Dua Lipa tashmë zotëron një pasuri prej mbi 100 milionë funte.
Sipas The Sun, Dua tani ka një pasuri prej mbi 100 milionë funtesh pas fitimeve prej 12.2 milionë funtash gjatë vitit 2024, falë performancës së saj në Glastonbury, albumit të ri dhe koncerteve të saj të ardhshme në Wembley, të cilat u shitën menjëherë.
Firma e saj “Radical22”, e cila merret me shitjet e albumeve, ka realizuar një fitim prej 10.4 milionë funtash, ndërsa “Radical22Live” për turnetë ka fituar 1.8 milionë funte.
Lista e pasurisë së “Sunday Times” e raportoi pasurinë e saj vitin e kaluar në 90 milionë, por tani ajo ka arritur në 102.2 milionë funte.
Ajo gjithashtu përfiton shumë nga marrëveshjet e sponsorizimit me markat Yves Saint Laurent, Versace dhe Evian mineral water.



