HomeKosovaGjini nga Mitrovica: Mbështetja për njerëzit që krijojnë vende pune është detyrë...

Gjini nga Mitrovica: Mbështetja për njerëzit që krijojnë vende pune është detyrë e shtetit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka vizituar sot fabrikën “Missini Sweets” në Mitrovicë, të cilën e cilësoi si një histori të jashtëzakonshme të punës, familjes dhe suksesit vendor.

Gjini tha se gjatë vizitës pati kënaqësinë të takojë zonjën Sabahate, e cila me vizionin dhe guximin e saj e nisi biznesin nga zero, si dhe djalin e saj, Lindritin, që sot po e udhëheq kompaninë drejt përmasave kombëtare.

- Advertisement -

“Detyra jonë më e madhe është t’u shërbejmë dhe t’u krijojmë hapësirë njerëzve të tillë”, u shpreh mes tjerash Gjini.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Sot vizitova fabrikën “Missini Sweets” në Mitrovicë, një histori e jashtëzakonshme e punës, familjes dhe suksesit vendor.

Ishte kënaqësi e veçantë të takoja zonjën Sabahate, gruan që me vizionin dhe guximin e saj nisi gjithçka nga zero, si dhe djalin e saj, Lindritin, që sot po e udhëheq këtë projekt drejt përmasave kombëtare. Detyra jonë më e madhe është t’u shërbejmë dhe t’u krijojmë hapësirë njerëzve të tillë.

Kjo është Kosova që duam. Sa më shumë bashkëqytetarë tanë që nisin nga hiqi dhe arrijnë sukses fantastik. Ky është shembulli dhe mesazhi që po e përçoj çdo ditë.

Faleminderit familjes Misini për mikpritjen dhe frymëzimin!

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat