spot_img
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
14:03
Home Blog Page 80

Oda Ekonomike e Kosovës me kallëzim penal ndaj ZRRE-së

0

Një vendim i Gjykatës Supreme i muajit nëntor, lidhur me tregun e hapur energjetik, nuk u lexua njëjtë si nga paditësi ashtu edhe nga e paditura.

Supremja kishte aprovuar padinë e Odës Ekonomike të Kosovës, kundër ZRrE-së dhe kishte konstatuar se ajo shkeli ligjin kur mori vendim për t’i nxjerrë mbi 1300 biznese në tregun e hapur energjetik. Supremja shfuqizoi dy nene të vendimit të ZRRE-së.

Megjithatë, vendimi i Supremes nxiti një tjetër përplasje mes Odës dhe ZRRE-së, meqë, Oda Ekonomike e Kosovës pas vendimit të Supremes, tha se tregu i hapur energjetik duhet të anulohet në tërësi. Ndërkohë, ZRrE, insistoi të kundërtën duke thënë se do t’i shqyrtojë të gjeturat e Supremes dhe do t’i ndryshojë këto nene. Por, këtë interpretim nuk po e pranon Oda Ekonomike e Kosovës e cila ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ZRRE-së.

“I kemi ofru 5 ditë kohë për me reflektu edhe për shkak të mos reflektimit qoftë me vetëdije qoftë pa vetëdije ne jemi detyru që me ushtru kallëzim penal, mirë po ne nuk do të ndalemi tani jemi në fazën e dytë me juristët tanë dhe të odës që po na ndihmojnë në këtë drejtim por nuk do të dorëzohemi sepse ëshët një e drejtë ligjore që na takon. Bizneset janë dëmtu me apo pa vetëdije të ZRrE-së, ne nuk jemi fajtor që nuk është ba një përgatitje e duhur e konkurrencës për me dal në tregun e lirë, nuk jemi fajtor që nuk është përgatitë infrastruktura ligjore për me dal në tregun e lirë, nuk jemi fajtor që nuk është përgatitë infrastruktura ligjore për me dal në tregun e lirë dhe nuk jemi fajtor pse qeveria ka pas ndikim te ZRrE për me u ba një vendim aq i dhunshëm që me i nxjerrë në mënyrë të dhunshme bizneset në tregun e lirë dhe me i dëmtu.”, tha Rafuna për RTV21.

Gjykata Supreme tha se vendimi i ZRRE-së për tregun e hapur energjetik ka shkaktuar pasiguri ligjore dhe ekonomike tek konsumatorët e energjisë elektrike. Ndërsa, gjeti shkelje edhe tek kategorizimi i konsumatorëve, të cilët dolën në tregun e hapur. ZRrE konsideron se tregu i hapur energjetik vazhdon të jetë në funksion. Ndërkohë, ajo gjatë ditës nuk u përgjigj se si do të veprojë pas kallëzimit penal. Por, pavarësisht kësaj bizneset vazhdojnë të raportojnë për dëmet që iu janë shkaktuar. Nehat Geci, pronar i një fabrike për prodhimin e tjegullave thotë se tregu i hapur energjetik shkaktoi dëme të jashtëzakonshme për biznesin e tij dhe favorizoi produktet e importit, veçanërisht ato nga Serbia.

“Po demet janë jashtëzakonisht të mëdha sepse faturat janë shumë më të shtrenjta. Edhe tjetra është që ne nuk guxojmë t’i shtrenjtojmë çmimet sepse kemi import tejet të lartë nga Serbia ne që mëremi me prodhimin e argjilës kemi konkurrence direkte nga Serbia sepse asaj iu është heke taksa që ka pas dhe kështu jemi të dëmtuar në dy anët…”, tha për RTV21 Geci.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës u shpreh i bindur se bizneset do të kompensohen për dëmet që iu janë shkaktuar. Gjë për të cilën kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës u shpreh i bindur se do të kompensohen.

