Fituesi i Eurovision 2024, Nemo, ka bërë një deklaratë në rrjetet sociale lidhur me pjesëmarrjen e Izraelit.
Këngëtari nga Zvicra njoftoi se do të kthejë mbrapsht trofeun si shenjë proteste ndaj lejimit të konkurrimit të Izraelit.
“Vitin e kaluar, unë fitova Eurovision dhe mora trofeun. Edhe pse jam pafundësisht mirënjohës për komunitetin rreth këtij konkursi dhe gjithçka që kjo përvojë më ka mësuar si njeri dhe artist, sot nuk ndiej më se ky trofe i përket raftit tim. Eurovision thotë se beson në bashkim, përfshirje dhe dinjitet për të gjithë. Këto vlera e bënë këtë konkurs të vlefshëm për mua. Por vijimësia e pjesëmarrjes së Izraelit, gjatë periudhës që Komisioni Ndërkombëtar i Pavarur i OKB-së e ka përshkruar si gjenocid, shpreh një kundërshtim të qartë midis këtyre idealeve dhe vendimeve të marra nga EBU”.
Më tej, ai shprehu mirënjohjen ndaj komunitetit tC festivalit, fansave dhe artistëve me të cilët ndau skenën dhe thotë se është një vendim që vjen nga “interesi për vlerat që Eurovision premton, jo nga refuzimi i njerëzve që e bëjnë të veçantë.”
Ai shton se “muzika na lidh ende”, diçka që mbetet e pandryshuar për të.
Nemo triumfoi në Eurovision 2024 me këngën “The Code.”



