spot_img
E martë, 30 Dhjetor, 2025
03:10
Home Blog Page 87

Bebe Rexha paralajmëron këngë shqip

0

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka ngjallur entuziazëm masiv pasi në rrjetin social TikTok është shpërndarë një video nga studioja e saj e regjistrimit.

Ajo që e bën këtë lajm veçanërisht të rëndësishëm, është fakti që kënga është në gjuhën shqipe.

Ky veprim vjen si një nderim ndaj origjinës së saj dhe konsiderohet si një dhuratë për publikun shqiptar, i cili e ka mbështetur gjithmonë karrierën e saj ndërkombëtare.

Ky projekt shënon një kthim pas tek rrënjët e saj, duke integruar gjuhën amtare në repertorin e saj, i cili është dominuar kryesisht nga hitet në anglisht.

Pavarësisht se detajet e plota rreth këtij projekti, ende nuk janë bërë publike, zbulimi i këtij fragmenti ka rritur ndjeshëm pritshmëritë.

Momentalisht, lajmi kryesor mbetet fakti që Bebe Rexha po i dhuron publikut diçka të veçantë në gjuhën shqipe, duke ecur kështu në hapat e disa artistëve të tjerë shqiptarë që kanë pasur sukses ndërkombëtar, por që kanë mbajtur lidhje të forta me trashëgiminë e tyre kulturore dhe gjuhësore.

Haxhiu: Është i padrejtë reagimi i Avokatit të Popullit për moscertifikimin e Listës Serbe

0

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka reaguar Avokatit të Popullit për komunikatën ku e kundërshtoi vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe. Një gjë e tillë ai tha se duhet të bazohet në një ligj e jo në qëndrime politike.

Haxhiu ka thënë se Avokati i Popullit duhet ta përfaqësoj më drejtë emrin që mban.

“Avokati i Popullit duhet ta përfaqësoj më drejtë emrin që mban. Kësaj radhe ky institucion paska reaguar për moscertifikimin e Listës Serbe. Reagim i çuditshëm përveçse i padrejtë. Si është e mundur që për një subjekt si Lista serbe që lufton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, nuk e njeh Kosovën, e ka pasur nënkryetar kryekriminelin Radojçiq dhe jo vetëm që nuk është distancuar nga akti terrorist në Banjskë, por ka mbajtur tre ditë zie për terroristët e vrarë aty, IAP shprehet i shqetësuar me kaq lehtësi?”

Postimi i plotë:

Avokati i Popullit duhet ta përfaqësoj më drejtë emrin që mban. Kësaj radhe ky institucion paska reaguar për moscertifikimin e Listës Serbe. Reagim i çuditshëm përveçse i padrejtë.

Si është e mundur që për një subjekt si Lista serbe që lufton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, nuk e njeh Kosovën, e ka pasur nënkryetar kryekriminelin Radojçiq dhe jo vetëm që nuk është distancuar nga akti terrorist në Banjskë, por ka mbajtur tre ditë zie për terroristët e vrarë aty, IAP shprehet i shqetësuar me kaq lehtësi?

Edhe më e rëndë bëhet gjendja kur marrim parasysh se Avokati i Populli nuk ka shfaqur asnjë shqetësim për tendencat e vazhdueshme dhe vendimet që po vështirësojnë votimin e mërgatës sonë.

IAP nuk duhet të funksionojë me standarde të dyfishta. Vendimi i KQZ nuk është kundër subjekteve serbe dhe as qytetarëve serb sepse tashmë KQZ ka certifkuar disa subjekte serbe.  Arsyet për moscertifikimin e LS tashmë janë të njohura dhe të justifikuara.

Ky lloj selektiviteti bie ndesh me parimet e transparencës dhe paanshmërisë që IAP duhet t’i mbrojë.

Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe, kundërshtohet nga Avokati i Popullit

Çfarë u tha në seancën e Kongresit ku Kurti u cilësua si pengesë për DASH – analiza e Serwerit

0

Profesori amerikan, Daniel Serwer, i ka bërë një analizë dëshmisë se djeshme në Kongres të Edward Joseph, Luke Cofey the Max Primorac, të cilët kanë folur për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kosovën, Serbinë dhe janë përgjigjur pyetjve specifike të anëtarëve të Nënkomitetit të Evropës në Dhomën e Përfaqësuesve.

Serwer ka thënë se dyshon që rajoni është vërtetë në një pikë të nxehtë, megjithatë s’ka përjashtuar mundësinë që të ketë përshkallzim. Profesori amerikan ka thënë se dyshon që nevoja kryesore e rajonit është stabilitet, derisa dëshmitë dhe pyetjet e bëra gjatë seancës i ka cilësuar të arsyeshme më shumë sesa jo.

Sipas njohësit të rajonit, tre dëshmitarët e kanë pasur mirë kur kanë konstatuar se Serbia është burim i shumë problemeve në Ballkan.

“Korrupsioni i saj, qeveria gjithnjë e më autokratike, lidhjet tregtare dhe ushtarake me Kinën, si dhe lidhjet politike dhe ekonomike me Rusinë janë probleme të mëdha”, ka shkruar Serwer.

Gjithashtu ai e ka vlerësuar si pozitive qëndrimin e Joseph, Coefy e Primorac, të cilët njëzëri kanë kërkuar përkrahje të SHBA-së për Kosovën, pavarësisht faktit se kanë deklaruar se nga DASH, Kurti shihet si pengues.

“Ata donin të shihnin mbështetje të fortë për Kosovën dhe për shqiptarët në Serbinë jugore, pavarësisht mospëlqimit të burokracisë së Departamentit të Shtetit për Kryeministrin e Kosovës Kurti”, ka shkruar tutje.

Tutje Serwer ka përmendur edhe diskutimet rreth Bosnje e Hercegovinës dhe heqjen e sanksioneve ndaj Millorad Dodik.

“Dëshmitarët dhe anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve vunë në pikëpyetje mençurinë e Administratës Trump në lehtësimin e sanksioneve ndaj Milorad Dodik, ish-presidentit të entitetit serb (Republika Srpska) në Bosnjë, dhe miqve të tij. Askush nuk mundi të identifikonte një përfitim të qartë për SHBA-në. Të gjithë pyesnin veten nëse kjo ishte bërë me urdhër të lobistëve të njohur të Uashingtonit pranë Administratës Trump. Dhe ndoshta në ndjekje të interesave private të familjes Trump. Disa mbështetën rivendosjen e sanksioneve”, ka shtuar Serwer.

Profesori amerikan Serwer megjithatë s’është pajtuar me optimizmin e treguar nga dëshmitarët në Kongres, për afrimin e Serbisë drejt Perëndimit. Sipas tij, Vuçiq s’ka interes që të rrezikojë pushtetin e tij duke e frenuar korrupsionin dhe duke këputur lidhjet me Kinën dhe Rusinë.

“Ai nuk ka interes që Serbia ose Bosnja të bashkohen me NATO-n. Vuçiç është shumë më i interesuar të ndihmojë Trumpin të ndërtojë një projekt hoteli në Beograd. Ai mendon, me arsye të mira, se kjo do të mjaftojë për t’i blerë kredi në Uashington”, shprehet Serwer.

Në shkrimin e tij, Serwer del edhe kundër idesë së heqjes së pozitës së Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje, meqë thotë se rrezikohen Marrëveshjet e Dejtonit.

“Max Primorac i Fondacionit Heritage mbështeti eliminimin e “Përfaqësuesit të Lartë” të bashkësisë ndërkombëtare në Bosnjë. Ai gjithashtu donte një “entitet të tretë” për kroatët. Këto dy lëvizje do të rrëzonin marrëveshjet e Dejtonit dhe do të çonin në shkëputjen e të dy entiteteve, serbe dhe kroate, duke filluar luftë me një entitet boshnjak të papërcaktuar mirë në Bosnjën qendrore. Kjo është padyshim një ide e keqe. Me mençuri, Luke Coffey dhe Ed Joseph mbështetën mbështetjen e marrëveshjeve të Dejtonit për Bosnjën”, shton ai.

Në fund Serwer thotë se rajoni është më i qëndrueshëm sot dhe se ka nevojë për ndryshime politike.

“Ajo që i duhet rajonit sot është ndryshimi politik, jo stabiliteti. Por duhet të jetë një ndryshim i menduar mirë në një drejtim demokratik, evropian dhe perëndimor. Rusët dhe kinezët po ushqehen me tensione etnike, status të pasigurt dhe autokratë të korruptuar. Braktisja e Dejtonit do të ishte një dhuratë për ta. Ndryshimi duhet të nënkuptojë më shumë të drejta individuale në Bosnjë, më shumë sovranitet në Kosovë dhe më pak autokraci në Serbi. SHBA-të mund të inkurajojnë demokratizimin dhe të ndihmojnë ata që duan ta arrijnë atë, por u takon boshnjakëve, kosovarëve dhe serbëve të marrin përgjegjësi. Pasi ta bëjnë këtë, përparimi drejt anëtarësimit në BE dhe NATO do të jetë i lehtë, jo i vështirë”, ka përfunduar Serwer.

BE iu drejtohet anëtarëve të KPK-së: Siguroni ligjshmëri e veproni me integritet

0

Zyra e BE-së në Kosovë njoftoi se në takimin me Këshillin Prokurorial të Kosovës iu ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të saj që të zbatojnë së bashku dhe plotësisht reformën e KPK-së, të sigurojnë ligjshmërinë e vendimeve të tyre, të veprojnë me integritet dhe të ruajnë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë.

Zyra e BE-së tha se “sundimi i ligjit është një parakusht thelbësor i BE-së”.

Këto komente vijnë pas zhvillimeve të fundit në KPK ku u shkarkua u.d. Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi dhe u emërua Agron Qalaj nga pesë anëtarë.

Vendimi i KQZ-së për Listën Serbe, kundërshtohet nga Avokati i Popullit

0

Institucioni i Avokatit të Popullit ka reaguar për moscertifikimin e Listës Serbe në KQZ. Në reagim thuhet se ky vendim është marrë pa bazë të qëndrueshme juridike dhe në kundërshtim me procedurat e përcaktuara me ligj.

“Avokati i Popullit shpreh shqetësimin lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), të datës 2 dhjetor 2025, për moscertifikimin e partisë politike Lista Serbe (Srpska Lista) për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Ky vendim, i cili për herë të dytë refuzon kërkesën e këtij subjekti politik, është marrë pa bazë të qëndrueshme juridike dhe në kundërshtim me procedurat e përcaktuara me ligj. Avokati i Popullit rikujton se përshtatshmëria politike vendoset nga qytetarët përmes votës së lirë dhe e jo përmes vendimeve administrative.”

IAP shton se çdo ndërhyrje e pajustifikuar që pengon pjesëmarrjen e një subjekti politik cenon të drejtën për t’u zgjedhur dhe ndikon drejtpërdrejt në integritetin e procesit zgjedhor.

“E drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur, e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, përbën një nga shtyllat themelore të demokracisë. Në këtë kuadër, shteti ka detyrimin pozitiv të sigurojë kushte të barabarta dhe procedura të drejta për të gjithë garuesit politikë, duke garantuar që çdo kufizim të jetë i domosdoshëm, proporcional dhe i mbështetur në ligj. Prandaj, çdo ndërhyrje e pajustifikuar që pengon pjesëmarrjen e një subjekti politik cenon këtë të drejtë dhe ndikon drejtpërdrejt në integritetin e procesit zgjedhor.”

Avokati i Popullit thotë se masat që prekin ekzistencën ose pjesëmarrjen e një partie politike, përfshirë moscertifikimin, duhet të bazohen në një ligj të qartë, të qasshëm dhe të parashikueshëm, si dhe të respektojnë plotësisht procedurat e parashikuara me ligj.

