spot_img
E shtunë, 18 Prill, 2026
10:57
Home Blog Page 980

Ndalohet qarkullimi në dy segmente në autostradat “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”

0

Qarkullimi në dy autostrada është bllokuar nga mëngjesi i së premtes për shkak të garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës. Qarkullimi për automjete në autostradat “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova” do të lëshohet pasdite.

Edhe të shtunën, përkohësisht do të jetë i bllokuar qarkullimi.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, garat e vlefshme për Kampionatin e Kosovës do të bëjnë që përkohësisht të ndalohet qarkullimi në këto segmente të autostradave:

Më 20 qershor – nga ora 10:00-14:00 autostrada “Arbën Xhaferi” nga hyrja/dalja Lipjan deri te hyrja/dalja Bibaj, në drejtimin Prishtinë-Hani i Elezit.

Më 21 qershor – nga ora 09:00-16:00 në ditën e dytë të garës do të mbyllet përkohësisht autostrada “Arbën Xhaferi” nga hyrje/dalja Bibaj – Babush – Lipjan – Prishtinë (Uglar) – Bresje – rruga nacionale N9 deri në Gjergjicë, si dhe autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin – Malishevë-Duhël dhe anasjelltas.

Moskonstituimi i Kuvendit me pasoja për Kosovën

0

Segmenti i Sundimit të Ligjit është një nga fushat në pritje të mbështetjes financiare nga Bashkimi Evropian në kuadër të Planit të Rritjes, por që deri më tani as për këtë fushë e as për të tjerat Kosova nuk ka marrë asnjë cent.

Krejt kjo për shkak të mos ratifikimit të marrëveshjes për Instrumentin e Planit të Rritjes dhe Marrëveshjes për Hua, si pasojë e bllokadës në konsituimin e Kuvendit.

Kësisoj Kosova rrezikon të humbas mbi 60 milionë eurosh.

Por kjo nuk është e vetmja pasojë për Kosovën, tërheq vërejtjen Instituti i Kosovës për drejtësi

“Kosova do futet ne probleme të mëdha të cilat do ta rëndojnë jetën e qytetarëve. Pasojat janë në dy rrafshe, të brendshme dhe të jashtme në aspektin e jashtëm jane evidente mosanëatrësimi i Kosovës në kie…mungesa e marrjes së fondeve nga plani i rritjes si rrezikojmë të mos u marrim por rrezikojnë të humbin vlerën ato para. Ne rrafshin e brendshme pasojat e vendit në rritje të çmimit të energjisë. Kosova ka miratuar strategjinë për sundimit e ligjit me vitin 2021. Nga monitorimi ynë janë kryesisht çështjet e mungesa. E buxhetit për moszbatim e strategjisë ka buxhet që BE-ja po planifikon të e jap buxhetin për sundim te ligjit por s’ka insitucione qe duhet ta marrin atë buxhet”, tha Jakaj për rtv21

Edhe Drejtori i Institutit për Lidership Civil Argjend Zejnaj, thotë se vonesa për konstituim të institucioneve do t’i sjell pasoja të mëdha vendit, përfshirë edhe përftimin nga plani i rritjes i BE-së.

“Mos konstitutimi i institucioneve do t’i nxjerr shume pengesa Kosovës në raport me planin e BE-së por edhe tema të tjera…”, deklaroi Zejnaj për rtv21.

Qeveria në detyrë nuk komentoi mbi pasojat e vonesave për formimin e institucioneve të reja dhe përfitimin e mjeteve te para të BE-së por më parë kishte thënë se konstituimi i legjislaturës së re i hapë rrugë lëshimit të fondeve.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë vendet e para të rajonit për të cilat Bashkimi Evropian ka bërë pagesat e para financimit nga Plani i rritjes në Ballkanin Perëndimor.

Plani i rritjes i BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor përfshinë shumën prej 6 miliardë euro prej të cilave 2 miliardë euro janë grante pa kthim, ndërsa 4 miliardë në formën e kredive të favorshme. Kosova pritet t’i përfitojë mbi 800 milionë euro.

Naim Murseli në Psikiatri qe një javë

0

Naim Murseli, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, është shtruar në Klinikën e Psikiatrisë tash prej shtatë ditësh, ka thënë drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike, Shpend Haxhibeqiri. Ai ka thënë se Murseli do të qëndrojë në institut deri sa të bëhet ekzaminimi i plotë i tij, dhe deri kur mjekët e vlerësojnë se është i mjaftueshëm qëndrimi i tij aty.

Mëngjesin e së premtes ai nën përcjelljen e Policisë është dërguar në Klinikën e Neurologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e prej aty, më pas ai është kthyer në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

Më 4 qershor, trupi gjykues pati miratuar kërkesën e mbrojtjes së Murselit që atij t’i bëhet ekzaminimi psikiatrik. Avokatja e Murselit, Teuta Zhinipotoku, e justifikoi kërkesën e shtruar, duke thënë se klienti i saj ka shpërfaqur gjendje psikiatrike të paqëndrueshme.

 

Murseli ishte deklaruar i pafajshëm në seancën gjyqësore.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Naim Murseli dyshohet se ka organizuar vrasjen e bashkëshortes së tij për motive hakmarrjeje dhe përfitim financiar nga një sigurim jetësor në Suedi në vlerë prej rreth 260 mijë eurosh. Për vrasjen, në aktakuzë thuhet se e ka planifikuar bashkë me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, duke i porositur për ta kryer vrasjen në këmbim të një pagese prej 30 mijë eurosh.

Në ditën e vrasjes, sipas aktakuzës, Murseli ka siguruar armën me 20 fishekë nga Tom Dodaj, për çmimin prej 280 eurosh.

Tom Dodaj e ka pranuar fajësinë për shitjen e armës dhe është dënuar me 5 vjet burgim dhe një gjobë prej 5 mijë eurosh.

Ademaj u vra në mbrëmjen e 29 nëntorit të 2023-tës, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, ndërsa rasti fillimisht u raportua si vrasje gjatë grabitjes.

Rritet çmimi i biletave për autobusët në relacionin Podujevë-Prishtinë

0

Qytetarët e Podujevës që udhëtojnë me autobus drejt Prishtinës, nga data 23 qershor do të paguajnë më shumë çmimin e biletës.

Nga data 23 qershor, çmimi i biletës do të bëhet 1 euro e 50 cent, shkruan lajmi.

Kjo rritje e çmimeve vjen si pasoj e rritjes së çmimit të derivateve.

Çmimi i derivateve në javën e fundit ka shënuar rritje në tërë territorin e Kosovës, si pasojë e luftës Izrael-Iran.

 

Zgjedhje të dyfishta më 12 tetor – Të gjithë kundër, përpos VV-së

0

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka vendosur që zgjedhjet komunale të mbahen më 12 tetor 2025, pas një takimi konsultativ me partitë politike.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe mundësia që në të njëjtën ditë të mbahen edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, si një përpjekje për të zgjidhur ngërçin institucional që ka paralizuar vendin që disa muaj.

Propozimi për mbajtjen e dy proceseve zgjedhore paralelisht është inicuar nga Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve të fundit.

Kuvendi i ri ende nuk është konstituuar, pavarësisht 34 tentimeve për zgjedhjen e kryetarit të tij, ndërkohë që Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti po funksionon pa legjitimitet të plotë parlamentar.

Arifi kundër zgjedhjeve të dyfishta: KQZ ka dështuar me një palë zgjedhje, çka do të ndodhte me zgjedhje të dyfishta?

Dritëro Arifi, njohës i çështjeve politike, është kundër idesë që në tetor të mbahen njëkohësisht zgjedhjet komunale dhe parlamentare në Kosovë. Ai argumenton se këto dy procese zgjedhore kanë kontekste të ndryshme dhe nuk mund të bashkohen në një datë të vetme.

“Nga aspekti teknik, jo vetëm nga ai politik, por nga aspekti teknik, nuk mendoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kapacitetin për të organizuar dy palë zgjedhje në të njëjtën kohë.”

Ai kujton se herën e fundit kur janë mbajtur zgjedhje nacionale me një palë, procesi ka qenë i komplikuar dhe i vonuar, me shumë ankesa.

“Duke e parë se herën e fundit që u zhvilluan zgjedhje nacionale, u vonuan shumë dhe kishte ankesa të shumta, mendoj se organizimi i dy palëve të zgjedhjeve njëkohësisht është i pamundur dhe i panevojshëm’’, deklaroi Arifi.

Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj, ka vlerësuar se mbajtja e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në të njëjtën ditë është jo vetëm e papërshtatshme, por edhe e papajtueshme me kuadrin ligjor në fuqi.

‘’ Unë e shoh mjaft problematike mbajtjen e dy palë zgjedhjeve për një ditë për shkak se ka edhe problem ligjore sa i përket kësaj çështjeje’’, tha Demhasaj.

Sipas tij, këto dy procese zgjedhore kanë natyrë të ndryshme: zgjedhjet lokale janë të rregullta dhe parashikojnë një fushatë 30-ditore, ndërsa zgjedhjet parlamentare të parakohshme janë të jashtëzakonshme dhe parashikojnë një fushatë vetëm 14-ditore.

‘’Zgjedhjet lokale janë zgjedhje të rregullta dhe fushata zgjatë 30 ditë .Në anën tjetër nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare atëherë ato janë të jashtëzakonshme dhe fushata zgjat dy javë pra është shumë problem me i bashku në këto rrethana zgjedhjet lokale me parlamentare’’, deklaroi ai.

Duke u bazuar në përvojën e fundit me zgjedhjet nacionale, të cilat u karakterizuan me vonesa dhe ankesa të shumta, ai vlerëson se mbajtja e dy proceseve zgjedhore njëkohësisht është e pamundur teknikisht, e palogjikshme dhe e panevojshme.

‘’Duke e parë që herën e fundit dështuan me një palë zgjedhje nacionale, u vonuan shumë, kishte ankesa, kështu që dy palë zgjedhje përnjëherë e shoh të pamundur të mbahen ,këta edhe mund ta bëjnë por nga aspekti logjik është e pamundur dhe e panevojshme’’, përfundoi ai. /Frontonline

I akuzuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli shihet në QKUK

0

Naim Murseli, i akuzuari për vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj është dërguar në Klinikën e Neurologjisë në QKUK.

Atje, ai është dërguar i prangosur këmbë e duar, raporton Klankosova.

Murseli, i dyshuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, u deklarua i pafajshëm.

Pos tjerash, ai ka thënë se nëse vërtetohen pretendimet e Prokurorisë, ai vetë do të kërkojë dënim të përjetshëm për veten.

Me 4 qershor në Gjykatë u pranua kërkesa e Avokates se Naim Murselit, Teuta Zhinipotoku, që klientit të saj t’i bëhet ekzaminim i statusit mendor.

Ajo shtoi se ky ekzaminim është thelbësor për të vlerësuar nëse Murseli është në gjendje të ndjekë rrjedhën e shqyrtimeve gjyqësore dhe të konsultohet me avokatët e tij.

“Konsiderojmë se kur të arrihet sigurimi i kësaj prove, që do ta realizojë grupi i ekspertëve pranë QKUK-së dhe Instituti i Psikiatrisë Forenzike të Kosovës, atëherë në varësi të gjetjeve, të vazhdohet me procesin gjyqësor”, theksoi avokatja, duke shtuar se “ky proces kërkon maturi dhe paanshmëri, dhe pala mbrojtëse nuk kërkon trajtim të veçantë”.

Rusia refuzon të reagojë ndaj kërcënimeve të SHBA-së dhe Izraelit për vrasjen e Khameneit

0

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka refuzuar të komentojë për kërcënimet e fundit të bëra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, të cilat raportohet se ishin drejtuar ndaj Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei. Deklaratat e Putinit u bënë gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, një ngjarje globale madhore që mbahet çdo vit në Rusi.

Kur u pyet drejtpërdrejt për këtë çështje, Putin shmangu përgjigjen mbi kërcënimet dhe e zhvendosi fokusin tek nevoja për stabilitet rajonal. Ai theksoi se Rusia nuk synon të kontrollojë apo të ushtrojë presion mbi askënd, por theksoi nevojën për dialog dhe zgjidhje të problemeve aktuale, duke evituar që të fajësojë ndonjë shtet konkretisht. Ky qëndrim tregon se Rusia dëshiron të ruajë qetësinë dhe balancën përballë tensioneve në rritje. Kjo gjithashtu reflekton qasjen e zakonshme të Putinit për të zgjedhur diplomacinë mbi konfliktin.

Kërcënimet erdhën pas deklaratave agresive të Presidentit aktual të SHBA-ve, Donald Trump, i cili tha se “e dinte ku ndodhet Khamenei” dhe e cilësoi atë si një “shënjestër të lehtë”. Ai shtoi se ende nuk kanë vepruar, por dha një paralajmërim të qartë. Këto komente, që u përhapën gjerësisht, ngjallën shqetësime për veprime ushtarake të mundshme apo misione të fshehta.

Raportet gjithashtu pohuan se Izraeli kishte hartuar një plan për të vrarë Khamenein, por ky plan, sipas burimeve, ishte bllokuar nga Presidenti amerikan. Ky zhvillim ka shtuar edhe më shumë tensionin në një situatë tashmë shumë të ndezur në Lindjen e Mesme. Shumë liderë botërorë tashmë kanë bërë thirrje për qetësi dhe veprime të menduara.

Edhe pse Putin nuk reagoi drejtpërdrejt mbi kërcënimet, komentet e tij tregojnë se Rusia po e ndjek me vëmendje situatën. Ai shfaqi dëshirën që rajoni të shmangë përshkallëzimin e dhunës. Zgjedhja e tij për të mos komentuar hapur mbi kërcënimet është një lëvizje e kujdesshme politike, që tregon synimin e Rusisë për të vepruar si ndërmjetëse dhe jo si palë luftuese në këtë konflikt global.

Trump del me afat të ri për mundësinë e përfshirjes së SHBA-ve në konfliktin me Iranin

0

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, lexoi një deklaratë nga presidenti Donald Trump ku thuhej se ai do të vendosë nëse do të nisë një sulm amerikan ndaj Iranit brenda dy javëve të ardhshme.

Ajo tha se Trump dëshiron të lejojë që përpjekjet diplomatike të vazhdojnë përpara se të marrë një vendim përfundimtar mbi veprimin ushtarak të SHBA-së, sipas deklaratës.

Leavitt tha gjithashtu se një marrëveshje me Iranin nuk duhet të përfshijë pasurimin e uraniumit.

Leavitt u bëri thirrje mbështetësve të “besojnë te Presidenti Trump” pasi disa aleatë të MAGA-s kritikuan konsideratën e administratës për rritjen e përfshirjes së SHBA-së në konflikt.

“Presidenti Trump ka instinkte të jashtëzakonshme dhe Presidenti Trump e mbajti Amerikën dhe botën të sigurt në mandatin e tij të parë si president, duke zbatuar një axhendë të politikës së jashtme të paqes përmes forcës”, u tha Leavitt gazetarëve gjatë konferencës për shtyp të së enjtes. “Dhe në lidhje me Iranin, askush nuk duhet të habitet nga qëndrimi i presidentit se Irani absolutisht nuk mund të pajiset me një armë bërthamore – ai ka qenë pa mëdyshje i qartë për këtë për dekada të tëra, jo vetëm si president, jo vetëm si kandidat presidencial, por edhe si qytetar privat”.

Vjen kërcënimi i parë për Kurtin

0

Bilall Sherifi nga NISMA, ka komentuar deklaratat e Kurtit, ku i quajti ‘nomadë’ deputetët e opozitës.

Ai tha se ‘Kurti është ngucakeq’.

“Populli e ka një shprehje të mirë që e përshkrun këtë situatë, Zoti Kurti është ngucakeq, smunet me nejt pa u nguc. Atë deklaratën që e ka pas thënë në fillim, mendoj që nuk ka qenë aksidentale, por ai e ka pas bindjen që përmes diasporës do ta mbyll lojën”, tha Sherifi.

Tutje, ai tha se nëse Kurti nuk e mban marrëveshjen me Fatmir Limajn, atëherë do të duhet të gjej edhe 4 mandate tjera.

“Kjo e tashmja më shumë reflekton nervozën që ka për shkak të pamundësisë për të gjetë edhe një deputet. Nesë e mban marrëveshjen me Limajn, ta zgjedh kryetar të Kuvendit, atëherë janë 60 mandate, pra i nevojitet edhe një për të ecur përpara. Nëse nuk i qëndron në parim kësaj marrëveshje, atëherë ka telashe me 4 mandate”, tha ai në Presing.

Sherifi foli edhe për takimin që pati Limaj me kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhiku, për të cilin tha se ishte takim konstruktiv.

Ai tha se nuk mund të japë më shumë detaje, por shton se ka pasur biseda interesante mes të dyve.

AP: Qytetarë nga Kosova mes të evakuuarve nga Izraeli

0

Associated Press raporton se një grup prej 89 bullgarësh është evakuuar nga Izraeli për në Sofje, së bashku me 59 shtetas nga vende të tjera, përfshirë Kosovën, Shqipërinë, SHBA-në, Belgjikën, Slloveninë dhe Rumaninë.

Shtetet po evakuojnë shtetasit e tyre nga Izraeli dhe Irani përmes ajrit, tokës dhe detit, ndërsa konflikti mes dy rivalëve të ashpër po përshkallëzohet.

Ditë të tëra sulmesh dhe kundërsulmesh nga të dyja palët kanë mbyllur hapësirën ajrore në gjithë Lindjen e Mesme, duke penguar rëndë fluturimet komerciale dhe duke e bërë të vështirë hyrjen ose daljen nga rajoni.

Disa qeveri po përdorin kufijtë tokësorë për të nxjerrë qytetarët e tyre me rrugë tokësore në shtete ku aeroportet janë ende të hapura, shkruan AP. Mijëra të huaj kanë ikur që nga e premtja e kaluar, kur Izraeli nisi sulme të papritura me raketa ndaj Iranit.

Bullgaria ka zhvendosur të gjithë diplomatët e saj nga Teherani në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, tha të enjten kryeministri i vendit.

“Nuk po e mbyllim ambasadën, por po e zhvendosim përkohësisht në Baku derisa të kalojë rreziku,” deklaroi kryeministri Rosen Zhelyazkov.

Një grup prej 89 bullgarësh u evakuuan nga Izraeli me avion drejt Sofjes, së bashku me 59 shtetas nga Sllovenia, SHBA, Belgjika, Shqipëria, Kosova dhe Rumania.

Ata u nisën nga qyteti egjiptian Sharm el-Sheikh, ku ishin transferuar me autobus përmes kufirit nga Izraeli. Zhelyazkov tha se qeveria i kishte bërë thirrje të gjithë bullgarëve të gatshëm t’i bashkoheshin autokolonës. Ata u nisën me 11 automjete të mërkurën në mëngjes.

“Kishte alternativa. Mund të udhëtonin përmes Turqisë, por në fund vendosëm që të shkonin përmes Azerbajxhanit,” shtoi ai.

Bashkimi Evropian ka ndihmuar në evakuimin e rreth 400 personave nga Izraeli përmes Jordanisë dhe Egjiptit, si pjesë e reagimit emergjent brenda bllokut prej 27 shtetesh. Fluturimet janë bashkëfinancuar deri në 75% nga BE. Po ashtu, Sllovakia, Lituania, Greqia dhe Polonia kanë kërkuar ndihmë për evakuime nga Lindja e Mesme.