“Unë prapë e theksoj ne nuk jemi fajtor që ZRrE nuk ka njerëz profesionist brenda ose nuk punëson të tillë, por, po du me shpresu që e kanë bërë pa qëllim edhe interpretimin për tregun e lirë por edhe interpretimit e vendimit të Supremes. Por, me këto veprime jo veç që po shkaktojnë vepër penale por edhe po e dëmtojnë shtetin, sepse të gjitha paditë e bizneseve që janë në tregun e lirë sipas vendimit të supremes do t’i kthehen biznesit. Biznesi do t’i bëjë padi ZRRE-së dhe do të dëmtohet edhe buxheti i shtetit sepse ZRRE nuk ka buxhet të vetin. Dhe them se ZRrE ka hyrë në një proces që aq e ka pështjellë situatën dhe kompliku procesin sa që nuk e di si do të dalë nga situata, shpresojmë në një bord të ri”

Mes shumë kundërshtive, vendimi për tregun e Hapur energjetik hyri në fuqi më 1 qershor. Ky vendim nga ekspertë të ekonomisë është cilësuar si goditja më brutale ndaj bizneseve vendore që nga paslufta, meqë, i ka bërë prodhimet vendore të pa konkurueshme në raport me  produktet e importit.

Çdo gjë është gati për seancat inauguruese në katër komunat veriore

0

E PLOTËSUAR / Gjithçka gati në ambientet e asambleve komunale në veri, ku seancat inauguruese në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës do të mbahen sot, duke filluar nga ora 11:00.

Këto seanca shënojnë fillimin e mandatit të kryetarëve të rinj në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të Kosovës

Seancat inauguruese në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës do të mbahen sot, duke filluar nga ora 11:00. Këto seanca shënojnë fillimin e mandatit të kryetarëve të rinj në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Izmir Zeqiri në Zubin Potok, Erden Atiq në Mitrovicë të Verijut, Lulzim Hetemi në Leposaviq dhe Ilir Peci në Zveçan, sot do t’ua dorëzojnë detyrën kryetarëve të rinj që vijnë nga Lista Serbe.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka konfirmuar se inaugurimet do të zhvillohen në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

Procedurat ligjore dhe administrative të kalimit të pushtetit në komunat veriore nuk dallojnë nga ato të komunave të tjera në vend, pasi të gjitha institucionet komunale janë të obliguara të respektojnë të njëjtat rregulla të vetëqeverisjes lokale.

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka theksuar për RTKlive se ceremonitë inauguruese pritet të zhvillohen në përputhje të plotë me standardet e përcaktuara me ligj, duke përfshirë përdorimin korrekt të elementeve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Ai ka nënvizuar se në komunat veriore inaugurimi do të zhvillohet pa asnjë përjashtim sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës, përfshirë respektimin e simboleve shtetërore dhe dy-gjuhësisë zyrtare.

“Në çdo rast kur konstatohet mosrespektim i këtyre procedurave, MAPL do t’i shpallë të paligjshme dhe jolegjitime seancat përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai për RTKlive.

Ai ka bërë të ditur se MAPL ka krijuar ekipe për monitorimin e seancave inauguruese, të cilat do të jenë të pranishme fizikisht në të gjitha mbledhjet për të siguruar respektimin e procedurave kushtetuese dhe ligjore.

Një i vdekur dhe 24 të lënduar në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Statistikat e fundit të policisë tregojnë një situatë të përqendruar në sigurinë rrugore dhe veprimtarinë e zbatimit të ligjit, duke evidentuar aksidente, tiketa trafiku dhe arrestime gjatë periudhës së raportuar.

Sipas të dhënave të fundit të policisë, gjatë periudhës së raportuar është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, 24 aksidente me të lënduar dhe 33 aksidente me dëme materiale.

Autoritetet kanë shqiptuar gjithsej 2,147 tiketa trafiku, ndërkohë që janë arrestuar 26 persona, 12 ndodhen në mbajtje, asnjë në ndalim policor, dhe 2 persona janë në vuajtje të dënimit.

Këto statistika reflektojnë përpjekjet e vazhdueshme të policisë për të garantuar sigurinë rrugore dhe zbatimin e ligjit, si dhe rëndësinë e ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e rregullave të trafikut.

Sot, mot i vranët dhe me riga shiu

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) paralajmëron mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi do të jetë nën ndikimin e motit kryesisht të vranët, i cili herë pas here do të shoqërohet me riga shiu.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1–4°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 8–11°C.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit.

Degradon sërish gjuha e kreut e Sami Lushtakut ndaj ish-deputetës së LVV-së

0

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar ashpër ndaj Vetëvendosjes dhe veçanërisht ndaj ish-deputetes së VV-së, Adriana Matoshi, për, siç tha ai, përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe akuzave të pabazuara ndaj tij.

Në një prononcim në Debat Plus, Lushtaku theksoi se deri më tani ka qëndruar i rezervuar, por tashmë nuk do të tolerojë më sulme ndaj tij pa prova.

“Nëse dikush e ka fut këtë gjuhë të urrjetjes është pikërisht VV-ja. Nuk jemi ne, asnjëherë nuk jam dal me sha ose me fy dikën, kam qenë shumë i kujdesshëm deri më tani. Unë mendoj secili që del dhe e përmend emrin tim pa fakte, pa argumente tash e mas e kam menen me iu kundërpërgjigj. Nuk ka mundësi që një deputete me fy e me sha, me njollos e përballtë. E unë me nejt e me pa si spektatorë çka po thotë ajo. Në lagjen Lushatku, minumi ka 2 ose 3 ushtarë, ka dëshmorë… nëse dikush e ka filluar dikush është VV-ja dhe zonja Matoshi. E unë i them Albin: lidhi këto k#drat se boll është”, ka thënë Lushtaku.

Vlen të ceket që gjatë një prononcimi për media, pas marrjes së mandatit si kryetar komune, Lushtaku u shpreh se niveli i deputetes së VV-së, Adriana Matoshi, “i ngjan shtëpive publike më shumë sesa një ligjvënëse”.

“Unë mendoj që qaj është niveli i saj… niveli i znj. Matoshi është sikurse del prej një shtëpie publike, e jo që është një deputete dhe ka përgjegjësi për fjalën e saj”, ka thënë Lushtaku gjatë ditës.

Këto fjalë erdhën pasi Matoshi, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, e kishte ndërlidhur Lushtakun me përballjen politike mes VV-së dhe PDK-së në Mitrovicë.

“O flaka me ju dal krejt juve bashkë me mahallën e Lushtakve se nuk vjedhet Mitrovica!”, ishte njëri nga disa postimet e Matoshit kundër Lushtakut.

 

Punimet për Shkup-Bllacë nisin këtë muaj

0

Këtë muaj do të nisin punimet për autostradën Shkup-Bllacë, tha zëvendësministrja e Transportit Kaltrina Zekolli në Click Plus. Bëhet fjalë për pjesën prej 10 kilometrave.

Sipas Zekollit punimet nisin nga Shkupi për në Bllacë, andaj edhe 2 kilometrat, tashmë të përfunduara, nuk do të mund të lëshohen në përdorim, pasi shtrimi i asfaltimit përfundon në një hapësirë të lartë kodrine.

Ajo uroi që kushtet atmosferike të mos e prolongojnë nisjen e punimeve për në pranverë.

“Kanë aplikuar diku 11 kompani të vendit dhe ndërkombëtare, rrethi është zvogëluar në tre kompani që i plotësojnë kushtet më shumë. Ajo që më gëzon është se ofertat janë brenda buxhetit të paraparë. Madje disa shifra janë shumë më të kapshme sesa i kemi paramenduar ne se do t’i shohim kur t’i hapim. Mund të them se për shumë pak, apo brenda muajit do të fillojnë punimet në këtë rrugë. Këtë e them dhe uroj që kushtet klimatike mos të na vështirësojnë për të ngecur ndoshta për në janar-shkurt apo në pranverën e hershme për të filluar me energji të re dhe ritëm të plotë”, tha Kaltrina Zekolli, zëvendësministre e Transportit.

Për realizimin e kësaj autostrade janë paraparë 240 milionë euro, ose 24 milionë për çdo kilometër.

 

MUP-i serb thotë se ka arrestuar një shtetas shqiptar në Merdare

0

Ministria e Brendshme e Serbisë, ka njoftuar se një shtetas shqiptar është arrestuar sonte në pikën kufitare në Merdare.

Siç raporton mediumi ‘Kossev’, atij i është gjetur një flamur me mbishkrimin e UÇK-së.

Personi i arrestuar është L.D, i lindur në vitin 1992.

Nga raportimi kuptohet se arsyeja e vetme është flamuri i kuq me emrin e UÇK-së.

Ky arrestim është bërë mbi akuzën për gjoja “Nxitje të Urrejtjes dhe Intolerancës Kombëtare, Racore dhe Fetare”.

Nisma Socialdemokrate shkon e vetme në zgjedhje

0

Nisma Socialdemokrate ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj si e vetme në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, duke e konsideruar këtë hap si opsion të fundit për partitë e saj, ka thënë kreu i partisë, Fatmir Limaj.

“Natyrisht partia është e regjistruar. Gjithmonë ka hapësirë, por opsioni i jonë i fundit ka qenë të për shkuar vetëm. Gjithmonë ka hapësirë. Por jemi regjistruar dhe shkojmë vetë në zgjedhje, si opsion i fundit i ynë”, ka thënë Limaj në Debat Plus.

Limaj ripërsëriti gatishmërinë për të bashkëpunuar me të gjitha subjektet politike që kërkojnë pjesëmarrjen e tij në çështje që ndikojnë në interesin e përgjithshëm të Kosovës.

“Vazhdoj të mbajt të njëjtin qëndrim. Me interesa e shtetit. Kurdo që më ftojnë, të gjitha këta (LVV, PDK, LDK…) që i përmende, e harrove edhe Ramushin. Kushdo që më fton dhe që ka diçka më thënë për temat nacionale. Dhe kanë interes për ta dëgjuar mendim tim ose mendojnë që duhet të ketë ftesë gjithmonë jam i gatshëm”, ka thënë Limaj.

Dolce mohoi pëlqimin për Edin, kundërpërgjigjet menaxhmenti i këtij të fundit

0

Mbrëmjen e djeshme, Edi u njoftua zyrtarisht nga Vëllai i Madh se Dolce nuk është larguar për arsye familjare, por ndodhet në shtëpinë e Grande Fratello si pjesë e një shkëmbimi.

Por, ndërsa Edi u qetësua me faktin që ajo është “në mision”, produksioni i kurseu atij pjesën më të hidhur të së vërtetës.

Edi nuk e di se çfarë ka deklaruar Dolce gjatë hyrjes në shtëpinë simotër në Itali.

Ajo e ka mohuar lidhjen apo pëlqimin me të, duke u shfaqur e distancuar – një fakt që nuk ka kaluar pa u vënë re nga personat që menaxhojnë llogarinë e Edit jashtë shtëpisë.

Reagimi i menaxhuesve të tij ka qenë i menjëhershëm dhe me thumba në Instagram, duke reflektuar zhgënjimin për sjelljen e Dolcës, të cilën Edi brenda ende nuk e di.

Në një pyetësor (Q&A) të zhvilluar sot në profilin cobrakuci, kur ndjekësit pyetën për një rikthim të mundshëm të Dolcës të premten, përgjigja ishte injoruese deri në ekstrem: “KUSH ËSHTË AJO?”.

Kjo përgjigje duket se vjen direkt si pasojë e mohimit që ajo bëri në Itali – për stafin e Edit, nëse ajo e mohon atë publikisht, ajo kthehet në një të panjohur.

Tensionet u dukën edhe në pyetjet e tjera. Kur fansat u kërkuan menaxhuesve të mos e shajnë Dolcën sepse “Edit nuk i vjen mirë”, përgjigja ishte: “Duhet me ditë me kuptu”.

Gjithashtu, akuzave se po ndërhyjnë në raportin e dyshes, ata iu përgjigjën shkurt: “Kush po ndërhyn?”, duke nënkuptuar se krisjen e ka shkaktuar vetë Dolce me fjalët e saj jashtë kufirit.

Mbetet për t’u parë reagimi i Edit kur të përballet me klipin ku “misionarja” mohon atë që kishin nisur.

Katër shtete bojkotojnë Eurovision-in pas konfirmimit të pjesëmarrjes së Izraelit

0

Lista e vendeve që tërhiqen nga Eurovision 2026 po zgjerohet.

Pas Spanjës, Irlandës dhe Holandës, edhe Sllovenia ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në edicionin e vitit të ardhshëm, pasi Izraeli u konfirmua si pjesëmarrës.

Vendimet erdhën pas mbledhjes së Bashkimit Evropian të Transmetuesve (EBU) në Gjenevë, ku u miratuan rregulla të reja për “forcimin e besimit dhe ruajtjen e neutralitetit” të garës.

Megjithëse disa vende kërkuan një votim të posaçëm mbi pjesëmarrjen e Izraelit, shumica e anëtarëve u shprehën të kënaqur me masat e reja, duke shmangur kështu votimin.

Transmetuesi holandez AVROTROS deklaroi se pjesëmarrja është “e papërputhshme me vlerat publike” në situatën aktuale.

Irlanda, Spanja dhe Sllovenia njoftuan tërheqjen me arsyetimin se vendimi për të lejuar Izraelin bie ndesh me qëndrimet e tyre.

Eurovision 2026 pritet të zhvillohet në Vjenë, por tashmë mes një bojkoti në rritje nga disa vende evropiane.