vendin në fazën e ardhshme të qeverisjes”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Postimi i plotë:

Marrëveshja e koalicionit paraqet një zotim të përbashkët për forcimin e institucioneve, thellimin e demokracisë dhe garantimin e një qeverisjeje që u shërben qytetarëve me transparencë dhe integritet.

Ky bashkim hap një vizion të përbashkët dhe përcakton prioritetet që do ta udhëheqin vendin në fazën e ardhshme të qeverisjes.

VETËVENDOSJE!, Guxo, Alternativa dhe PDSHK janë subjekte politike që, ndër vite, kanë kontribuar në mbrojtjen e interesit publik, në avancimin e barazisë qytetare dhe në ruajtjen e karakterit republikan të shtetit. Secila prej tyre sjell vlera të qëndrueshme politike, përvojë të akumuluar dhe përgjegjësi të dëshmuar në angazhimin e tyre publik.