spot_img
E premte, 1 Maj, 2026
15:18
HomeMuzikëLuan Durmishi hyn në garë për San Marinon në Eurovision 2026

Luan Durmishi hyn në garë për San Marinon në Eurovision 2026

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Këngëtari shqiptar Luan Durmishi ka hyrë zyrtarisht në garë për të përfaqësuar San Marinon në Eurovision Song Contest 2026.

Ai po merr pjesë në fazën e casting-ut të “Dreaming San Marino Song Contest”, festivali përzgjedhës që vendos se cili artist do ta përfaqësojë vendin në skenën evropiane.

- Advertisement -

Luan do të interpretojë live para jurisë profesionale, duke prezantuar projektin e tij më të fundit, këngën “Summa Summarum (Cogito, Ergo, Sum)”.

Kjo vepër është krijuar nga Luan Durmishi, në bashkëpunim me kompozitorin dhe dirigjentin e muzikës klasike dhe bashkëkohore Kushtrim Gashi dhe producentin muzikor të Luanit, Tomor Kuçi, ndërsa tekstin e kanë shkruar Luan Durmishi dhe Artrit Bytyqi.

- Advertisement -

Kënga është inspiruar nga thënia e filozofit françez René Descartes, babait të filozofisë moderne, dhe për Luanin përfaqëson një nga projektet më të rëndësishme të karrierës së tij muzikore deri tani.

Me një identitet artistik modern dhe përvojë të gjatë në muzikë, Luan synon të sjellë një interpretim autentik dhe ndërkombëtar, duke treguar potencialin e tij në një nga skenat më prestigjioze të Evropës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat