HomeKulturëGjirokastra, një nga destinacionet më të frekuentuara kulturore në jug të Shqipërisë

Gjirokastra, një nga destinacionet më të frekuentuara kulturore në jug të Shqipërisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjatë vitit që lamë pas, katër muzetë e qytetit të gurtë u vizituan nga rreth 100 mijë vizitorë vendas dhe të huaj, duke e kthyer Gjirokastrën në një nga destinacionet më të frekuentuara kulturore në jug të vendit.

Edhe pse në numër më të pakët, vizitorët nuk kanë munguar as gjatë ditëve të janarit 2026, pavarësisht temperaturave të ulëta, duke dëshmuar se interesi për trashëgiminë historike të qytetit mbetet i qëndrueshëm gjatë gjithë viti.

- Advertisement -

“Kanë qenë kryesisht vizitor të huaj, megjithatë gjatë fundjavave kemi patur edhe vizitor vendas. Kalaja në tërësi shfaq interes për vizitorët. Interes kanë për Muzeun historik të qytetit, Burgun e “7 penxhereve” dhe Muzeun e Arteve”, u shpreh ciceroni Alida Mati.

Vizitorë shprehen se Gjirokastra me muzetë e saj , mbetet një destinacion tërheqës për historinë dhe kulturën që mbart.

- Advertisement -

Shifrat e vizitorëve tregojnë një rritje të interesit për muzetë e qytetit të gurtë krahasuar me vitet e mëparshme. /rtsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat