spot_img
E premte, 24 Prill, 2026
22:55
HomeKosovaÇitaku-Kurtit: I paaftë, shihemi në zgjedhje - populli i abuzuar politikisht nga...

Çitaku-Kurtit: I paaftë, shihemi në zgjedhje – populli i abuzuar politikisht nga ti do të flasë me votë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës, i ka reaguar kryeministri Albin Kurti, pasi që ky fajësoi partitë opozitare që vendi po shkon drejt zgjedhjeve.

Çitaku, i ka kërkuar Kurtit që të qetësohet, dhe duke thënë se, Kosova fatmirësisht nuk është vetëm e tij.

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, i ka kërkuar Kurtit edhe që, të qeverisë, bashkëpunojë, ose që ta lëshojë rrugën e t’i lërë ankesat.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Kryeministër, qetësohu. Përkundër kapjes së institucioneve, Kosova fatmirësisht nuk është vetëm e jotja. Si do t’ia shpjegosh popullit që t’i dhanë 51% të votave se nuk dëshiron e nuk din të qeverisësh?

Këtë e di ti, mirëpo çfarë di unë është se ti do ta marrësh përgjigjen e merituar nga ta. Prandaj, lutja ime është krejt e sinqertë: Ose qeveris, bashkëpuno e jepi drejtim Kosovës, ose lësho rrugë e lëri më ankesat, krizat e lojërat fëmijërore në kurriz të qytetarëve.

Ti nuk je armiku ynë. Ti je vetëm një sfidë që, në ditën kur nuk do të jesh në drejtimin e vendit, për shtetin dhe qytetarët do të bëhet shumë më mirë.

Shihemi në zgjedhje, atje ku ky popull i abuzuar politikisht nga ti për shumë vjet, do të flasë me votë. I paaftë!

Kurti: Opozita refuzoi të gjitha ofertat për kompromis dhe zhbllokim institucional

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat