spot_img
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
08:10
Home Blog Page 77

Ambasadori gjerman viziton Mitrovicën e Veriut

0

Ambasadori i ri i Gjermanisë, Rainer Rudolph, ka vizituar Mitrovicën e Veriut, duke takuar personalitete dhe parë vende të ndryshme atje.

“Këtë javë, Ambasadori ynë kaloi një ditë të tërë në Mitrovicën e Veriut, duke u takuar me përfaqësues të shoqërisë civile, kulturës dhe shtypit. Duke filluar me një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të shoqërisë civile dhe medias, Rainer Rudolph mësoi rreth sfidave politike dhe shoqërore me të cilat përballet Komuniteti”, njofton ambasada.

Ambasadori është njoftuar edhe me skenën kulturore duke qenë në Qendrën Acquarius dhe Shkollën Rock të Mitrovica.

“Ne e mbështesim Kosovën si një shtet shumëetnik dhe mezi presim të vazhdojmë bisedën”, njofton tutje ambasada.

Abdixhiku pret ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guérot

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

LDK në njoftim tha se gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet e fundit politike në vend dhe qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës karshi këtyre proceseve, me theks të veçantë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Kjo parti tha se Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Guérot për “përgatitjet e intensifikuara” të LDK-së për zgjedhjet nacionale, duke theksuar mobilizimin e plotë të strukturave në nivel vendi.

Ai tha po ashtu se LDK është në fazën përfundimtare të përgatitjeve për zgjedhjet nacionale, duke finalizuar listën për deputetë me “figura të dëshmuara profesionale, të reja e integruese, të cilat vijnë me vizion të qartë për zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit të së drejtës dhe modernizimin e vendit”.

Abdixhiku potencoi se LDK “po paraqet para qytetarëve një ekip të përgjegjshëm dhe të përkushtuar, që reflekton seriozitet, punë dhe përvojë; pra një listë që synon t’i japë vendit institucione stabile dhe një qeverisje zhvillimore, në shërbim të qytetarëve”.

LDK tha se Abdixhiku shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese dhe zhvillimore.

Ai nënvizoi se mbështetja franceze mbetet thelbësore për avancimin e aspiratave të Kosovës drejt zhvillimit, stabilitetit dhe integrimit të plotë europian.

Caktohet data e gjykimit të dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit

0

Gjykata Speciale në Hagë ka caktuar datën për fillimin e procesit gjyqësor në rastin e dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Në njoftimin e fundit të Speciales, bëhet e ditur se gjyqi i dytë kundër Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit nis më 24 shkurt 2026.

Bazuar në urdhër, do të zhvillohet një bllok i vetëm deri më 6 mars, gjatë që cilit, do të bëhet paraqitja kryesore e provave nga Prokuroria e Specializuar.

Radojevic: Koha për të mbyllur kapitullin e errët, do të sjellim multietnicitet

0

Pas betimit, kryetari i sapozgjedhur i komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojevic, iu drejtua asamblistëve me një fjalim.

Ai tha se qytetarët e kanë votuar atë “për të sjellë ndryshime”, për të cilat u zotua se do të ndodhin.

“Në periudhën e mëparshme, ndodhën disa ndryshime kundër të cilave qytetarët ishin kundër dhe ata treguan qartë vullnetin e tyre në zgjedhje. Është koha për të mbyllur kapitullin e errët të komunës së Mitrovicës së Veriut. Ne besojmë se do t’u sjellim prosperitet të gjithë qytetarëve dhe do të sjellim multietnicitet dhe bashkëjetesë që ka ekzistuar gjithmonë në qytetin tonë”, tha Radojevic.

Në katër komunat veriore dhe po ashtu edhe në Graçanicë u betuan kryetarët e rinj të Listës Srpska.

Betimin ata e bënë duke respektuar simbolet shtetërore të Kosovës që ishin vendosur nëpër objekte komunale nga kryetarët shqiptarë që ishin para tyre në katër komunat veriore.

Betohet edhe kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojevic

0

Kryetari i ri i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojevic, para pak minutash është betuar si kryetari i ri i kësaj komune.

Ai është nënshkruar në seancën inauguruese në dokumentacionet që kanë pasur simbolet e Republikës së Kosovës.

Radojevic ka deklaruar se do të punojë për interesin e qytetit të Mitrovicës së Veriut.

Gjithashtu edhe në sallën e Kuvendit Komunal janë parë simbolet e Republikës së Kosovës.

Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq

Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq

0

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Graçanicës dhanë betimin sot në një seancë ceremoniale dhe morën detyrën në Kuvendin Komunal për katër vitet e ardhshme. Kryetari i sapozgjedhur i Graçanicës nga Lista Srpska, Novak Zhiviq, gjithashtu dha betimin.

Thirrja e re e Kuvendit Komunal të Graçanicës përbëhet nga 19 asamblistë – 13 nga Lista Srpska, katër nga Aleanca për Shqiptarët dhe dy deputetë nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

“Deklaroj solemnisht se do t’i kryej detyrat e mia dhe do t’i përdor kompetencat e mia si asamblist i Kuvendit Komunal të Graçanicës, me nder, besnikëri, paanshmëri, ndërgjegje dhe sipas ligjit, me qëllim që të mundësoj krijimin e kushteve për një jetë paqësore për të gjithë qytetarët”, thuhet në betim të dhënë nga asamblistët.

Novak Zhiviq merr detyrën e Kryetarit të Komunës së Graçanicës nga Ljiljana Zhubariq, e cila ka qenë në krye të komunës për katër vitet e fundit.

Betohet kryetari i ri i Zubin Potokut, Millosh Peroviq

Betohet kryetari i ri i Zubin Potokut, Millosh Peroviq

0

Në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut ka filluar seanca inauguruese për betimin e Kryetarit të ri Millosh Peroviq dhe asamblistëve.

Për këtë bëri betimin, Peroviq i cili u betua se do të ushtroj detyrën e tij me ndershmëri dhe besnikëri që t’i siguroj Komunës së Zubin Potokut.

“Unë si kryetar Millosh Peroviq deklaroj së do të kryej detyrat e mia dhe ushtroj kompetencat e mia me nder dhe besnikëri në mënyrë që të krijoj kushte për jetë në Komunën e Zubin Potokut te sigurt dhe të qetë. Si kryetar falënderoj të gjithë na presin plane të vazhdueshme të komunës”, ka thënë ai.

Betohet edhe kryetari i ri i Leposaviqit, Zoran Todiq

Betohet edhe kryetari i ri i Leposaviqit, Zoran Todiq

0

Është betuar edhe kryetari i ri i Leposaviqit nga Lista Srpska, Zoran Todiq.

Betimet e kryetarëve të komunave veriore u bë duke u respektuar simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës.

Betohet kryetari i ri i Zveçanit, Dragisha Milloviq

Betohet kryetari i ri i Zveçanit, Dragisha Milloviq

0

Është betuar kryetari i ri i Zveçanit nga Lista Srpska, Dragisha Milloviq, në Kuvendin Komunal të kësaj komune.

Pas betimi, ai ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve.

Mickoski doli kundër protestës, OVL-UÇK: Të dashur shqiptarë, shihemi në Shkup më 13 dhjetor

0

Protesta e radhë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, do të mbahet në Shkup.

OVL-UÇK në një konferencë për media ka konfirmuar se protesta do të mbahet më 13 dhjetor, në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

Këtë e konfirmuan edhe nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ndërkohë, dje kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, e ka cilësuar protestën si një “lëvizje të gabuar”.

“Unë nuk e mbështes këtë ide dhe as nuk pajtohem me këtë marsh. Jam i bindur se as VLEN nuk do ta mbështesë”, ka theksuar Mickoski.

Kjo është protesta e pestë me radhë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Deri tani protesta të këtij lloji janë mbajtur në Prishtinë, Hagë, Tiranë e Strasburg.

Ish-krerët e UÇK-së tash e pesë vjet po mbahen në paraburgim në Hagë. Gjykimi ndaj tyre është drejt fundit.

Thaçi, ish-president i Kosovës; Veseli e Krasniqi, ish-krye parlamentar; dhe Selimi, ish-deputet, janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.