spot_img
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
10:20
Home Blog Page 78

Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq

0

Asamblistët e Kuvendit Komunal të Graçanicës dhanë betimin sot në një seancë ceremoniale dhe morën detyrën në Kuvendin Komunal për katër vitet e ardhshme. Kryetari i sapozgjedhur i Graçanicës nga Lista Srpska, Novak Zhiviq, gjithashtu dha betimin.

Thirrja e re e Kuvendit Komunal të Graçanicës përbëhet nga 19 asamblistë – 13 nga Lista Srpska, katër nga Aleanca për Shqiptarët dhe dy deputetë nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

“Deklaroj solemnisht se do t’i kryej detyrat e mia dhe do t’i përdor kompetencat e mia si asamblist i Kuvendit Komunal të Graçanicës, me nder, besnikëri, paanshmëri, ndërgjegje dhe sipas ligjit, me qëllim që të mundësoj krijimin e kushteve për një jetë paqësore për të gjithë qytetarët”, thuhet në betim të dhënë nga asamblistët.

Novak Zhiviq merr detyrën e Kryetarit të Komunës së Graçanicës nga Ljiljana Zhubariq, e cila ka qenë në krye të komunës për katër vitet e fundit.

Betohet kryetari i ri i Zubin Potokut, Millosh Peroviq

Betohet kryetari i ri i Zubin Potokut, Millosh Peroviq

0

Në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut ka filluar seanca inauguruese për betimin e Kryetarit të ri Millosh Peroviq dhe asamblistëve.

Për këtë bëri betimin, Peroviq i cili u betua se do të ushtroj detyrën e tij me ndershmëri dhe besnikëri që t’i siguroj Komunës së Zubin Potokut.

“Unë si kryetar Millosh Peroviq deklaroj së do të kryej detyrat e mia dhe ushtroj kompetencat e mia me nder dhe besnikëri në mënyrë që të krijoj kushte për jetë në Komunën e Zubin Potokut te sigurt dhe të qetë. Si kryetar falënderoj të gjithë na presin plane të vazhdueshme të komunës”, ka thënë ai.

Betohet edhe kryetari i ri i Leposaviqit, Zoran Todiq

Betohet edhe kryetari i ri i Leposaviqit, Zoran Todiq

0

Është betuar edhe kryetari i ri i Leposaviqit nga Lista Srpska, Zoran Todiq.

Betimet e kryetarëve të komunave veriore u bë duke u respektuar simbolet shtetërore të Republikës së Kosovës.

Betohet kryetari i ri i Zveçanit, Dragisha Milloviq

Betohet kryetari i ri i Zveçanit, Dragisha Milloviq

0

Është betuar kryetari i ri i Zveçanit nga Lista Srpska, Dragisha Milloviq, në Kuvendin Komunal të kësaj komune.

Pas betimi, ai ka mbajtur një fjalim para të pranishmëve.

Mickoski doli kundër protestës, OVL-UÇK: Të dashur shqiptarë, shihemi në Shkup më 13 dhjetor

0

Protesta e radhë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, do të mbahet në Shkup.

OVL-UÇK në një konferencë për media ka konfirmuar se protesta do të mbahet më 13 dhjetor, në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

Këtë e konfirmuan edhe nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ndërkohë, dje kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, e ka cilësuar protestën si një “lëvizje të gabuar”.

“Unë nuk e mbështes këtë ide dhe as nuk pajtohem me këtë marsh. Jam i bindur se as VLEN nuk do ta mbështesë”, ka theksuar Mickoski.

Kjo është protesta e pestë me radhë për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Deri tani protesta të këtij lloji janë mbajtur në Prishtinë, Hagë, Tiranë e Strasburg.

Ish-krerët e UÇK-së tash e pesë vjet po mbahen në paraburgim në Hagë. Gjykimi ndaj tyre është drejt fundit.

Thaçi, ish-president i Kosovës; Veseli e Krasniqi, ish-krye parlamentar; dhe Selimi, ish-deputet, janë deklaruar të pafajshëm për akuzat.

Rrëfimi i mjekut që trajtoi babain e Thaçit

0

Doktori i njohur Adriatik Berisha për herë të parë ka treguar se çka i kishte thënë ish-presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi, kur ky i fundit e kishte vizituar babën e tij të sëmur në QKUK.

Në një intervistë për ATV, ai ka bërë me dije se derisa ishte përshëndetur me ish-presidentin te shkallet e QKUK-së i kishte uruar kthim të shpejt në Kosovë.

“Rruga e mbar e u kthesh sa më shpejt në vendin që ia ka shpall pavarësinë”, ka thënë Berisha.

Hematologu Adriatik Berisha, i cili do të jetë kandidat i PDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit, është bërë i njohur për publikun në mars të këtij viti, kur ish-presidenti Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale erdhi në QKUK për të vizituar babanë e tij në sëmur.

Gjatë kësaj vizite, Adriatik Berisha i kishte qëndruar vazhdimisht pranë Thaçit.

Madje, ai ishte njeriu i fundit që e kishte përqafuar ish-presidentin para së ai të futej në veturën e EULEX-it për t`u nisur drejt Hagës.

Pamjet që kanë ofruar mediat shihet që doktori në fjalë qortohet nga një sigurim me maskë të Speciales që e përcillte Thaçin.

Qeveria në detyrë mbajti mbledhje elektronike, miratoi dy vendime

0

Qeveria në detyrë e Kosovës njoftoi se ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën miratoi dy vendime.

–         Ndarë 141,680 euro për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara;

–         Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, për kursime dhe ndarje.

Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funksionale

0

Bashkimi Evropian (BE) është duke i përcjellë me vëmendje zhvillimet politike në Kosovë, veçanërisht ngërçin institucional që ka krijuar mungesa e formimit të Qeverisë dhe institucioneve të reja, që e çoi vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, të cilat janë caktuar të mbahen më 28 dhjetor.

Në prag të zgjedhjeve, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, në një përgjigje për RTV21, ka thënë se Kosova ka nevojë urgjente për një qeveri stabile dhe plotësisht funksionale.

“Kosova ka nevojë urgjente për një qeveri që është plotësisht funksionale si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij. Kosova nuk mund të përballojë të humbasë më shumë kohë. Ashtu siç tha ministri i Jashtëm, Johann Wadephul, gjatë vizitës së tij në Prishtinë muajin e kaluar, formimi i një qeverie stabile është me rëndësi jetike. Evropa po e vëzhgon këtë nga afër.”

Mungesa e institucioneve funksionale po krijon një situatë të brishtë politike dhe institucionale, që reflektohet drejtpërdrejt në proceset e brendshme dhe në pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Zyrtarët e SHBA-së dhe të BE-së kanë theksuar disa herë se çfarëdo vonese në krijimin e qeverisë dëmton jo vetëm imazhin e Kosovës, por edhe aftësinë e saj për të marrë vendime të rëndësishme strategjike, për të përmbushur obligimet ndërkombëtare dhe për të avancuar drejt rrugës integruese.

Ndotja e ajrit në Prishtinë arrin nivele alarmante

0

Eksperti i ndotjes së ajrit, Ilir Morina, ka paralajmëruar se situata e cilësisë së ajrit në Prishtinë është jashtëzakonisht e rënduar, duke theksuar se ndotja ka tejkaluar normat e lejuara me 100 deri në 200 për qind.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Morina ka thënë se ndryshimet atmosferike, mungesa e erës dhe mjegulla kanë krijuar një “smog” të rrezikshëm për shëndetin publik.

“Gjendja aktualisht është shumë e vështirë e keqe për arsye se ndotja ka arritur të kalojë të gjitha normat për 100 deri 200 për qind që do të thotë dy tre herë më shumë sa normat e caktuar me ligjin e Kosovës direktivave evropiane për arsye se ka ndërruar edhe moti, kuptohet kur moti temperaturat bie atëherë edhe lagështia e ajrit rritet ka pasur edhe mjegull edhe të gjitha ai tym pa lëvizjen e erës ka arritur të krijojë smag do të thotë përzierje që është shumë e rrezi1kshme për të gjitha kategoritë e njerëzve për shëndetin e të gjithë individëve mirëpo fatkeqësisht ne sidomos në Prishtinë ndikimi i ndotjeve nga termocentralet është i jashtëzakonshëm, 30-40 për qind mund të llogaritim gjithmonë që ndotësi kryesor që janë termocentralet, dhe mos ekzistenca e filtrave në ‘Kosovën B’ për vitin 1985. Ata nuk po menaxhohjnë si duhet dhe kanë filluar mirëmbajtja me u vjetruar, pastaj rritje e numrit të automjeteve, mos kontrolle teknike, mos implementimi i udhëzimit administrativ për kontrollin e ndotësve me burime të lëvizshme siç janë automjete”, ka deklaruar Morina.

Ai tha se termocentralet mbeten ndotësit kryesorë, duke kontribuar deri në 40% të ndotjes, ndërsa mungesa e filtrave në “Kosovën B” dhe mirëmbajtja e dobët e tyre po e rëndojnë situatën.

Morina përmendi edhe rritjen e numrit të automjeteve, mungesën e kontrollit teknik dhe djegien e lëndëve të ngrohjes si faktorë shtesë.

“Rreth 400 mijë automjete të regjistruar, automjetet tjera transportuese. Të gjitha këto janë duke ndikuar shumë mirëpo edhe ndezja e lëndëve siç janë peleteti dhe forma të ndryshme të pa kontrolluara, të gjitha këto djegie janë duke na shkaktuar probleme të jashtëzakonshme në shëndetin e popullatës, vetëm nga onkologjia, nëse i përcjellim të dhënat janë tmerrësisht të këqija për arsye se kemi vetëm 6 mujorin e parë të vitit 2025 mbi 1 mijë e 10 ose 15 raste të reja të gjitha gjinive dhe moshave, kjo është alarmante si shoqëri. Vetëm vitin e kaluar dalin mbi 3 mijë e 640 raste të reja me kancere, me sëmundje malinje. Nuk themi se të gjitha janë prej ndotjes së  ajrit por 40-50 për qind sigurisht sepse ndotja e ajrit është problem evropian edhe botëror, mirëpo Kosova po ballafaqohet gjithmonë njëjtë, situatë është thuajse sikurse para luftës dhe mbas luftës. Ndikimi i qeverive dhe politikave të tyre se mos implementimi i ligjeve që vet i kanë bërë është duke na shkaktuar vdekjen e popullatës, dhe harxhime shumë të mëdha për tu shëruar. Ne duhet të investojmë të kemi strategji të imlementojmë projekte dhe të parandalojmë ndotjen, parandalimi bëhet me filtra të rinjtë të ‘Kosovës B’ nga viti 2019 diku 95 milionë euro kanë qenë nga Banka Gjermane dhe Be në sirtar të nënshkruara për tu vendosur filtrat në ‘Kosovën B’, jemi në vitin 2026 se 2025 shkoj tani po flitet për një tender 75 milionë euro në kohën e fushatës, që nuk besoj që do të ndodh. Mbetet të shpresojmë gjithmonë në qeverinë e re”, theksoi ai.

Eksperti u shpreh i shqetësuar edhe për rritjen e rasteve me sëmundje malinje, duke treguar se vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 janë regjistruar mbi 1,010 raste të reja me kancer, ndërsa gjatë vitit 2024 numri ka kaluar 3,640 raste.

Ai tha se investimet në mjedis janë neglizhuar, ndërsa qytetarëve u rekomandoi kujdes të shtuar, përdorim të maskave dhe shmangie të daljes në periudha të ndotjes së lartë.

“Mjedisi në përgjithësi si ministri që ka qenë më herët është futur bashkë me ministrinë e infrastrukturës fatkeqësisht në atë ministri ka funksionuar për ndërtimin e rrugës për format e ndryshme ndërtuese infrastrukturë dhe aspak nuk janë marrë me mjedisin nuk kemi ndonjë projekt të finalizuar, marrim shembull menaxhimin e mbeturinave që ndikon drejtpërdrejt djegia e tyre, mbi 58 milionë euro gjatë vitit 2021-2023 për tre vite nuk janë dhënë as 58 mijë euro, janë të parapara me ligj me plan dhe strategji që është miratuar në parlament këtu askush nuk jep përgjegjësi, askush nuk kërkon përgjegjësi, shoqëria civile ka fjetur. Ndotja e ajrit ka qenë problem cdo vjetor ne nuk kemi nevojë me menduar që vitin e ardhshëm do të jetë viti më i pastër do të jetë edhe më i ndotur për arsye se po rritet numri i automjeteve zhvillimit, shkritoret industri, të gjitha këto janë direkt dhe indirekt në cilësinë e ajrit të cilat përzihen. Njerëzit që kanë probleme me frymëmarrje, me pagjakësi të mos dalin nuk e shoh asnjë njeri me maska, nuk përdorim vetëmbrojte. Ne duhet të mbyllim dritaret kur është ndotja shumë e madhe, të mos dalin pa nevojë, të përcjellim gjendjen sepse numri i njerëzve në spitale ka rritje, gjithmonë gripi virusi baktere jemi bërë popull me thashetheme a faktikisht shëndeti është duke u rrezikuar jashtë mase cdo vit pesë për qind të popullatës është duke i identifikuar me forma të ndryshme malinje”, shtoi eksperti.

Aksident i rëndë në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës

0

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur te Baja e Dobërqanit në Gjilan.

Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes shihet se një veturë është rrokullisur në mes të rrugës, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar, raporton Sinjali.

Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë detaje lidhur me këtë rast të rëndë trafiku, ndërsa hetimet janë duke vazhduar dhe pritet që informacionet zyrtare të bëhen të ditura sapo të konfirmohen nga autoritetet.