spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
03:32
HomeMuzikëGipsy Kings elektrizojnë kryeqytetin me një performancë magjepsëse

Gipsy Kings elektrizojnë kryeqytetin me një performancë magjepsëse

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mbrëmë, kryeqyteti u mbush me energji dhe emocione teksa grupi legjendar Gipsy Kings ngjiti skenën dhe dhuroi një performancë të jashtëzakonshme për publikun.

Me ritmet karakteristike të flamengos dhe hitet e tyre të njohura botërisht, artistët krijuan një atmosferë magjepsëse që elektrizoi të pranishmit dhe e shndërroi natën në një festë të paharrueshme muzikore.

- Advertisement -

Koncerti u prit me entuziazëm të madh dhe dëshmoi edhe njëherë dashurinë e publikut për muzikën autentike dhe performancat live me shpirt.

“Jam e lumtur që Prishtina çdo ditë po shndërrohet në një qendër të gjallë të kulturës dhe artit”, ka shkruar në profilin e saj në “Facebook”, Sibel Halimi – Drejtore e Kulturës në Komunën e Prishtinës.

- Advertisement -

Tutje, Halimi i ka falënderuar me shumë mirënjohje artistët legjendarë, Diego Bailardo dhe Canut Reyes, për natën magjike që e sollën në Kryeqytetin tonë.

 

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat