spot_img
E shtunë, 18 Prill, 2026
11:07
HomeLajmeRama në Samitin e Diasporës: Shqipëria nuk është më vendi i pandëshkueshmërisë;...

Rama në Samitin e Diasporës: Shqipëria nuk është më vendi i pandëshkueshmërisë; synojmë anëtarësimin në BE brenda vitit 2027

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjatë punimeve të Samitit të IV-të të Diasporës në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se vendi ka hyrë në një fazë historike ku askush nuk qëndron mbi ligjin dhe ku drejtësia gëzon një pavarësi të paprecedentë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 1912.

Kreu i qeverisë shqiptare vuri në dukje progresin e jashtëzakonshëm në rrugëtimin integrues, duke theksuar se Shqipëria ka hapur të gjithë grup-kapitujt në një kohë rekord dhe synon përmbylljen e negociatave me Bashkimin Evropian brenda vitit 2027.

- Advertisement -

„Sot pandëshkueshmëria është një mit i të kaluarës në Shqipëri. Vendi ynë është sot vendi ku askush nuk është mbi ligjin dhe drejtësia është e pavarur, siç nuk ka qenë qysh në krye të herës, që nga 1912-ta, deri kur ne me vullnet të plotë i dorëzuam shpatën që i takon vetëm duarve të saj, për të bërë drejtësi të barabartë për të gjithë, pa kursyer askënd”, deklaroi Rama.

Nga aspirata e largët te tryeza e negociatave Duke bërë një paralelizëm me vështirësitë e emigrantëve shqiptarë ndër vite, Rama theksoi se ashtu si diaspora që arriti sukses përmes këmbënguljes, edhe Shqipëria po korr frytet e reformave të saj.

- Advertisement -

„Në Samitin e parë, e ardhmja evropiane ishte një aspiratë që mbetej larg; sot është një tryezë ku jemi të ulur ballë për ballë me ambicien për të mbyllur negociatat në vitin 2027. Sot kemi Shqipërinë e besuar nga bota dhe shqiptarët e botës me besimin te Shqipëria”, shtoi ai.

Kryeministri nënvizoi se hapja e grup-kapitujve për vetëm 11 muaj dëshmon seriozitetin e shtetit shqiptar në përmbushjen e standardeve evropiane, duke e pozicionuar Tiranën si një partner të besueshëm në arenën ndërkombëtare.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat