spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
04:55
HomeMuzikë"Edhe pak orë na ndajnë nga takimi i Parashqevi Simakut me të...

“Edhe pak orë na ndajnë nga takimi i Parashqevi Simakut me të birin”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Biznesmeni shqiptaro-amerikan Elton Ilirjani me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se edhe pak orë na ndajnë nga takimi i shumëpritur i këngëtares Parashqevi Simaku me djalin e saj, Lukën.

Ilirjani thotë se Parashqevi Simaku do e takojë djalin e saj pas 15 vitesh. Biznesmeni shprehet se edhe 44 orë e ndajnë Parashqevinë nga takimi me djalin e saj.

- Advertisement -

“Gëzuar 2025! Kjo flutur me emrin Parashqevi erdhi në jetën time me magjinë e saj! Erdhi dhe kishte një kërkesë: Të takojë djalin e saj pas 15 vitesh! Edhe 44 orë na ndajnë nga takimi me Lukën! Padurim, ankth, kapriço prej Dive, izolim në dhomë, deri sa të bëhet fakt për fluturën tonë! E kuptueshme! Për Shqipërinë dhe shqiptarët kjo Parashqevi Flutur është histori shprese dhe dashurie! Është mesazh që ne asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi dhe se dashuria triumfon!”, shkroi Elton Ilirjani.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat