HomeKosova“Cenim i rëndë i rendit kushtetues”, PDK kundërshton procesin për Presidentin

“Cenim i rëndë i rendit kushtetues”, PDK kundërshton procesin për Presidentin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), pas mbledhjes së Kryesisë, tha se dënon ashpër përpjekjet për zgjedhjen e Presidentit në mënyrë “të njëanshme dhe në shkelje flagrante të Kushtetutës së Kosovës”.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, theksoi se ky veprim përbën cenim të rëndë të rendit kushtetues dhe e shtyn vendin drejt një anarkie politike dhe paralajmëroi për “pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit”.

- Advertisement -

“Pushteti politik nuk mund të vendoset mbi Kushtetutën dhe ligjet tona. Ky është cenim i rendit kushtetues. Këtë nuk do ta lejojmë dhe do ta ndalojmë”, tha Hamza.

Kryesia e PDK-së thekson se shteti i Kosovës është ndërtuar me shumë sakrificë dhe se veprimet e tilla përbëjnë rrezik serioz për themelet demokratike të tij.

- Advertisement -

PDK shton se “Kushtetuta dhe ligjet nuk mund të interpretohen sipas interesave të ngushta ditore politike dhe se çdo devijim nga këto parime krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen e vendit”.

Në përfundim, Partia Demokratike e Kosovës zotohet se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme politike dhe institucionale për mbrojtjen e Kushtetutës, rendit demokratik dhe të ardhmes së vendit, duke ftuar njëkohësisht qytetarët të jenë vigjilentë dhe aktivë në mbrojtje të shtetit të së drejtës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat