spot_img
E hënë, 20 Prill, 2026
23:01
HomeKosovaDita e Lirisë së Shtypit, LDK: Qeveria Kurti sulmoi e denigroi mediat...

Dita e Lirisë së Shtypit, LDK: Qeveria Kurti sulmoi e denigroi mediat për katër vite

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar lidhur me Ditën e Lirisë së Shtypit, dhe pasi që Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fundit në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.

Nga kjo parti, është deklaruar se Dita Botërore e Lirisë së Shtypit e gjen Kosovën me rezultat shqetësues dhe se ky vit, është viti i dytë që radhazi Kosova pëson rënie në këtë indeks,

- Advertisement -

‘‘Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, e gjen Kosovën me rezultat jashtëzakonisht shqetësues, sa i përket lirisë së medias- pushtetit të katërt. Kosova, sipas Indeksit të Lirisë së Shtypit nga Reporterët pa Kufij(RSF), ka shënuar rënien më të madhe në 15 vitet e fundit të saj, duke u renditur në pozitën e 99-të nga 180 vende të vlerësuara, më së keqi në gjithë rajonin, një tregues alarmant i përkeqësimit të mjedisit mediatik në vend. Viti 2025 është viti i dytë radhazi që Kosova pëson rënie në këtë indeks, nga vendi i 56-të në vitin 2023, në vendin e 75-të në vitin 2024, përderisa në këtë vit shënoi regresin më të madh, duke u ranguar në vendin e 99-të. Prandaj, raportet e tilla janë dëshmi e qartë e përkeqësimit sistematik të gjendjes së lirisë së medias’’, thuhet mes tjerash në komunikatën e LDK-së.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "LDK e ditën Botërore të Lirisë sẽ Shtypit, Kosova ka shënuar rënien drastike në Indeksin Θ Lirisë sẽ Shtypit. Reporterët pa Kufij 3 maj 2025 マ动 國 G ခ"

- Advertisement -

Komunikata e plotë:

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, e gjen Kosovën me rezultat jashtëzakonisht shqetësues, sa i përket lirisë së medias- pushtetit të katërt. Kosova, sipas Indeksit të Lirisë së Shtypit nga Reporterët pa Kufij(RSF), ka shënuar rënien më të madhe në 15 vitet e fundit të saj, duke u renditur në pozitën e 99-të nga 180 vende të vlerësuara, më së keqi në gjithë rajonin, një tregues alarmant i përkeqësimit të mjedisit mediatik në vend.

Viti 2025 është viti i dytë radhazi që Kosova pëson rënie në këtë indeks, nga vendi i 56-të në vitin 2023, në vendin e 75-të në vitin 2024, përderisa në këtë vit shënoi regresin më të madh, duke u ranguar në vendin e 99-të. Prandaj, raportet e tilla janë dëshmi e qartë e përkeqësimit sistematik të gjendjes së lirisë së medias.

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se ky regres, lidhet drejtpërdrejt me qasjen e Qeverisë Kurti ndaj mediave, pasi për katër vite qeverisje, ky pushtet ka sulmuar gazetarët, denigruar mediat kritike si dhe tentuar të heshtin fjalën e lirë.

Liria e mediave është gurthemeli i një demokracie funksionale; kur gazetarët censurohen ose frikësohen, qytetarët privohen nga e drejta për t’u informuar, ndërsa abuzimet e pushtetit mbeten në hije.

Demokracia nuk mund të mbijetojë aty ku mungon liria e shtypit, prandaj kjo rënie drastike në indeksin ndërkombëtar është alarm për gjendjen e demokracisë në vend.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të ngrejë zërin kundër çdo retorike përçarëse apo veprimi arbitrar që cenon mediat e pavarura. Ne jemi të vendosur të veprojmë si gardianë të lirisë së shprehjes, do të punojmë shumë që në qeverisjen e ardhshme të ketë respekt të plotë për mediat e lira, institucione të pavarura dhe llogaridhënie demokratike.

LDK është mirënjohëse dhe falënderuese për përkushtimin e gazetarëve që edhe përkundër presioneve e kërcënimeve, vazhdojnë të palëkundur të mbajnë të informuar publikun, hulumtojnë dhe të thonë të vërtetën.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat