HomeKosovaHamza: Diaspora, forca dhe potenciali i Kosovës për një të ardhme më...

Hamza: Diaspora, forca dhe potenciali i Kosovës për një të ardhme më të mirë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, është takuar me mërgatën në Gjermani, ku dhe thotë se diaspora foli me zë të fuqishëm në Hanover.

Ai përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, tha se atje mori përkrahje të madhe.

- Advertisement -

Ndër të tjera, ai shkruan se diaspora ka entuziazëm dhe vullnet të fortë për ta bërë Kosovën më të mirë.

Mund të jetë një imazh i ndriçimi, turmë dhe teksti

- Advertisement -

“Një përkrahje e madhe, me entuziazëm dhe vullnet të fortë për ta bërë Kosovën më të mirë. Diaspora është forcë dhe potencial i Kosovës. Është urëlidhje e jona me demokracitë dhe ekonomitë më të zhvilluara në botë. Ne, mundemi ma mirë. Ne, bashkë, siç kemi mundur në vitet e 90-ta, do të mundemi edhe tash. Me diasporën, Kosova mundet ma mirë!  Shtëpia e zemrës, Kosova, do të bëhet shtëpia e së ardhmes së përbashkët!”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat