spot_img
E martë, 30 Dhjetor, 2025
08:39
Home Blog Page 90

KQZ-ja sërish nuk e certifikon Listën Serbe

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka ceritikuar Listën Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) votoi kundër, ndërsa të tjerat parti shqiptare abstenuan.

Në total ishin dy vota kundër dhe shtatë abstenime.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, dhe anëtarja serbe votuan pro certifikimit.

Dedaj: Kam bërë histori me dëshminë për UÇK-në në Hagë

0

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka thënë se roli i tij në proceset e Gjykatës Speciale është shumë më i madh sesa e dinë qytetarët.

Dedaj u shpreh se ka “bërë histori” me dëshminë e tij për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, por se përmbajtja e plotë e asaj dëshmie mbetet e pa zbuluar ende në publik.

“Kam bo HISTORINË me dëshminë time për UÇK-në në Hagë. Qytetarët nuk e dinë çka kam thënë. Do të flasë publikisht vetëm kur të përfundojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së”, tha Dedaj në T7.

Ai insistoi se e vërteta e asaj që ka deklaruar është “e fuqishme” dhe se nuk dëshiron të

ndikojë në proceset në vazhdim.

“Jam shumë i lumtur që kam pas guxim, burrni dhe kurajo për ta bërë këtë. Kam bo HISTORINË me dëshminë time për UÇK-në” shtoj tutje Dedaj.

Zbulohet mënyra më e re për të tërhequr para

0

Në një kohë kur transformimi digjital po ridimensionon çdo sektor, edhe bankat europiane po i nënshtrohen ndryshimeve të thella.

Rënia e përdorimit të parasë fizike ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta në infrastrukturën tradicionale bankare, duke vënë në shënjestër një prej elementeve simbol të saj: bankomatet.

Me pagesat elektronike që po fiton terren me shpejtësi, bankomatet klasike po bëhen gjithnjë e më pak të përdorshëm.

Vitet e fundit, pesha e parasë “cash” ka rënë ndjeshëm, edhe pse mbetet ende një mjet i rëndësishëm pagesash për një pjesë të konsumatorëve.

Megjithatë, bilanci mes kostove të larta të operimit dhe përdorimit në rënie ka detyruar bankat të rishikojnë strategjitë e tyre.

Këto pajisje moderne nuk shërbejnë vetëm për të tërhequr para, por ofrojnë edhe depozitime, identifikim automatik të kartës dhe akses në një sërë operacionesh bazike, pa komisione shtesë edhe nëse përdoruesi i përket një banke tjetër.

Franca po shihet si shembulli më i përparuar i këtij procesi.

Sipas parashikimeve të industrisë, gjatë vitit të ardhshëm në vend pritet të instalohen rreth 7.000 pika të reja shërbimi, ndërsa mijëra bankomate tradicionale do të hiqen, veçanërisht në zonat urbane ku frekuentimi i tyre ka rënë ndjeshëm.

Mbledhja komemorative për Shpatin, dhimbje, krenari e premtime

0

Funksionarë shtetërorë, familjarë, artistë e shokë morën pjesë sot në mbledhjen komemorative në komunën e Çairit, për nder të veprimtarisë së Shpat Kasapit, i cili ndërroi jetë në moshën 40 vjeçe.

“Ndoshta do të thoni se pse nuk jam në gjendje të flas sot. 22 vjet kam ligjëruar, por sot ndjej një emocion që kurrë në jetë nuk e kam ndjerë dhe e dinë të gjitha nënat që kanë humbur fëmijën e vet. Por në një aspekt tjetër, jam shumë krenare dhe e lumtur, siç thanë të gjithë, që paskam lindur një djalë jo vetëm i imi, por Shpati paska qenë i të gjithëve, i të gjithë juve. Le të prehet në paqe, le të jetë i qetë atje, pasi vitin e fundit nuk ka qenë i qetë. Dhe kjo ka qenë një parandjenjë e gjithë neve, që jemi shqetësuar si familje. Lus Zotin me lutjet e mija më të fuqishme, që të mi ruaj fëmijët e tjerë”, tha Gjylymsere Kasapi, nëna e Shpat Kasapit.

“Mua si Selvije më ka kompletuar. Më ka mbështetur, më ka respektuar dhe më ka dashur, dhe mbi të gjitha më ka falur një djalë si drita. Roeli është vetëm 3 vjet e gjysmë. Dhe ai ende nuk e kupton se nuk e ka babanë e tij dhe unë nuk e di si do të rritet me këtë dhe nuk e di kush do t’i tregojë. Por e dij se do të jetë shumë krenar për babanë, që e ka dashur shumë Shpati. Është përkushtuar deri në frymën e fundit që Roeli të jetë me të gjitha të mirat, të rritet me të gjitha virtytet. Roeli do të jetë shumë krenar dhe sidomos do të jetë shumë krenar, kur të shohë sa prej jush e keni dashur Shpatin, sinqerisht, ashtu siç duhej të duhet Shpati. Unë i kam thënë shpesh Shpatit, ti je shumë i mirë për këtë jetë. Shumi i sinqertë për këtë botë mizore”, tha Selvije Jao.

“Përtej artit, Shpati ishte njeri i qeshur, i sjellshëm dhe i dashur. Energjia e tij pozitive ndjehej kudo, dhe kujtimet për të mbeten po aq të forta sa këngët që la pas. Pavarësisht trajtës trupore, arti i Shpatit do të jetojë përherë në mesin tonë”, tha Izet Mexhiti, kryetar i komunës së Çairit.

“Kokën mbajeni lartë, për djalin, vëllain, bashkëshortin që keni pasur, për shkak se Shpati ishte krenaria e të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë”, theksoi kryeparlamentari Afrim Gashi.

Këngëtarja Leonora Paloska nuk i mbajti dot lotët gjatë mbledhjes komemorative në Çair, për këngëtarin e ndjerë Shpat Kasapi.

Gjatë fjalës së saj Poloska tha se Shpati do të mbetet i paharruar përgjithmonë.

‘’Me dhimbje të thellë dhe respekt të pa masë përulemi para kujtimit të Shpatit ai ishte shembull i mirësisë, i besës një shpirt që i ndriçonte çdo ambienti ku shkonte. Shpat Kasapi që me zërin e tij të ëmbël preku zemrat e mijëra njerëzve, kjo jetë është e rëndë, por kujtimi yt do të jetojë si një dritë që kurrë nuk fiket të gjithë vijmë në këtë botë dhe të gjithë e kemi nga një mision, Shpat Kasapi na tregoi të gjithëve që edhe me 40 vjet ai e përmbushi këtë mision edhe do të mbetet i paharruar gjithmonë. Ngushëllime familjes, kolegëve, gjithë shqiptarëve kudo që janë, Shpati na bone pak të padrejtë e këpute zinxhirin’’, u shpreh ajo me lot në sy.

Këngëtarja Altuna Sejdiu në mbledhjen komemorative për këngëtarin Shpat Kasapin kujtoi kohën më të ndjerin kur ishin fëmijë, dhe fillimin e karrierës së tyre muzikore.

“Unë dhe ti Shpat ecëm nëpër shumë rrugë bashkë, ishim shokë klase ishim fëmijë të bekuar me prindër që na mbështetën në ëndrrat tona për muzikën ishim adoleshentë që provuam barrën e popullaritetit para se ta kuptonim çfarë do të thoshte ajo, ishim dy të rinjë që në betejat nga Shkupi të depërtonin në Prishtinë, Tiranë e kudo që ka shqiptarë dhe ia dolëm Shpat, ti ja dole sot kënga jote jehon në çdo qytet, në çdo shtëpi, në çdo zemër ku flitet shqip sepse ti le shumë pas, le muzikën që do të mbajë emrin tënd të gjallë përherë, le buzëqeshjen tënde atë buzëqeshje që nuk u largua asnjëherë nga fytyra jote le porosinë se të jesh i mirë të jesh i pastër i qetë i dashur është vlerë e njerëzimit.”, tha ajo

Tuna pati një premtim për mikun e saj.

“Shpat Kasapi miku ynë ti ishe dhe do të jesh pjesë e një brezi të artë, do të vijnë emrat e tjerë do të krijohen këngë të tjera, por vendi yt drita jote nuk do të zëvendësohet, dhe nëse një ditë Roeli vendos të ngjitet në skenë unë do të jem aty të premtoj do ta mbështes ashtu si dikur që ne mbështetëm njëri tjetrin ky është premtimi im për ty”, u shpreh Tuna.

Magnezi – ky mineral thelbësor për shëndetin tonë

0

Nga ulja e rrezikut të diabetit të tipit 2 dhe niveleve të presionit të gjakut deri te parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare dhe mbështetja e shëndetit të trurit, magnezi po dëshmon veten të jetë një superushqim.

Michelle Routhenstein, dietologe kardiologjike dhe eksperte e shëndetit të zemrës, thekson se magnezi është gjithashtu i dobishëm për gratë me menstruacione duke lehtësuar migrenën dhe simptomat e PMS-së.

Zakonisht nuk është e vështirë të merrni mjaftueshëm magnez nëse hani një dietë të ekuilibruar dhe të larmishme, por nëse keni një dietë të kufizuar ose një gjendje që kufizon aftësinë tuaj për të përthithur siç duhet lëndët ushqyese, mund të jeni në rrezik të mungesës së tij dhe mund të duhet të merrni në konsideratë një suplement magnezi.

Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se magnezi nuk funksionon vetëm. Një nga miqtë e magnezit është vitamina D, e cila ndihmon në rritjen e përthithjes së magnezit në zorrë.

Në mënyrë të ngjashme, magnezi është thelbësor për maksimizimin e përthithjes së kalciumit. Routhenstein gjithashtu thekson rëndësinë e magnezit për përthithjen e kaliumit.

“Kaliumi luan një rol kyç në rregullimin e presionit të gjakut dhe mbështetjen e funksionit të shëndetshëm të muskujve”, deklaroi ajo.

Për të ruajtur një dietë të ekuilibruar që nxit nivele të shëndetshme të magnezit, këshillohet të përqendroheni te perimet me gjethe jeshile, si dhe te ushqime të tjera të pasura me magnez, siç janë drithërat e plota, bishtajoret, arrat dhe farat, si dhe ushqimet e fortifikuara.

Ja një listë e perimeve me nivelet më të larta të magnezit që mund të jenë një shtesë e shkëlqyer dhe e shijshme në dietën tuaj:

Spinaqi – Vetëm 100 gramë spinaq i gatuar siguron 78.5 mg magnez dhe është një burim i shkëlqyer i vitaminave A, C, K dhe folatit (vitamina B9). Spinaqi njihet gjithashtu për nivelet e larta të antioksidantëve dhe polifenoleve, dhe është zbuluar se ka efekte mbrojtëse kundër sëmundjeve të mëlçisë.

Është gjithashtu i pasur me oksid nitrik, dhe hulumtimet tregojnë se vepron si një shtesë e shkëlqyer dietike për atletët që duan të përmirësojnë performancën e tyre fizike.

Angjinarja – Gjysmë filxhani me zemra angjinaresh të gatuara (afërsisht 80 gramë) ofron 35.3 mg magnez, dhe kjo perime është gjithashtu e pasur me folat dhe vitaminë C. Sipas një studimi të kohëve të fundit, një përbërës i rëndësishëm i angjinareve është inulina, e cila dihet se ka një efekt prebiotik duke stimuluar rritjen e baktereve të shëndetshme në zorrët tona.

Lakra jeshile – Vetëm 60 gramë spinaq i gatuar përmban 18.9 mg magnez, por kjo nuk është e gjitha. Spinaqi përmban gjithashtu vitamina A, C dhe K dhe është një burim i mirë hekuri dhe kalciumi. I pasur me fibra, spinaqi është një mënyrë e shkëlqyer për të ulur tensionin e lartë të gjakut dhe nivelet e pashëndetshme të kolesterolit LDL.

Patatet – Një porcion patate të ziera me lëkurën e tyre (80 gramë) përmban afërsisht 17 mg magnez. Patatet janë gjithashtu një burim i mirë i vitaminës C dhe kaliumit. Kjo perime e shëndetshme është e pasur me niseshte rezistente, e cila, sipas hulumtimeve, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të diabetit, obezitetit dhe kolesterolit të lartë, si dhe në përmirësimin e shëndetit të zorrëve.

Rukola – Një porcion rukola përmban 4.7 mg magnez, dhe gjithashtu ofron vitamina A, C dhe K. Kjo perime me gjethe është gjithashtu e pasur me antioksidantë dhe glukozinolate.

Perimet e pasura me nitrate, të tilla si rukola, kanë tërhequr gjithashtu vëmendjen për potencialin e tyre në mbështetjen e shëndetit oral duke promovuar bakteret e dobishme që reduktojnë nitratet. Kjo ndihmon në parandalimin e çekuilibrave që mund të kontribuojnë në një sërë problemesh të shëndetit oral, të tilla si prishja e dhëmbëve, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve dhe era e keqe e gojës.

Jeronimo Sarin emërohet trajner i Golden Eagle Yllit

0

Golden Eagle Ylli ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri të ekipit, Jeronimo Sarin, i cili vetëm para pak ditësh është larguar nga posti i kryetrajnerit te Vëllaznimi.

Klubi suharekas ka lëvizur shpejt për ta siguruar strategun që në stinorin e kaluar e udhëhoqi Vëllaznimin drejt një prej sukseseve më të mëdha në histori, titullit kampion të Ligës Unike.

Emërimi i Sarin vjen në një moment vendimtar për Yllin, që synon të rikthehet në garë për trofetë kryesorë.

Me përvojën dhe autoritetin e tij, pritet që trajneri kroat t’i sjellë stabilitet ekipit dhe ta rikthejë identitetin luftarak në parket.

Dolce godet Edin nga Grande Fratello

0

Shkëmbimi i banorëve mes Big Brother VIP Kosova dhe Grande Fratello ka nisur me një surprizë jo shumë të këndshme për mbështetësit e çiftit Dolce-Edi.

Mbrëmjen e djeshme, Dolce është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Itali si pjesë e shkëmbimit, por hyrja e saj solli menjëherë një deklaratë që ka habitur ndjekësit besnikë të formatit në Kosovë.

Gjatë bisedës së parë njohëse me banorët italianë, Dolce është pyetur troç për statusin e saj: “A je e lidhur me dikë?”.

Përgjigja e saj ishte e menjëhershme dhe e prerë: “Jo, jo”m duke mos e përmendur fare.

Kjo deklaratë vjen në kontrast të plotë me atë çfarë kemi parë ditët e fundit në BBVK, ku mes saj dhe Edit nuk kanë munguar puthjet pasionante, përqafimet dhe xhelozitë tipike të një çifti.

A është ky “mohim” një strategji për t’u dukur interesante para italianëve, apo Dolce e konsideron atë që ka me Edin thjesht një flirt që mbetet brenda kufijve të Kosovës?

Kurteshi përplaset me gazetarët: Largohuni, po i këqyrni kompjuterat, po i shihni dokumentat

0

Anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi është përplasur me gazetarët në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor duke thënë se gazetarët po shohin dokumentet dhe po këqyrin në kompjutera.

Kurteshi pas përmbylljes së punimeve të KQZ-së u tha gazetarëve që të tërhiqen në këndin që është i parashikuar për ta.

“Gazetarët përtej atje nuk kanë të drejtë të hyjnë këtu. Përfundimisht ne jemi marrë vesh këndi i mediave është atje, as nuk ju pengoi kërkush. Po i shohin dokumentet po këqyrin në kompjutera. Ju lutem këndi i mediave është atje. Ju lutem këndi i mediave është atje, largohuni”, tha Kurteshi.

Shefi i NATO-s me porosi për Serbinë rreth rastit të Banjskës

0

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se presin nga Serbia që përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë të vitit 2023 t’i sjellë para drejtësisë.

Rutte ka thënë se për këtë ka folur me presidentin serb, Vuçiqi, i cili siç tha Rutte i ka thënë se do të punojë në këtë drejtim.

“Paraardhësi im ka punuar në këtë më presidentin e Serbisë, Alexander Vuçiqin. Edhe unë kam folur vet më të, dhe ai më tha se do të punojë në këtë, dhe ne presim nga autoritetet serbe të kryejnë pjesën e tyre në këtë drejtim”, ka thënë Rutte kur është pyetur nga Tëvë1 para takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s.

Ai ka thënë janë duke e përcjell dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe se NATO-ja do të ndihmojë në këtë proces.

Murati njofton për alokimin e 2.7 milionëve për pagesën e operatorëve të transportit publik

0

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se tashmë janë alokuar 2.7 milionë euro në kategorinë mallra dhe shërbime, mjete të destinuara për pagesën e operatorëve të transportit publik, sipas vendimit të Kuvendit të Prishtinës për të hyrat vetanake.

Ai tha se kjo shumë është proceduar veçmas nga 25.9 milionë euro të projekteve kapitale, në mënyrë që të përfundojë me prioritet gjatë ditës së sotme.

Murati sqaroi se vendimi i Komunës së Prishtinës, i marrë të enjten mbrëma, ka kaluar me procedurë të përshpejtuar procesin e verifikimit të ligjshmërisë nga MAPL-ja dhe MFPT-ja, duke theksuar se ky verifikim nuk ka qenë i mundur më herët për shkak të ditëve jopunë.

Ai tha se Departamenti i Buxhetit ka qenë në koordinim të vazhdueshëm me zyrtarët financiarë të Komunës dhe se kjo e fundit ka qenë e informuar për ecurinë e alokimit. Ministri e quajti “të pavërtetë dhe për keqardhje” deklarimin e Komunës se Ministria po bllokon mjetet, duke i kërkuar asaj që të shlyejë të gjitha borxhet ndaj operatorëve të transportit publik dhe t’i japë fund, siç tha ai, “farsës së bllokadës së pretenduar”.