spot_img
E martë, 28 Prill, 2026
10:39
HomeKosovaDikur thoshte se në Kosovë po vlon ekonomia, Evetar Zeqiri shkarkohet të...

Dikur thoshte se në Kosovë po vlon ekonomia, Evetar Zeqiri shkarkohet të enjten

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Të enjten pasdite është shkarkuar kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it Evetar Zeqiri.

Shkarkimi i tij vjen vetëm një ditë pasi në DEBAT PLUS po shpaloseshin dyshime për kompani energjetike me veprimtari të “dyshimtë”, që kanë bërë shit-blerje të rrymës me KEK-un dhe KOSTT-in.

- Advertisement -

Zeqiri u shkarkua në mbledhjen e sotme të bordit të drejtorëve, me anëtarë Gëzim Tosuni, Rejhane Zylfijaj, Lumnije Aliu, Sead Mujovi.

Siç mëson Dukagjini, ish-anëtarët e bordit të këtij institucioni tashmë kanë dërguar dosje në prokurori për dyshime për keqpërdorime të detyrës zyrtare nga i njëjti.

- Advertisement -

Dukagjini ka provuar të konfirmojë zyrtarisht lajmin, por deri në këto momente nuk kanë kanë kthyer përgjigje as nga Ministria e Ekonomisë as vetë Evetar Zeqiri.

Kujtojmë se në tetor të vitit 2022, bordi i drejtorëve të KOSTT -it e kishte emëruar Zeqirin në këtë post.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat