Mjeshtri i madh, Zhani Ciko, ka rrëfyer këngëtaret që në atë kohë ishin rivale të Parashqevi Simakut.
Ciko solli në vëmendje motrat Libohova, Irma dhe Eranda, por edhe Lindita Kondakçi. Gjithsesi mjeshtri i madh tha se Parashqevia ishte një vajzë që kishte ambicie.
“Parashqevia ishte shumë e zgjuar, kishte një fjalor shumë të edukuar, fin dhe elegant”, tha Ciko.
Ciko rrëfeu se Parashqevia nuk ka marrë pjesë në festivalin e parë që ai organizoi në RTSH, për shkak se në atë kohë sapo kishte përfunduar recitalin.
Ai tha se Parashqevia në atë kohë iku dhe ndihma që i kërkoi ishte t’i siguroja një vizë në ambasadën italiane.
“Më kërkoi ndihmë që t’i siguroja vizën. Donte të ikte në Itali dhe atje e prisnin të tjerë persona”, tha Ciko, në News24.
Ai tha se Parashqevia donte të ikte jashtë që të konfirmonte talentin e saj dhe në atë kohë ishte e vështirë që ti thoje që ishte e vështirë.



