spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
04:56
HomeMuzikëDënohet hajnesha që vodhi këngët e papublikuara të artistëve, përfshirë edhe të...

Dënohet hajnesha që vodhi këngët e papublikuara të artistëve, përfshirë edhe të Bebe Rexhës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një hakere është shpallur fajtore për vjedhje të muzikës së artistëve, përfshirë të shqiptares me famë botërore, Bebe Rexha, Coldplay e Shawn Mendes.

E quajtur Skylar Dalzieln, fitoi rreth 42,000 funte nga shitja e muzikës që vodhi, njoftoi Policia e Londrës.

- Advertisement -

22-vjeçarja pranoi fajësinë për 11 shkelje të së drejtës së autorit dhe u dënua me 21 muaj burgim, raportoi BBC.

“Vjedhja e materialit me të drejta të autorit për përfitim të vetin financiar është e paligjshme. Rrezikon punën e artistëve dhe jetesën e njerëzve që punojnë me ta për të krijuar dhe publikuar muzikën e tyre”, ka thënë Daryl Fryatt nga Policia britanike.

- Advertisement -

Dalziel u arrestua më 9 janar 2023, kurse policët sekuestruan nga ajo tri disqe që përmbanin 291,941 këngë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat