spot_img
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
15:52
Home Blog Page 81

Protesta për ish-krerët e UÇK-së në Shkup, Mickoski: Hap i gabuar i Ahmetit

Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, komentoi protestën e paralajmëruar të liderit të BDI-së Ali Ahmetit, në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ai tha se kjo është një lëvizje e gabuar e Ahmetit dhe mendon se duhet ta rimendoj këtë vendim, raporton SHENJA.

“Me këtë protestë po mundohen të mobilizohen para Kongresit të partisë. Me këtë ata vetëm po e vërtetojnë se do ta kenë shumë të vështirë që në të ardhmen të gjejnë partner të koalicionit”.

“Unë nuk e mbështes këtë ide dhe as nuk pajtohem me këtë marsh. Jam i bindur se as VLEN nuk do ta mbështes”, ka deklaruar Mickoski.

Më 13 dhjetor në Shkup mbahet protestë për ish-krerët e UÇK-së

A do të kandidojë Ragip Xhaka për deputet në Parlamentin e Kosovës?

0

Babai i futbollistit të njohur Granit Xhaka ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e garës për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.

Në një postim të “Facebook”, ai shprehu mirënjohjen e tij për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe udhëheqësit e saj, duke veçuar ish-kryetarin Memli Krasniqi dhe kryetarin aktual Bedri Hamza, për besimin e dhënë gjatë viteve.

“Pas një vlerësimi të kujdesshëm dhe për shkak të obligimeve familjare, profesionale dhe angazhimeve në Zvicër, kam vendosur që këtë herë të mos marr pjesë në garë”, tha mes tjerash ai.

Postimi i plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë, miq dhe qytetarë të Republikës së Kosovës,

Dua t’ju informoj se në këto zgjedhje nuk do të jem pjesë e garës për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Së pari, shpreh mirënjohjen time të thellë për Partinë Demokratike të Kosovës dhe ish-kryetarin z. Memli Krasniqi, të cilët më dhanë mundësinë dhe nderin të jem pjesë e listës në zgjedhjet e kaluara. Po ashtu, falënderoj kryetarin aktual të PDK-së, z. Bedri Hamza, si dhe Kryesinë e partisë, për besimin dhe vlerësimin që më ofruan sërish për të qenë pjesë e listës edhe në këto zgjedhje.

Megjithatë, pas një vlerësimi të kujdesshëm dhe për shkak të obligimeve të shumta familjare, profesionale dhe angazhimeve në Zvicër, kam vendosur që këtë herë të mos marr pjesë në garë. Ky vendim ka ardhur me përgjegjësi dhe me respekt të madh për procesin zgjedhor dhe për të gjithë ju që keni besim tek unë.

Faleminderit nga zemra të gjithë bashkatdhetarëve dhe qytetarëve të Kosovës që në zgjedhjet e kaluara më nderuan me mbi 18,000 vota. Ky besim është një përgjegjësi dhe mirënjohje që do ta mbaj gjithmonë me krenari.

Si Kryetar i Degës së PDK-së në Zvicër, do të vazhdoj të angazhohem maksimalisht për fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës dhe për z. Bedri Hamza si Kryeministri i ardhshëm i vendit. Do të jem plotësisht në dispozicion të strukturave dhe aktivistëve tanë për të dhënë kontributin tim në këtë proces.

Me respekt,
Ragip Xhaka

Më 13 dhjetor në Shkup mbahet protestë për ish-krerët e UÇK-së

0

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka paralajmëruar protestën e ardhshme në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Ai ka thënë e protesta e ardhshme, pas Prishtinës, Hagës, Tiranës e Strasburgut, do të mbahet në Shkup.

“Më 13 dhjetor, në orën 13:00, do të organizohet demonstratë në përkrahje të luftëtarëve të lirisë që padrejtësisht mbahen në burgjet e Hagës. Demonstrata do të mbahet në sheshin “Skënderbe” në Shkup”, ka thënë Ahmeti.

Ish-krerët e UÇK-së tash e pesë vjet po mbahen padrejtësisht në paraburgim.

KQZ refuzon mbi 6 mijë aplikime për votë nga diaspora, aprovon mbi 48 mijë

0

Mbi 48 mijë e 600 aplikime për regjistrim për votim jashtë Kosovës janë aprovuar, ndërkaq mbi 6 mijë e 400 janë refuzuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

KQZ ka njoftuar se nga 26 nëntori deri më 4 dhjetor janë pranuar më shumë se 55,600 aplikime.

“Nga numri i përgjithshëm i aplikuesve të aprovuar, pjesa më e madhe janë regjistruar për të votuar përmes postës, rreth 35,000 prej tyre, për të dërguar pakon me fletëvotim në ndonjërën nga adresat e kutive postare jashtë Kosovës dhe më shumë se 1,600 të tjerë për të dërguar pakon me fletëvotim në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë. Ndërkaq, mbi 12,000 shtetas janë regjistruar për të votuar fizikisht në ndonjërën nga përfaqësitë diplomatike”, njofton KQZ.

Festivali FELT 2025, të rinjtë mësojnë transformimin e idesë në rrëfim letrar

0

Begoña Oro, fituesja e çmimit “Cervantes Chico 2024” dhe autore e mbi njëqind librave për fëmijë dhe të rinj, ishte në gjimnazin e gjuhëve të huaja “Asim Vokshi”, ku takoi nxënësit e klubit të gjuhës spanjolle.

Shkrimtarja bisedoi me nxënësit për letërsinë që ajo shkruan, për librat dhe historitë e saj, duke shpjeguar mënyrën se si një ide kthehet në rrëfim dhe si personazhet e saj prekin përditshmërinë e lexuesve të rinj.

Kjo bisedë, e moderuar nga Rudina Çupi gjithashtu poete dhe autore librash për fëmijë, ishte pjesë e festivalit FELT i cili organizohet këto ditë në Tiranë.

Aktiviteti i organizuar në bashkëpunim me Ambasadën e Spanjës në Shqipëri, u kthye në një rrëfim të hapur mbi procesin e shkrimit, udhëtimin e një historie nga fleta e bardhë te zemra e lexuesit, mbi magjinë e leximit në një gjuhë të huaj si një ftesë për të hyrë në kultura të tjera.

Gjithashtu u fol edhe mbi rolin që kanë vetë nxënësit kur mblidhen në klube leximi, ndajnë libra, emocione dhe, pak nga pak, mësojnë të shkruajnë historitë e tyre. /atsh

Hoxhaj: Kurti nënshkroi dokumente të negociuara në lloj-lloj skute të Evropës

0

Ish-ministër i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka folur sërish për mënyrën se si është trajtuar Marrëveshja e Brukselit dhe dokumentet përcjellëse, duke e quajtur një nga sfidat më të mëdha për pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

“Nuk e dijmë kush e ka shkru tekstin e Asociacionit! Ne kemi pas procese politike në këtë vend ku e dijmë kush e ka shkru marrëveshjen në Rambuje, kush e ka shkru Pakon e Ahtisaarit, e dijmë kush e ka shkru Marrëveshjen e Prillit, por opinioni publik nuk e din emrin e dy-tre ekspertëve të cilët e kanë draftu Marrëveshjen e Brukselit, Anexin e Ohrit”, ka deklaruar Hoxhaj.

“A e ka shkru Friedrich-Ebert-Stiftung, apo dikush tjetër, apo cili ka qenë ekipi që e ka shkru. Për çka fol kjo? Fol për tri dokumente të cilat në thelb e kanë dëmtu fuqishëm pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Nuk ka ndodh as në kohë lufte, nuk ka ndodh as në kohë të okupimit, nuk ka ndodh as në kohë të administrimit ndërkombëtar, nuk ka ndodhur as në kohën e pas pavarësisë së Kosovës, që shteti i Kosovës, qeveria e Kosovës, që klasa politike në Kosovë pranon një dokument pa e ditë kush është autori, pa pas rrol, pa pas pronësi”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas Hoxhajt, këto tekste shkelin parimet kushtetuese dhe historinë e vendit.

