spot_img
E martë, 14 Prill, 2026
14:38
HomeLajmePërplasje në Komisionin për Bordin e RTK-së; Musliu-Kryeziut: “Kur flas unë, ti...

Përplasje në Komisionin për Bordin e RTK-së; Musliu-Kryeziut: “Kur flas unë, ti ndalesh! Na tregoni nëse kandidatët janë të Vetëvendosjes”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një debat i ashpër ka ndodhur sot në Komisionin Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së, ku deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, është përplasur me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbëreshë Kryeziu.

Tensioni nisi pasi Musliu ngriti shqetësimin se qytetarët që kanë aplikuar për këto pozita duhet të njoftohen më herët për procedurat. Ndaj kësaj deklarate reagoi deputetja Kryeziu, duke theksuar se personat në fjalë tashmë janë kandidatë dhe jo thjesht qytetarë, raporton Klankosova.tv.

- Advertisement -

Kjo ndërhyrje provokoi kundërpërgjigjen e menjëhershme të deputetes Musliu, e cila e vuri në dyshim paanshmërinë e procesit.

“A janë kandidatët qytetarë, apo pjesë e grupit tuaj parlamentar”?, pyeti Musliu, duke drejtuar gishtin nga shumica parlamentare.

- Advertisement -

Përplasja u përshkallëzua kur Musliu i kërkoi Kryeziut të mos ndërhynte gjatë fjalës së saj, duke kërkuar sqarime nëse procesi po përdoret për emërime partiake.

„Kur të flas unë, ti ndalesh, nuk të intereson se si drejtohem. Nëse janë anëtarë të Vetëvendosjes, na tregoni, menjëherë na tregoni”, u shpreh e ashpër deputetja e PDK-së.

Procesi i përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të RTK-së është përcjellë vazhdimisht me akuza për politizim nga ana e opozitës, ndërsa kjo përplasje e fundit dëshmon ndarjen e thellë ndërmjet pozitës dhe opozitës rreth menaxhimit të transmetuesit publik.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat