Është mbajtur edhe nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovision 2025. Gjatë mbrëmjes, u përzgjodhën 10 këngët që do të kalojnë në finale.
Pas performancave të 16 shteteve pjesëmarrëse, u shpallën 10 finalistët e fundit që do t’i bashkohen garës për trofeun më të madh evropian të muzikës në natën e madhe finale që mbahet të shtunën, më 17 maj.
10 shtetet që siguruan një vend në finale nga nata e dytë gjysmëfinale janë: Lituania, Izraeli, Armenia, Danimarka, Austria, Luksemburgu, Finlanda, Letonia, Malta dhe Greqia.
Publiku pati mundësinë të votojë përmes sistemit të njohur të televotimit, ndërsa kombinimi i votave nga publiku dhe juria profesionale përcaktoi listën përfundimtare të shteteve që kalojnë në fazën përfundimtare të kompeticionit.