“Ndërhyrjet parandaluese janë të lejueshme vetëm kur bazohen në veprime konkrete të ndaluara me ligj dhe në vendime të formës së prerë të gjykatës, e jo në bazë të qëndrimeve politike.”

Avokati i Popullit mirëpret reagimet e akterëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Avokati i Popullit kërkon nga organet kompetente ta shqyrtojnë këtë vendim dhe të veprojnë në përputhje me parimin e ligjshmërisë, kushtetutshmërisë dhe vlerave të shoqërisë demokratike, duke garantuar mbrojtjen efektive të së drejtës për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Hyrje të reja në Big Brother VIP Kosova

0

Banorëve aktualë të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova do t’u shtohet edhe dikush tjetër.

Të paktën kështu ka lënë të kuptohet prezantuesi i këtij spektakli, Alaudin Hamiti i cili ka postuar një fotografi në Instagram, mbi të cilën ka shkruar: “Hyrje të reja???”.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje, megjithatë prajmi i së premtes e zbulon.

Hyrje të reja në Big Brother VIP Kosova

Nisma merr dritën e gjelbër nga KQZ

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim të certifikojë Nismën e Fatmir Limajt.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së u tha se Nisma i ka përmbushur kriteret për certifikim dhe ka paguar taksën e certifikimit në përputhje me rregulloren zgjedhore.

Të gjithë anëtarët votuan pro certifikimit të Nismës.

Pas refuzimit nga KQZ, Lista Serbe ankohet në PZAP

0

Lista Serbe ka paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtresave kundër vendimit për të mos certifikuar partinë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Kjo u bë e ditur sot në një konferencë për media nga kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek.

Ai theksoi se ky ishte një vendim antidemokratik dhe antiserb.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje certifikoi 22 subjekte politike për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor, por Lista Serbe nuk ishte në listën e partive të certifikuara.

Dy anëtarë të KQZ-së votuan për certifikimin e kësaj partie, dy ishin kundër dhe pesë abstenuan.

Dogana kap rreth 900 artikuj të padeklaruara në Vërmicë

0

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara në pikën kufitare të Vërmicës gjatë një kontrolli të detajuar të një automjeti.

Sipas njoftimit të Doganës, mallrat e zbuluara ishin të vendosura në pako të ndryshme, në bagazh dhe në ulëset e pasme të veturës.

Mes tyre ishin çanta krahu për femra dhe pantallona për meshkuj, gjithsej rreth 900 copë, për të cilat pala nuk kishte paraqitur as faturë dhe as ndonjë dokument tjetër përcjellës.

“Ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas KDAK-së, ndërsa malli është ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse”, thuhet në njoftim.

Lladrovci i del në krah Hamzës, thumob disa prej anëtarëve të PDK-së

0

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, i cili para pak ditësh u kthye në Partinë Demokratike të Kosovës, ka hedhur akuza nuk dihet se në drejtim të kujt, por duke lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për anëtarë të kësaj partie.

Lladrovci ka deklaruar se nga politika s’po largohen disa veteranë që “profesion e kanë pritjen për emërim nga subjekti politik”.

“Politika si sport i rëndë, vetvetiu nuk po arrin ti largojë disa pionierë-veteranë që profesion e kanë pritjen për emërim nga subjekti politik. Pionierët-veteranë, nuk po e duan pensionimin, megjithëse do t’ju bënte mirë krijimi i ndonjë OJQ-je ose instituti për poste”, ka shkruar ai në Facebook.

“Përgjigjen duhet ta japin ata që duan ndryshim, por, nuk hapin rrugë dhe nuk japin përgjegjësi për ndikimin e tyre në ecuritë negative, ata që e gjuajnë gurin dhe fshehin dorën. Përgjigjen duhet ta japin ata që gabimet dhe dështimet e veta i shkarkojnë në Drenicë, duke e trajtuar atë si zonë “të pa urbanizuar””, vijon deklarimi i tij.

Në anën tjetër, ai i ka dal në përkrahje kryetarit të PDK-së Bedri Hamza, duke thënë se emërimi i tij është më se i qëlluar dhe se nuk është vetëm.