“Se janë tekste, për të cilat unë kam fol në Kuvendin e Kosovës që i referohen Rezolutës 1244, që ka qëndrim të neutralitetit me pavarësinë e Kosovës. Janë tekste që hekin dorë prej Gjykatës Kushtetuese dhe i referohen Arbitrazhit. Janë tekste që kanë autonomi të plotë politike, territoriale. Janë tekste që jane negociu në lloj-lloj skute nëpër Evropë, për të cilat ne kemi informata se ku janë negociu këto tekste, të cilat kanë pas modele rajonale shumë të dëmshme edhe sa i takon pozitës së Kishës Ortodokse. z. Kurti nuk mundet me përballu presionin. Kjo është njëra prej gjërave më të dëmshme që i ndodh një vend”, ka thënë Hoxhaj.

Sharje për vota, pa fokus në programet politike

0

Termat ofendues dhe denigrues, si “hajvan”, “njeri i Serbisë”, “të shitur”, “hibridë”, “Vukvendosje”, “sekt politik” e të tjera, janë bërë pjesë e fjalorit të pothuajse të gjitha partive kryesore politike në Kosovë.

Gjuha e tillë, e përdorur publikisht nga politikanët prej vitesh, ka arritur kulmin në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit, vlerësojnë përfaqësues të shoqërisë civile, analistë dhe ekspertë të sjelljeve shoqërore dhe mediave.

Fushata zyrtarisht nis më 17 dhjetor, por partitë politike i kanë nisur tashmë aktivitetet e tyre: takime me qytetarët, adresime publike dhe debate televizive.

Ajo që bie në sy është fokusi i tyre – më shumë te sulmet dhe akuzat ndaj njëri-tjetrit, dhe thuajse aspak te prezantimi i programeve zgjedhore.

“Në vend të debatit mbi ide, politika shihet si një luftë ndërmjet [njerëzve] ‘të mi’ dhe ‘tuaj’”, thotë Mexhide Demolli nga Lëvizja FOL – pjesë e rrjetit të organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim, e cila monitoron fushatat dhe proceset zgjedhore në Kosovë.

“Një kulturë e tillë e ofendimit, fatkeqësisht, shihet si forcë, e që konsideroj se është gabim”, shton ajo.

Fjalët armiqësore si “strategji e qëllimshme”

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, e sheh intensifikimin e gjuhës denigruese si pasojë të tendencës së partive politike për përfitime maksimale elektorale.

Si shembull, ai përmend Lëvizjen Vetëvendosje dhe udhëheqësin e saj, Albin Kurti, që në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare – shkurt 2021 dhe shkurt 2025 – arritën rezultatin më të mirë, por pa suksese të mëdha në programin politik apo ekonomik, sipas tij.

“Kësisoj, fjalët armiqësore janë shndërruar në modelin më joshës për të arritur majat e pushtetit”, thotë Muhaxhiri.

“Përzgjedhja e këtij formati të veprimit politik edhe nga partitë ish-opozitare, gjithsesi është indikator i mungesës drastike të ideve, guximit dhe – ç’është më e rëndësishmja – vetëdijes emancipuese për urgjencën e të sfiduarit kritik”, shton ai për Radion Evropa e Lirë.

Në vitin 2021, Lëvizja Vetëvendosje fitoi mbi 50% të votave dhe tri partitë tjera të mëdha mbetën jashtë pushtetit.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Vetëvendosje doli sërish e para, por pa arritur të sigurojë shumicën për të qeverisur vetë.

Dështimi për të formuar Qeverinë çoi më pas drejt zgjedhjeve të parakohshme të 28 dhjetorit.

Muhaxhiri thekson se mungesa e platformave vizionare, të bazuara në ekspertizë, zëvendësohet me polarizime dhe etiketime njollosëse ndaj kundërshtarëve. Sipas tij, kjo retorikë fyese synon motivimin e votuesve përmes ngarkesës emocionale negative, duke minimizuar përgjegjësinë etike për të kontribuar në mënyrë konstruktive.

Demolli, gjithashtu, e sheh këtë si një strategji të qëllimshme: gjuha e ashpër mobilizon bazën militante të partive dhe krijon ndjenjën e urgjencës: “Nëse nuk votoni për ne, do të ketë katastrofë”.

“Kjo i shtyn njerëzit të dalin në votime në ditën e zgjedhjeve”, thotë Demolli.

Për t’i mobilizuar votuesit, ajo thotë se partitë politike, gjithnjë e më shumë, përdorin gjuhë fyese ndaj kundërshtarëve edhe në rrjetet sociale, ku marrin numër të madh shikimesh e komentesh.

Kështu “edhe injorohen debatet mbi programet zgjedhore dhe çështjet e rëndësishme si buxheti, arsimi e shëndetësia”, sipas saj.

Përplasjet në rrjetet sociale

Alban Zeneli, profesor në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se partitë politike, si gjeneratore të gjuhës së ashpër fyese dhe denigruese, e kanë polarizuar shoqërinë.

Ky polarizim, jo rrallë ushqehet edhe në debate televizive, thekson ai.

“Sado që mund të kemi një rol të caktuar të medias, në kuptimin e zbutjes së asaj gjuhe, problemi kryesor qëndron te gjeneratorët e kësaj gjuhe, që janë partitë politike”, thotë Zeneli për Radion Evropa e Lirë.

Ai shpjegon se barazimi i kundërshtarit politik me armikun, është karakteristikë kryesore e gjuhës që përdoret në rrjetet sociale.

Kjo, sipas tij, vjen në një kohë që njihet si ‘post-truth’, apo ‘përtej së vërtetës’, në të cilën “njerëzit nuk janë të interesuar të dëgjojnë më argumentet dhe faktet objektive”, por janë më të interesuar “të dëgjojnë në mënyrë emocionale një rrëfim që është i përshtatshëm për ta”.

“Kjo epokë në të cilën po jetojmë, e cila karakterizohet me këtë që po e diskutojmë, është shumë e përshtatshme për këtë gjuhë politike që po e përdorin politikanët”, thotë Zeneli për Radion Evropa e Lirë.

Sociologu Artan Krasniqi thekson se gjuha shpreh jo vetëm mendim, por edhe veprim.

Për shkak të mungesës së ofertave politike reale, sipas tij, partitë luajnë rolin e viktimës dhe përdorin ide bllokuese dhe polarizuese, që janë të dëmshme për shoqërinë.

“Kjo politikë e viktimizimit ose politikë e kërkesës së kundërshtarit – nuk po them armikut – tingëllon ose vlerësohet si e efektshme për të mobilizuar dhe elektrizuar votuesin”, thotë profesori i Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës.

Ai shton se kjo gjuhë e ashpër, me fyerje dhe denigrime, motivon jo vetëm militantët e partive, por edhe qytetarët e zakonshëm për ta përdorur të njëjtën.

“Kur i thonë ‘hajvan’ ose ‘sekt’ njëri-tjetrit, më tepër e kanë që t’i flasin elektoratit të vet sesa tjetrit”, thotë Krasniqi, duke shtuar se kjo gjuhë bie ndesh edhe me edukimin qytetar dhe, për më tepër, polarizon shoqërinë në atë mënyrë që rrezikon vetë demokracinë.

Dëmtimi i demokracisë

Për rrezikimin e demokracisë tërheq vërejtjen edhe Demolli nga Lëvizja FOL.

Shndërrimi i debatit publik në arenë poshtërimesh nxit “erozionin e kulturës demokratike”, sipas saj.

“Sot fillon me politikanët, nesër kalon te gazetarët, tek aktivistët, te komunitetet e te të gjithë. Me një fjalë, kufiri mes kritikës politike dhe diskriminimit ka filluar të shihet më qartë”, thotë Demolli.

Për Muhaxhirin, po ashtu, retorika denigruese rrezikon standardet demokratike, deformon normat publike dhe zvogëlon hapësirat për bashkëpunim qeverisës.

“Radikalizimi diskursiv ndihmon në krijimin e parakushteve psikologjike dhe sociale për projektimin e sjelljeve agresive prej politikanëve drejt elektoratit, nga studiot televizive nëpër shtëpi, institucione dhe rrugë”, thotë ai.

Si të dilet nga ky vorbull?

Sociologu Krasniqi thekson se të gjithë faktorët shoqërorë – partitë, shoqëria civile, mediat dhe qytetarët – duhet të luajnë rolin e tyre për të zëvendësuar përplasjet me debat konstruktiv mbi ide dhe programe.

Por, receta të gatshme nuk ka: është një proces kompleks që kërkon pjesëmarrje të të gjithëve, sipas tij.

Zeneli paralajmëron se polarizimi i kaluar e ka lënë Kosovën pa institucione për një vit dhe shton se shoqëria nuk e ka luksin ta përsërisë këtë.

Demolli nuk pret ndryshime para zgjedhjeve, por mendon se mediat mund të ndikojnë duke i orientuar debatet drejt programeve dhe ideve, jo sharjeve, dhe duke vendosur kritere që penalizojnë ofendimet në ekranet kryesore.

“Pra, të vendosin rregull që kush flet me ofendime, t’i ndërpritet fjala ose të mos ftohet më në media”, thotë ajo.

Bashkëbiseduesit e REL-it presin që, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, partitë ta zbusin retorikën, por kryesisht për interesa të tyre, duke e përdorur si mjet për të lehtësuar koalicionet paszgjedhore. /REL

Osmani takohet me të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati.

Presidenca tha se në këtë takim ato kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për procesin e zgjedhjeve të parakohshme më 28 dhjetor.

Në takim u diskutua edhe për seancën e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA mbi zhvillimet në Kosovë dhe në rajon, si dhe u trajtuan gjithashtu edhe çështje të ndryshme të bashkëpunimit bilateral, shtoi Presidenca.

“Presidentja theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike, për çka Kosova tashmë është shembull. Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e plotë për forcimin e partneritetit me aleatin më të rëndësishëm strategjik të Republikës së Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u tha në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Aksident fatal në Koshtovë, shoferja 53-vjeçare humb jetën

0

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Koshtovë ku ka humbur jetën shoferja 53-vjeçare.

Lajmin për media e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Zubin Potok, në segmentin rrugor në fshatin Koshtovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë fataliteti. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku përveç dëmeve materiale, lëndime të renda ka pësuar drejtuesja e njërës prej veturave, e cila është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës se Jugut. Rreth orës 16:20, autoritetet mjekësore të Spitalit Rajonal të Mitrovicës kanë njoftuar se e lënduara drejtuesja e veturës, rreth 53-vjeçare, ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në aksident. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, tha ai.

Ambasadori britanik takohet me Haradinajn dhe Abdixhikun

0

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar ndaras Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

“Me ambasadorin Jonathan Hargreaves, biseduam për proceset në të cilat po kalon vendi dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës.  Ambasadorin Hargreaves e falënderova për angazhimin e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të Republikës së Kosovës”, tha Haradinaj.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe kostum

Ambasadori britanik ka shkruar për takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai ka thënë se kanë diskutuar për rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

“Ishte mirë që u takova me kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhiku, këtë mëngjes. Ne diskutuam për rëndësinë e formimit të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Shpresoj që fushata zgjedhore të shkojë pa probleme me qëllim bashkëpunimin pas zgjedhjeve për të mirën e vendit dhe të popullit të Kosovës”, ka shkruari Hargreaves.